“Topin nuk ka kush ta gjuajë”  

18 Tetor 2025, 12:37Blog Nga Auron Tare

Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme.

Pasi zbriti nga biçikleta, bëmë një copë rrugë në këmbë.

Si është djali? e pyeta.

Djali i tij 16 vjeçar stërvitet në basketboll. E kisha parë disa herë në njërën nga palestrat e vjetra të shkollave të Tiranës.

Mirë, më tha, ka shkuar 2.1 metra i gjatë.

Ou, i thashë i habitur, vazhdon me të njëjtin ekip?

Jo, tha, e çova në një shkollë në Itali. E panë skautët italianë dhe e morën. Para tij kanë shkuar edhe katër çuna të tjerë atje. Është një shkollë e specializuar që merret me talente.

Po këtu, e pyeta, nuk ka mundësi të vazhdojë?

Po ti i ke parë kushtet, më tha, mizerje. Asnjë kujdes, asnjë program për ta ringritur basketbollin.

I pe shqiptarët e Turqisë? më pyeti. Tre basketbollistë të kombëtares, nënkampionë të Europës.

Shiko Islandën, një ekip që dikur Shqipëria e mundte. Shiko Finlandën, sa kanë ecur. Vende pa traditë në basketboll!

Këtu na ikin fëmijët jashtë, shtoi me një psherëtimë të gjatë. Sa shpresë kishim...

Shiu që binte e bënte pak më të zymtë bisedën.

Po pse, e pyeta, kam dëgjuar që Komiteti Olimpik merr fonde për klasat sportive?

Ai qeshi me ironi:

Ke parë gjë ti? më tha. Unë nuk shoh ndonjë fond për fëmijët tanë në basketboll.

Vazhduam të ecnim.

E ndoqe konkursin për Pallatin e Sportit “Partizani”? e pyeta për të ndryshuar temën. Bashkë kishim kaluar rininë në atë fushë.

Jo, më tha.

Interesante, i thashë, një fushë e madhe dhe një lloj kulle në formë topi.

Te kryqëzimi i rrugës u ndamë. Duke i hipur biçikletës, më pa në sy dhe më tha:

 Pallati mund të jetë në formë topi, por topin nuk ka më kush ta gjuajë.

8 Komente

  1. E
    Emigranti

    e bbbbbbbbukur kjo !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miri

      Po ca lidhje ke ti me basketboll-in aman se nje brez kemi qene . As rezerve nuk ishe . I deshtuar rrofte babai e me pas emri i vellait qe u bere protagonist .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ, NYC

        Ishte si ishte, topin e ka gjuajtur. Tani s'ka as Auron t'a gjuajë topin. Merru me thelbin e problemit, A nuk po lavdëron veten, ngre 3 probleme në një postim.

        Përgjigjjuni
        1. e
          ermiri

          me sa me kujtohet mua Auroni luante ne ekipin e Partizanit. Ne ekipin e pare me gaz Cacin, Pjerin Bushatin, terihatin Edgar Priftin e te tjere. Nuk besoj se e mbante atje babai kur Partizani dihej qe ishte kampion absolut. pastaj ishte apo je ne rezerva cfare problemi eshte kur ky artikull po thote tjeter gje. nuk ka me as partizan dhe as skuader baskebolli

          Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Nje nga te vertetat e hidhura te Shqiperise sone "demokratike" fjale pa fund, ngjyra te arlisura qe mundohet te mbulojne boshllekun e erret te nje kombi qe po urrejne atdheun e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. n
            nga sarajet e surrelit

            Ne nje vend qe nuk ka vlere fare jeta e njeriut, per sundimtaret, te flasesh per sport tregon qe nuk je normal.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kartelet në këmbë, Edvini ne ballë

              Më se çdo gjë urrej Shqipërinë dhe shqiptarët, Kosovën dhe USAn...

              Përgjigjjuni
              1. E
                ENTSOE

                Eseja e radhes, si ato per stadiumin Arena Kombetare apo per parkun arkeologjik Butrinti!!! Realiteti flet vete. Eseja vijon....per zakon!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje