Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

20 Tetor 2025, 17:01Blog TEMA
Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

Nga Andi Bushati

Biznesmeni kosovar, një nga tre katër shqiptarët më të pasur në botë është vënë ditët e fundit në qëndër të vëmendjes për një sërë statusesh në Facebook, ku bie në sy një servilosje deri në lëpirje ndaj Edi Ramës. 

Të gjitha kanë të bëjnë më një investim që po merr ditë pas ditë formën e një skandali të madh: atij të aeroportit të Vlorës. Pacolli i përfshirë drejt për drejt në ndërtimin e tij, i cili bëri bujë me ngurimin për të zbarkuar me çarterin e vet privat, në pistën e inaguruar fiktivisht për zgjedhjet e 11 majit, është detyruar të lëshojë disa prononcime. Fillimisht të mburrë kryeministrin, “vizioni estetik i të cilit” do e bëjë aeroportin një nga më të bukurit në botë. Më pas, duke sqaruar një bisedë private me gazetarin Çim Peka për këtë çështje, ai njëherë e përfshiu Ramën në një status dhe pastaj, në panik, e korigjoi atë që pati shkruar, duke e fshirë emrin e kreut të qeverisë nga shënimi i tij. 

Në të gjithë qëndrimin publik të Behgjet Pacollit, vërehej një lloj frike, ankthi dhe pasigurie ndaj asaj që ai e ka konsideruar një “komplot i koordinuar në Shqipëri” kundër tij. 

Për të kuptuar atë që biznesmeni kosovar e sheh si një kurth, po ashtu dhe për të shpjeguar sjelljen e tij të çuditshme duhen parë të gjitha versionet e asaj që po ndodh.

Aeroporti i Vlorës është mbrapa me afatet e përfunditmit të tij, me zbatimin e kontratës dhe fillimin e fluturimeve.

Për këtë është servirur si arsye e parë sherri mes pronarëve, Valon Ademit që ka vetëm 2% në letra dhe Behgjet Pacolli që kontrollon pjesën tjetër të aksioneve. Partneri në minorancë, një njeri i afërt me ministra të qeverisë Rama, Ademi, pretendon se në bazë të dokumenteve që kanë me njëri tjetrin ai duhet të shkojë deri në 49% dhe prandaj i është drejtuar gjykatave.

Një pretendim tjetër, i cili ka vënë në lëvizje edhe prokurorinë e Tiranës, pretendon se Pacolli ka marrë kredi në dhjetra miliona euro nga qarqe të lidhura me Moskën. Ky version i përhapur edhe në media, vë alarmin për sigurinë kombëtare, për cënimin e aeroportit si një astet strategjik, madje përflet edhe burime të panjohura që pretendojnë se aleatët e NATO-s janë shqetësuar për këtë depërtim të Rusisë në kontrollin e trafikut ajror shqiptar. Duke ditur të shkuarën kontroverse të Pacollit, lidhjet e tij që prej kohës kur rindërtoi Kremlinin, ky version ka tendencën ti mbivendoset dhe të sfumojë ç’do lloj korrupsioni dhe grabitjeje që mund të kenë planifikuar qarqe qeveritare për të marrë pjesën e tyre nga kjo thelë shumë fitimprurëse.

E këtu vijmë tek versioni i tretë. Tek hipoteza që Behgjet Pacollit po i bëjë shantazh me media, prokurori dhe gjykata, në mënyrë që ata të cilët vendosën që Vlora të bëhet me aeroport të kenë pjesën e tyre. Ky version mbështetet në pretendimin se ata që përkrahin Valon Ademin, partnerin me 2%, duke dashur që kuotat e tij të shkojnë në 49%, pretendojnë pjesën e luanit nga ky investim. Dhe ajo nuk është e vogël. Po të hapen letrat shikohet se për aeroportin e ri, janë investuar deri më tani gjithsej diçka më shumë se 100 milionë euro, ndërsa sipas plan biznesit koncesioni llogaritet të përfitojë në fund më shumë se 700 milionë. Pra një “pasuri” që nuk mund të lihet pa zot. Këtë hipotezë e përforcon edhe gjeneza e konceptimit të aeroportit të Vlorës si një plan i mirrfilltë grabitjeje. 

Në fillim, në vitin 2017, qeveria Rama medoi ta japë atë, pa garë dhe tender tek një kompani turke e paracaktuar, me anë të një ligji special që do kalonte në kuvend. Hartimi i kontratës për të cilën u caktuan ish ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri dështoi. Por kjo nuk do të thoshte se bashkë me të ra dhe synimi për ta haruar këtë thes me para. Në tentativën e dytë do të kishte garë, por ajo do të ishte fallco. Kur ajo u organizua në 2020, gjithçka u bë e trukuar, u mor në mënyrë fiktive një kompani turke, sa për të përmbushur kushtet në letra, u ndryshuan kërkesat e garës vetëm katër ditë para zhvillimit të saj, dhe kompania konkurente, britanikët e AL-DE Corporation LTD, që e ankimuan këtë skandal, u përjashtua nga konkurimi gjoja për mos pasje dokumentacioni të plotë. 

Më e bukura fare, turqit që u shpallën fitues, si të vetmit që dinin të bënin aeroport, YDA Group, ata që patën ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit, u tërhoqën menjëherë pas fitimit të garës. Ata e shitën 40%-shin e tyre të aksioneve në aeroport, sa një motorçikletë, 4200 euro. 

Në të gjithë këtë sagë, qëllimi për të shtënë në dorë më shumë se gjysëm miliardi euro, duket se ka qenë i pa ndryshueshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar ishte zëvendësimi i Gjiknurit dhe Ahmetajt me Belinda Ballukun që tani dirigjon gjithçka.

Por, nëse kjo hipotezë është e vërtetë, nëse synimi përfundimtar ka qenë ky, a mund ti lihej kjo pasuri vetëm Behgjet Pacollit? A nuk duhet ta dorëzonte ai 49% ashtu sikurse i kërkohet sot? A është e gjitha vetëm një dramë parash?

Me aq pak elementë sa janë bërë të ditur deri më tani për publikun askush nuk mund të vërë bast se cili nga këto versione është më pranë të vërtetës. Ajo që dihet me siguri është se Behgjet Pacollit i janë vënë nga pas edhe Belinda edhe ish parteri i tij Ademi edhe prokuroria e Tiranës me gjykatën edhe një koalicion zhurmues mediash.

Prandaj ai flet për “komplot të koordinuar” pa shkuar do të më tej. Kur vjen puna për Edi Ramën ai ose thur lavde ose e detyrohet të lëpijë atë që mund të ketë pështyrë. Sepse thellë thellë ai e di më mirë se askush tjetër se furia kundër tij e ka një dirigjent. Si do që të jetë, edhe nëse “baca” ka bërë manovra me fonde të dyshimta, edhe nëse ai ka një sherr real për ndarje aksionesh, apo qoftë edhe nëse ata që kanë planifikuar gjithçka që në 2017-ën, kur emri i tij s’figuronte kërkund, tani duan ti rrëmbejnë llokmën, përvoja e hershme e negocimit me autokratë atij i ka mësuar se janë këta të fundit që vendosin për gjithçka. Prandaj Pacolli po figuron në publik si një njeri që ka ulur dinjitetin në fund të këmbëve në raport me Ramën. Ai është një milliarder që ndihet i friksuar.  

24 Komente

  1. k
    kxp

    O Mero e ke bere Bushtra tin si Mulin e antenes. Ka shkruajtur nje mal me idiotesi si cben cdo dite. Ja nje sqarim me i detajuar se cfare ka bere Paçolli ky spiun i Putinit me Aeroportin e Vlores.Paçolli duhet arrestuar urgjentisht. https://shqiptarja.com/lajm/skema-e-pacollit-ne-luksemburg-dhe-zvicer-per-te-rrembyer-aeroportin-e-vlores

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hysni Kapo, Kryeagjenti i UDB në Shqipëri

      Faleminderit për opsionet e mundeshme agjenturiale operative, shoku Medi Bushati, ish punëtor operativ i sigurimit të shtetit, ish kryetar i degës 8-të në ministrinë e brënçme. Rrofsh. Të lumtë dora jote demokratike që shkruan, nëpërmjet djalit tënd Andush Medi Bushati.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirane

        Cenoja i Bellindes , a pak jau qiu SHQIPTARI Enver H familjen tuaj anadollake do kthehemi per raundin nr 2 dhe do ti pastrojm anadollaket e sllavomdhenjt nga TIRANA e SKURAJVE

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agjenti i mamakës tende

          Nipi Hysniut, i keq. Mbesa e Beqirit, e mire. Ashtu na meson partia. Po sy ne balle ke o rrot k*ri? Si thua ti a vlen 5 mije euro nje gjysem aeroporti?

          Përgjigjjuni
        2. P
          Prishtinali

          Pas vllazemve sllavoshknak islamikDevolli e ka rradhen kjo prostituta muskovite Begjete RROHSPI Pacolli

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beqire Ballukja

            Histori e thjeshte dhe keshtu do dali ne ditet qe vijne. Bela eshte aksionerja dhe ortakja e vertete e Behgjetit dhe ky e ka ditur qe diten 1 kur e ftuan ne kete pune. Behgjeti ska pse ja jep 40% se me letra ja bleu turkut per 4 mije euro. Rama do dali ne fund te muajit dhe do thot, kush ha dardha mbas kurrizit te mbaj pergjegjesi vete se pergjegjesia eshte individuale....pallavrat qe thot ne cdo rast korrupsioni gjigand.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Z

              Pacolli po na del si Ajdin Sejdia,fakti qe kerkon ndihmen e Qim Sali mut Pekes tregon se ky "baca" i leshit eshte nje mut burr.

              Përgjigjjuni
              1. f
                fshtari halim

                Ore Pacolli luan me pare te vetat se deri Tani Balluku apo kacurreli jane mesuar te vene penalltine sepse parate Kane qene te shtetit. Por gjerat Po shkuan nen gjykates duhet menduar mire sepse gjykata do aksione per vehte,leri ata te rrushit dhe dardhave. Pacolli eshte general i madh dhe keto manovrime Jane pjesen e punes. Pacolli nuk eshte I trembur por I matur ,boll qe punon ne pare te vera.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erdogan

                  Nese eshte e vertete qe turku (40%) i ka shitur aksionet e tij tek te dy ortaket e tjere dhe jo vetem Pacollit, por nuk e kane pasqyruar publikisht per aresye qe te mos kene probleme me shtetin, atehere pse Paqolli insiston se ka 98%? Nga ana tjeter perflitet se shpenzimet e deritanishme per ndertimin e aeroportit ne pjesen me te madhe jane financuar nga Ademi aksioneri i vockel 2%. Paqolli negocjon me nje kompani fantazem ndoshta me rrenje ne rusi per nje hua me qellim qe paguaj Ademin per shpenzimet e kryera nga ai dhe te mbaje keshtu edhe me financim 98%.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patronazhisteve cekic ballit.

                    U kenaqet me pordhet e Rames o popull? Pas "suksesit" te Aeroportit te Kukesit dhe Portit te Jahteve ne Durres, rradhen e ka Aeroporti i Vlores.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Polici

                      Fai I Saliut eshte qe te ka mire I Vogel po nuk te la me barre nor bytheqire I Serbise

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lavdi Enver Hoxhes!

                        Peshku qelbet nga koka e vet, jo nga peshqit e një pellgu tjetër. Shqipëria ka një rrotë kurve dhe prostitute në krye që ka zëvendësuar një rrotë kurve dhe prostitute tribale që tashmë po jep shpirt si buçe e shkërdhyer nga çdo lloj qeni. Le të jemi të qartë,.këta lloj kryeministrash dhe liderësh që kanë drejtuar Shqipërinë këto 35 vjet meritojnë një hetim nën torturë , një gjyq popullor dhe varje në litar në mes të shqiptarëve, pasi të kenë kakarisur në megafonët e gjyqeve përpara popullit gjithë kurvëllqet në kurriz të popullit shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tirana

                          Blendi Gonxhja e ka perzen nga TR dhe ajo esht strehuar tek banditet e Fierit

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Sotiraqi

                          Shumë interesant:Edi Rama mban pran vetës dhe bënë biznes dy kosovaret më të komprometuar,agjentë publik të Serbisë e Rusisë Baton Haxhiun dhe Bexhet Pacollin.Ka aq shumë fakte se këta dy janë aq shumë të lidhur me shërbimet sllave sa nuk ka asnjë dyshim.Shrohet pyetja a është edhe Edi Rama në lojën e tyre?Për vet faktin se Amerika po distancohet ngadal nga Edi Rama ,duket se është fut edhe Rama në vallen sllave.Kështu po përmbyllet njëqindvjetori që udhëheqësit e Shqipërisë (nënë) ishin dhe mbetën agjent serb.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje per nje

                            Sa mire i dijne shqiptaret te gjitha gjojnat. Amon mor amon, te gjithe te qut per bese. Te japin mend ne bisht te luges per te gjitha punet e qeverise nje per nje e pike per pike.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tirana

                              Po te djeg qe Behxhet baxhella po perzehet me dhune nga tokat shqiptare ? shkoji pas, pederast

                              Përgjigjjuni
                            2. V
                              V

                              Per Mua takimi i Pacollit me Qim mut Saliun eshte kompromentuse,kjo tregon se po kerkon ndihmen e Sali kriminelit.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xy

                                Pacolli apo PACOVI e Ka rjep kosoven dhe Jo veq SE e Ka rjep po edhe e Ka fut ne borgje dhe korrupcion te thelle. Pacolli kurre pare me Pune te ndershem ska ba ai gjithmone Ka marre Pune me ryshfet dhe korrupcion gjigant. Thjesh po doket "inshallata kapreze" I Ka ardhe koha me I pague gjynahet dhe me I hup nja 100miljon QE per ta Jane Jo shume.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nano.

                                  Behgjetiiii i ruseve kerko ndihme nga saliu i fsb ruse Argita fasllici dhe zen martini slobodanka jane ne sherbim te serbise bashke me andi hisni kapon njeriu i serbeve nga 1945 ishte ambasadori i pare 1945 ne beograd dhe baba hisniut agjent udb qe nga 1920.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Horra e Vranishtit.

                                    Qenka bere dhe detektiv ky nipi i xha Hisniut. Çfarë ligësie që ka në shpirt ky njeri. Gjynah, ndonje dite do te pëlcasë nga marrazi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Edlira

                                      E vodhët Shqipërinë deri në "lakuriqësi" ju o Hienat me pushtet...Zoti martë Hak!!! Mos i gezofshi kurrë pasuritë qe keni vënë dhe vini duke vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë gjithë Tranzicionit!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xxx

                                        Jane horrlleqet e Rames keto pazare, e shiti Shqiperine cope cope neper maskarenj e idiote mashtrues. Mos u merzit o hell, mbrapa re vjen historia, do t'i lajne gjynahet te pasmit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Daj Spiro Koleka

                                          Behgjeti biznesmen eshte, si cdo biznesmen tjeter ku gjen te cara ta fut pyken dhe te hap fare. Po mire ore komentues toca kari si e mori Behgjeti kontraten per ndertimn e aeroportit te Vlores pa dijenine dhe mbeshtetjen e Ramaduros? Po ne Kryeministri perse e thiri Ramadura Behgjetin, ku i kerkj me ulerima te dorezinte 49% te aksioneve te Ademit qe eshte ne sherbim te tij? Perse nuk e permend asnje emrin e Ramaduros, kaq frike kane nga ky moster shkerdhate pjelle e Sorosit ?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. n
                                            nope

                                            pacolli eshte cdo gje vecse miliarder jo ......eshte nje spekulant asgje ne shume

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje