Pse dhe si mund të bashkëpunojë opozita?

31 Janar 2026, 10:30Blog TEMA
Pse dhe si mund të bashkëpunojë opozita?

Nga Altin Gjeta*

Disa ditë ma parë një grup profesionistësh të angazhuar në jetën publike njoftuan krijimin e Forumit për Dialog Politik. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të ofrojë një tryezë ku partitë politike opozitare të bisedojnë dhe eksplorojnë mundësine e ndërtimit të një qëndrimi të përbashkët në tema të mëdha me interes publik. Dhe në arritjen e këtij objektivi, Forumi udhëhiqet nga dy premisa themelore.

Së pari, Shqipëria po rresht çdo ditë e më shumë drejt një shteti të kapur dhe dështuar në disa drejtime. Në mandadin e katërt në pushtet, mazhoranca socialiste nuk ka arritur të përfundojë asnjë reformë madhe strukturore.

Edhe pse sipas Bankës Botërore ekonomia shqiptare (matur si PPB për frymë) është rritur mesatarisht 3.3% në dhjetë vitet e fundit, shumica e qytetarëve nuk kanë përfituar nga rritja. Standardet e jetesës madje janë përkeqësuar në shumë drejtime pasi inflacioni real (rritja e çmimeve me rreth 35-40%) pas pandemisë dhe konfliktit në Ukrainë e ka përlarë rritjen anemike të të ardhurave personale. Dhe këtu nuk po hyj fare tek debati rreth efekteve rrënuese të taksimit progresiv që kjo qeveri aplikon ndaj të ardhurave personale. Pra, fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë, për të mos folur për ndikimin e zhvlerësimit të monedhave të huaja të cilat vijnë si remitanca nga emigracioni, eskporti kryesor i Shqipërisë.

Shqiptarët janë më të varfër në terma konkret sepse modeli ekonomik rentier që ka ndërtuar qeveria bazohet në aksiza dhe shpërndarjen klienteliste e buxhetit tek një grusht sipërmarrësish që nuk krijojnë as nuk prodhojnë. Me fjalë të thjeshta, tepsia e byrekut rritet por nuk zgjerohet. Kjo ka krijuar depresion social duke larguar nga vendi sipas Eurostat 1/3 e popullsisë së vendit gjatë dekadës së fundit. Tretja demografike ka shkretuar qyetetet dhe fshatrat e Shqipërisë duke vrarë prakikisht fuqinë krijuese, prodhuese, blerëse dhe identitare të vendit.
Për më tepër, korrupsioni është shpërndarë në mënyrë sistemike në të gjitha nivelet e qeverisjes sipas raportit të

Departamentit Amerikan të Shtetit. Në fakt, për herë të parë vlerësimet e raporteve ndërkombëtare të cilat kanë qenë gjithnjë referencë e kontestueshme mes palëve politike kanë kaluar në rend të dytë sepse SPAK dhe GJKKO (produkt i presionit ndërkombëtar) kanë ekspozuar dhe provuar korrupsionin dhe ndikimin e botës së krimit në vendimarrjen publike dhe ekonominë e vendit. Zyrtarë të niveleve ma të larta janë dënuar ose ndodhen nën hetim nga sistemi i drejtësisë për vepra penale si korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës.

Së dyti, megjithatë edhe pse në kushtet e këtij degradimi të qeverisjes, opozita nuk arrin të kapitalizojë pikë politike dhe ushtrojë presionin e nevojshmë për kolaps të mazhorancës. Nuk don shumë mend që ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në këtë paradoks, por shkaku kryesor mbetet përçarja. Partitë politike opozitare po shpenzojnë shumë energji në aksione politike të njënashme. Kjo strategji jo vetëm që nuk ka krijuar efekt, por rrezikon të thellojë hendekun mes aspiratave për ndryshim politik sepse opozita perceptohet nga njerezit si e pafuqishme për krijuar alternativë politike dhe fituar zgjedhjet. Jo rastësisht theksoj zgjedhjet, sepse ato janë mekanizmi i vetëm që do ta sjellë në pushtet opozitën. Dhe rruga drejt fitimit të zgjedhjeve është proces. Kushdo që pret që fitorja ndaj mazhorancës socialiste do të jetë një ngjarje e vetme alla shpërthim krijues big bang krijon iluzione të kota. Opozita mund të kthehet në shumicë si pasojë e një procesi me disa ngjarje që normalisht kluminojnë në fitimin e zgjedhjeve.

Por, për të arritur tek ky moment kulmor, opozita si fillim duhet të krijojë konhezion të brendshëm rreth disa çështjeve që rezonojnë me shumicën e shqiptarëve. E vërtetë, PD ka problemet e veta serioze, por asnjë aktor politik opozitar nuk mund të sfidojë e vetme mazhorancën socialiste në një periudhë afatmesme. Opozita e përçarë në Serbi ka dështuar prej disa vitesh rresht të mund Presidentin Vucic. Lëvizjes Vetëvendosje i janë dashur 15 vite luftë politike që të fitojë zgjedhjet dhe vij në pushtet në Kosovë. Dhe Kosova ka veçanisitë e veta historike dhe strukturore që nuk ndajnë shumë të përbashkëta as me sistemin politik as rrafshin social në Shqipëri. Prandaj, politikës së ideve duhet t’i bashkangjitet edhe ajo e numrave.

Për të shkuar tek numrat dhe shpejt, opozita duhet të gjejë një terra communis (pikëtakim) në teza politike.

Ndërtimi i një qendrimi të përbashkët – theksoj, jo shkrije e partive tek PD – kundrejt reformës zgjedhore, ndarjes së re territoriale dhe sistemit të drejtësisë do të krijonte sinergji dhe përçonte besim tek qytetarët.

Kuvendi i Shqipërisë ka krijuar dy komisione të posaçme; një për refomën zgjedhore që ka për objekt rishikimin e Kodit Zgjedhor dhe hartimin e një ligji të ri për partitë politike, si dhe një komision tjetër për reformën territoriale.

Mazhoranca ka treguar në të shkuarën se nuk e ka hiç për gjë të miratojë në mënyrë të njëanshme ndryshime që i shkojnë përshtat si në Kodin Zgjedhor ashtu edhe në ndarjen administrative. Prandaj, bashkëpunimi i opozitës rreth disa parimeve që forcojnë demokracinë përfaqësuese dhe krijojnë një fushë të barabartë loje në zgjedhje do të ndërgjegjësonte opinionin publik brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për shembull, rikthimi i kualicione parazgjedhore në Kod duke lejuar kështu partitë të konkurojnë në bllok opozitar pa vrarë indentitetin politik të partive të reja, por njëkohësisht maksimalizojë mandatet duke veprur si enë të ndryshme por komunikuese në kualicion, do të ishte me përfitim publik; do të adresonte një nga problemet themelore në zgjedhje, pabarazinë e rregullave të lojës, shmangte djegien e mijërave vota pa përfaqësim vetëm për shkak të sistemit, dhe përfundimisht do të rriste shanset për fitore të opozitës.

Po kështu, krijimi i një qëndrimi koherent kundrejt ndarjes së re administrative do të ishte jetësore për hartimin e një harte të qeverisjes vendore që jo vetëm përmirëson shërbimin publik por krijon balancat e nevojshme elektorale. Bojkoti i punës së Komisionit të Posaçëm për reformën administrative në vitin 2014 ishte akt politik vetëvrasës. PS e qepi hartën e re administrative atëbotë sipas trupit të vet elektoral, dhe pasojat janë tashmë histori. Kështu, nëse opozita shkon e bashkuar dhe më një qëndrim në interesin publik në raport më reformën administrative jo vetëm do të fitonte pikë, por do të siguronte kushte loje të barbarta në zgjedhje.

Deri në korrik 2026 Komisionet e Posaçme duhet të dërgojnë draftet në Kuvend. Kështu, koha nuk pret, dhe bashkëpunimi është imperativ.

Së fundi, qëndrimi ndaj reformës në drejtësi ka krijuar ndoshta frakturën më të madhe mes partive opozitare. Kritika e botës akademike dhe medias ndaj sistemit të drejtësisë është legjitime. Politikanët jodomosdoshmërisht janë të përjashtuar nga kritika ndaj drejtësisë, por gjuha dhe argumenti ka shumë rëndësi. E vërteta është që PD nuk ka qenë koherente në këtë drejtim. Të vetëdijshëm se kjo është temë me shumë ferra, tryeza e bisedimeve mes aktorëve politik ofron mundësi për sheshim qëndrimesh edhe në këtë drejtim.

Në fund të fundit, pa shkëmbyer mendime nuk ka gjasa që të shkohet drejt mirëkuptimit edhe në tema me ndjeshmëri të lartë si qasja ndaj sistemit të drejtësisë. Shqipëria ka nevojë të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe kjo nuk shkon kundra interesave të opozitës. Përkundrazi, goditja e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar rrënon edhe më shumë legjitimetin e mazhorancës socialiste.

Mbi të gjitha, këputja e lidhjeve të krimit me politikë krijon kushtet e nevojshme për zgjedhje të barabarta mes opozitës dhe mazhorancës.

Bashkëpunimi rreth këtyre ose temave të tjera që mund të identifikohen në bisedime e kthen opozitën në rrafshin e politikës. Nga këtu mund të nisë mandej artikulimi i një vizioni tjetër politik për Shqipërinë. Sepse siç thotë ish-kryeminsitri britanik Boris Johnson, zgjedhjet i fton kush zotëron të ardhmen. Është koha të shtrohet rruga drejt një platforme politike bindëse. Dhe kjo përpjekje kalon fillimisht nga ndërtimi i bashkëpunimit mes aktorëve politik opozitar sot, jo nesër.

*Autori është bashkëthemelues (me Ermal Hasimja, Redi Ramaj, Hektor Ruci dhe Florian Haçkaj) i Forumit për Dialog Politik.

4 Komente

  1. V
    Vjosa

    Te kamufluar per te mbajtur saliun dhe te financuar nga familja BIRISHA .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      "Zgjedhjet i fiton kush zotëron të ardhmen!"-ka thënë Boris Johnson. Bukur! Atëhere a është e ardhmja Sali Berisha?! Sigurisht që nga çdo pikpamje ta shohësh, përgjigjja do jetë: JO! Atëhere? Si mund të arrihet në dialog politik dhe më pas në një kohezion opozitar me një person kaq problematik dhe recidivist si ai? Të largohet thonë ca zëra! Ai nuk do të largohet! Të vetët e duan apo ju duhet, por momentin kjo pak ka rëndësi, sepse në këtë simbiozë shkaqet dihen. Kështu, hëpërhë, kur faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm nuk kanë gjë në dorë, atëhere si i zgjidhet halli aspiratës për dialog dhe kohezion opozitar nga ky Forum?! Kështu në këtë situatë ngërçi brenda PD, forcës më të madhe opozitare, duke iu referuar komedisë së famshme "Pallati 176", s'ju mbetet veç të mendoheni dhe të thërrisni: "Krushqi me Jovan Bregun?!?!"....

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ja dhe nje tjeter qeros nga sekti berishist

        Po ky nga doli, sa shpejt krijon klone e zombi familja nongrata. Ky qerosi i grupit te Hasimes jane pjese e sektit/kultit te Argites.

        Përgjigjjuni
        1. *
          *

          O Gjeta, nje Forum te Dialogit Politik, thoni ju; jopo te Frontit Demokratik te PD-se! Dhe na paraaiteni ketu me nje carap-manifest. Edhe ai atehere forum dialogu politik qe. Jo llamorine, por ramalline. C'i kimi keto, o nismetaret e ketij Forumi. O ju te Hasimese me shoke, hiqeni dhe si te zgjuar e shpetimtare (kali i mbretit por kalores te rinj), ende nuk e kini kuptuar se PD-ja e ka kryer misionin, "e rrezoi komunizmin", e rrafshoi ekonomie dhe mbrojtjen e vendit; na la: ne mos keni arme, gjeni, ja rrembeni atij qeni, i kreu te gjitha detyrat, qe ju caktuan te djathtes, deri ne privatizimin ne c'do qelize te jetes me strese shoqerore, por edhe me krime(?); duhet qe, si PPSH, qe e kreu detyren e nxjerrjes nga prapambetja te Shqiperise deri ne fillimet e viteve nentedhjete, qe u shperbe pas saj vunetarisht; edhe PD-ja te shperbehet dhe prej saj te krinohet nje PD e re, pa Berishen, te inkriminuar te pakten nje here nga gjyqet nderkombetare, vec atyre ne proces gjyqsor, etj, non grata nga amerika dhe europa, me vendim gjykate ne angli, si i korruptuar dhe i perzjere ne afera te paligjeshme e antidemokratike, pasi me pare, ky grupim politik, te pranoje te gjtha krimet qe ka bere, me qellim te fitimit te besimit ne perkrahesit qe e kane braktisur e te frymzoje te tjere. ------- PPB-ja vertet eshte rritur aq sa thoni ju, (pa mundur, sipas jush, te ndikoje ne mireqenien vetiake te banoreve, por nuk gjej spjegim ne ate qe ju nuk e thoni: ritjen e depozitave). Rritja e te ardhurave nuk pasqyrohen vetem me perfitime ne para te thata, ato pasqyrohen edhe ne shtesen e sherbimeve publike. Ne kete rritje mund te kete ndikuar edhe rritja e cmimeve me 30-40%, por kjo nuk e lidh edhe aq me qendrimin e qeverise. Nuk duhet te kini ankesa ne drejtim te rritjes se cmimeve, si grupim i djathte, pasi 80-90% e kesaj rritje kane perfunduar ne xhepat e personave te grupimeve politike te djathta qe perfaqesoni. Dy rruge kryesore ka qeveria per kufizimin e cmimeve: duke nderhyre ne nivelin e cmimeve (gje qe do te na kthente pas ne rendin qe lame), ose te rrise taksat me 90%, mbi rritjen; ne ekonomine e tregut te lire nuk mund te kete kufizie te cmimeve, vec kerkese ofertes dhe konkurences se lire. Pergjigja e privatit ndaj rritjes se ndonje faktori ne kosto eshte joproporcional dhe sherben si pretekst per shtrenjtim. Psh rritja e cmimeve me 10% e energjise elektrike, sjell per pronaret e bukes nje rritje prej po kaq te cmimit te bukes, kur ky ze i kostos eshte jashtezakonisht i vogel, thuajse i paperfillshem. Privati tek ne e sheh fitimin tek shtrenjtimi (qarkullim i vogel), jo tek liresia (qarkullimi i madh), pasi kjo i sjell per nje fitim te njejte me pak pune e rreziqe, me mall te siguruar ne perudha te mepareshme me te lira.... Kurse sa i perket emigracionit eshte fakt, por nuk eshte fenomen i koheve te fudit; daton qe nga hyrjet ne ambasada, tejmbushjeve te vaporeve, shperthiit te kufijve shteteror, masakres ne administraten civile te pas '91-'92--shit dhe se fundmi te shkaterrimit te ekonomise kooperativiste e publike, duke tundur cekun e bardhe. Njetezit t'a pret mendja do te mbijetonin. E tash eshte vone. Jemi kthyer ne nje vend raja, qe furnizojne perendimin me fuqi puntore (eksportojme kapital fuqi puntore); e kete e sollet ju, me teorite merkantiiste te tregut te lire. Ndaj njerzit nuk kane besim ne politikat e tilla te djathta me te cilat genjyet dynjane dikur .... Njerzit e kane kuptuar se nuk qe regjimi, por embargoja, qe na theu e shperberi si popull dhe egersoi regjimin te egersohej e mbyllej, se i ruhej kesaj katraure te tregut. Duhet dic me mire, apo jo. ----------- Tani, nuk kuptoj, do te mblidheni te riorganizoheni si kualicion "forum..." apo do te riorganizoni partine tuaj!? Organet e drejtesise SPAK dhe GJKKO, vetem kane paraqitur dyshime, por deri me sot nuk kane provuar ende asnje fajesi ndaj te pandehurve (nepunes te larte), pervec ndonje rrasti shume te rrall dhe me kaq thjeshtezim, sa mund te merret edhe me denim gjobe!!!; edhe pse korrupsion mund te kete. Por kjo eshte nje kauz vetem politike, pa ndonje efekt te dukshem ne popull. Psh nuk u be 100 km me 1000 leke/m, por me 1100 leke/m; u bene 90 nga 100 km (gje qe nuk e petcakton paditesi, por ekspertet e fushes). Normalisht, veprime te paligjeshme ne administraten shteterore mund dhe te kete, por kjo eshte nje pergjegjesi personale e atij qe e krye dhe pergjigjet para drejtesise personalisht; nuk rrezohet qeveria me 83 deputete zgjedhur nga populli, te certifiuara nga komisioni qendror edhe nese ndodh nje fenomen i tille; edhe nepunesi i larte eshte popull, ne kuptimin e gjere, ai zevendesohet me nje tjeter nese shpallet fajtor i formes se prere. Ndryshe, me cdo pandehme anonime ne mund te rrezonim, ose ti nderprisim karieren cdo politikani. -------- Kualicionet ne pergjithesi nuk behen vetem ne baze te ideve mediate, ato si qellim kane edhe bashkepunimin stragegjik e afatgjate; ne rastin me te pare, kur bien motivet mediate, ato bien, e bashke me te edhe qeveria; vec kesaj, duhen dhe numrat ku synohet ne 50% 1, qe ata tash per tash nuk e kane. Reja gri qe pretendohet se eshte djathtas eshte mashtruese, se mbart brenda ca vetetima roze, qe nuk ka qene e udhes te shfaqen, jo nga zhgejimi se sa nga siguria; me e mundeshmja ekstreme 50 me 50, nga proporcional qe jane realisht. Ka mjaft per te diskutuar, por partite duhet te zgjidhin nje here problemet brenda tyre (si perpjekja e Salianjit), pasyaj i vjn rradha Forumeve.... ----------- Po aman, o "profesore", me taksa te sheshta do ta ndillni ne krah popullin e "djathte" fukara? Se me sa di, me shume se gjysma e elektoratit nuk paguajne fare takse mbi te ardhurt, aq me shume kur t'u spjegohet se rritesve te cmimeve do tu merret po aq psh 10% nga 15 apo 20 % qe u merr qeveria e majte, e qe do me thene me pak para ne xhep per ta, me pak investime publike se ku e ku paga me fitimet e "oligarkeve", pa cmimet keta te fundit, perseri do ti rrisin "kerkese - oferte", ligji strumbullar i tregut... Apo keto nuk ja spjegoni votuesit "fukara" te djathte... Aman, mos merrni kot. Votuesi po ndergjegjegjesohet; ne fund te fundit jane ata qe do te paguajne mbajtjen gjalle te ketij sistemi: te gjithe djathtas, me hir apo me pahir; te majtet jane kallf, paterice e sistemit, qe cfryn pakenaqesine e turbullt te tyre, ketu, e kudo ne bote. Me mire thjesht konservator, te djathte... votuesi e di se ne krye te te majtve eshte nje i djathte liberal, manushaq... ndaj vouesi llogjikon: me mire ky manushaqi se nje i djathte Sali qe te merr shpirtin; e majte, qe rron me opsesionin e te shkuares si qen i rrahur.... Sidoqofte, qenia e Hasimese ne ate mes, humb besimin e hegjeonise PD-iste dhe ne vend per mire influencon per keq. Duket sikur eshte ithtar i Berishizmit dhe i frymezuar prej Berishes. Gjithsesi, konsultat jane te mira, por jo me nje pjese te ceshtjeve te shtruara keshtu ne artikull. Thuhet e njejta gje, nuk ka asgje te re, qe te kete kuptim synimi drejt pushtetit. Me keto mend, njejt me ato te sotmet ne PD-ne e Saliut: tym e flake nga gurra popullore!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje