Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që të mos koritesh!

16 Tetor 2025, 19:11Blog TEMA
Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që

Nga Martin Leka 

-Do të dal në protestën në mbështetje të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit sepse në ndërgjegjen time ata janë të pafajshëm. 

-Do të dal në protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bindjen e thellë e të padiskutueshme se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe kishte synim çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb që udhëhiqej nga monstra Slobodan Milosheviç. 

-Do të dal në protestë për çdo qytetar të Kosovës që ka në zemër lirinë dhe të drejtën për të jetuar denjësisht në një shtet të pavarur e sovran. 

-Do të dal në protestë për mllefin që kam ndaj një skëterre politike, një mashtruesi të blerë e një të moshuari matuf si Dick Marty i cili e filloi këtë sagë të re sakrifice të Thaçit me pretendimin e trafikimit të organeve në një kullë malësie në një fshat të Matit, aty ku nuk ka kushte as të pjellë lopa një viç, jo më të trasplantohen organe. 

-Do të dal në protestë vetëm për drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, sepse Kosova, Shqipëria e gjithë njerëzit e kësaj bote po e shohin përmes zhvillimit të gjyqit në Hagë se sa e sforcuar dhe manipuluar ka qenë akuza dhe se dëshmitarë seriozë e personalitete politike ndërkombëtare të jashtëzakonshme si Rubin etj. po e dëshmojnë qartë pafajësinë e udhëheqësve të çlirimtarëve të Kosovës. 

-Do të dal në protestë në nderim, përulje e mirënjohje ndaj Adem Jasharit me familje e gjithë atyre që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës. 

-Do të dal për të gjithë fëmijët e vrarë pa faj. 

-Do të dal për të gjithë gratë e burrat me plis që u vranë pa shkak. 

-Do të dal për të gjitha gratë e vajzat që u përdhunuan e keqtrajtuan nga shtazët serbë, duke shkelur jo vetëm çdo kod lufte, por dhe çdo kod njerëzor. 

-Do të dal për shokun tim Avdylin nga Deçani, për vëllanë e tij Xhevatin, për Fitoren, vajzën studente e qindra-mijëra të tjerë që u përzunë nga trojet e tyre me forcë në eksodin më të pashembullt në prag të shekullit të Inteligjencës Artificiale dhe që u strehuan tek  vëllezërit e tyre në Shqipëri. 

-Do të dal për qindra-mijëra të pagjetur që ende sot, Serbia ka frikë prej tyre. 

-Do të dal për të gjithë ata që duan bashkimin e gjakut që nuk kalbet. 

-Do të dal në protestë edhe për ata që me apo pa vetëdije apo në emër të pushtetit dhe votës që i japim, duan që shqiptarin ta ndajnë në dysh. 

-Do të dal në protestë edhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës që nuk tha një fjalë tash 5 vjet për Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës që u “rrëmbye” nga kjo e ashtuquajtur “drejtësi” dhe për të tjerët e burgosur në Hagë. 

Do të dal në protestë për ty Albin. 

Që të mos koritesh bre burrë! 

18 Komente

  1. A
    Arvanitasi

    Bravo i nderuar Z. Martin!

    Përgjigjjuni
    1. E
      E ke kajt o Martin Leka

      Vertet bravo Martin Leka. Ma do nderi te te them o Martin se ke bo gabim qe e quan Albin Kurtin burre. Ai mund te pretendoje te jete mashkul, po burre asesi nuk asht, as ai e as Sali germadha.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        E ke qarë Martin! Fjalën burrë drejtuar Kurtit, jo për gjininë po për atë që ne duam të cilësojmë karakterin apo integritetin moral të një mashkulli, mirë do ishte ta kishe vënë në thonjëza. Sepse thënë në këtë kuptim nuk i takon Albinit, i cili për çështje fondamentale, ç'thotë sot nuk e thotë nesër. Për këtë ka një shprehje të urtë popullore: "Muri luan, burri s'luan!".

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vala

      Bravo Martin Leka, por qelbesira Kurti as skuqet e as zverdhet

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

        Mos prisni te dalin ne proteste armata e agjentures serbe per lirimin e krereve te UCK - se . Them armata sepse nuk jane vetem Sali Berisha e Albin Kurti te tille , por edhe gjithe tufa e derrave qe u shkojne verberisht pas !

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora 01

          Shumë I sakt.Respekte.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Keta jemi ky eshte niveli

            BRAVO.....! Respect...

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alfred

              Te gjithe spiunet dhe humbamenot si puna e ketij aktivizohen te llapin me nje mesazh, derguar nga "qendra"!!!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrup Tupi

                A do të thotë kjo që dhe ty të erdhi një mesash nga "qendra"?! Të paktën shprehu nëse do të marrësh pjesë,apo jo!

                Përgjigjjuni
              2. P
                Petrit

                Bravo o Martin Leka . Ka BURRA Shqiptaria Por fatkeqesisht ka pseudopatriotie. maahtrues, perçares …. Ka edhe tradhetare si ky qe denigron UCK , heronjet, çlirimtaret. U farofshin Dhe KURRE. Mos u shtofshin te gjithe ata qe urrejne UCK, flamurin tone kombetare ….. edhe Hymnin e kombit shqiptare .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bishti Qenit.

                  Alfred. robt ku t'i keshtu.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    KOPILAT NUK KANE TE SOSUR NGA TE DY ANET E KUFIRIT

                    Çfare te ka bo Alfred?... o qen zgjebarak dhe torollak i kauzes se serbies se s'Hale Čubrillovičit dhe Albina Kurvovičes. Meso te shkruash shqip o trukar qe shkruan me google translate. Te shkerdheft tan kina nonen, motren dhe çfare te permban pragu i shtepise.. Rrofte UÇK dhe e gjithe shqiptaria.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Puci

                    Burri thone ka kohë mu korite . Albini e Sala e kanë me ngutë

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      K

                      Mire e thua Martin,po kujt ja thuaj,Kurti nuk ndigjon nga ai vesh,ai ndigjon nepermjet veshit te Saliut.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        P

                        Fat I madh eshte qe Kurti ne Shqiperi eshte njeri i urryer,shpresoj qe dhe te shqiptaret Maqedonise te kuptohet.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Me UÇK-ne????????????????

                          Te lumte M. Leka,por albinet nuk dine te lexojne e as te degjojne

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Iso

                            Per malpinin nuk ke nevoje te dalesh sepse ai i urren clirimtaret,ne kohen kur ata luftonin malpini jepte intervista nga burgu si i “burgosur”e Fehmi Agani e Ukshin Hoti rrembeheshin e zhdukeshin por “patrioti “ malpin pergatitej per ta cuar Kosoven drejt izolimit te plote nga ata qe kontribuan per clirimin e saj.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Moisi Golemi

                              Po mirë ore, sa njerëz nga PD-ja patë në protestë?? Po nga Vetevendosja, sa njerëz patë?? Edhe sa kohë u duhet gomerëve të kuptojnë se Saliu dhe Albini janë dy gjysma të një m¥ti të dalë nga b¥tha serbe?? Kaq trushkulur të jeni sa s'e kuptoni?? Jeni si ata idiotët që besojnë se Toka është e sheshtë dhe sado video apo prova shkencore t'u tregosh, përsëri të thonë se janë prova të manipuluara nga elita. Plasini sytë o idiotë!!! Saliu dhe Albini janë m¥t i gatuar në zorrën serbe. Dhe sado që mbajnë erë shqeto, ju gomerë ngelët duke u hedhur parfum përsipër. Dhe kjo ju bën edhe juve m¥t m¥ti.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje