Nga Ermal Peçi
E shkruaj këtë shkrim jo vetëm si gazetar, por edhe si një djal që ka studiuar sociologji, si qytetar që përpiqet të kuptojë jo thjesht çfarë ndodh, por pse ndodh. Sot, pas ngjarjes tragjike në Manëz, ku dy të rinj humbën jetën për një arsye absurde, sepse dikush kishte fikur ekspresin, pyetja që më vjen natyrshëm është: si mund të jetë kaq e lirë jeta në këtë vend? Si mund të zhvlerësohet kaq lehtë gjëja më e shenjtë që kemi?
Në Shqipërinë e vitit 2025, duket sikur jeta nuk ka më peshë. Vritemi për një vend parkimi, për një fjalë në rrugë, për një status në rrjete sociale, për një kafe. Një klikim, një debat, një xhelozi, dhe gjithçka mbyllet me gjak. Jeta njerëzore është bërë shifër në kronikën e mbrëmjes, thjesht një lajm që zgjat pesë sekonda në ekran. Nuk tronditet askush më. Nuk befasohet askush më. Kemi hyrë në një gjendje të ftohtë shoqërore, ku dhuna është bërë pjesë e zakonshme e realitetit tonë.
Në thelb, kjo nuk është thjesht krizë kriminaliteti, është krizë vlerash. Ne kemi prodhuar një realitet ku njeriu nuk ka më ndjesi përgjegjësie për jetën, as për të vetën e as për të tjerët. Kemi rritur breza që s’e njohin ndjeshmërinë, që nuk kanë më frikë nga ligji, që nuk njohin respektin ndaj tjetrit. Kemi normalizuar dhunën, sharjen, poshtërimin dhe arrogancën, në politikë, në rrjete, në shkolla, në familje. Kur çdo ditë e ushqen këtë klimë, fundi është i parashikueshëm: një shoqëri që e humb kuptimin e jetës.
Pse nuk ka më vlerë jeta në Shqipëri? Prej vitesh ajo nuk ka as dinjitet. Një vend që nuk të siguron punë, drejtësi, shpresë apo dinjitet, të mëson pa dashje ta shohësh jetën si të pavlerë. Kur çdo ditë ndihesh i përbuzur, i pavlerësuar, i pasigurt, jeta e tjetrit nuk ka më kuptim as për ty. Kështu nis degradimi. Nga shpërfillja te dhuna, nga dhuna te krimi.
Në Manëz, sot, u shua jeta për një arsye qesharake. Por pas asaj ngjarjeje qëndron një shoqëri që ka humbur ekuilibrin. Një shoqëri që nuk e njeh më kufirin mes debatit dhe krimit, mes nervit dhe krimit, mes njeriut dhe bishës.
E gjithë kjo na çon drejt një pyetjeje të rëndë: a jemi bërë popull që s’e do më jetën? Një vend që të vret për një kafe, nuk ka më problem as varfërinë, as korrupsionin, as papunësinë,problemi është moral, është shpirtëror dhe është i përbashkët.
Nëse nuk rikthejmë respektin për jetën, çdo ligj, çdo reformë, çdo politikë është e kotë.
Shoqëria nuk mbahet me armë, por me ndërgjegje.
Kur harxhon pare me bo shkollë???????????? Alabakët janë pjesë e çdo shoqërie, ata që i studjojnë (si pina e këtij shkruesit), as kanë idenë se ç’do me thënë një shoqëri pa alabakë.
Ne oren dy te nates tre a kater te ri te asaj moshe dalin per kafe,kaq mjafton per te kuptuar se ca rinie e cfare brezi eshte rritur,ne ate ore te nates te thuash dal per sex ose ne ndonje diskoteke eshte deri diku normale,po te dalesh per kafe e aq me teper te vritesh nuk ka comment.Nuk kan pasur faj,ne ate ore kafet jane mbyllur dhe nje qe gjetem kishte fikur expresin,jane vrare nga cudia ,si ka mundesi ne ate ore te fiket expresi kafes,motive te dobeta,kaq vlen jeta ne Shqiperi.
Shqipfolesit kane ndjeshmerine emocionale te nje hardhuce. Edhe qeni eshte me lart se to ne shkallet e ndjenjave. Turqelinj. Te ndyre ne gen.
Me që ligji me vrasje është hequr duhet të jetë taksative kush vret duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.... Shum abuzohet bëhet një vrssje dhe vrasësi dënohet 10 deri 12 vjet.
O çun. Me gjithë atë shkollë sociologjie që paske bërë, duke marrë inisiativën për me shkruajt për këtë problem serioz për shoqërinë, mendova se do merrje edhe guximin me e vënë edhe pak gishtin në plagën institucionale, shtetërore, dhe sistemit të drejtësisë, që fillon nga gjykatat, prokuroritë, policia e deri tek burgjet, por ti i lave duart si Pont-Pilati duke fajësuar vetëm njerëzit. Unë vetë nuk po du me shkruajt, se kam shumë, e do zgjatet, por m.q.se po ta përsëris , që nuk i lihet faji njerëzve, ani se merr mundimin edhe një herë e trajtoje ma gjërë problemin, si dhe do të doja të dilje edhe me konkluzione ( ashtu siç e vlerëson e gjykon ti ) edhe për ndërhyrje deri edhe në ndonjë ligj.
Mire e ke ti Ermal, por ke bere moral pa dhene zgjidhje si shume e shume te tjere. Thua qe..." pas asaj ngjarjeje qëndron një shoqëri që ka humbur ekuilibrin". Kontribuesit me kryesor ne humbjen e ekuilibrave te nje shoqërie jane MEDIA dhe POLITIKA (kjo e fundit dhe edhe detyren e rregullimit te tyre). Meqe te paska tronditur shume ngjarja, bej nje analize te thelluar te dedikuar: "KONTRIBUTI I MEDIAVE NE HUMBJEN E EKUILIBRAVE SHOQERORE NE SHQIPERI". Ne garen e profesioneve kush eshte llum me i thelle shoqeror, kete dekaden e fundit kryesimin e kane marr MEDIAT. Je i fushes, fillojeni nga vetvetia analizen dhe ndryshimin. Ose HESHT dhe mos na çaj bythen.
Pa shkolle , pa pune , pa profesion ......njerez qe jetojne kot ....... Sa me shume te vriten te tille , me mire per shoqerine..... Kur je ne shkolle do occupé kohen me studimet. Kur je ne pune do kerkoshe mbas prunes te shplodhesh . Kur ke nje profesion kerkone cdo dite te evuloshe . Kur je électron libre , konflikti eshte per te kaluar kohen , i hapin pune atyre qe punojne te varret dhe eshte positive te pakten mbulojne me pune zdruktharin qe bene arkivolin shoferin qe e cojne ne varreza , shitesin e luleve , varrhimsin qe hap varrin , dhe artizanin qe do beje varrin me vone ..pastaj kemi drejtesine avokat , prokuror , gjyqtar , police..
U bej thirrje gjith popullit shqipetar te armatosen klithte lideri i PD ne foltoren e parlamentit sikur te ishte ne dugagjin me mretin e kanunit Lek dugagjini, keta jane ata qe mjellin friken terrorin tek ata qe armen duk duan ta njohin si zgjidhje, 35 vjet xhahilli vicidolit qe ben thirrje per hakmarrje ndaj njeri tjetrit, si tha ne tropoj qe e dua FATMIR HAKLAJM tr gjall apo te vdekur ne tirane, kur nje kamikaz i till ben thirrje para nje turme inagjino sa idiot jane rrugeve qe te marrin jeten per nje parkim Zot beji mire per keta njerz ne ne krye te shtetit kemi pasur gjithmon tradhetar dhe asnje here shtetar atdhetar. Bemat dhe idelogjia qe sali berisha duhen dekada te te kalojne
Të parët që keni faji ne këtë rrumpalle jeni ju, një pjesë e mirë e juaja,dhe atyre që llomotisin çdo natë neper TV. Njera palë do vrasë, si në çdo vend të botes. Ose krimineli,kush ti dalë kundra, ose polici ne detyre kriminelin. A e bënë dot polici? Jo. Sepse do ti turreni ju të parët, ca pseudo gazetar gjurmues, politikanet më të dhjere të globit që i digjet shpirti për atë që u vra, avokatet hiena, që për pesë lekë shesin edhe Babane. Dhe kujt, një polici që beri detyren, atij që e kanë lënë me një rrogë qesharake, dhe ato rroba si zhabulan.Do të beni hero kriminelin, dhe raste të tilla ka disa. Duhet ligji, dhe i rreptë madje, jo njeri gozhdes dhe tjetri patkoit.
Në Shqiprie Shumica dermuse por ama kurë them shumica dermuse janë mbi 90 për 100 banorve në Shqiprie kanë problem me shendetin mendor. Kanë mentaliteti primitiv barabar islamo-komunist. Për islamo-komunista jeta e tjetrin vlen veç për tu argatue më të dhe kaqë. Një vret për kafe, një vret për parking, një vret sepse i thonë ulë dritat e gjata.
Vetem Enveri e kishte zgjidhur kete pune.
Prandaj s’ka qytari ne kete vend…..prandaj QYTARIA mungon….se mund vritesh per QYTETARINE qe tregon….mund te ikesh si QENI ne VRESHT….me kulture nuk zgjidhen problemet e FSHATAREVE te armatosur….per me teper te BANDITEVE te ARMATOSUR!!!!
Shqetësimi është alarmant, mirëpo gazetari i nderuar në vend që të na japë ndonjë arësye të shëndoshë për shkakun, vajton e vajton dhe në "përfundim" na tregon se jeta në Shqipëri nuk paska më vlerë! Ka studjuar sociologji, na tregon, por mendoj se më shumë do të ketë lexuar... Shkaku kryesor i vrasjeve është mungesa e edukimit në familje, që nis me lindjen e fëmijës, në parashkollim (çerdhe dhe kopsht), nga edukimi shkollor prej klasës së parë dhe deri në maturë dhe vazhdon gjatë gjithë jetës: në punë, në komunitet, në administratë dhe në këtë fazë një rol të madh edukimi ka shkolla e Parlamentit(!), ku sundon hibridi komunistodemokrat më i ndyrë, sali kafsha, që jep shembullin më të zi të edukimit në mbarë Shqipërinë dhe i ndjekur nga banda e tij famëkeqe, ku është depozituar urrejtja, përçmimi, dhuna, ofendimi, denigrimi i personalitetit dhe konflikti antagonist! "Opozitarë, por vëllezër në parlamentin pluralist të Shqipërisë!" - porosiste të zgjedhurit nga populli, i madhi i shqiptarëve, Rexhep Qosja, në Kuvendin e Parë Pluralist të Shqipërisë. Si u shëndrrua ky institucion në një vend të neveritshëm? U transformua, duke dalë në plan të parë egoizmi, etja për sundim, për pushtet me dhunë, me banalitet, me kërcënime për kundërshtarin, me shpifje dhe të gjitha këto bateri të ndyra i polli dhe i përhapi gjuha e një komunisti të ndyrë, tek i cili falen, përulen, betohen dhe përgjërohen "demokratët", të persekutuarit politik të ish regjimit të diktaturës dhe pasardhësit e kllaboracionistëve me pushtuesit. Sot ky institucion ngjason me dy grupe në hasmëri, ku njërin e nxit dhe e drejton Kaini dhe grupin tjetër e përfaqëson Abeli...Nuk ka nevojë populli të dëgjojë bajgat, që nxjerr njëri nga goja dhe ia hedh tjetrit në fytyrë! Kjo praktikë duhet të marrë fund, duke vendosur norma të rrepta për shkelje të rregullores, të etikës dhe të poshtërimit të një institucioni madhor, duke e xjerrë jashtë për bythe shkelësin, cilidoqoftë! Parlamenti duhet të jetë fytyra e pastër dhe e shëndetëshme e kombit, frymëzues nga fjala e pastër dhe argumenti, mbresëlënës nga trajtimi i njerëzishëm i çeshtjeve, ku populli dëgjon me respekt dhe shikon të ardhmen e tij dhe të krejt vendit. Shteti! Të gjithë institucionet shtetërorë duhet të marrin përgjegjësinë e jetës, të bashkëpunojnë për t'i dalë zot vendit, duke luftuar krimin që në embrion. Ëeshtë me e lehtë ta parandalosh krimin, se sa ta luftosh atë, kur ai merr krahë dhe armatoset me armë e teknikë më cilësore se ato të shtetit. E para gjë, që duhet të bëjë qeveria është marrja e masave urgjente për grumbulluar armët pa leje. Përditë hyjnë armë kontrababdë! Kush janë kontigjenti i tyre? Policia dhe shërbimet e tjerë duhet të ndihmojnë në zbulimin e rrugëve të trafikimit të armëve. Mosha e dy viktimave të fundit janë djem të rinj! Fatkeqësi, që jeta e tyre mbaroi tragjikisht, por nuk mendoj se ikën për një kafe, që s'ua poqi kamarieri! Në mes të natës ti shkon në lokal për kafe? Po ky lokal i hapur në këtë orë, si qëndron? Përse me armë në brez viktimat dhe të tjerët?! Ka shumë të rinj të papunë, pa profesion, pa shkollim, që vijnë vërdallë dhe përdoren nga qarqe të caktuar të krimit: të prostitucionit, të drogës, të kontrabandës, të hasmërisë etj. Përgjegjësia për jetën bie mbi Parlamentin, ku Kaini ligjëron, mbi Sistemi i Drejtësisë, që ecën me hapin e breshkës, dhe mbi Ministrinë e Brendshme. Në këto kushte vendi ynë nuk mund të pranohet, për të qënë pjesë e BE.