nga Kastriot Kotoni
Ngjarje idioteske alla shqiptare në Durrës, është alarmi i një shoqërie në degradim. Po kush jeni dhe nga cila shpellë e subkoshiencës vini? ( cilat jehona të magjistricave ju fryjnë në vesh urrejtjen, dhe ju yshtin në sedrën primitive prej bajraktari apo cubi ?) Shqipëria ekzotike kur dikur vinin etnologë dhe antropologë nga perëndimi për të parë kullat e ngujimit nga gjakmarrja janë pakësuar, por të lënë ngjarjet në vend ku vriten njerëzit për një fjalë goje? A do zbulohet motivi i vërtetë i asaj kasapane, nuk ka rëndësi fare. Këtu shtrohet pyetja se pse vlerësohet kaq pak jeta në Shqipëri? Ku i ka rrënjët kjo mëndësi e zhvlerësimit të jetës? Çfarë ndikimi ka edukimi në familje, shkollë dhe shoqëri tek këto grupmosha? Ja do dalin, në kaq e kaq minuta gazetarët e kronikës së zezë nëpër banaqet televizive, po ja do dalin dhe ca specialist nga fusha të ndryshme të jetës, si psikologë, prokuror e gjykatës, ekspert të sigurisë dhe familjarë të viktimave, po në këtë vend ku ngjarjet me tema krimesh e vrasjesh po bëhen si reshjet e shiut , a mjafton ky ritual? Shoqëria shqiptare mbetet një shoqëri e fragmetizuar në shumë çështje, dhe nuk po krijojmë një frymë të qëndrueshme dhe të shëndoshë të opinionit publik, kur vjen puna për të reaguar ndaj fenomeneve të ndryshme. Ndjenja e protestës ka mbetur në dorën e politikës dhe rrallë herë protestojnë disa shoqata të grave kur dhunohet ndonjë grua, vajzë apo nënë.
Jemi në situatën kur eskavator dhe fadroma në mes të sezonit veror shkatërron në Thethin e magjishëm disa kabina pushimi me të drejtë apo jo? Po shija e dhunës që la, ishte ngritja e tensionit dhe nuk harrohet ende. Demostrohet aksioni i shtetit në media për prishjen e ndërtimet pa leje, sikur jemi në Palestinë. Pra shteti jep idenë se, kur i do qejfi dhe nën frymën e fushatave, vepron dhe e përdor dhunën ligjore, ndërsa nuk i bën pyetje asnjë qytetar, shoqatë organizatë ose tubim protestues mbi organet ligjzbatuese që e lejuan këtë gjendje dhe kush dhe cilat organe shtetërore, nuk e kanë zbatuar ligjin, qoftë për kontrollin e territorit, por edhe kontrollin e zbatimit të ligjit? Ja që një rritje artificiale e dhunës nga organet e shtetërore, nuk i shërben qetësisë publike dhe paqes sociale. Kur nuk menaxhohen mirë dhe me efektivitet resulset shtetërore në mënyrë të vazhdueshme jemi në një gjendje të amullt ku nga njëra anë tregohet forca e shtetit në zbatimin e ligjit, dhe nga ana tjetër që është më e dhimshme përkohëshmëria e zbatimit të ligjit nga organet e shtetit. Nxjerrja e dhëmbëve të dhunës së shtetit me fushata, krijon situata të paqëndrueshme të zbatimit të ligjeve, në fund të fundit të shtetformimit tonë.
Qytetari i thjeshtë dhe taksapagues i ndershëm kërkon nga organet e zgjedhura dhe shtetërore vijueshmëri të zbatimit të ligjit, për të pasur një jetë dinjitoze, dhe asnjëherë të mos e marrë frika me pasigurinë për ditën e nesërme, nga aktet e dhunshme, si nga individë të papërgjeshëm me turbulenca psikologjike të thirrjes së "kushtrimit të të parëve", ashtu edhe tekat e fushatave të shtetit në luftë kundër keqzbatueshmërisë së ligjit. Kur kurba e krimit rritet, dihet nga specialistët e sigurisë. Frustacioneve apo hiperpsikopatisë së sociopatëve, që shtohen në stinën e ndërrimit të gjakut, u është gjendur vendi në klinika të specializuara. Po nuk mund t'i thuash një të riu apo të reje shko vizitohu? Nuk është nevoja fare mjafton një kartelizim i saktë ose depestim, siç i thonë në gjuhën mjekësore, dhe e kontrollon këtë lloj kategorie njerëzish pa problem. Nuk ka seriozitet nga politikat për shëndetin mendor, që ndiqet nga qeveritë shqiptare, kjo është çështja, ndaj dhe livadhisin të gjithë sociopatët në një ditë, a thua se jemi në jetë lunatikësh? Një jetë shpirtërore tejet e vakët, në shumë qytete të Shqipërisë e shohim kudo me sytë tanë. Mëngjes, drek, darkë klubet e baret janë plotë. Meshkujt që jetojnë vetëm me gëzimin e llotosportit apo lojrave në kazino. Jeta në qytet tona në këtë stinë mbyllet në orët e para të mbrëmjes ( në orën18-19). Një media që ka harruar misionin edukues dhe një shoqëri, pa asnjë lidhje me aktivitetet sportive, një investim shumë i pakët në kulturë nga organet shtetërore, patjetër do të ndikojë në jetën e çdo qytetari. Jetojmë në kohë kibernetike o, o,o na lodhët me moral të thonë?
Po shfrytëzoje edhe këtë hapësir kibernetike, ti si shtet apo media, përmisoje jetën intelektuale të qytetarit. Ndërgjegjësoje shoqërinë dhe promovo modelin pozitiv. Një ndeshje ndërkombëtare e kombëtares së futbollit unifikojë një shkëndij gëzimi në të gjithë botën shqiptare, shumë shumë pak, po sportet e tjera. Po aktivitetet ndërkombëtare në fushën e artit sa cilësore dhe të prekshme në qytetet tona janë? Centrizmi i çdo gjëje ose aktiviteti në Tiranë, përbën rrezikun e bullizimit të qytetarëve nëpër rrethe, të cilëve u privohet një e drejtë dhe për çfar arsye sikur ato të ishin mijra kilometra larg. Mjafton një menaxhim i mirë dhe përkushtim serioz që t'i largohemi tenderologjisë burrokratike dhe në shërbim të korrupsionit (spekulative për të fituar sa më shpejt). Krimit dhe kriminelit, nuk i bën syri tërr d.m.th, nuk po pyet se, a po zbatohet reforma në drejtësi? Nuk trembet as nga futja e teknologjisë me kamera apo hapja tabulateve të bisedave telefonike ose zbulimi i krimit kibernetik ka arritje pozitive. Kontrolli i territorit nga ana e policisë mbetet problem, por më e keqja tek ne është ndërrimi i shpeshtë i shefave dhe trupës policore, dhe mbajtja në punë e njerëzve të aftë dhe të pakorruptuar në të njëjtin territor apo zonë. Figura e punonjësit të shtetit dhe zbatimi i ligjit me korrektesë dhe devotshmëri ka çtensionuar situatën krimit kudo në botë. Demoralizimi para ngjarjeve të tilla ndihmohet edhe nga heshtja e opinionit publik dhe më keq akoma kalimi i tij në tifozeri.
Po pse mor KOTON i famshem,qenka bere palestine….ne Shqiperi kur zbatohet ligji….kur zgjerojne biznesin e tyre ne kurriz te shqiptareve….kur perdorin Anti Ligjin….apo njohjen me policine lokale apo IKM lokale….po pse mor fare Kotoni,kur kemi gati 30 e ca vjet qe kemi nderruar sistem….do mbeshtetemi tek ANTILIGJI….kur behemi gati per tu futur ne BE….duhet te mbeshtetim ANTILIGJIN(edhe ti qe shkruan kete shkrim mbeshtet antiligjin)….turp i madh per shkrime te tilla!!!!!
Koton, je nga Frasheri i Frasherllinjve, meso pak me mire te shkruash: depistim, jo depestim
OOO Trim ! Krimi nuk njeh shtet as komb !! Eshte vrare Psesidenti i SH B A-ve Eshte plagosur kandidati (presidenti i SHBA eshte vrare kryeministri i Serbise e shume fgura politike .. Nuk mund te ndalosh kend te vrasin , pot te kapen e te ndeshkohen nka ligji...kjo 'ndolon' ngade krimet.