Antienveristët

16 Tetor 2025, 16:37Blog Nga Adrian Thano

Antienveristët

U përmend emri i Enver Hoxhës në një dokument zyrtar të Kuvendit. Reagimi ishte i shpejtë dhe i zhurmshëm. E gjithë klasa politike, e vjetër dhe e re, nxitoi të japë prova besnikërie ndaj demokracisë, duke “denoncuar” fort diktaturën dhe diktatorin.

Një teatër bajat tashmë, ku skenari është i njëjti prej dhjetorit ’90. Publiku i lodhur i njeh rolet përmendësh, i njeh edhe marifetet, dhe gjithçka tingëllon si një reprizë e dëgjuar mijëra herë.

Problemi i sotëm i Shqipërisë nuk është emri i Enver Hoxhës në një listë përkujtimore apo çfarëdo qoftë. Problemi është se maskat janë ndërruar, por shfaqja është po ajo. Këta që thërrasin më fort kundër diktaturës së vdekur janë të njëjtët që kanë ngritur mini-diktaturat e tyre sot më të gjalla se kurrë.

Këta autoritarë të padurueshëm ndaj kritikës me duar të gjata në xhepat e shtetit, të etur për pushtet me dekada, të rrethuar me erën e vjetër të servilizmit, janë bërë tashmë mjeshtra të sharjes dhe konfliktit teatral, njëherazi pengmarrës të kësaj demokracie në emër të së cilës flasin.

Barkngopur por shpirtzbrazur, tenderaxhinj banalë të përjetshëm, në 30 vjet “liri”, arritën të prodhojnë më shumë pasiguri, papunësi, emigracion dhe beton, sesa mirëqenie. Një dështim turpërues, për një vend ku natyra ka qenë kaq bujare. Në thelb kanë dështuar si njerëz, përpara se të dështojnë si politikanë.

Ndërtuan karriera mbi luftën ndaj komunizmit, shesin sot e gjithë ditën “ëndrrën europiane”, por kanë ngatërruar kolltukun me qytetarinë. Ashtu siç nuk kanë ditur të qeverisin, nuk dinë as të largohen me dinjitet. Hipokrizia e tyre është e vetmja gjë që nuk ka pasur krizë.

Ndërkohë shumë shqiptarë kanë nostalgji – jo për Enverin si kult, por për disa gjëra që, sot, janë zhdukur: një sistem shëndetësor dhe arsimor funksional, ndjenjën e rendit, dinjitetin ndërkombëtar të pasaportës, ndjesinë se shteti nuk i përkiste vetëm të fortëve dhe të korruptuarve.

Nuk ka tallje më të hidhur ndaj kujtesës historike sesa fakti që shumë prej udhëheqësve të sotëm janë fëmijë, nipa apo mbesa të atyre që ndërtuan atë sistem. U shkolluan në shkollat e tij, e përdorën sistemin, dhe sot, ndërsa e denoncojnë, përfitojnë nga trashëgimia e tij – dhe jo për ta ndrequr.

Në vend të zhurmës bosh mbi “gabime protokollare” me Enverin e vdekur në shtrat 40 e kusur vite më parë, ndoshta do bënim mirë të ndreqnim sjelljet që kanë mbetur në shpirtin e sistemit të sotëm.

Sepse ajo që e vret më shumë demokracinë, nuk është hija e diktaturës – por imitimi i saj nga shakaxhinjtë e përparimit që pretendojnë ta kenë përmbysur.

34 Komente

  1. V
    Vlora 97

    Aaa më t lumtë ajo dorë !!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Bravo.

      Përgjigjjuni
    2. N
      NACIONALISTI

      LAVDI ENVER HOXHA

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pipi

        Bukur...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dauti

          S'kane cfare bejne dhe s'dine cfare te thone keta debila, ati brez beri luften dhe ndertoi shqiperine dhe i dha popullit dhe kombit tone gjithandej dinjitet. Sot e 35 vite keta vjedhin dhe shkaterrojn gjithcka duke share Enver Hoxhen dhe sistemin e tij, por harrojn se nuk kane sjelle demokraci por arrogance, harbuteri, kriminalitet dhe drejtojn vrasjet mafioze politike. Kane vrare me shume se ai sistem dhe i kane bere deme shume te medha shqiperise dhe e kane cuar dinjitetin kombetar sa me poshte nuk ka me. I ka mbetur akoma dhe ca yndyre shqiperise per te vjedhur, nga djersa dhe gjaku i popullit qe ndertoi shqiperine nen kujdesin e atij sistemi dhe ca hapsira per te bere pallate me shume kate, kane mbetur dhe ca pasuri naturore per te vjedhur, keta jane ELITA bashkepronare e kompanise Bankers Petroleum, etj qe vjedhin dhe ndajn bashk me te te ardhurat prej saj! Tani pasi Bankersite bashke me ta i ka dalur kallaja sheshit, nuk dine me cfare te bejne por sajojn evente me nderkombetar, i vene flaken shqiperise, merren dhe e fillojn diten me DIELLA dhe e perfundojn me BIELLA se jane te pazot per te ndertua, jane njerez pa ide, te pashkolluar, totalisht injorante dhe cdo dite na nxjerre ndonje DIELL aty, apo kete rastine tanishem per Enver Hoxhen per ti terhequr vemendjen popullit per masakrat qe ka bere dhe bejne me korrupsionin marramendes ne te gjithe shqiperine, drogen, krimin, papunesine, shpopullimin e shqiperise, krimet njerezore ku cdo dite vritet ndonje toge njerzish, etj. Per te gjitha keta jane autoret qe i dirigjoj dhe ja japin gati grupeve kriminale per ti zbatuari, se i intereson nje situat e tille alarmant qe shkaterroi shqiperine dhe te vjedhine ate cfare ka mbetur. Mbajne Berishen akoma gjalle ne krye te PD, ku te gjitha mediat e tij dhe qeverise e japin ate cdo dite nga 1 ore duke pellitur per vjedhjet e PS po harron te tijat qe po ato qe bene PS e Rames dhe te dy palet vazhdojn akoma me mareveshje te fshehta ku Berisha mbane kepucen dhe Rama ngul gozhden.Pra te gjitha keto, behen per ti terhequr vemendjen popullit nga koncesionet ne pasurite natyrore minerare te naftes, gazit, kromit, bakrit, qe cdo dite ngarkohen trenat dhe vagonat qe i trasportojn jashte shqiperise si lende e pare drejte tregut boteror, me cmime sipas qefit qe ti heqin sa me pare se fal i kane dhe parat i depozitojn ne bankat ofshore, etj. Keta jane pikerishte keta rrugac qe kane mbushur parlamentin, politiken, qeverite dhe gjithe institucionet shteterore! Shqiperia Enverit diktator ishte shume larte dhe as qe mund te krahasohet me kete ku e katandisen keta sot dhe na servirin mrekullin, kur ne se shikojm dot as me syze ku eshte ajo, por ajo ekziston vetem ne jeten e tyre familiare dhe ne bollek qe e kane krijuar duke vjedhur pasurine publike qe ndertoi dhe vuri ne sherbim te vendit Enver Hoxha, prandaj populli se harron ate "diktator" se diktatura e ketyre me emrin "demokraci" eshte shume me e hidhur dhe me kriminale se ajo qe lame pas!

          Përgjigjjuni
          1. P
            P S E ?

            Politikanet e sotme te etur per pushtet e pasurim te pa ligjshem , nuk e kane nderprere asnje dite zjarrin e propogandes qe , bashke me barin e thate , djeg edhe te njomin !

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Fëlliqësira morale. Kur hiqen dhe hajdutët sikur kanë moral!!? Këta urrejnë vetëm rrethanat e personat që i pengojnë të vjedhin, asgjë tjetër. Me kultin nuk kanë asgjë kundër, përveçse kur e shohin si konkurrencë te dikush tjetër. Hajdutët vjedhin edhe për të ngritur kultin e tyre të të epërmit mbi viktimat që i varfërojnë deri në zgrip të ekzistencës. Kjo është e vërteta që e fshehin duke u shitur si dashnorë të demokracisë.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Fëlliqësira morale. Kur hiqen dhe hajdutët sikur kanë moral!!? Këta urrejnë vetëm rrethanat e personat që i pengojnë të vjedhin, asgjë tjetër. Me kultin nuk kanë asgjë kundër, përveçse kur e shohin si konkurrencë te dikush tjetër. Hajdutët vjedhin edhe për të ngritur kultin e tyre të të epërmit mbi viktimat që i varfërojnë deri në zgrip të ekzistencës. Kjo është e vërteta që e fshehin duke u shitur si dashnorë të demokracisë.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fshatari.pafshat

                  "Nuk ka tallje më të hidhur ndaj kujtesës historike sesa fakti që shumë prej udhëheqësve të sotëm janë fëmijë, nipa apo mbesa të atyre që ndërtuan atë sistem. U shkolluan në shkollat e tij, e përdorën sistemin, dhe sot, ndërsa e denoncojnë, përfitojnë nga trashëgimia e tij – dhe jo për ta ndrequr." Kur edhe Thano, qe ka nje jete ne gazetari etj., arrin ne kete, mesiper, perfundim aspak shkencor, misterioz, si i behet halli me ata qe e rrethojne Thanon ne pune, shtepi, lagje, kafene, e kudo tjeter. Mos besoni cfare shkruajne...Besoni tek ecuria e historise se familjes tuaj nga stergjyshet e deri me sot. Kjo eshte metoda me efektive qe te con ne konkluzione realiste dhe perparashpenese...

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Enveri

                    Qene tamam fshatar.loqe, po pse mer idiot duhet doktorate shkencore per te verifikuar prejardhjen e sigurimasve te Pd-se, varjarit te Enverit apo Edvini nipit te Spiro Kolekes?

                    Përgjigjjuni
                  2. O
                    Oficeri dulles

                    Keta dhe baballaret e tyre qe shajne Enverin sot ne kohen e tij ndiqnin rinine per floke te gjata e pantallona kauboy me te njenjte histerizem si sot. Kjo eshte rraca me ndyre ne shqiperi .

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      X

                      Dyshja Sali-Kurti,eshte anti UCK,gjithe te tjerat jan pallavra,kjo eshte dyshja me antikombetare ne historine moderne.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I lir

                        Pergezime z.Thano. Je i vetmi qe ke ndezur nje qiri ne erresiren e tunelit

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zbuluesi i fundit i Enverit si diktator

                          Te gjithe politikanet tane kane bere e bejne kariere ne kurriz te Enverit. Saliu i pari. Enveri nuk ishte as lapanjoz as i korruptuar, nuk ishte as tenderaxhi hajdut e as maniak pas pasurise. Enveri l, luftoi, punoi e vdiq si burre i vertete shteti. Keta politikanet e sotem jane e do te mbeten faqja e zeze e historise shqiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na myten arbanistanet

                            Keta jane kurva!

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Nul Moka

                            E thua mirë, shumë prej politikanëve të sotëm janë bij ose nipër të atyre që ba udhëhiqnin në diktaturë........... . Dhe më të shumtut janë më PD. Shih, Albana Vokshin, Edi Palokën, Klevis Balliu, pa lëre Berishën e Tritan Shehun, apo spiunin e UDB-së Nul Mokën.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cubi

                              Nuk vlen komenti per keta klloun cirku. Ku krahasohen keta muter me enverin. Cfar kan te mire keta per 35 vjet, vetem shkaterrim dhe drog. Ligjin e ben rrugaci,burgaxhiu,i pa shkolluari etj. Ai rrugacit i shk.......me te madh e me te vogel. Se per drog dhe pislleqe as behesh llaf,jo me te drejtonin shtet.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lexues

                                Fakt: Enver Hoxha ka vrare e burgosur me shume partizane gjate periudhes 1945-1984 se sa kane vrare e burgosur Musolini dhe Hitleri ne Shqiperi gjate viteve 1939-1944. Kur vdiq la ne parti vetem servila si Sali Shurra dhe babai i piktorit.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arkiva

                                  Lexo o lexues, LEXO, LEXO! Numërimi i të vrarëve, i periudhës të Enverit ka filluar që më 24 maj 1944.......... . Pra në numrin e të vrarëve hyjnë edhe ballistët e vrarë në luftë............. Mbas çlirimit u vranë tradhëtarët dhe bashkëpuntorët e fashizmit të cilët kishin kryer krime ndaj popullit................ Franca, Holanda, Belgjika dhe Danimarka, vranë shumë herë më shumë se Shqipëria...........( Lexo o lexues, hyr në internet)...... Hyjnë diversantët si Xhevdet Mustafa i cili u vra, pasi kishte vrarë nga Divjaka në Rrogozhinë, 7 persona të pafajshëm............ Hyjnë kriminelë ose hajdutë ordinerë................... . Vrasës që morën gjakun sipas kanunit të Lekës............ . Spiunë të agjencive zbuluese të huaja.......... Sigurisht janë vrarë edhe kundërshtarë të regjimit dhe ndoshta shumë prej tyre pa faj............................................................................................................. Dhe e di se sa është numri i përgjithshëm i të vrarëve nga regjimi komunist. 4852 ( katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy) persona...... . Kaq u vranë vetëm më vitin 1997.......

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lexues

                                    Vrasjet e antifashisteve dhe komunisteve filluan me grupin e deputeteve dhe mbaruan me Mehmet Shehun. Tuk Jakoven e helmuan ne burg. Liri Gegen e pushkatuan me femi ne bark. Keto jane bemat e heroit tend.

                                    Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Enveri

                                  Poshter hajdutat e demodhjerise 35 vjecare!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Trapajane hesapi

                                    Dhe kjo flet shume. Tani duhet te themi :-"Lavdi Musolinit", "heil Hitler". Eshte kohe e tyre. Pasardhesit, pavarsisht perkatesise partake, Kane kapur per fyti Shqiperine. Madje mburreni ne parliament. AQ injorance sa edhe kufijte e site te ballkanin, IA ngarkoje ENVERIT, qe "coptoi kombin shqiptar "Ne pese shtete.Meritat e Bashkimit kombetar I ka Musolini dhe Hitlerit qe luftuan jo vetem" per bashkimin europiane, por edhe per bashkimin kombetar te shqiptareve. Ndaj bashkepuntor et e tyre Jane "heronjte kombetar" Ndersa Ata qe luftuan kunder Tyre Jane tradhetare e kriminele. Dhe kete nuk e thote vetem kelyshi I ballisteve dhe tradhetare e te kombit, por edhe thirrje e Edi Rames "komunistet ne litar".

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kasem gahinji

                                      I pashe e degjova. Injorance e vertete. Me beri pershtypje, se edhe pse ia numuruar Saliut tradhetite e tij kombetar, as Jeri nuk I beri nje pyetje publike, nga tribuna e kuvendit:-"Ti Sali, Ti Flamur a keni qene agente te UDB? Histori te e Milices I njohim, por ti Flamur, kur u arratiset ne kosove ne 1990 a u prite nga nje general major I UDB, kushuri i fisit tend?. Me cfare missioni u ktheve Ne Shqiperi? Ka ardhe Koha te hetohen spiunet e agjenturave te huaja ne rradhe e deputeteve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nje i Moshuar

                                        Po mor gazetar Adrian Thano ajo ka qene nje periudhe e lavdishme jo per nostalgji por po te besh krhasimin me pas 90-tes tregon se jane tallur duke bere nje loje te piset me ate figure qe do mbetet ne shekuj “ na ishte njehere “ dhe populli i thjeshte dhe i ndershem i besoj asaj loje te piset qe do te bente me te vertete ndryshim Po nga keta qe jane edhe sot ? Nuk jane te zgjuar por vec hipokrit kriminela hajdute , cdo gje u vertetua per keto 35 vite mender demokraci ? Po pse gjithmone e peson njeriu i ndershem dhepuntor ? Bravo per shkrimin te uroj suksese ne shkrime me te bukura ????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          astriti

                                          normal qe jane antienveriste ,se jane tradhtare te ketij kombi ,skane luftuar per te ,se dhe kur qe koha per te luftuar u bene me poshtuesin .jane binj te skeleteve balliste qe perpeliten nen jarget e mbllacitjes e te mendojne se po hakmeren ndaj luftetareve te lirise .normal qe jane antienveriste se dhe sot kujtimi i tij u kall daten .normal qe jane antienveriste se eshte menyra e vetme per te justifikuar demet qe i shkaktuan atdheut te shqiptareve duke shkateruar fabrika ,uzina ,mjeksi ,arsim ,mbrojtje ,rend e duke vjedhur cte munden nga pasuri e shqiptareve krijuar me djerse e sakrifica .sot ai burri i madh ,konsoliduesi i shtetit ,shtet shqiptar feston 117 vjetirin .dhe 117 vjet te tjere shqiptaret do ta kujtojne si burri qe emancipoi shoqerine shqiptare ,e mbrojti ,e shkolloi ,e ndricoi dhe e zhvilloi ne cdo aspekt .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Turqit e Perëndimit

                                            Të gjithë Shqiptarët e Shqipërisë janë antiEnveristë. Të gjithë. Ne u konvertuam të gjithë brenda natës në Turq të SHBAsë dhe Perëndimit. Jemi Turqit e dytë pas " grekëve" , si turq të Perëndimit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Milo

                                              Autori: nuk kane nostalgji per Enverin,por per mjekesine falas etj etj.Epo kto mor me nder me thene gazetar nuk I beri njeri I padukshem.I beri dora veta Enver Hoxha legjenda.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Deni

                                                Eshte ajo pjesa ndyre qe ka vene ne balle te luftes per rrezimin e Komunizmit nipin e Hysni Kapos

                                                Përgjigjjuni
                                                1. ¿?

                                                  Poshtersia e te gjihe ketyre qe shkruajne me kete gjuhe dhe e ju komentuesve gjysem-debila e gjysem-koqe eshte se, duke vene ne dukje pislleqet e sotme doni me skuthllekun me te neveritshem te rehabilitoni vampirin Enver Bastardin qe: 1. E ktheu kete vend ne burg ku bente edhe ligjin edhe Maliqin si t'i donte bytha e tij e shpuar. 2. Nuk la shok te vetin pa e shpallur armik me paranojen e tij absurde. 3. Me sistemin qe shpiku per te mbajtur pushtetin e vet ne pafundesi e ngordhi kete popull nga uria. 4. Nqs burgu i Enverit do te kishte qene kaq i mire, perse me t'u dhene mundesia shqiptaret u versulen si turma kafshesh te egra nga deti e nga toka per ta braktisur "parajsen Enveriane?. 5. Nqs keta te sotmit jane nipat e mbesat e atyre qe krijuan ate sistem, edhe ky sistem i sotem eshte vazhdimesia e atij sistemi. Demokracia eshte dicka tjeter. Kjo e jona eshte si me i thene Derrit daje, por kjo nuk e ben as me te mire, e as me te bardhe Vampirin Bastard Enver Hoxha. 6. Si ka thene nje burre i vjeter muti nuk e ben bajgen ushqim.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. U
                                                    Ushtaraku

                                                    Po kjo ishte loja e brezit dhjetorist qe u vetdekoruan si "pishtare te demokracise". Me pishtaret e demokracise ne duar i vune flaken shqiperise per ta vjedh e grabit. Populli sot eshte me i verbuar nga propaganda si kurre me pare, edhe me keq se ne komunizem. Sot ke vetem liri te hash m.t kot. Provo kerko drejtesi per pronat, per te drejtat ne pune, per shendetsin e sigurine se te varrosin se gjalli. Provo te permendesh emrat e atyre qe ndertojne kullat ne mes te Tiranes, hotelet me 5 yje dhe rezortet turistike. Te vrasin diten e te qajne naten! Cdo nate propagande ne televizione dhe 24 ore ne rrjetet sociale ku njerezit i ka zene tmerri nga Nesti Andonet qe te filmojne, shpifin e te bejne gjyqin shume her me keq se ne kohen e Enverit. Si perfundim or mik sot nuk ka Shqiperi se per kete shtet e politikane te korruptuar une as qenin nuk e sakrifikoj e jo me femijet. Do zoti nuk na hedh ndonje raket Rusi se per ket shtet nuk ngrihet njeri ne kembe, e shumta ndonje pordhe e Fahriut. Enveri nxirrte 80 mij ushtare brenda 24 oreve ne kufi pa numeruar vullnetaret apo rezervistet si Saliu e Edi Rama ne ate kohe.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Sahara...

                                                      Eter dhe bije , 1944 - 2025 ... E keqja shkon ne kreshendo . Detyra e zuluve eshte t'i votoje dhe t'i duartrokase .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        Cubi

                                                        Ti pa emer me pikpyetjet mbrapsh qenke nje rr k i pa shoq. Ti se ke jetuar ate koh,ty ta kan treguar. Ne ate kohen e tij gjygji behej ne popull pavarsisht vendimit cdo diskutim protokollohej. Sot ne kohen e ndritur e ashte quajtur demokralesh te zhdukin pa gjurm. Sot gjygjin ta bejn maskarenjt dhe kriminelat. Mund te me thuash cfar te mire ka sot,drog,prostitucion, krime,vella vrasje etj pa fund. Ne ate koh dilje ne pension dhe kaloje me shoke,sot mbas bishtit te bagetive,ne bishtin e vegles se punes deri 90 vjec dhe ka shum raste te vdekur ne parcel. Shkurt bukuri pa fund.kohe e ndritur e demokraleshit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          astriti

                                                          pikepyetje poshte ,pikepyetje lart ,te uroj ti provosh ne jeten tende te mirat e medha te ketij sistemi te qelbur ,,,si krimin ,drogen ,kurverine ,vellavrasjen ,injorancen ,etj .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. I
                                                            Ish ushtarak.

                                                            Jo për politikpor mendoj se themë të vërtetën sipas meje:1)Shqipëria si ishte dhe si e la në 1985 Enveri,2)A kishte INDUSTRI NXJERSE E PËRPUNUSE SHQIPËRIA 3) A kishte bujqësi e blektori eksto .e intesive(si vjen zhvillimi meparcelizim)???4)aA kishte Forc.tëArmatosura dhe logjistikën mbështetëse?Ju tëtërë shani dhe mallkoni FORTIFIKIMIN lornjë pyetiekam o llapaqenë me e pa arsim A ISHTE NË GJËNDIE SHTETI TË PRODHONTE RAKETA,AVJON etj.??aAtë mundësi kish dhe atë bëmë.Ju qënër skt mund të thoni se dhe kalat perandorët dhe sulltanët i kan ndërtuar kotë.Enveri në 1944 e gjeti me 900 mijë atdheun dhe la me mbi3.5 milion.Përpara se të mos ju pëlqejnë çfarë kam shkruar ju kujton:-Ku e lamë e ku na mbeti vaj vatani e mjerë mileti.Mjaftë më ne zëmërime se le të bëmin këta poliqen të demokracis (JO PËR PASURIMIN E TYRE SE AJO DIHET) POR PËR ATDHEUN.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje