Nga Enver Robelli
Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas Sarkozy është dënuar për “anëtarësi në një organizatë kriminale”. Bëhet fjalë për një pazar korrupsioni me diktatorin libian Muamar al-Gadafi.
Me paratë e tij Sarkozy do të financonte ngjitjen në pushtet, në olimpin e politikës franceze. Sepse presidenti francez është pak edhe mbret. Si në kohërat e Mesjetës.
Tash bota e madhe e Sarkozy është reduktuar në një qeli të prej nëntë metrash katrorë: një shtrat, një tavolinë, një karrige, një telefon në mur, një mini-shporet për zierje ushqimi, një tualet, një dush.
Nëse dëshiron të ketë edhe një frigorifer në qeli, Sarkozy duhet të paguajë 7,50 euro në muaj. Nëse dëshiron një televizor, atëherë duhet të ndajë 14,50 euro në muaj.
Me vete, krahas gjërave personale, mori dy libra: një biografi të Jezusit dhe romanin “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas.
Romani ka mbi 1000 faqe, por thelbi është ky: kryepersonazhi Edmond Dantès është i dashuruar në bukuroshen Mercedes dhe është graduar si kapiten. E pret një jetë e lumtur.
Por si pasojë e një komploti të ziliqarëve, Dantès përfundon për 14 vjet në burg. Edhe në hapsanë ndodhin gjëra të papritura. Një i burgosur tjetër i tregon Dantès vendndodhjen e një thesari në ishullin mesdhetar Monte Kristo.
Dantès arrin të arratiset nga burgu, e gjen thesarin dhe kthehet në Paris me një emër të ri: Konti i Monte Kristos magjeps shoqërinë e Parisit me pasurinë e tij. Kundërshtarët e tij të dikurshëm janë ngjitur në postet më të larta në Francën e pas Napoleonit, por as ata nuk janë të sigurt nga hakmarrja e hidhur e Kontit.
A do të kthehet edhe Sarkozy si hakmarrës? Ai beson se është viktimë e një komploti. Por jeta e tij politike është larg nga letërsia e Alexandre Dumas.
Vetëm miqësia e Sarkozy me Gadafin ka mjaft material për një roman kriminalistik, një triller voluminoz: me përkrahjen e diktatorit libian u bë president i Francës, pastaj ishte ndër të parët liderë perëndimorë që ndërhyri në Libi për ta rrëzuar Gadafin.
Kështu është politika nganjëherë, e sidomos atëherë kur burrështetasi nuk ka asnjë skrupull. Natyrisht Nicolas Sarkozy ka mendim krejt tjetër për veten. Para se të hyjë në burg, ai tha se do të shkruajë një libër.
Hahaha paska marre Kontin e Monte Kristos per lexim ne burg.
Do te arratiset si Monte Kristoja
Ja nje vend ku ka shtet. Drejtesia e barabarte per te gjithe nga me i vogli te presidenti. 5 vjet burg presidenti i vendit per nje cope financim nga nje subjekt i huaj. Eshte France ajo, jo Albanistan ku horrat tane zhvasin perdite dhe tallin bythen me popullin shqiptar.
Ky eshte shtet tamam. Te marrin mesim gjykatesit tane frikacake qe rrine si dhjaksa para mafiozeve politikane
Bravo Franca. Ka shtet atje. 5 vjet burg per ish presidentin per nje financim te huaj.
Ka drejtesi serjoze bota e jo bordello si kjo jona me te cilen fshin bythen e qelbur Argita, Zeni dhe kufoma non grata
Dy gjëra më bënë përshtypje nga leximi i këtij shkrimi.................................................... E para------- Me Gadafin ka bërë një pakt edhe Sali Berisha, me anë të Lul Bashës. Një pakt që deri më sot është mbajtur i fshehtë........................................................................................................................... E dyta---------- Nëse Sarkozi do në qeli një frigorifer, ose një televizor duhet të paguajë................ . Po të burgosurit në Shqipëri që fusin në qrli, jo vetëm frigorifer dhe televizor, por edhe sobë gatimi plus ushqime, pse nuk paguajnë? Çfarë burgu është ky? Jo po çojini dhe gruan ti gatuajë.
Eshte KARMA! Ne pith te motres shkofte!
PO KETA TE TANET SA DO ISHIN DENUAR ,BURG TE PERJESHTEM OSE ME VARJE NE LITAR.
PSE nuk mori borxh keta tanet dhe do bente burg ne plazh apo kazino. Neise burgu te Ben mire me Libra apo kuran apo bible,njesoj eshte. Mezi Po presim te hyjme ne Europe se pastaj ja mesojme neve se si ta shkaterrojmeBE.
PO KETA TE TANET SA DO ISHIN DENUAR ,BURG TE PERJESHTEM OSE ME VARJE NE LITAR.
Nje leksion per mender, gjykatesit dhe shpellaret e Shqiperise, si funksionojne ligjet dhe gjykatat...rrofte Gjin Gjoni dhe "reforma ne drejtesi"....
Shikoni o Shqiptar, Franca dēnon Präsidentin pēr njē finanzim tē huaj pēr fushatēn e zgjedhjeve . Qē ish Präsidenti Sakorzy nuk ka vjedhur, nuk ka vrar njeri, nuk ka djegur Francēn, nuk ka shkatruar me themel Francēn e dēnohet me 5 vjet burg vetēm pēr ktė gjē. Pēr financimin e jashtēm qē ēshtē i jashtēligjshēm. Kurse krimineli hajdut ordiner Sali Malok Bajga ka ; vjedhur pa fund, ka vrar djem tē rinj, ka shkatruar Shqiprin, ka shkatruar Urinal, fabrika ka bēr firmat piramidale , me njē fjal ska lēn shqiptar pa vjedhur . E ky kryekriminel , kryehajdut ordiner bredh i lir. E ofendon me libēr shpie komplet drejtēsin e kti flliqsire si ndodh asgjē. A e kuptoni o shqiptar se ku jetoni e se çfar drejtēsie keni ? Keni pisin idjot Dumani drejtēsi. E gēzofshi e i pafshi hajrin kti fshatari frikacak ordiner DUMM Dumanit.
Prandaj ka të drejtë SALI HAJDUTI,VRASËSI, SPIUNI,BERISHA kur i thotë BE-së se Shqipëria ende nuk i plotëson stadardet për t'u anëtarësuar në BE,pasi unë SALI BERISHA bredh i lirë dhe nuk guxon kush tē më dënon
Po Trapi i Ameriqes mori dhurate nje avion privat nga sheiket e Emirateve te Bashkuara Arabe dhe pas 1 jave u harrua skandali. Kurse Sarkoja i Frances hengri 5 vjet burg per nje dhurim parash fushate.
Ky ish presidenti i francës u dënua siç duhej për finacim e paligjshëm, imagjinoni pak se sa duhet të dënohet sali gërdeci për krimet që ka kryer ndaj Shqipërisë dhe popullit Shqipëtar????
Imagjinoni se sa burg do benin kriminelt politikan te Shqiperise. Pershembull, non-grada ka vrare, vjedhur, ka marr para nga kremlini, ka thyer embargon, ka themeluar firmat piramidale, ka bere grusht shteti ne 98, ka djegur 26 njerz ne fabriken e gerdecit, ka vjedhur prona publike dhe private, ka shitur minjera dhe uzina, sekrete shtetrore e vazhdon dhe tallet me keta palo gjyqtar dhe prokuror. O Shale gjate, te pjerllsha ne shtet dhe ne reformen ne drejtesi. Paske qene langaraq dhe njeri i koprementuar!
Tek ne ligjin nuk e zbaton "ligjevenesi" si istitucion.Natyrisht ligjevenesit tane ose thjesht ushtare te prijesit nuk kane arsye te zbatojne ligjin.Ligji nuk mund te ndeshkoj vec atyre qe :nuk i binden shefit".A e dini se:1-Shefi ka gjithmon te drejte. 2-"Ushtaret" (cilido qofte deputet,nepunes apo punetor) nuk ka asnjehere te drejte.3-Shenim:Edhe ne qoftese ndonjeher "ushtari"guxon te kete te drejte duhet ti referohet menjehere pikes se pare.Per keto arsye jemi ketu ku jemi,zvaranike te Europes e Amerikes e nuk mund te jemi France ku ligji eshte njesoj per te gjithe.Shtet rumpall.
Shembull i gjalle i paburrnis europiane, kriminel, i pabes. I mori paret Gadafit, e rrezoi nga pushteti dhe organizoi vrasjen e tij. Pusht francez!
Nga pushteti Gadafin e rrezuan forcat opozitare libiane me mbeshtetjen e NATO-s o debil. Jo vetem Franca.
Nikoja u tregua i pabesë me Gedafin.
Mero, mos ben numra me, po nxirre videon e takimit te Lulezim Bashes me Kadafin atje ne ate çadren e Saharase bashke me ata tre veta dhe perqafimet me Kadafin se une nga gazeta jote e kam marre. Eshte momenti se atje e dergoi Saliu per shitblerje arme apo ti mund ta dishe me mire. Nxirre, te lutem !! Krimi Sali Sheleqere Berishes ka kaperxyer kontinente dhe drjetesia shqiptare hesht, paçaçot, bashkepuntoret e krimit, por e lejojne veten sa perballen pastaj me vetegjyqesi. Koha do 21 janarin zberthyer para vitit te ri, Gerdecin para krishtlindjeve dhe 1997 e 14 shtatorin 1998 brenda vitit, ndryshe populli shqiptar duhet te ngrihet kunder prokuroreve dhe gjyqtareve qe e ropen.
i padenuari i shekullit....krimineli qo hyje ne historine shqiptare si shkaterruesi...i shtetit edhe pse komunist..45 vjecar...sali shpellari...eshte akoma i lire.kjo eshte gjeja me ofenduese per nje popull dhe historine e tij.tani ne 81 vjec edhe me e fut mrena ...ai del i fituar.ky kerme per ate qe beri ne 14 shtator te 98 duhet te ishte brenda.te kishte bere nje gje te tille ne france...e priste gijotina edhe pse jemi ne shekullin e 21.per te ardhur te ky corapekuqi....qe e ktheu shqiperine ne prone te nje pakice.te dy paranojak....i pari te vriste e te priste...i dyti edhe pse ne ca raste me te drejte te fut ne burg.por berisha duhet te konsiderohet fatkeqesi kombetare.dhe eshte i lire.ktij corapekuqit do i vije fundi...ne mos sot neser.sa per sarkozine....drejtesia veproi ne menyre shembullore.me francen nga ana juridike sbehet shaka.ky debil mbasi i mori valute ghedafit per fushate elektorale...e rrezoi nga pushteti...dhe e ktheu libine ne han me dy porta.le te lexoje montekriston tani qe eshte 60 vjec.kur montekristo hyri mrena ishte 19...dhe doli 33...ky do dali rreth te 70.ve.drejtesia ka vetem nje emer...france...duam apo sduam ne.
Z.Sarkozy eshte nje burre shteti i dinjitetshem dhe mik i madh i shqiptareve.Ishte i pari qe e hapi Francen per Shqiperine.eshte Presidenti me pro Amerikan dhe njeintelektual par excellence.Libri i tij Passions eshte nje manual sesi politikanet e rink, militia, driten dhe marrin pergjegjesi.Per me teper bashkeshortja e tij e trete, Znj.Karla eshte nga familja fisnike Bruni me origjine nga Durresi te zbritur ne Ulqin.Keshillat e vlefshme te Z.Sarkozy e kane after me shume Shqiperine rent bash limit me BE.Edhe Napoleoni u via syrgjun ne Elbe, por Franca e nderon perjetesisht.
me gjithe Respektin qe kame per z.Sakozi..sepse ishte shume Miqesore me Shqipetaret..ai u Tregua i PABESE me Kadafin.. 1-Kadafi i dha 100-te miljon Dollar....dhe Sarkozi ishte ai qe Urdheroj Avjonet Francez qe te Bombardonin Tripolin....pse?? 2-Nje Djale i Kadafit qe eshte Gjalle dhe Shpetoj..nga Pushkatimi..se fundi nga Anglia ishte ai qe Ngriti Akuza kunder Sarkozit....por edhe pa keto ..ai e meriton Ndeshkimin... tani sa per Romanin e Aleksander Dumas..mire eshte te Lexoj ne Burge Sarkozi...sepse para se te "Varroste Kadafin" duhet ta kishte Lexuar Romanin...sepse ne rastin e Conte Monte Christos..eshte Djali i Kadafit nga Anglia qe do sdo ja "Nguli"...Sarkozit...
Keshtu eshte kur ka shtet. Per nje hic gje, ha 5 vjet burg presidenti. Kurse ketu zhvat popullin per dekada, siguron 7 breza dhe nuk te gjen gje.
Sarkozi nuk i preku fare financat dhe buxhetin e Framces. Vetem pranoi nga nje lider tjeter leke ne fushate, qe e kane bere kushedi sa politikane te vendeve te tjera te botes. Dhe prape do kaloje 5 vjet prapa hekurave, pa prekur nje centin te parave te Frances. Kurse horrat tane e kane katandisur popullin cadrave te Europes dhe kane zbrazur arkat e shtetit me korrupsion dhe gjyqtaret tane skutha kane frike ti denojne. Jemi 1000 vjet larg Europes.
DMTH SARKOZI U FUT NE BURG PER TE SHPETUAR NGA DJALI I KADAFIT. PO PAS 5 VJETESH???????????
Putini i Parisit liliputi me grua burr 40 vite me te madh se veten do e ndjek se shpejti dhe robqiri i fundit do te largohet nga qeverisja e perendimit ( Merz largoi Scholz dhe PUTANEN sllave Merkel, Peter Magyar ne 2026 do zevendsoi Orbanin matufin e Kremilinit) ka mbetur veq Pedro Sanchez ne SPANJE qe u mund nga Feijoo ne nr votash, KURVAT fallse "konservatore" oligarke pseudokapitaliste dhe te smurit mendor woke do thyhen nga tradicionalistet dhe kapitalistet e vertet
Shoh shume komente qe krahasojne Shqiperine me Francen .por mos harojme se kur Franca kishte shtetin me te fuqisheml te Europes me Charleman para 1200 vitesh, ne nuk quheshim as ilir as shqiptare, as nuk kishim shtet ,as nuk quheshim Shqiperi.Ne fakt gjate ketyre 113 viteve pavaresi ne akoma nuk kemi ndertuar shtet ne kuptimine plote por kemi ndertuar nje bande me emrin shtet qe duke qene te pafuqishem per tu bere keq te huajve i ben keq popullit te vet duke e keqtrajtuar ,duke e vjedhur duke i marre pronat,duke e burgosur e shpesh duke e vrare gjyq e pa gjyq.Ketu kryetari i shtetit i radhes eshte kryebanditi i rsdhes ,kryehajni i radhes,kryekeqberesi i radhes.Te mesuar me kete lloj shtet-bande as popullit nuk i ben pershtypje , perkundrazi sa me i keq te jete kapobanda,sa me fort ti shterngoje lakun ne qafe aq me shume e duartroket.Kush nuk eshte bere shtet per tremije vjet nuk behet as pet tre milion vjet.
Epo esht France ajo, ka shtet. Nuk eshte Albamutistan. Per ca pare nga Libia, 5 vjet ne qeli presidenti.