Nga Zef Ndreka
Deklarata e Sali Berishës se “Protesta e UÇK dëmton luftëtarët e lirisë” , është padyshim provokuese dhe e ngarkuar politikisht, sidomos në prag të një proteste që shumë e shohin si akt solidariteti me drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Kjo deklaratë e Berishës duket se synon të diferencojë mbështetjen për UÇK-në si vlerë kombëtare nga format e shprehjes politike që, sipas tij, mund të interpretohen si presion ndaj drejtësisë ndërkombëtare.
Ai kërkon kinse, të ruajë imazhin e luftëtarëve të lirisë nga çdo instrumentalizim partiak. Megjithatë, kjo qasje mund të shihet edhe si përpjekje për të shmangur përplasjen e protestës me axhendën politike të brendshme.
Sido qoftë, deklarata e Berishës është e habitshme, duke ardhur nga një figurë që tradicionalisht është pozicionuar si mbështetës i çështjes së Kosovës dhe UÇK-së. Ta quash protestën “dëmtim të luftëtarëve të lirisë” në një moment kur ata ndodhen në gjykim në Hagë, mund të perceptohet si ftohtësi ndaj ndjenjës kombëtare dhe solidaritetit qytetar.
Në fakt, shumë njerëz e shohin protestën si shprehje dinjiteti dhe bashkimi kombëtar, jo si dëm.
Nëse ka një rast kur shqiptarët duhet të jenë bashkë, është kur drejtësia ndërkombëtare prek drejtuesit e luftës për liri.
Protesta nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të kujtesës historike dhe sakrificës. Ndaj, ta quash “dëm”, është ta keqlexosh emocionin e një kombi që s’e harron kush i solli lirinë.
Përse e bën Berisha këtë deklaratë?!
Kush ia imponon?!
PERPJEKJET E SALI BERISHES DHE ALBIN RTIT JANE TE KORDINUARA PER SABOTIMIM E AKTIVITET MBAREKOMBETAR. TE DY DUAN LEGJITIMOJNE QENDRIMET E MBAJTURA KUNDER UCK . SALI BERISHA NUK PERGENJSHTROI ASNJE NGA AKUZAT NE PARLAMENT NDRESA ALBIN KURTI SHKON ME TEJ PER TE NDARJEN JO VETEM SHTETERORE POR DHE SHPIRTERORE MIDIS NESH TE DY DO TE DESHTOJNE POPULLI DHE KOMBI JANE TE PERJETSHEM ATA DO JENE TURPI I TONE
Sali Berisha nuk ka qenë asnjëherë mbështetës i çështjes së Kosovës dhe i UÇK-së, siç thotë autori i shkrimit. Sali Berisha ka qenë e kundërta: një armik i pavarësisë së Kosovës dhe një urryes i UÇK-s po aq saç ka qenë edhe Serbia, në mos më shumë (nuk janë të paktë ata që bëhen më katolikë se papa). Sali Berisha ka ndihmuar Serbinë për të thyer rezistencën e kosovarëve dhe për të shuar luftën e tyre për liri e pavarësi. Kjo e shpjegon të vërtetën e nënkuptuar të deklaratave e qëndrimeve të tij, që i arsyeton gjoja me përkujdesjen se mos shprehja e patriotizmit dhe e solidaritetit me të akuzuarit padrejtësisht - akuza që bazohen në akuzat e hartuara nga padronët e Berishës.
Koment i sakte..Dhe une nuk e vazhdova me tej leximin pas rreshtit kur ky servil apo injorant shkruante se monstra ka perkrahur ceshtjen e kosoves e blla blla blla.
O Zef Ndreca ! Nuk e di çfarë pune bën dhe ç' moshë ke, por nëse do të kishe ndjekur politikën e viteve 1995 e në vijim do të vëreje se Sali Berisha, nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimet e tij të herëshme ndaj çështjes së Kosovës........................................................ 1 --- Që në 1995 në letrën dërguar Departamentit të shtetit, ai këmbëngul që Kosova të mos kërkojë pavarësinë, por autonomi të gjerë dhe kryeqytet do të kishte Beogradin. Gjeje në arkiva dhe fo të thuash, ua si nuk e dija............................................................. ---- 2 ------ Kur e gjithë bota ja bllokoi furnizimin me naftë Sllobodanit, ai që e shpëtoi ishte Sali Berisha. Futnizoi tanket dhe avionat e Serbisë me karburant. Për të mirën e popullit të Kosovës. Të vritej gjysma e popullit pasi ishin shtuar shumë. Për këtë gjë Berisha nderohet në Kosovë................................................................. 3--------- E quajti UÇK organizatë terroriste m-l dhe i qëndron edhe sot këtij etiketimi, duke thënë se terroristët janë në Hagë........................................................... 4--------- Ishte kundër shkuarjes në Rambuje, sepse aty u vendos çlirimi i Kosovës......................................................... 5------- Për të gjitha këto Rugova nuk pranoi ta takonte derisa vdiq dhe në vitin 2001 e ktheu Berishën mbrapsht në kufi, duke bërë që të jetë shqiptari i vetëm që nuk lejohet të hyjë në Kosovë..................................................... Pra ky ka qenë faktikisht qendrimi i Berishës ndaj Kosovës, pavarësisht llafeve në erë. Faktet janë kundër tij dhe teje, o Zef.
Po Beogradi ja imponon, kush tjeter!!! Me urdher te Beogradit prishi 500 fabrika dhe uzina dhe e la popullin pa pune dhe filloi emigrimi masiv qe vazhdon dhe sot se pasaniket e rinj nuk ndertojne fabrika, merren me tregeti! Me pas i shkaterroi shqiptaret me ligjin 7501 dhe piramidat! Per aq kohe sa ishte ne pushtet e ushqeu popullin vetem me iluzion vizash dhe Nato-je, buke sa per te mbajtur frymen dhe me helm! Dhe sot e ushqen perseri me helm, dite per dite deri sa te kete frymen e fundit! Dhe sa te kete Serbin ne krah, ka dhe rusin natyrisht dhe une e kam thene prej kohesh: Doktor vdekja qe nuk eshte ne burg mbrohet nga nje superfuqi (nenkupto: RUSIA)!!!!
More keto dihen te gjitha , por nuk dihen ku eshte burreria dhe trimeria per ta mbajtur shqiprazmen , te pakten kjo qe eshte sot, se po iken ne drejtim te pa ditur me Sali Berishen dhe Albin Kurtin, apo s'ka gje. Ate qe s'arriten ta benin atehere, po e bejne tani me Saliun dhe Albinin. Atehere ka burra trima shqiptare me qe tu a vene koqet ne bige ketyre te dyve qe mos degjojme edhe ca deputet si andej dhe ketej me argumenta qe s'jane argumenta por nje injornce interesash private. Ka ngele me ndonje?!