Opozita nuk është e shtypur por e konsumuar!

1 Shkurt 2026, 14:25Blog TEMA
Opozita nuk është e shtypur por e konsumuar!

Nga Ilir Demalia

Dje dasma e radhës me para që hidhen para Kryeministrisë si banalitet provincialo-katundar

Kjo që u quajt protestë ishte, në thelb, një procedurë autopsie e një opozite tashmë të vdekur, e veshur me kostumin e maskaradës.

Tiku shpalosi gjashtë pika, të menduara si gjashtë gjymtyrë të një trupi politik që pretendon ende jetë. Dy prej tyre — e para dhe e gjashta — flisnin për “krijimin e një komiteti qytetar” dhe “pasurimin e grupit negociator me emra të spikatur të shoqërisë civile”. Ishin fjalë të pastra, të sterilizuara mirë, por të vendosura mbi një trup pa puls.

Në terrenin konkret, përpara Kryeministrisë, nuk u pa as qytetari dhe as shoqëria, e aq më pak ajo civile. U pa vetëm një grumbull figurantësh që lëviznin sipas një skenari të vjetër, ku “shoqëria civile” shërben si organ dekorativ: nxirret nga frigoriferi sa herë duhet të legjitimohet një pazar i ri politik. Një koncept i balsamosur, që përdoret si alibi morale për një trup që ka kohë që nuk prodhon as ide, as ndjeshmëri, as përgjegjësi.

Kjo shoqëri civile, e reduktuar në krushqi, halla e teze, funksionon si mekanizëm riciklimi për të kallurit dhe të pakallurit: të parët kërkojnë shpëtim, të dytët kërkojnë hyrje, dhe të gjithë bashkë simulojnë reformë. Nën monitorimin e përhershëm të Shabës së popullit, dhe negociatorit Hasimja që I shkel syrin Tiku sikur nuk do me te pakallurin fajet relativizohen, përgjegjësitë shpërndahen, dhe pazari paraqitet si pajtim.

Çfarë mbetet në sipërfaqe është një çfaqje folklorike, një tallava dasmash emigrantësh të politikës: hedhje eurosh simbolike, gjeste rebelimi të paketuara për kamera, ndonjë provokim i llogaritur për kryeministrin, më shumë ofertë negociate sesa akt kundërshtimi. Jo revoltë, por reklamë.

Populli, i vendosur në rolin e nuses, shikon, pret dhe vlerëson. Jo zhurmën, por substancën. Jo vallen, por fuqinë reale. Dhe kur kupton se fshati politik është pa tope — pa mendim, pa kurajo, pa autonomi — reagimi nuk është zemërim, por largim. Një lamtumirë e ftohtë, pa dramë.

Seriali vazhdon çdo javë: Tiku, që nuk bashkohet as me të kallurin as me të pakallurin, por lëviz nëpërmjet ndërmjetësve, negociatorëve dhe monitorëve, duke i bërë syrin çfaqjes së radhës. Një realizëm socialist i riprodhuar në kohë postmoderne: personazhe të njohura, konflikt i rremë, fund i paracaktuar.

Autopsia është e qartë. Kjo opozitë nuk vuan nga mungesa e mbështetjes, por nga mungesa e kuptimit të vetvetes. Ajo nuk është e shtypur, por e konsumuar. Dhe çdo protestë e re nuk është ringjallje, por vetëm një tjetër përpjekje për ta maskuar vdekjen me zhurmë, ritëm dhe drita skene.

11 Komente

  1. E
    Emigrati

    Falemnderit Demaliaj!

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Te lumt zoti Demaliaj.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Jemi i vetmi vend ne Evrope, ku si pozita si opozita, jane te korruptuar deri ne palce.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kush do e rrezoj i pari RAMEN,tiku apo saliu

        Tik llapa llapisti po sakrifikon per kete popull qe mezi pret qe ky ta rrezoj qeverine!!!!ky "hero"i zhulit qe rri pa lare,pa dhjere,pa ngrene eshte ne gare me salihin se kush do e rrezoj i pari ramen. Bariu(tiku)shoke bariu kur gjemon dhe fryn veriu eshte perjasjte fatziu...kush e paguan kete jevgjit,a ka familje per te mbajt,a ka pune

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Pozita eshte me keq . Lugati po del perseri neper Shqiperi me Belinda Ballukun. Rruget e tynelet qe ndertoj kucedra fusin uje kudo.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nroqi

            Opozita eshte tragjedi-komedi,nga tragjiku Sali po kalojm te komiku Tik Llapa,nje perzjerje e mutit me shurren,shkurt po mundohen te lajn mutin me shurre.

            Përgjigjjuni
            1. p
              poshte komunizmi

              o taulant, trushplar i vicidolit, keto 10 vjet shqiperia ndrroi faqe me ato rruge e tunele por mos harro se ato nuk jane me te forta se natyra

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiperia me nje kembe ne diktature

                OPOZITA ESHTE E KAPUR... nga maskarelleqet e te shkuares dhe Rama.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anal-lista e Hileve te pushtetit

                  ...kurse kjo Rilindja eshte fringo ne pushtet e pa provuar...*(besojeni kushon e Linda Rama-Bashes, ''analist" Sycin)

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SK

                    Tik Llapa,Shaba qe u be avokat i popullit me votat e socialisteve ,Agroni qe u be deputet duke korruptuar Lul Bashen me para e Qorri qe thote jam i majte po e majta e tij humbet diku andej nga SHQUPI nuk jane gje tjeter vetem pjella te Sali Berishes dora vete. Mos pyesni se ku i marrin parate se dihet. Ato manovrat per bashkim te opozites behen per te genjyer popullin por populli nuk genjehet i ka kuptuar me kohe.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .....

                      Po ai "emigranti" qe hodhi ne ere eurot kush ishte? Nje i pushuar nga puna ne Angli sepse bente pazar me parà duke çuar emigrante atje. Ku i gjene keta njerez mor Tiku qe ra nga fiku. Tani e kuptova qe fushata jote ne avion nga Kanada e Amerike e deri ne gjithe Europen, Itali, Belgjike, Angli, Gjermani... vjen nga keto parà te qelbura. Ti tiku sikur po lehe shume se ke mesuar nga babaqafori, por populli yt, Tiku ka nje llaf : qeni qe lehe te ha mune dhe ti keshtu je kthyer qe me aezen, hallen, vjeherin, etj etj. Tiku ata qe te vijne ty afer mendojne se topet do i bien dashit, por ato tope jane te medha o Tiku DHE PER CILENDO QEVERI TEKNIKE QE PRETENDON TI, Tiku, do ta miratoje parlamenti dhe do ta dekretoje presidenti shqiptar . E di ti sa deputete ka parlamenti, Tiku?! Ndoqa me vemendje spjegimin e Agron Shehaj qofte per urdherin qe i jepte krimineli qe hodhi ne ere gjyqtarin vlonjate Skerdilajd Konomi qe eshte Blendi Fevziu, dhe pergjigjet e Agronit; nuk shkoj tek Sali Berisha, atje isha dhe ika por edhe per qeverine teknik. Per çfaredo qeveri teknike edhe sikur te krijohet ate e vendos Edi Rama se kush do te jete se ai ka mazhorancen ne parlament ! E kupton tiku?! Mblidh tani tezet me gjithe koqe dhe dil ne shesh te hashe pershesh . Pa Saliut i eshte rrethosur keto dite se SPAK dhe GJKKO ose do çoje ne burg kryekriminelin shqiptar, ose do shkojne vete. Do ta shikoshe se boll duruan te gjalle e te vdekur !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje