Shoqëri e mbyllur, shoqëri e hapur, shoqëri e shqyer

8 Shtator 2024, 15:08Blog Loer Kume

Shoqëri e mbyllur, shoqëri e hapur, shoqëri e shqyer

Shoqërinë e mbyllur ne shqiptarët e njohim mirë. Në thuajse tërë dimensionet e saj. Kemi qënë me dhjetra vite të mbyllur fizikisht dhe mendërisht. Kjo gje solli vonimin tonë mendor dhe zhvillimor si krijesa sociale dhe intelektuale. Për këtë arsye madhore, edhe  relativizimin dhe ngjyrosjen e ngjarjeve e njohim mirë. Arritëm si shoqëri të relativizonim të keqen. Ndaj, në këtë sfond historik është shumë e vështirë sot t’ja hedhësh një populli të kthyer në cinik dhe skeptik të pashërueshëm.
kemi një ngjarje me ylber. Në gjuhën shqipe të klasës së tretë kemi një magjistar Merlin. Magjistari Merlin është me krahë si zanë dhe me fustan me ngjyra ylberi. Këtë mund të përpiqesh ta relativizosh sa te duash, por Magjistari Merlin nuk ka lidhje me fustan a tunike ngjyrë ylberi. Magjistari Merlin ose simboli I një magjistari është gjithmonë blu ose gri me ndonje yll në kapele e me mjekrën e bardhe ose gri. Ka një gjuhë simbolesh që eshtë më e pranuara pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e gjuhës.
 
borëbardha nuk mund të jetë zezake. Superman nuk mund të jetë gay. Kupola Sistine nuk mund të jetë rraciste dhe suprematiste e bardhë. (po, edhe kjo është thënë, nga një grafomane amerikane, Robyn Diangelo që pretendonte se vizatimii krijimit ne Kapelen Sistine ishte qëllimisht I bërë nga Michelangelo për të lavdëruar racen e bardhë meqë adami është I bardhë dhe zoti gjithashtu) as Akili nuk mund të jetë zezak. Kinematografia tashmë është dëmtuar rëndë nga antistereotipat dhe dëshira patologjike për të rivlerësuar tërë njerëzimin sipas metrikave të shoqërisë së hapur. Një tentativëe e tillë po përpiqen ta bëjnë dhe në letërsi. Duan të rishkruajnë Roald Dahl, Piter Pan, Liza në botën e çudirave, e të retushojnë tërë letërsinë e para 30 vjeçarit të hapur.
kjo është praktikë e një shoqërie të shqyer. Kur zhvillimi social arrin te retushi historik, goja e çapëlyer e kësaj shoqërie të shqyer do na gllabërojë.
kështu dhe Merlin Magjistari me fustan ylberor. Shkenca e komunikimit I ka zgjidhur këto ngjarje duke I percaktuar me terma të qartë; reklamë okulte.
reklamë e kujt në fakt? Që në kohët antike, janë përdorur mekanizma vizuale triviale për të atashuar forma të ndryshme pushteti. Kështu, si Zeusi identifikohej nga rrufetë e bubullimat, apo si perëndia e lashtë Sol që gjendej ndër Romakë, Ilirë e Persë, që identifikohej me diellin e gjithpushtetshëm, sot, në mënyrë të drejtë, për të simbolizuar lëvizjen LGTBQ kanë zgjedhur të përdorin simbolin e fuqishëm të ylberit. (koincidencë shumë gallatë është që në kulturën tonë dikur të mbyllur, kur kapërceje ylberin supozohej të ndërroje gjininë)
sigurisht, kur shohim ylberin në qiell nuk na shkon mendja te LGBTQ dhe kauzat e tyre të përditshme. Sic kur dëgjojmë një bubullimë nuk mendojmë se Zeusi është duke bërë qejf. Ama kur shohim magjistarin Merlin me fustan ylberor te kopertina e gjuhës së klasës së tretë, e dime shumë mire, si shoqëri e dale nga relativizimi dhe injektimi okult i ideve si farë, që është thjesht një menyrë tinzare për tu ngjallur fëmijëve kuriozitetin mbi botën e gjinisë fluide. Dhe në mos për tu ngjallur kuriozitetin, sepse jane ndoshta ende të vegjël për tu përqasur me konotacione seksuale, për tu familjarizuar këtyre fëmijëve imazhet e simboleve të fluiditetit gjinor. Që në një kohë të dytë, të jenë bërë ca kanale në kokat e tyre të vogla. Të tërë e dime këtë gjë. Të gjithë e kuptojmë mirë. Por debate nis nga grupe të caktuara interesi. Disa për interesa sociale, disa për interesa të pastra financiarë e sponsoriale, disa për interesa lëpirës të një lobi të caktuar shoqëror ultramajtist ultraliberal që sot faktikisht drejton më së shumti Europën dhe një pjesë të mire të botës, keta disa bejnë apologji nga më absurdet të këtij fenomeni për ta relativizuar e quajtur normale.
Një ndër gjerat më absurde të këtij relativizimi ishte një botuese që thoshte që librat nuk janë kaq të rëndësishëm në shoqëri, mos u trembni kaq shume nga ta.
Sikur të ishte pastaj, hera e parë. Para disa vitesh, një projekt i ambasadës Hollandeze asokohe implementoi në tekstet shkollore një tekst alternativ abetareje, ku vajza lidhej me vajzën, e djali me djalin.
Për të përmbledhur. Unë jam për shoqëri të hapur. Gjithësekush të ketë të drejtën të jetojë si ti vijë mbarë. Mos i bëj tjetrit ate që nuk do që të ta bëjnë ty. Liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Me ngazëllen shoqëria e hapur, ku njerëzit janë të lumtur dhe të shprehur lirshëm, çfarëdo që kanë për të thënë. Ku unë nuk përcaktohem paraprakisht nga kombesia, feja, gjinia, por nga ajo çka bëj. E besoj, çdo shqiptar që e ka ndjerë si damkë çdo formë përkatësie, partiake, kombetare, fetare, sot ka mundësinë të ndërtojë një shoqëri të hapur e multiidentitare.
Ama askush nuk më imponon dot diktaturën e shoqërisë së shqyer. Dhe kini kujdes, se e tërë ultraliberalja po kthehet tinëz si vetë reklamat e saj obsolete, në një diktaturë.    

5 Komente

  1. M
    Msuesi

    Saktë!!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatet e kombeve te vogla I vendos tjetrkush

      Te drejte ke ti ...Une jam 100% dakord me ty.... Por kjo eshte diktature boterore...dhe qe ta rrezosh duhet ta nisesh revolucionin (per ti vene fre paraqitjes se nje devijimi psikik si normale) ne Paris apo New York. Ne Tirane s ndryshon dot fatet e askujt.Nese fatet do vendoseshin ne Tirane ai qe beri falsifikimin pasi u korruptua nuk do guxonte ta bente...Guxoi se ka mbeshtetjen e ambasades USA dhe asaj Franceze.

      Përgjigjjuni
      1. G
        GJUHETARI

        Se pari, zoteri shkrues eshte e domosdoshme te mesoni si te shkruani drejt gjuhen shqipe pasi keni bere gabime me thes, deri aty sa pas pikes nuk filloni me shkronje te madhe. Kjo eshte nje forme e " shoqerise se shqyer " qe ju me te drejte kritikoni.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          BRAVO E MADHE.. ....DUHEN BERE PERPJEKJE TE PERBASHKETA TE NJERZVE ME IDENTITET........UNE SHKRUAJTA KOMENT TE TRITAN SHEHUT QE KA SHUME TE DREJTE.. ..MINISTRIA PERKATESE MUND TE KETE SUBVECIONE OSE HONORARE NGA GRUPE LGBT OSE AMBASADA POR DUHET QE KOMBIT TE. MOS JA BEJE KETE KRIM.......EDHE UNE JAM PER TRAJTIM NJEREZOR TE PERSONAVE ME DEVIJIM SEKSUAL POR NUK KEMI ARESYE QE KETA TE NDIHEN SUPERIORE NE SHOQERI,,,,DUKE KUJTUAR SE BOTA RROTULLOHET RRETH TYRE........TE SHIKOJNE PUNEN E TYRE QE EDHE TE TJERET TE SHIKOJNE PUNEN E TYRE........SEPSE VJEN NJE DITE DHE MUND TE PERFUNDOSH NE GIJOTINE SIC NDODH SHPESH ME REVOLUCIONET...........DUHET TJA KUJTOJ LALI FIKUT QE MOS TA KRUAJE SUMEN DUKE U BERE KRYETAR I HOMOSEKSUALEVE.......LE TI SISTEMOJE NE PUNE BILE DHE ME SHTEPI POR TE MOS BEJE REKLAMA NE TV ME MARTESA E FEJESA SE PASTAJ NE VEND TE VOTAVE DO MARE HAJDARIN NE BYTHE

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Ke shume mllef dhe urrejtje ke o djale! Akoma mendon si komunist. Ashtu thone edhe Talenanet qe femrave ua kane ndaluar te flasin. Nese mendon per shoqeri " te shqyer" lexo pak me shume per vendet nordike ku popullsia eshte me e lumtur se ne vende te tjera! Arsimi Shqiptar ka shume mangesi te tjera me te rendesishme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje