Kur Dodiku dorëzohet, Berisha mbetet peng i vetes

20 Tetor 2025, 18:33Blog TEMA
Kur Dodiku dorëzohet, Berisha mbetet peng i vetes

Nga Ermal Peçi

Ka njerëz që mendojnë se mund t’i rezistojnë pafundësisht realitetit. Milorad Dodik ishte një prej tyre. Për vite me radhë ai sfidoi SHBA-në, BE-në dhe vetë strukturën shtetërore të Bosnjës, duke ndërtuar një sistem paralel pushteti mbi retorikën e ndarjes dhe nacionalizmit. Por ditët e fundit treguan se edhe më të fortët, kur përballen me presionin e realpolitikës ndërkombëtare, në fund detyrohen të përkulen.

Dodik, i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, pranoi të tërhiqet nga posti i presidentit të Republikës Serbe. Ky ishte një akt i diktuar jo nga reflektimi, por nga izolimi. Nga frika se çdo hap tjetër do ta çonte drejt një fundi politik të pashmangshëm. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën menjëherë duke hequr sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të tij, një sinjal i qartë se rruga e vetme drejt normalizimit është dorëzimi, jo përplasja.

Në të njëjtën logjikë, nuk është e vështirë të shohësh paralelizmin me Sali Berishën edhe ai, si Dodiku, është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Edhe ai ka zgjedhur ta interpretojë ndëshkimin ndërkombëtar si një komplot kundër tij, duke ndërtuar një realitet paralel ku çdo kritikë është armik, çdo kundërshtar tradhtar dhe çdo fakt—një pjesë e një konspiracioni global kundër “liderit historik”.

Por ndryshe nga Dodiku, i cili më në fund e kuptoi se përplasja me Perëndimin nuk të çon askund, Berisha vazhdon të luftojë me hijet e së shkuarës. Ai po udhëheq një betejë që nuk ka më terren, një opozitë që është më shumë tribunë personale se alternativë politike. Çdo ditë që kalon, ai izolohet më shumë, jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga vetë shoqëria që kërkon diçka përtej mitologjisë të së kaluarës.

Pasojat janë të dukshme. Partia Demokratike, dikur shtylla e vetme e qendrës së djathtë, është sot më e vogël se kurrë. Ajo nuk përfaqëson më energjinë e shpresës, por ngjashëm me një klub nostalgjik, endet mes sharjeve dhe mllefeve. Berisha e mori vulën e partisë jo përmes një procesi politik të ndershëm, por përmes një skenari të orkestruar ku përfshihej edhe pushteti që ai pretendon se e lufton. Ish-deputeti Ferdinand Xhaferraj e tha hapur: “Vula nuk iu dha nga gjykata, por nga Rama.” Kjo e vërtetë, e hidhur por e qartë, tregon se Berisha është sot më shumë një instrument i sistemit sesa sfidues i tij.

Në vend që të ndërtojë opozitë, ai po shkatërron çdo mundësi për rilindje të saj. Herë e mban peng PD-në duke e përdorur si mburojë ndaj drejtësisë, herë kërkon marrëveshje të fshehta me Ramën për të fituar pak kohë politike. Një ditë bën thirrje për revolucion, ditën tjetër kërkon paqe për interes personal. Në këtë pingpong politik, PD po tretet, ndërsa Berisha po shndërrohet në simbolin e një opozite që jeton vetëm për të mbijetuar.

Ndërkohë, asgjë nuk ka ndryshuar në raportin e tij me SHBA-të. Non grata mbetet aty, Trump as nuk e di në ekziston një adhurues i flakët përtej oqeanit i cili ka krijuar një mur me deklarata që mund t'i bien e ta zënë brenda. Për Berishën, si për Dodikun, fajin e kanë gjithmonë të tjerët dhe asnjëherë ata sepse ata janë engjëjt e politikës që do shpëtojnë demokracitë me mënyra totalitare.

Historia e Dodikut është një paralajmërim i qartë: askush nuk i shpëton realitetit. Mund të sfidosh një herë, dy herë, por në fund, kur bota mbyll derën, nuk ka më as rrugë, as dritë në fund të tunelit.

Berisha ende beson se mund të fitojë duke luajtur jashtë rregullave. Por siç tregoi Bosnja, në politikë si në jetë, kush s’e pranon realitetin, bëhet peng i vetes.

12 Komente

  1. J
    J

    Pse harxhoni kohen me nje delenxhi dhe kriminel si Sali haleja?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      I ziu dhjeraman qe mendon se do e shpetoje Boltoni I cili s'di ku te fut koken e tij e jo te shpetoje kriminelin Sali. Hidh edhe ca miljona te tjera andej, se nuk I dihet.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Dodik eshte diktator, por jo shpellar. Fundi I ketij Don Kishoti do jete shume I hidhur, per te dhe per partine fashiste qe demtoi kaq shume Shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Next level

        Analizë mendjelehtë. E vetmja gjë që i bashkon Berishën me Dodik është që janë të Padëshirueshëm. Por motivet, dinamikat dhe kontekstet janë krejt të kundërta. Dodik është i Padëshirueshëm dhe i rrezikshëm për planet perëndimore për shkak të politikës së tij nacionaliste, irridentiste që synon fundin e Bosnjës dhe bashkimin e serbëve të Bosnjës me Serbinë. Një plan që i vë zjarrin Ballkanit dhe injoron çdo institucion ndërkombëtar, çdo marrëveshje ndërkombëtare, çdo cak sigurie të kontinentit ballkanik. Por sado e rrezikshme , meqë është një lëvizje politike e fortë që ushqehet nga nacionalizmi folklorik dhe mitologjik serb, përsëri Perëndimi ashtu siç ju ka ofruar caqe, kufinj dhe një çmim të frikshëm, ashtu ju ka ofruar dhe rrugëdalje në rast se ndryshojnë qëndrime në favor të integritetit të Bosnjës, së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe autoritetit të perëndimit. Duket se pas një lajthitje, Dodik, Vuçiç dhe nacionalizmi folklorik serb kanë kuptuar leksionin. Ndërsa Sali Berisha është i Padëshirueshëm si hajdut, si familje hajdutësh dhe si horr halabak që minon vendin e tij, integritetin e vendit të tij, institucionet dhe demokracinë. Pra një copë muti bashkë me lëvizjen e tij haxhiqamiliste me të cilët duhet të lahen duart përgjithmonë. Pa të drejtë rrugëdalje. Sali Berisha dhe Berishizmit si të padëshirueshëm janë një ultimatum i qartë e i Perëndimit për shqiptarët, të cilët duhet të kuptojnë që nuk mund të përfaqësohen dhe nuk mund të bashkëpunojnë me.perëndimin me individë dhe lëvizje tribale, fshatarake, hajdute, grykëse, hakabake, mesjetare, sharlatane , që prostituojnë, vjedhin, djegin, shesin çdo princip dhe interes shteti për bythën e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nex

          Bravoooooo

          Përgjigjjuni
        2. N
          Noc Rroku prej Miloti

          Nuk kane krahasim Dodik eshte patriot ne vendin e tij kurse ky eshte zjarrevenes I vendit.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ku ku lokja per loqen qe polli!

            Dodik kalorës i Serbisë së Madhe, Sali tropojani buçore e semaforvë të VorioEpirit , vëlla binjak i Fredi Bejlerit.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gerdalla Sali asht dorezue para 40 vitesh

              Saliu asht dorezue tek UDB para 40 vitesh, nuk largohet dot pa lejen e ustallareve nga UDB.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hopa Bufi

                Komunistet nuk dorezohen , sic duket Dodik nuk ka qene komunist si Bufi kenetes. Bufi ka lindur me te meta ( karakteristike kur iken anon nga njera âne , tregone mos fuksionimin e trurit te vogel ) por me te semure jane ata qe i drejtojne mikrofonin

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                  po krimineli sali berisha. ka vdekur. po nuk eshte varosur se nuk e pranon toka se ka ber shum krime kerma.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Druzhe moja

                    Sali Berishës i keni ngritur vlerën duke e vënë krah Dodik, por për Dodik është më poshtëruese të jetë i krahasuar me një pabuks, motërqir, zvarranik, kurvë greke dhe prostitutë shqiptare nga më të fëlliqura të vetë serbisë që kanë përdorur kundër Kosovës, kundër ushtrisë shqiptare kundër Uçk-së, kundër Shqipërisë dhe kundër gjithë kombit shqiptar, se sa të quhet armik i amerikanëve, që është medalje për çdo serb.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flama

                      Amerikanët i kanë barazuar tutorët me kurvat e tyre

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje