Pse koordinatori i protestës, Shkëlqim Hajdari, kishte në kokë kapelen e Trump?!

18 Tetor 2025, 20:21Blog TEMA
Pse koordinatori i protestës, Shkëlqim Hajdari, kishte në

Nga Martin Leka

Manifestimin e protestës së djeshme e bëri madhështor numri i lartë i pjesmarrësve, ardhur nga trojet e jashtë tyre. Erdhën nga Prishtina e Tirana, Gjakova e Vlora, Prizreni e Shkodra, Deçani e Gjirokastra, Klina e Korça, Tetova e Ulqini, Mitrovica e Durrësi. Kavaja e Gostivari, Elbasani e Struga, Drenica e Presheva, Përmeti e Medvegja, shqiptarë nga Gjermania e Zvicra, Amerika e Kanadaja, Anglia e Italia, Norvegjia, Suedia e Australia…

Të gjitha organizatat që dolën nga lufta heroike e UÇK-së me përfaqësuesit e tyre me dhe pa uniforma dhe me një disiplinë ushtarake, krijuan emocion e krenari të skajshme.
Pjesmarrja në protestë e kryekomunarit të Prishtinës Përparim Rama, e Ramiz Lladrovcit, deputetë nga të gjitha partitë shqiptare në Kosovë (përveç atyre të VV), intelektualë e qytetarë pa dallime partiake ishin risia dhe nderi i protestës

Nga Maqedonia e Veriut, përveç nderit dhe simbolikës që shfaqi Ali Ahmeti, u përfaqësua gjithë faktori politik atje (përveç “Vlen”-it).

Nga Tirana ishte gjithë faktori politik e patriotik, qytetarë e student, të rinj e të moshuar, shkrimtarë e aktorë. Ishte Mediu, Leskaj, Açka, Bakiu, Xhaferri (përveç Berishës e çetës së idhujtarëve të tij).

Pas kësaj panorame të thjeshtë, nuk është e vështirë të dalësh në një konkluzion që sado i thjeshtë për ta interpretuar, po kaq i vështirë bëhet për ta kuptuar.

Pa e moderuar aspak fjalën, kemi dy politika shqiptare, të cilat nuk kanë themel ideologjik apo doktrinë për të krijuar ndasi mes shqiparësh. Kemi Lëvizjen Vetvendosje në Kosovë përfaqësuar nga Albin Kurti dhe zgjatimin e politikës së tij në Maqedoninë e Veriut përmes Vlen-it, të cilat për efekte meskine e shumë egoiste, përfshirë edhe “garën” për të qenë lideri i hapësirës shqiptare, nuk u përfaqësuan në një protestë për një kauzë që shkon përtej emrave të ish-udhëheqësve të UÇK Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, të cilët po martirizohen nga gjykata që vetë ngritën e që ka dalë jashtë juridiksionit për të cilin u ngrit. Për fat të keq, kësaj politike ju bashkua edhe Sali Berisha me PD-në e tij, edhe pse pas protestës, nuk ngurroi të bënte një lloj reflektimi, ndoshta duke parë lumin e njerëve në shesh dhe bashkimin e gjithë faktorit shqiptar. Por, delja e zezë nuk lyhet me bojë flokësh.

Nga një analizë e ftohtë faktesh, duket se politika shqiptare në këtë rast përbëhet nga dy botë. Një e madhe dhe një e vogël. Një Perëndimore dhe një Lindore.

VV plus Vlen plus PD e Berishës përbëjnë boshtin Lindor.

Opozita në Kosovë plus BDI në Maqedoninë e Veriut plus PS e faktorë të tjerë në Shqipëri përbëjnë boshtin Perëndimor alias pro SHBA-Trump. (Për kujtesë, ish-Presidenti Hashim Thaçi u “rrëmbye” nga Gjykata e Hagës që ngriti Kosova(?!) rrugës për tu takuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë).

Prej këtu, dalim në një detaj të protestës, që përbën edhe një simbolikë domethënëse: Kapelja e Trump mbahej nga koordinatori i protestës dhe nje ish Kryeprokuror Shkëlqim Hajdari. Mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por në gjeopolitikën e sotme dhe në përpjekjet e Presidentit të SHBA për të shuar luftëra e konflikte, një kapele me mbishkrimin e tij, tregon besimin e patundur të popullit shqiptar në gjithë hapësirat e tij tek SHBA dhe Trump se pastërtia e luftës së UÇK dhe liderëve të saj do të vlerësohet dhe kërkon mbështetjen e Perëndimit, të SHBA e TRUMP.

14 Komente

  1. C
    Cima

    E kur mbarun fjalt e shtira, mbeten trimat si kumpira, si kumpirat e merdhite, qe s'i hajne as lopt as thite.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanina

      Nuk behet kjo pune me arrixhinj o Merooo

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkelqim Hajdari, nje evgjit hajdut

        Shkelqim arrixhi Hajdari ka qene nje nga prokuroret me te korruptuar, nje qen qe i kerkonte euro kujdo hallexhiu qe i dilte perpara. Turp per Shoqaten Tirana qe ka Shkelqim Hajdarin!

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhaja

        Ky Shkelqim Hajdari te bej punen qe paguhet se po na mysin me ushqime te skadume. Na u duk si nje dordolec qe cfaqet ngado dhe pa lidhje

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosta

          Ky hajdari eshte nje rr. ari delirant.

          Përgjigjjuni
          1. G
            GOJORE SHPERLARESE

            Osht ene evg i bardhe. Pra, ene Hajdar ene evg... qe eshte rrote k@ ri kete se luam as topi.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tironsi i Vorrit Bomit

            Po shume e ulet dhe poshteruese per cdo Shqiptare , qe kete proteste mbare shqiptare ta kete organizuar Gabeli bregut te lumit n.i.sh Tulla nr. 3 Shkelqim Hajdari. Ky Sh. Hajdari nga hekur kthyes me 3 muaj ne plepa na e beri Saliu Prekuror. Mirpo gabeli kish qene me fat ( lindur me kemishe ) megjithse nuk kish veshur kurre kemishe si gjithe femijet e galeve te Bregut Lumit..por ja ju be vellai Bamir Topi Presidhjere i boleve te Saliu dhe e gradoi krye prokuror. Mori per mbare puna e Cimit u shenderrua ne latifondiste me toka , ullishta , vreshta , troje , pallate etj ne fund me PPP - te e Qerrevise Rama. Rrofshin gabelte e bregut lumit n.i.sh Tulla nr.3 !

            Përgjigjjuni
            1. T

                    Shaban Aga

                    Pra sipas shokut Martin ,PD ne Shqiperi dhe VV ne Kosove jane lindore dmth antiperendimore ndersa Ps dhe opozita ne Kosove jane perendimore dhe me Trump edhe pse sipas KM ne vitin 2016 Trump ishte turpi i civilizlmit dhe nje rrezik per maredheniet shqoptaro-ameriksne.O tempora o mores,si degradon logjika kur hyn ne mes paraja,asnje femije kopshti nuk e beson se ne Shqiperi e Kosove ka parti qe nuk jane properendimore e posacerisht proamerikane.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cufe

                      Brave Z. LEKA...................por e ke prishur d. m. th. e ke dhjere nga fundi kur permed nje pjesmarres MUT MUTI. Kriminel qe ka lyer duart me gjak Fate Gerdec Medihoxhen

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kacidhja

                        Kapelen e Trampit e mbante Shkelqim GOMARI,qe nuk ka qene asnjehere kryeprokuro,por vecse nje hajdut i ndyre.Tani nje servil e lepires i Rames. Ju te temes genjeni pak me lezet jo keshtu kaq trashe per CIM GOMARIN me IQ shune te ulet.Vetem per te vjedh ka intelekt.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Turi

                          E po kur u bo dhe kaçkavalli Shabon Aga me fol per civilizim.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje