Drejtësia që po demaskon veten!

19 Tetor 2025, 19:20Blog TEMA
Drejtësia që po demaskon veten!

Nga Denis Dyrnjaja

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan është një ngjarje që ka ngjallur reagime të shumta dhe të forta gjithashtu, jo thjesht për natyrën e veprimit, por për pasojat që prodhon mbi klimën institucionale të procesit gjyqësor dhe mbi rolin e mbrojtjes në sallën e gjyqit.

Pasazhi që citohet si shkak për arrestimin e avokatit duket se është ky, “me ty do merrem personalisht” që në fakt është në kufijtë e dykuptimësisë. Mund të interpretohet si një shprehje emocionale dhe e nxituar, por njëkohësisht nuk mund të përjashtohet mundësia që të jetë një mesazh i nënkuptuar, i artikuluar në emër të të pandehurit dhe drejtuar indirekt prokurorit, në një kontekst ku palët në proceset gjyqësore (avokat/prokuror) kanë një historik të pashëndetshëm profesional dhe shpesh janë përfshirë në marrëdhenie mosbesimi, jo etike dhe kompromisesh të dyshimta e të kompromentueshme.

Kjo ndodh kur drejtësia paragjykohet jo vetëm nga jashtë, pra nga publiku, por edhe nga vetë ata që e përfaqësojnë atë në sallën e gjyqit. Dhe kur pazaret mungojnë, kur dikush refuzon të hyjë në “marrëveshje”, tensioni rritet. Tonet acarohen edhe mes profesionistëve që në kushte ideale duhet të përmbajnë veten, të kontrollojnë emocionet dhe të qëndrojnë te argumenti ligjor.

Personalisht besoj se avokati ka zgjedhur një formulim të gabuar kur ka thënë “se me ty do të merrem personalisht”. Kur e dëgjon apo lexon të lë një shije të keqe gati gati hakmarrëse, por në kontestin e një egoje profesionale, që kërkon të mbrosh të drejtën që beson se po të shkelet shprehja merr një konotacion tjetër, duke paralajmëruar përballje ligjore për manipulime apo shkelje ligji në procedura nga prokurori ndaj të pandehurit.

Analizuar ftohtë qëndimi i avokatit nuk duket të ketë patur synimin për të kërcënuar realisht përfaqësuesin e akuzës, por në një kohë si kjo, ku shoqëria ende nuk është shëruar nga tronditja e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja çdo fjalë, çdo ton, çdo gjest analizohet me lupë dhe përkthehet me nervozizëm institucional dhe për rrjedhojë edhe me veprime ligjore dhe të nxituara.

Reagimet e drejtpërdrejta, si arrestimi i një avokati për një frazë të dyshimtë, rrezikojnë të dëmtojnë ekuilibrin mes palëve në procesin penal dhe të shndërrojnë sallat e gjyqit në fusha kontrolli e frike, jo të drejtësisë dhe përballjes së ndershme por të një roli represiv të akuzës dhe gjykatësit. Dhe kur akuza dhe gjykatësi bëhen palë, atëherë të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre e garantuar në konventa ndërkombëtare dhe Kushtetuta e Shqipërisë bien.

Është e vërtetë se një pjesë e avokatëve janë përfshirë në linja të errëta që i afrojnë ata më shumë me kontingjentin kriminal ose klientët e tyre në tejkalim të statusit si mbrojtës ligjorë. Pra ka një lloj asociimi mes tyre, por kjo s’mund të kthehet në damkë dhe paragjykim për çdo avokat që ka zgjedhur të bëjë profesionin që ia lejon ligji me korrektësi dhe nder. Nga ana tjetër nuk mund të anashkalohet as e kundërta: edhe shumë prokurorë kanë qenë pjesë e pazareve, ku dosjet deformohen, provat “zhduken” apo veprat penale ricilësohen për të prodhuar favorizime të padrejta.

Prandaj, kjo nuk është betejë mes një avokati dhe një prokurori. Është një pasqyrë e turbullt e asaj që ndodh në brendësi të sistemit të drejtësisë ku shpesh parimet bien pre e instinkteve, interesave dhe frikës.

Drejtësia, nëse do të jetë e tillë, duhet të jetë mbi emocionin, mbi statusin, mbi shantazhin dhe mbi pazarin. Dhe në qendër të saj, duhet të vendoset jo frika nga një fjali e nxehtë, por garancia që çdo qytetar ka të drejtë të mbrohet në mënyrë të paanshme dhe të barabartë, pa rrezikuar që avokati i tij të shndërrohet në viktimë të sistemit.

7 Komente

  1. Z
    Zen McArgit

    Qënkemi qarë kot nga Sigurimi i Shtetit, dhe nga Gjeneral Nevzat Haznedari me shokë…. Ja paska kaluar Dumani me SPAKISTËT (e medemek Ramës), sa po ja fusin akoma edhe më thellë, në bythë këtijë populli. Kjo është demokraci, alla berishë (sepse ai, e pruri drejtësinë në këtë degjenerim), të arrnuar nga Rama, me mballoma eroamerikane.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vvv

      Ne cfare bordesh merr shperblimin per lefjet ky gazetaruci.

      Përgjigjjuni
      1. M
        MCNTV

        Te bordet e Leka Meksit dhe Olsi Rames. Pavaresisht se mbolli floket mbetet i shemtuar fizikisht dhe shpirterisht, ashtu si injorant menderisht.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denis Dyrnjaja

          Tek bordi i gopit te sateme.

          Përgjigjjuni
        2. @
          @.

          Drejtesi mamuthësh. Aty i kini bajgat që dolen nga Sistemi ç’far keni ber deri tani me pasurit e tyre. Do mbaheni mend si drejtesi e qymezeve se per nje çati qymezi arrestuat te moshuaren. Eshte ber m.ti mullar s’ka burrë nene që ta pastrojë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia s duhet te jete frike dhe skllaveri per

            Shikoni Shkollimin e pas viteve 2000. Aty jane rrenjet! Universitet publike dhe per nje kohe gjate dhe nje pjese e madhe nen moton e ndryshimeve demokratizuese dhe te pavaresise shparrtalluan sistemin aresimor, e arnuan ate dhe ne Finale sot shohim pak student ne mesim, te kerkosh 1 ne 100 zor se gjene ndonjeri .elibra dhe fletore shenimesh. Diplomat po humbasin kuptimin dhe rendesine. Kjo ka ndodhur edhe me juristic qe para disa vjetesh u cilesuan 1 per km katror. Juristic kane te njejtin fatin si ne fusha te tjera. Thjeshte diploma per te gjetur nje pune apo pozicion Mungesa e njohurive solider, mis kultivimi apo mos kuptimi I rolit, rendesise dhe pergjegjesise se juristeve we dalin nga shkollimi eshte mjafte I ulet. Kjo eshte edhe aresyeja e kesaj situate.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama duhet te provoje vete drejtesine e Spakut

              Nese Rama nuk ndryshon Kushtetuten, do perfundoje vete ne burg nga drejtesia e tij e deshtuar.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje