Nga Lorenc Vangjeli
Eshtë një film i parë dhe herë tjetër. Eshtë një déjà vu totale. Eshtë një rikthim qesharak i karmës dhe i njëjti skenar grotesk. Janë pothuaj të njëjtët aktorë me të njëjtat “dilema”, por që tani kanë ndryshuar rolet. Kush betohej se ishte i zi si nata akti i një presidenti sot e mbron një gjë pothuaj identike si të bardhë absolute dhe anasjelltas. Ajo që çfarë po ndodh me historinë e dekretit presidencial për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë po ecën në viset e marrëzisë. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirjen e procesit deri në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.
Ky akt, shoqëruar dhe me një listë tjetër me 6 pika si garniturë, po përdoret nga opozita si arsye për shkarkimin e presidentit. Akuza: ka shkelur kushtetutën. Duke i zënë udhë e zë me këtë aksion të kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi, një rrëmuje krejt të panevojshme dhe një shpenzimi idiot energjish që do të përfundojnë të hedhura në kosh. Maxhoranca e skualifikoi menjëherë këtë akt: “Presidenti ka ushtruar kompetencat në përputhje me ligjin”, tha “Bardhi” i socialistëve, Taulant Balla. Dhe me të gjitha gjasat, e tha me shumë të drejtë. Kështu ka ndodhur në të shkuarën. Por atëherë palët kishin shkëmbyer vendet. Socialistët thoshin e bënin atë që betohen sot se do ta bëjnë demokratët dhe anasjelltas. Çka e bën historinë e të sotmes më shumë se qesharake.
Gjashtë vite më parë, në javën e dytë të qershorit 2019 ish-presidenti Ilir Meta kundërshtoi po me dekret, dekretin e tij për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mbas aktit brutal antisistem e vetëvrasës të opozitës së atëhershme për djegien e mandateve, vendi ishte në një situatë shpërthyese dhe Meta pretendonte se një shtyrja e zgjedhjeve i jepte një shans zgjidhjeve politike të krizës së krijuar.
Dhe politikisht me të gjitha gjasat kishte të drejtë, por juridikisht e kishte gabim. Presidenti nuk kishte asnjë mjet ligjor në dispozicion për t’u përfshirë si palë zgjidhjen e krizës. Kishte vetëm fjalën dhe pushtetin moral, por të parën socialistët që e kishin zgjedhur nuk ja dëgjonin, kurse të dytin ai vetë e kishte tkurur pak nga pak duke u afishuar si palë aty ku duhej të ishte mbi palët. Kronika politike e kohës ka shënuar se socialistët e djeshëm bënë rezolutë në kuvend, mblodhën dhe 55 firma për të shkarkuar ish-presidentin, ndërsa demokratët e mpirë nga fruti i gabuar i krizës që kishin gatuar vetë, ju bënë barrikadë për ta mbrojtur.
Këtë bast e zgjidhi Komisioni i Venecias. Në mënyrë të thjeshtë, të qartë e ndoshta turpëruese për gjithë institucionet e shtetit shqiptar, që sherri politik i mbyt në më pak se një pikë uji. “Edhe pse presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, veprimet e tij nuk justifikojnë një procedurë shkarkimi”, shkruhej në opinionin e Venecias në atë kohë. Pra, shkelje kishte, por jo të rënda dhe pa sjellë pasoja të pariparueshme. Ky precedent i qartë mund të ishte i mjaftueshëm për të penguar nisjen e një aksioni të çuditshëm politik nga opozita ndaj një presidenti tjetër, me të cilin ka një mllef të pakuptueshëm e shpesh edhe brutal, edhe banal.
Një gjeneral i mirë, nuk e fillon kurrë një betejë, e cila e ka disfatën në xhep. Nuk dihet se pse, Berisha, kreu i opozitës që dikur pëlqente ta quanin “Mareshalli”, nga indiferenca apo ndonjë shtysë tjetër, e lejoi Gazmend Bardhin të zbazte dyfek e të ngutej si ushtar kamikaze drejt një disfate të paralajmëruar. Duke i dhuruar kështu, një fitore krejt të kotë tavoline maxhorancës së Ramës.
Ky nuk është rasti që të diskutohet mbi presidencën e Begajt. Demokratët që e quanin dikur normale presidencën partizane të Metës, tani e konsiderojnë zyrën e presidentit zgjatim të pushtetit të kryeministrit, kurse socialistët që duket se po e mbrojnë, e shohin si dikë të huaj që jua diktoi po vullneti i kryeministrit.
Nuk ka ndeshje më tyë pamundur se ajo që bëhet me perceptimin. Dhe politika tradicionale shqiptare që perceptimin e ka edhe provë, edhe argument, edhe logjikë të vetme, nuk e humbi edhe njëherë rastin të bjerë në kurthin e vrazhdësisë së saj të paditur. Duke i dhënë publikut të njëjtin film qesharak të parë dhe herë tjetër, me të njëjtët aktorë që kanë ndryshuar vetëm tekstet, por jo “tabiatet” e portretet.
O qelbo! Kaq I pa surrat je sa te krahesosh banditin Meta me Begajn?
Ky duhet pasaportizuar në Kavajë, i bën mirë një pastrim marmite.
Munika, nese votohet per Begajn ne emegracion, ai e ka te humbur davane sepse eshte mashtrues kur thote se kujdeset per gjuhen e kulturen tone, aspak nuk e be kete. Begaj nuk meriton te jete presidenti yne vetem pse ai nuk hap RTSh per tan ne ne emigracion.
Një kompani e shkëlqyer për rikuperimin e investimeve ka nevojë për një ekip të shkëlqyer, dhe vetëm kur një ekspert u shërben klientëve me integritet dhe besim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Udhëtimi im filloi kur pa e ditur investova në një skemë kriptomonedhash, i joshur nga fitimet e premtuara. Në fillim, pashë fitime, kështu që investova më shumë, duke pritur të fitoja miliona brenda pak muajsh. Megjithatë, ishte një mashtrim. Pavarësisht se kërkuan një rimbursim deri në 50%, ata më manipuluan që të dërgoja më shumë derisa kuptova se donin të më mashtronin. I raportova tek autoritetet dhe kontakti i FBI-së më referoi te TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM. Fillimisht isha skeptik ndaj kësaj kompanie për shkak të burimit. Nga fillimi deri në fund, ekipi i tyre financiar punoi profesionalisht për të rikuperuar të gjitha fondet dhe fitimet e mia të vjedhura. Jam ende i shokuar nga rezultati. Kontakti: [email protected]
Një kompani e shkëlqyer për rikuperimin e investimeve ka nevojë për një ekip të shkëlqyer, dhe vetëm kur një ekspert u shërben klientëve me integritet dhe besim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Udhëtimi im filloi kur pa e ditur investova në një skemë kriptomonedhash, i joshur nga fitimet e premtuara. Në fillim, pashë fitime, kështu që investova më shumë, duke pritur të fitoja miliona brenda pak muajsh. Megjithatë, ishte një mashtrim. Pavarësisht se kërkuan një rimbursim deri në 50%, ata më manipuluan që të dërgoja më shumë derisa kuptova se donin të më mashtronin. I raportova tek autoritetet dhe kontakti i FBI-së më referoi te TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM. Fillimisht isha skeptik ndaj kësaj kompanie për shkak të burimit. Nga fillimi deri në fund, ekipi i tyre financiar punoi profesionalisht për të rikuperuar të gjitha fondet dhe fitimet e mia të vjedhura. Jam ende i shokuar nga rezultati. Kontakti: [email protected]
Opozita po te kishte kellce nuk duhej te futej ne parlament pas zgjedhjeve farse.Ata ishin me te interesuar per fatin e pagave te veta sesa per fatin e popullit opozitar.Tani nuk kane c'ti bejne gomarit e i bien samarit.E cfare vlere ka shkarkimi i Begajt edhe sikur te ndodhte kur ai eshte vecse nje nenpunes i thjeshte i rilindjes por me page sa 22 pensione.
Po pse ,marrezi eshte te nxjerresh te palarat e Beromit qe e ka kthyer ne biznes privat presidencen? Marresi eshte te marresh 3-4 rroga dhe te shkelesh ligjin me te dyja kembet ? Presidenti duhet te jete model pozitiv ne respektimin e ligjit dhe jo abuzues.Pse u dashka te mbrohet nje zyrtar qe kryen korrupsion dhe ben veprime antiligjore ? Boll folet sipas oreksit te njerit apo tjeterit sepse prandaj eshte kthyer Paligjshmeria dhe Pandeshkueshmeria ne trend per politikanet shqiptare qe i mbrojne papagalle si puna jote.
O Lorenc, nuk barazohet Begaj me Metën ! Është metodë e njohur që të bësh pis të gjithë nëmënyrë që të pastrohet pak ai që është i zhytur në mut! Analizat e tua nuk më kanë pëlqyer asnjëherë , sepse nuk ke “shtyllë kurizore” dhe llogjikë normale!
Fix Niku, me kurseve komentin.
Lorenc, krahasimi midis Metes dhe Begajt nuk qendron fare! Ti e di mire, sic e di dhe une pse shkarrrashkruan ne kete menyre!
Lufte me mullijte eres!?Me cfare votash do ta rrezoje opozita presidentin!?
Te krahasosh rastin e Ilir Metes me rastin e Barjam Beges eshte si te krahasosh Shelqeren me bironje mali ! O Lorenc, eshte idiotizme krahasimi.
Te duket situate analoge,o gjasme opinionist?
Prandaj Meta=Muti Po kalbet ne burg.U Shkarkua me gjithe baxhellen e Dibres Monika Kokemadhin.