Gjykatësi nuk është votues pa shkollë

17 Tetor 2025, 15:24Blog TEMA
Gjykatësi nuk është votues pa shkollë

Nga Ylli Manjani 

Gjykata e Lartë është bërë objekt i debatit publik jo për vendimet e saj, që duhet të disiplinojnë praktikën gjyqsore, por për një votim ndërmjet dy kandidatëve për gjykatës Kushtetues.
Dy gjëra më bëjnë përshtypje:

E para që trupa gjyqsore e Gjykatës së Lartë ka preferuar në shumicë dërrmuese më mirë të zgjedhë zonjën Llagami, pra dikë nga jashtë radhëve të saj, sesa një kolegun e tyre.

Padyshim që bën përshtypje kjo gjë, por në fund të fundit nuk është edhe krejt jonormale. Ndoshta kolegët kanë preferuar në shumicë që të mbajnë aty kolegun e tyre.

E dyta është debati mbi një fletë votimi, ku tek emri i zonjës Llagami u gjetën dy shenja.

Gjëja e parë që të vjen në mend në kësi rastesh është praktika e ligjit të zgjedhjeve, ku një fletë e tillë do ishte padyshim e vlefshme.

Mirëpo krahasimi me ligjin e zgjedhjeve në këtë rast nuk është i duhuri sepse:

1. Ligji i zgjedhjeve duhet të menaxhojë vullnetin e shprehur të afërsisht 1.6 milonë njerëve. Jo të gjithë janë të vemendshëm e jo të gjithë janë njerëz me shkollë që të kuptojë rëndësinë e shënimit në fletëvotimi.

Ndaj dhe ai ligj toleron votuesin e thjeshtë, i cili është edhe i mbarsur me emocion politik. Por kjo tolerancë e ligjit për zgjedhjet nuk mund të vlejë për gjykatësit e lartë të këtij vendi që janë të shkolluar. Me përvojë, me njohuri ligjore të nivelit të lartë dhe të pakët në numër.

2. Numri i pakët i gjykatësve që votojnë është i rëndësishëm në këtë rast sepse, shenja ekstra në fletën e votimit e bën votën të identifikueshme shumë më kollaj sesa në radhët e 1.6 milionë votave.

Ajo votë me shenjë ekstra gjendet fare kollaj se e kujt është. Atëherë pyetja që lind është çfarë nevoje kishte votuesi-gjykatës të identifikonte votën?! 

Se mos larg qoftë jemi përpara ndonjë ndikimi të paligjshëm apo larjes së ndonjë detyrimi privat?

Shumë ndjesë për insinuimin, por dyshimi është aty.

Ndaj mendoj se rrëzimi i asaj vote me dy shenja ishte vendimi i duhur nga ana e komisionit të votimit. Rezultati zyrtar është i duhuri dhe nuk mendoj se meriton më shumë debat.

Besoj se edhe Gjykata Administrative ka bërë gjënë e duhur që nuk e ka pezulluar atë vendimmarrje të komisionit të votimit.

Në fund të fundit rregulli i votimit thotë shënim në kutinë përkatëse, jo shënja ku të të dojë qejfi.
Kaq.

Ska përse të bëhet gjithë kjo gurgule mendoj.

7 Komente

  1. K
    Kometa

    Pyetje: Kush na siguron qe ajo shenje nul eshte shtuar me vone? Keshtu mos ha shumë mut o gjithollog se nuk te ben mire. Ha me pak.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hana

      Si u shtua, në prani të komisionit dhe të vetë trupës së gjykatësve. ........ Në sy të të gjithëve u hap kutia, u numëruan fletët, u bënë stivë përmbys, dhe merreshin një e nga një, dhe drejtoheshin nga gjykatësit, të cilët lexonin dhe shënonin votat e secilit. Komisioni nuk lejohet të mbaj stilolaps nëpër duar..... E more vesh o kokmetë?

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zgjedhësi që nuk do të bëhet votues.

      E saktë kjo që shkruan Ylli. Një votues në një qendër votimi fshati që bën një veprim të tillë edhe me dashje, që të tregojë se, unë kam bërë dy shenja, një në kuti dhe një tek numri para emrit, përsëri nuk identifikohet dot, pasi kur numërohen të tillë "gabim", mund ta kenë bërë shumë votues të tjerë.......................... . Ndërsa kur janë 20 votues, në një dhomë, kjo bëhet dhumë lehtë. ....... Unë i them atij që më kërkon votën. - Në fletën time do të vë një shenjë x në katror, dhe do të qarkoj numrin para emrin. E pe!? Ajo ishte vota ime. ........ Prandaj, e saktë. E pavlefshme...... E thjeshtë fare.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Amber

        Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

          1. v
            vv

            Manjani , te dija korect, por edhe zotrote e dredh, si gjithe shqiptaret helbete.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oh uh

              Ore a di kush gje a punon kund ky Manjani qe rri duke u munduar te na shese mend medemek i di holle punet e drejtedise.Rama mesa duket as nuk e ka vene re kthesen e Manjanit 180 grade keshtu qe i ka mbet vetem te beje bla bla sa per te vrare kohen

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje