Sali Berisha dhe Albin Kurti, dy fytyra të të njëjtës sëmundje politike shqiptare

16 Tetor 2025, 19:41Blog Nga Besi Bekteshi

Nëse dikush do të kërkonte dy figura që përfaqësojnë më qartë deformimin e politikës shqiptare në dy anët e kufirit, nuk do të kishte shembull më të përshtatshëm se Sali Berisha dhe Albin Kurti. Në dukje, janë dy botë të ndryshme: njëri konservator i vjetër që vjen nga brenda sistemit komunist dhe e përdor antikomunizmin si maskë; tjetri një idealist i vetëshpallur që pretendon se lufton korrupsionin e klasës politike. Por në thelb, janë të njëjtë: dy populistë me ego të sëmurë pushteti, që e shohin kombin si pasqyrë të vetvetes dhe politikën si teatër ku duartrokitet vetëm një aktor — vetë ata.

Berisha, në Shqipëri, ngriti mitin e “liderit të fortë”, të njeriut që s’gabonte kurrë, që kishte gjithmonë armiq, por asnjëherë përgjegjësi. Kurti, në Kosovë, e përsëriti këtë model me të njëjtën recetë – ndryshoi vetëm ngjyrën dhe fjalorin.
Të dy e përvetësojnë fjalën “popull” si pronë private. E përdorin atë për të justifikuar çdo arrogancë dhe për të heshtur çdo kritik. Kur Berisha thotë “populli opozitar”, ai nënkupton militantët që i binden verbërisht. Kur Kurti thotë “populli i Kosovës”, ai përjashton këdo që nuk pajtohet me të.
Në të dy rastet, populli nuk është më subjekt politik, por dekor i pushtetit personal.

Berisha e ndërtoi karrierën mbi ndarjen: komunistë dhe antikomunistë, të ndershëm dhe tradhtarë, qytetarë dhe “plehra”. Kurti e ka ngritur të njëjtën ndarje në versionin kosovar: “të pastrit e Lëvizjes Vetëvendosje” dhe “të korruptuarit e vjetër”.
Të dy nuk dinë të bashkojnë, dinë vetëm të përçajnë. Sepse uniteti do të rrëzonte kultin e tyre personal. Të dy janë mjeshtra të gjuhës së urrejtjes të mbështjellë me patriotizëm, ku fjala “atdhe” përdoret si mburojë për pushtetin.
Në fakt, patriotizmi i tyre është thjesht një armë për ta përdorur kundër bashkëkombasve – jo kundër armiqve të vërtetë. 

Berisha është produkt i shkollës komuniste — një njeri që e mësoi pushtetin si monopolin e të drejtës absolute. Ai nuk mund të mendojë politikën si hapësirë të ndarë me të tjerët. Kurti, nga ana tjetër, është produkt i një “bolshevizmi moral”, post jugosllavizmi renegat ku çdo mendim ndryshe shihet si tradhti.
Në të dy rastet, ideologjia nuk është demokraci, por dishepullizëm. Ata nuk kanë parti, por sekt. Nuk kanë bashkëpunëtorë, por besimtarë.
Të dy janë të bindur se kanë “mision” — një fjalë që në politikë shpesh është paralajmërim i autokracisë. Kur dikush beson se është i dërguar për të shpëtuar kombin, çdo gabim i vetëshpallet si heroizëm.

Berisha e përdori pushtetin për t’u bërë i përjetshëm. Kurti po e përdor për të u bërë i pagabueshëm.
Berisha i ndërtoi institucionet për t’i kontrolluar; Kurti i përçmon institucionet që s’e adhurojnë.
Berisha kishte gjithmonë një “armik të brendshëm” për t’u mbrojtur – gazetarët, gjyqtarët, ndërkombëtarët. Kurti ka shpikur versionin e tij modern të të njëjtit armiqësim – Bashkimin Evropian, mediat kritike, opozitën.
Në fakt, të dy kanë një frikë të përbashkët: lirinë që nuk kontrollohet prej tyre. Prandaj e mohojnë në emër të kombit.

Në vitin 1991, Berisha u bë simbol i shpresës së shqiptarëve për t’u shkëputur nga diktatura. Por shumë shpejt ai e ktheu PD-në në Parti të Diktaturës personale.
Në vitin 2019, Kurti u bë simbol i shpresës së kosovarëve për të luftuar korrupsionin. Sot, shumë e shohin si kryeministër që sundon me përçmim ndaj çdo institucioni që nuk i nënshtrohet.
Dy dekada i ndajnë, por fryma është e njëjtë: shpresa e një kombi që përfundon në zhgënjimin e një njeriu.
Ka një moment në historinë e çdo populli kur liderët e mëdhenj tregojnë madhësinë e tyre duke ditur të largohen. Por as Berisha e as Kurti nuk e njohin këtë virtyt.
Berisha kërkon rikthimin në pushtet edhe pse është bërë simbol i dështimit; Kurti kërkon përjetësimin në pushtet edhe pse ende nuk ka arritur maturinë për ta përdorur.
Të dy janë pasqyrë e një shoqërie që nuk ka mësuar ende të ndajë lidershipin nga pushteti, dhe të shohë te politika një mjet shërbimi, jo adhurimi.
Në fund të fundit, Sali Berisha dhe Albin Kurti janë dy faqe të të njëjtit manual autokratik shqiptar — ai që nis me “Unë jam populli” dhe mbaron me “Vetëm unë kam të drejtë”.
Njëri i vjetër në moshë, tjetri i ri në vite, por të dy të vjetër në shpirt — sepse e shohin pushtetin si fe, dhe kombin si altar të vetvetes.

21 Komente

  1. M
    Mondi

    Bravo per shkrimin.Analize e mbeshtetur ne fakte dhe llogjike.Ju duhet te jeni ne panelat televizive jo funderrinat si Karo me shoke e shoqe.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Kanceri me dy koka serbè I shqiptarise.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dy qelbesira antishqiptare, po na marrin te keqen

        Saliun dhe Kurtin i bashkon UDB-ja qe i ka tredhur me kohe.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dajti

        Bravo,shkrim realist,prandaj dhe Kurtiqi sa here vinte ne Tirane takonte Sali kriminelin,njeriu qe burgosi ne vitet 90 drejtuesit e UCK.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uranjaku

          BRAVOOOOOOO!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodra

            Çfarë është kjo paçavure?! Ç'lidhje ka Kurti me Sali Berishën?! Trashëgimtari më i arrirë dhe i vetëm i Berishizmit është Edvin Rama. Delirant, servil, prostitutë e Perëndimit, demagog sharlatan, injorant, oportunist, fodull, frikacak, harbut, prostitutë e fqinjëve dhe vazhdues i rrënimit të bujqësisë, industrisë, bazave ushtarake, sovranizmit, naftës, flotës detare, pyjeve, administrimit të risurseve, etj, etj. Albin Kurti lufton për sovranitetin e vendit të tij. Nuk lufton të zëvendësojë pushtimin serb me pushtimin e gjykatave kolonialiste të Hagës dhe UMNIKun. Kurti lufton për forcimin e ushtrisë kosovare, jo për rrënimin berishisti apo shitjen e bazave detare tek oligarkët për pallate nga Rama. Kurti nuk i serviloset SHBAsë siç prostituojnë Rama dhe Berisha. Kurti lufton për të shfarosur institucionet paralele dhe ndikimin e Serbisë brenda Kosovës, Rama dhe Berisha nuk lëvizin gishtin, biles bashkëpunojnë për Voriepirin, institucionet e pensioneve, mediatike, bankare dhe paramilitare greke brenda territorit shqiptar. Kurti është patriot shqiptar. Rama me Berishën prostituta sorriste. Kurti lufton për një bujqësi moderne. Shqipëria shkatërroi gjithçka dhe vazhdon e zhytet në një bujqësi mesjetare. Kurti lufton për administrimin e risurseve, Rama dhe Berisha për t'ja shitur grekut, mafjes , oligarkëve, sionistëve dhe mafjes financiare perëndimore. Kurti ka 10 fishuar aftësitë industriale të Kosovës, Shqiplria ka rrënuar gjithçka. Kurti lufton për një Kosovë autisufiçente, Rama dhe Berisha për një Shqipëri të si hale dhe pronë e Perëndimit pa shqiptarët, të shtyrë drejt një spastrimi të frikshëm etnik

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              Futja pordhes si Fahri Balliu ne studio .. Ke vrau Policia SHIK-u me Ramen kryeminister...as me Kurtin kryeminister Kujtoni vrasjet dhunen shkatrrimet e pronave te shqiptareve..1991-2....95-96 ; 1997; 1998 ; 201-2011...edhe sot deri sa te vdesin ! Mos harroni si peshku.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tjetri

                Nuk ju heq asnje presje Shkodra. Faleminderit se me kurseve kohe...

                Përgjigjjuni
              2. L
                Luani

                Qe te dy jane copa muti thuaj..!!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiperia Etnike

                  Kurti është luftëtar që nuk i shmanget konfliktit. Nuk humb kontrollin. Nuk nën shtrohet. Nuk serviloset. Me të gjithë miq dhe armiq. Ka bërë burg nën Serbinë dhe ka luftuar gjysh ditën e parë për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës. Sali Berisha është interasaxhi që i lëpin vrimën e bythës kujdo që i siguron pushtet, karrige, privilegje. I pacipë, i paskrupullt dhe sharlatan i 100 sahanëve. Budalla, i paqëndrueshëm, halabak dhe i paaftë që humb totalisht kontrollin. Sali Berisha për pushtet dhe para djeg dhe shet Shqipërinë dhe gjithçka. Herë në prehrin e Enver Hoxhës, herë në prehrin e Millosheviçit, herë në prehrin e Asfalisë, herë në prehrin e BinLadenit, herë në prehrin e amerikanëve dhe CIAs, herë në prehrin e çdo dobiçi amerikan që rropi Shqipërinë. Kudo ku siguron privilegje. Nuk është luftëtar që si trembet vdekjes dhe burgut, por burrë buçe që ha me çdo lugë dhe të çmuar ka vetëm bythën, grykën, xhepin.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Endri

                    Kurti eshte burimi I konflikteve.Hiqe emrin se e ndyve .Nuk e meriton nje laro si ty qe mbron kurvin qeshkeli me kembe premtimin per bashkimin.E perdori per te fituar dhe pa mbushur 24 ore filloi te zbatonte planin e radhes per percarjen e shqiptareve te kosovareve njesoj si bushtra e vicidolit.Shqiptaret e kosoves tani jane te percare dhe e urrejne njeri tjetrin njelloj si ato te shqiperise.Prandaj e ka mire autori qe thote jane te dy dy copa muti,bij kurvash spiune te ndyre te udb.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arjan

                      ENDRI NGA E NJEH TI KURTIN ,APO E THOTE GAZETA TEMA DHE RAHMUTI.KURTI ESHTE HERO DHE NUK MUND TE FUTET NE TE NJEJTIN THES SI SALI BERISHA.

                      Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zzz

                    Kurti dhe Berisha jane te keqinj,jo vetem te keqinj por e keqja vete.Po i miri kush eshte? Padyshim qe eshte Rama.Rama as nuk eshte i korruptuar as nuk eshte korruptues.Firma fap e fap per inceneratore qe nuk ekzistojne? Mosallah.Korruptues i McGonigsl? Shpifje.Shpopullues i Shqiperise?Ceshte ajo fjale.Autokrat qe ka perqendruar gjithe pushteet ne nje dore?Kurren e kurres.Perdor fuqine e shtetit per te fituar zgjedhjet dhe ben zgjedhje farse? Nc,nc, vetem ate nuk e ben ai.Dhe meqenese Rama eshte jo vetem me i miri por e mira vete,ai duhet te rrije ne pushtet deri sa te rritet Zahoja e pushteti te kaloje ne duar te sigurta edhe per 50 vjet te tjera.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Grava

                      O gazetaruc nuk e kupton dot ti çdo të thotë të jesh i lirë, krenar, trim. Ti je rrotë piçke si Rama dhe Berisha që përfituan gjithë privilegjet në komunizëm dhe gjithë privilegjet në demokraci, sepse dinë këngën e kurvës. Ti o gazetaruc je skllav i lindur i lirë vetëm të prostituosh. Si Rama dhe Berisha. Mësohu që ka shqiptarë që nuk ju plas kari për Amerikën, Europën, padronët e çdo lloji. Jeto për të mos prishur humorin e padronëve dhe për lumturinë e tyre, por mos çaj karin! Qihu semaforëve si Rama dhe Berisha, por mos pa karin me vizionin tënd prej buçeje të sodomizuar

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Ka kosovare qe duan akoma enver e edvin....

                        Ti GAZEKAR qenke! Me Sali Berishen ngjan vetem sivellai i tij Rama! Ju enverin e ramen i beni idhuj dhe pse u kane shitur e fyer sa u ka dsshur bytha! Mos te ka paguar Rama per kete shkrim? Gjynah....

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          k

                          Përse degradimet dhe devijancat njerëzore lindin vetëm në shqipëri ?

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Jane si nje mut i ndare ne dysh qe ne fillimet e politikes se tyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hiiii Bibin vetfundosjes

                              Ke harruar me thelbesoren kan dhe grate Serbe

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Yt

                                Gjak 100% serb

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Niko

                                  Shkurt,këta janë dy pisa!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Guraziu

                                    Një përshkrim shumë i mençuir dhe profesional i personalitetit të dy shqipfolësve më të rrezikshëm antishqiptarë, Berisha dhe Kurti. Urime z. Bekteshi!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje