Spartak Ngjela: Fundi i Donald Trump-it, ishte fitore për Perëndimin

30 Gusht 2022, 13:22Bota Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Fundi i Donald Trump-it, ishte fitore për Perëndimin
Që nga viti 1926 e deri sa u zgjodh Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjitha shërbimet sovjetike në fillim dhe ato ruse më pas, e deri më sot, kishin bërë çmos që të kapnin një president amerikan e ta vinin në shërbimin e tyre.

Ia arritën me në fund qëllimit, pas 90 vjetësh, me Trump-in, por nuk patën mundësi të arrinin aty ku kishin dëshirë të qenë.

Në procesin penal që po ngrihet kundër Trump-it në Amerikë, i gjithë Perëndimi do të çlirohet, se do të shohë gjëmen që e priste. Kurrë nuk kishte ndodhur në politikën amerikane një devijim i tillë antiamerikan, nga një president.

Në fillim Trump sulmoi Gjermaninë, se ajo ka qenë dhe është pika më e dobët e Rusisë; dhe i uli marrëdhëniet amerikano-gjermane deri në një nivel shumë të ulët.

Por kancelaria Merkrel ishte e para që kapi dhe e diskteditoi Trump-in botërisht. Ajo grua e lartë, me kurajën e një mendjeje brilante, ia tha të gjitha. Po ku pyesin spiunët nga fjalët!
Merkel as që e pyeti fare Trump-in dhe nuk e lejoi ndërhyrjen antigjermane të tij.

Ka qenë një habi për të gjitha vlerat e mëdha të mendjes njerëzore në Perëndim se si arriti Amerika të zgjidhte president një të shitur dhe pa asnjë vlerë intelektuale si Donald Trump.

Por pastaj të gjithë e kuptuan se edhe president ai ishte zgjedhur me ndërhyrjen disavjeçare të shërbimeve ruse. Dhe kjo sigurisht që do të mbetet si një njollë ne historinë politike të Amerikës.

Gjithsesi, nga dokumentet që ka marrë FBI në banesën e Trump-it, do të dalin shumë gjëra.

Sigurisht, këto do t'i mbeten historisë, por opinioni publik botëror do ta kuptojë edhe më qartë rrezikun që i ka qenë kanosur Perëndimit, në favor të Rusisë.

Madje e turpshme do të mbetet dhe për shumë kohë në memorjen historike sjellja prej lakeu e Trump-it përballë Putinit, në takimin me të.

10 Komente

  1. Tuti

    Me pelqeu mendimi juaj

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tartufi

      Relikia i burgjeve,tru shterpuari avukat mir me Salen dhe opingarin e Cepanit,por tani shkon shum larg ,tek Donaldi amerikan !!!!!! Eshte fatkeqesi per nje shoqeri ,qe reliket te kene vend ne opinionin politik te kesaj shoqerie ,se e kthen ,,,,,kete ne qesharake.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lymi Tutit

        Po dy takimet e pa precedente te Trump'it me diktatorin e Korese se Veriut ? Takime pa asnje rezultat,dhe xheste ne foto turperuese per nje President te fuqise me te madhe boterore,ku me serioz dukej Kimi se Donaldi !? Lymi Tutit

        Përgjigjjuni
        1. T
          Transparent

          Taku....mos u nxito !

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lab

            Ku i la lavdet e dikurshme per Trumpin ky?! Ku e la politiken "e vazhdueshme" te amerikaneve ky kokebosh kur te gjithe te aresyeshmit shikonin te politika e Trump per Ballkanin nje thike pas shpine/! Ce intervistoni kete kokebosh qe ka mbyll librat ne vitet 70 dhe nuk ndjek nje lajm ne anglisht...?! Trump ishte shqetesim qe diteten e pare qe u zgjodh jovetem sot qe eshte i diskredituar..

            Përgjigjjuni
            1. a
              american16al

              Cfare flet ore llafazan pa bosht, presidenti ne USA nuk zgjedhjet nga rruga kalon sh filtra per t’u seleksionuar, Trump nuk eshte politikan cdo gje e bente publike gje qe nuk ishte e mire nderkohe kishte programin e tij mbi te cilin ai fitoji.Sa per ruset Obama i premtoji publikisht Putin se do te ishte nje nxenes shembullor po fitoje rigjedhjen..po te shikosh si kane rrjedhur ngjarjet ne vone do te kuptish se kush po e shkarron USA nga brenda qe me pas sjellin dhe levizjet pupuliste te tipit Trump…..

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta tjeter

                Ky eshte shkrimi me i sakte qe Spartak Ngjela ka shkruar ndonjehere . Donald Trump eshte njolle e zeze ne historine e Amerikes

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dyli

                  Ky rrushi eshte komunist i vjeter komplet i fandaksur, vetem armiq dhe tradhetare shikojne dhe gjejne keta..... Eshte provuar tashme se dosja e Russise ishte komplet e fallsifikuar nga fushata e Hillary dhe ka nje hetim tjeter ne proces per kete pune. Ajo qe i tha Markelit ishte qe te shpenzonte per ushtrine dhe te mos varej nga Rusia per naften qe 2 vjet me vone mbas sulmit te Rusise u provuan 200 % te verteta. Presidenti ka clearancen me te larte ne vend dhe ka autoritetin qe te klasifikoje dhe deklasifikoje cdo dokument - ai qe autorizoi kontrollin u pushua dje nga puna.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    El

                    Hahahaha CA loqe KY vl avokat. Trump ish AI qe I paralajmeroi gjermanet e europen per varesine ndaj gazit,rus e gjermanet e injoruan keshillen e tij. Kjo esht fitore e perendimit,me inflacion e cmime ne stratosfer e pa energji ne dimer. Fitore eshte tamam o avokat... A ju Jeni ftohur me bythe... Shif na bej ndonje artikull me Putini e kinezin gjithashtu..se ndoshta I arreston ti me imagjinaten tende.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eh mer Tak

                      Perfundimisht i pashprese..., Taku eshte degraduar ne kontigjent "portokallie"...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje