
Nga Preç Zogaj
Në ditën e Alfabetit, që u përkujtua me një Konferencë Kombëtare për Gjuhën në Tiranë, kryeministri Rama tha disa fjali të sakta për vlerën e gjuhës shqipe dhe nevojën e mbrojtjes dhe zhvillimit të saj.
E vërteta është se të gjithë krerët e qeverive dhe shtetit shqiptar, të çdo regjimi dhe partie, e kanë glorifikuar e shërbyer gjuhën në mënyrën e tyre. Nuk mund të jetë ndryshe. Gjuha është pasuria më e çmuar që na identifikon si komb.
Identifikimi i rreziqeve që kërcënojnë shqipen, gjuhën pa fis, të cilën e flasim dhe e shkruajmë një numër relativisht i vogël njerëzish në kullën e madhe të gjuhëve botërore, është një mision i qeverisë, i institucioneve akademike, arsimore e kulturore të vendit.
Harta e këtyre rreziqeve ndryshon nga koha në kohë. Përgjigjet dhe masat kundër tyre gjithashtu. Në një botim të UNESCO-s të vitit 1999 se si do të jetë bota pas njëqind vitesh, shqipja përfshihej në grupin e gjuhëve që e kalonin lehtazi shekullin e ri. Një gjuhë unike deri vonë e pashkruar, që ka mbijetuar në shekuj, e ka historinë elementin numër një në algoritmin e jetëgjatësisë.
Midis viteve nëntëdhjetë dhe kohës që jetojmë sot kanë ndodhur e po ndodhin ndryshime epokale. Ku spikasin ato të teknologjisë digjitale, të cilat kanë krijuar një agorë planetare të komunikimit të secilit me secilin, të të gjithëve me te gjithë. Duke imponuar një ndërthurje apo, në perspektivë, edhe një reduktim të gjuhëve të përdorura.
Ekpertët më të famshmit e botës sipas fushave, ngarkuar UNESCO në vitin 1999 për të parë në pasqyrën e dijes të ardhmen e planetit pas një shekulli, nuk e kishin parashikuar këtë lloj babilonie. Ku konteksti i sfidave për gjuhët e vendeve të vogla është i ndryshëm nga ai i globalizmit klasik të deridjeshëm.
Do të thotë se vjetërsia dhe historia e tyre mund të mos mbajë siç ka mbajtur. Kjo konsideratë e një rrafshi të përgjithshëm nuk na dekurajon të pohojmë se shqipja i ka barrierat “gjenetike” për t’ja dalë. Me kushtin që këto cilësi, si gjithmonë, duhen të shkojnë çift me mbështetjen nga shteti. Përmbledhjen e përfundimeve nga Konferenca Kombëtare për Gjuhën do ta mësojmë më mirë në ditët në vazhdim.
Nga këndvështrimi im, ajo që shkëlqeu me mungesën e saj në ketë Konferencë ishte Ministria e Kulturës. Foli dhe tha të vetat Ministria e Arsimit, zonja Manastirliu. Shumë mirë. Shkolla është një akademi e pazëvendësueshme e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës. Po duhej të fliste edhe dikush nga Ministria e Kulturës, ministri Gonxhe, apo zëvendësministri që mbulon kulturën.
Sepse Ministria e Kulturës është institucioni më i lartë shtetëror që mbulon politikat e librit, leximit, teatrit dhe artit në përgjithësi.
Sepse gjuha, përveçse e folura e teatrit dhe filmit, është libri i shkruar, origjinal dhe i përkthyer, ku ajo, gjuha, ruhet, pasurohet dhe vihet në spovat e atletizmit të saj pa cak.
Harresa e këtij institucioni, nëse është harruar, apo pjesëmarrja formale, lexon fatin e Ministrisë së Kulturës që ka pëfunduar si sanduiç mes Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Inovacionit. Me përspektivën apo në tundimin e fshirjes nga defteri prej atij që ka në dorë të bëjë e zhbëjë ministri.
Paradoksi i mungesës së politikave kulturore adekuate me sfidat e gjuhës qëndon në faktin se Shqipëria ka një kryeministër i cili ka ardhur nga arti dhe publicistika. I cili, me sa duket, nuk e ka më librin në parapëlqimet e veta, gjë që e u vu re edhe në intervistën e tij të fundit në emisionin “Opinion”, kur në përgjigje të një pyetjeje të Blendi Fevziu tha se në kohën e lirë mbrëmjeve shihte filma (me gjasë nga Netfliks) dhe sport.
S’ka problem. Kryeministri mund t’ja lejojë vetes të kaferdiset me leximet e dikurshme. (Natyrisht duke treguar kujdes të mos bëjë gafa thelbësore të aparencës, si ajo kur në fjalën e tij solemne në ceremoninë mortore për Kadarenë e citoj tjetër për tjetër përkthimin prej Kadaresë të poemës së famshme “ Re në pantallona” të poetit të madh rus, Vladimir Majakovski).
Por qeverisë së drejtuar prej tij nuk mund t’i mungojnë politikat kulturore, në veçanti ato për thesarin e gjuhës së kultivuar që është libri.
Ka kohë që i shtyrë nga impulset e një shkrimtari të agazhuar në jetën publike, por edhe prej venerimit të gjuhës në të cilën banoj, jam përpjekur pa sukses të zgjoj me gojë dhe me shkrim interesin e zyrtarëve të lartë të kulturës me disa propozime konkrete në lidhje me politikat për librin dhe leximin.
Në parim politika kulturore në një vend si Shqipëria duhet të fokusohet me përparësi te Gjuha dhe Trashëgimia Kulturore. Pa lënë pasdore apo më saktë duke u dhënë vendin e duhur arteve që flasin me gjuhën universale të tingullit, (muzika), ngjyrës (piktura), formave (skuptura), lëvizjeve (baleti) e tjerë. Në rrafshin kulturor, fokusimi te Gjuha ka parasysh Librin (gjuhën e shkruar) dhe artin skenik (gjuhën e folur).
Ndryshe nga njësimi rutinor me aktivitetete formale që nuk lënë gjurmë, politika kulturore përkthehet në një fjalë: cilësi. Tre libra cilësore, apo tri shfaqje teatrore cilësore i bëjnë shumë mirë gjuhës, shijes, kultivimit shpirtëror dhe mendor të njerëzve. Në të kundërtën, treqind amatorë a grafomanë e shkatërrojnë kuptimin për letërsinë dhe teatrin.
Një problem që po bëhet madhor në këtë rrafsh është mungesa e kritikës dhe kritikëve profesionistë, bashkuar me vështirësitë që hasin në përpjekjet e tyre ata pak kritikë dhe studiues me vlerë që kemi, puna e të cilëve shpeshherë nuk paguhet fare ose paguhet për faqe të zezë.
Kriza e kritikës është një nga shkaqet e gjendjes përgjithësisht ‘rifugio’ të produksionit tonë letrar dhe futjes së krijimit letrar në keqkuptim.
Leon Tolstoi, shkrimtari gjenial rus, shkruan në një tregim alegorik se si kryedjalli zgjohet prej “vdekjes” treqindvjeçare nga një dërgatë djajsh të rinj që kanë marrë sërish frenat e jetës njerëzore në tokë. Secili prej anëtarëve të dërgatës mbulon një fushë të caktuar të veprimtarisë njerëzore dhe ka planin e vet se si ta bëjë sa më keq për të mirën dhe sa më mirë për të keqen. Plani i djallit (ministrit) të Librit është masivizimi pa cak i të shkruarit, të botuarit dhe shpërndarjes. Ai merr përgëzimet e kryedjallit për këtë. Sepse kështu shkatërrohet letërsia, gjuha, shija.
Investimi për kritikën letrare, kualifikimi i kritikëve të rinj apo rikualifikimi i kritikëve ekzistues nuk mund t’i lihet rastësisë. Njëlloj si për gjuhëtarët e talentuar, duhet të merret përsipër nga qeveria. Përqafimi i praktikave më të mira të shpërblimit të punës së tyre gjithashtu, lidhur ngushtë me mbështetjen financiare trasparente të një medie të shkruar, e cila të shërbejë si një referencë autoritare e rekomandimit të librave të mirë. Letërsisë pa kritikë letrare, pa takime e diskutime i mungon busulla.
Një prioritet tjetër do të ishte rritja dhe lehtësimi i aksesit të lexuesve dhe qytetarëve te Libri, duke synuar hapjen e një rrjeti librarish bashkëkohore model në qytetet e mëdha dhe të mesëm, librari praktike atraktive, informuese dhe nxitëse për lexuesit dhe qytetarët. Ky projekt mund të realizohet përmes inçentivave ligjore, që u ofrohen ndërtuesve të pallateve, mes të cilëve ka plot që do ta mirëprisnin një investim me pak fitime por që do t’u zbukuronte jetën dhe aparencën.
Nuk po zgjatem me pika të tjera konkrete të poltikës kulturore për librin, leximin, teatrin e tjerë. Për t’u kthyer te gjuha ku e nisëm, le të citojmë një thënie kuptimlotë të poetit të madh meksikan, Oktavio Paz, fitues i çmimit Nobël: “Një popull fillon të shthuret kur shthuret gramatika dhe gjuha e tij”.
Kjo këmbanë është aktuale për ne dhe po bie për të na zgjuar kundër analfabetizmit gjuhësor e kulturor që është shumë më shumë se të mos mësosh mirë shkrim e këndim.
Jam dakort me Precin por edhe gjuha eshte si vdekja qe I vjen fundi dhe pastaj mblidhet Fevziu me shkoje dhe bejme analiza koti kur vehte tregojne pamje nga vende me te shtrenjtat e botes. Fajin e ka gjithmone qeveria dhe jo ne shoqeria. Barku plot ,nuk do Libra ,Libra eshte per ate qe e shijon por qu askush nuk e paguan dhe pastaj themi :Pse??? Fevzo llastica Po kerkon ndonje interviste milonshe dollaresh por nuk kerkon intervista nga ata qe flasin shume bukur por nuk Jane millionaire.
TI Prenc,nje pune ke, leximin,ndersa te tjeret kane barre mbi Shpatulla.,Ne se perpiqesh e tregosh ndonje epersi ndaj te tjereve,e kush nuk e di ''Re ne pantallona'' qe ne origjinal eshte ''RE NE BREKE''' te Majakovskit'. Kjo nuk te nderon.Por ki parasyshe se me kalimin e moshes,paksohet dhe mundesia per te lexuar shume, .. Ne lidhje me problemin e ministrise se kultures ke te drejte. Ajo ministri qe permbledh aktivitetin e gjithe institucioneve kulturore dhe artistike te jete me evidente per tu dukur puna e saje e jo te fshihet mbas te tjerave dhe nuk duket ne se ben dicka.
Kemi bere perparim te madh.Ne kete lloj progressi nje Rol te vecante Ka dhe zoto Perc Zogaj.Ndaj une me edukaten e fiturar ne keto 30 vite i drejtohemi :-pershendetje o Zoti Perc,te qifja nenen,me rruac..."
Ty lesh t’i ka ngrënë librat dhija si duket ????.
Bravo!!! Filloni nga këngët e Festivalit të fundvitit!!! S’merret vesh çfarë tekstesh kanë. Dhe kjo, jo për shkak te ndonjë dialekti, thjesht jo çdo njeri mund te shkruaj një tekst strukturor e me kuptim. Duhet te ketë redaktorë, kritikë letrare etj. Madje edhe për programet në televizione! Duhen vepra cilësore!!! Ndonjëherë një liber, një shfaqje në teatër, madje dhe një këngë, luan rol të rëndësishëm në edukimin e brezave! Veproni!!! Dhe mësuesit. Nuk duhet pranuar asnjë mësues, që shkruan e flet me gabime gjuhën shqipe!!!
Te lumte Prec ti dhe te gjithe spiunat e sigurimit jane ne krie te detyres sipas mesimeve qe u la amanet Ramiz Alia nen drejtimin e Sali Kermes se Vicidolit NonGrata......! Mire o Prec Ciftelia si ka mundesi qe spiunat e digurimit gazetare te " Demokracise " alla maloke dhe alla Tropojane jane shumica prej Mirdite
Te lumte Prec ti dhe te gjithe spiunat e sigurimit jane ne krie te detyres sipas mesimeve qe u la amanet Ramiz Alia nen drejtimin e Sali Kermes se Vicidolit NonGrata......! Mire o Prec Ciftelia si ka mundesi qe spiunat e digurimit gazetare te " Demokracise " alla maloke dhe alla Tropojane jane shumica prej Mirdite
Z Preçi e vlersoj per shkruani ne kete artikull. Diku citoni qe duhet te fokusohemi te perparsite e gjuhes shqipe ti Kalimi prioritet edhe ne muzike e artet e tjera qe permendni ne shkrim. Un ndalova te muzika. Jetoi ne Angli dhe kur vijě ne Shqiperi te koka krevatit kam nje radio te vogel, se kur flej perpara se te me zeje gjumi sua te ndigjoj muziken e bukur shqiptare po ashtu dhe kur ngrihem. Po ku ta ndigjoj te gjitha radio Tirana, radio klan , Top Albania e tjera Japin vetem muzike ( kenge) angleze pyes veten jam ne Angli apo ne Shqiperi. Ne se Japin ndonje kenge shqiptare nga muzika popullore, e lehte kto zene 2-3 % te programit ditore te tyre. Nuk e kuptoj se si kto radio kombetare Jane fokusuar vetem te kenget angleze e amerikane, le qe japin ca kenge koti se kan kollaj hiq disk fut diske . Sikur ta trajtoje kte shqetesim me drejtuesit e ketyre radiove , mir do beje se ju keni base njohje te gjere . Mbase se marrin ne konsiderate sugjerimin, se e kan mendjen vetem te audienca. Edhe nje here te falenderoj per shkrimin e me siperm, te ndjek gjithmone me vemendje edhe si analist ne programet tvizive.
Preci e fsheh faktin se demin me te madh gjuhes shqipe ia beri Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1971, kur perjashtoi nga e folmja dhe e shkruara zyrtare dhe letrare gjuhen gege, gjuhen e 2/3 te popullsise shqiptare. eshte e dhimshme dhe tragjike sesi femijet gege mendojne dhe flasin ne shtepi gegnisht dhe jane te detyruar te perkthejne vetveten ne shkolla e zyra per tu pershtatur me gjuhen e dialektit toske.fale ketij Kongresi-gijotine per dialektin gege sot as femijet e Precit nuk e shijojne Homerin shqiptar Gjergj Fishta ku gjuha gege rrjedh aq bukur dhe e paster si ujet e gurrave e krojeve te bjeshkeve. Preci vete ashtu si shume te tjere shkrimtar gege nuk beri asgje , nuk i shfrytezoi mundesite per aq sa iu dhane ne politike dhe me shkrimet e tij per te perafruar dy dialektet drejt nje gjuhe gjitheperfshirese kombetare letrare e zyrtare.
Pse more komentuesi @Une , kush te ka ndaluar ty qe te flasesh dialektin tend , te shkruash e te botosh ato qe deshiron ? ! Pse je kunder nje konference te madhe kombetare qe u mbajt per here te pare per problemin e njehsimit te gjuhes letrare dhe u vendos nga personalitete gjuhesore te shumta e te shquara brenda e jashte vendit nga te gjitha trevat ? ! Flitet shume , bile dhe nga te huajt , qe shqiptaret kane aftesi te shquara per mesimin e gjuheve te huaja , gja qe e njohim edhe vete . atehere pse e paska kaq te veshtire gegerishtja , toskerishtja , apo cdo treve shqiptaresh te mesoje gjuhen letrare zyrtare shqipe , per te lehtesuar komuniklimin mes tyre ?! Ti , ose je njeri me horizont e shp[irt te ngushte , ose je tinzar e jo dashamires i ketij kombi !
Kongresi është bërë nl 1972 , por kaq di.Ti!
Gegërishtja nuk është gjuhë më vete, por dialekt i gjuhës shqipe. Kjo mosdije (injorancë) të shtyn të përsëritësh si papagall çfarë ke lexuar nëpër gazeta, shtyrë nga politika grindavece dhe shpellare.
Idiot i koheve moderne ...Nuk ka gjuhe Gégé e as Toske por vêtem nje gjuhe , gjuha letrare gjuha moderne . E folura ne dialek eshte e folur krahinore nuk ka lidhje me gjuhen letrare . Mund te aludosh pse gjuha letrare ka nje tendenc e te folures se jugut vendit , nese degjone nje qytetar nga zona e Permetit do kuptoshe gjuhen e paster shqipe as accent dhe artikulim te fjales . Ne Itali France Greqi e njejta kane vendosur gjuhen moderne . - Ne krahinen e kosoves ke nje gjuhe te bastarduar shqipe ku bashkejtesa shekullore ka bere te veten . - Te shqiptaret ne Maqedoni Mali zi e njejta . E vetmja zone jo shume e infektuar ngelet Shqiperia dhe normalisht eshte baza e gjuhes moderne .
Ky Preci I cudicem, edhe ne kumunizem edhe ne kapitalizem, ky I fiton konkurset letrare!!!!
Çiftelia - Preç Zogaj Pénicilline - Saleh Berrisha Bualli - Azem Hajdarit Stilolapsi........ Furça....... Demokraci ne Shqiperi do te kemi mbas publikimit te emrave te te gjithe bashkpuntoreve te sigurimit te shtetit diktatorial , eshte e vetmja mundesi qe keta te largohen nga politika per sa dosjet nuk behen publike keta do jene gangrène e demokracise. Teoria per mos hapen e dosjeve nga frika e nje hakmarje eshte nje genjeshter e madhe .
Kam ardhur ne Itali ku do te qendroj 2 muaj .Kur flas me Italiane ata me pyesin "nga Sicilia ke ardhur ? Me kete dua tju them mos ngaterroni DREJTESHKRIMIN me te foluren .Drejteshkrimi do te thote te shkruash sipas rregullave te gramatikes se Gjuhes Shqipe po keshtu edhe e folura ne Radio dhe Televizione ndersa ne shtepi apo ne kafene mund te flasesh me dialektin tend.Tani ne nuk mund te detyrojme Dru me Pre dhe 44%pa Shkolle qe te flasin Shqip me gjuhen zyrtare.
Në të gjithë shtetet e botës gjuha amtare flitet me dialekte që kanë vçantitë e tyre,por të gjitha shtetet kanë vendosur një dialekt zyrtar,të cilin e përdorin nëpër zyra,në gazeta dhe radio e televizione.Ne nuk do bëjmë ndryshe nga bota.Po të ishte vendosur gegërishtja atë gjuhë do shkruanim e flisnim nëpër institucionet shtetërore në gjykata,nëpër shkolla etj.Ky uni si duket nuk ka haber se si bëhen këto punë dhe del e pëllet si sali maloku nga kati i 8.