Drejtësia që nuk duhet!

19 Tetor 2025, 10:57Blog Nga Arbër Hitaj

“Çmendet drejtësia!", më tha një koleg. E mora si shprehje emocionale, si reagim i ekzagjeruar ndaj realitetit që na rrethon. Por pastaj dëgjova audion e seancës për arrestimin e avokatit Uiliam Bajrami— dhe kuptova se nuk kishte asnjë teprim. Ishte një pasqyrë e zymtë e sistemit tonë gjyqësor, që shpesh sillet si pronar, jo si shërbëtor i ligjit.

Në këtë vend, flitet shumë për SPAK e GJKKO, për hetime të bujshme e dosje të mëdha. Por heshtet për gjykatat e rretheve, aty ku drejtësia shpesh është kthyer në farsë. Aty ku disa gjyqtarë e prokurorë sillen si të paprekshëm, ku arroganca e pushtetit të vogël është më e rrezikshme se korrupsioni vetë.

E keqja më e madhe është se abuzimi është bërë rutinë. Dosje që zvarriten me vite, vendime të padrejta që kalojnë pa asnjë reagim, njerëz që humbasin besimin se ligji mund t’i mbrojë. Dhe ndërkohë, sistemi hesht, shoqëria mbyll sytë, dhe çdo shkelje tjetër bëhet “normale”.

Por jo, mjaft është mjaft.

SPAK dhe GJKKO nuk mund të jenë alibia e një drejtësie që nuk funksionon. Nuk mjafton të pastroni majën e piramidës, kur baza është kalbur.

Ka ardhur koha për një reformë të vërtetë, që të mos kufizohet në emra e komisione, por të prekë çdo sallë gjyqi ku drejtësia abuzohet në emër të ligjit.

Askush — as prokuror, as gjyqtar — nuk mund të jetë mbi ligjin. Dhe çdo heshtje përballë këtij realiteti është bashkëfajësi. 

6 Komente

  1. m
    mallkuar qofshin tradhetaret

    bravo e vertete Askush — as prokuror, as gjyqtar — nuk mund të jetë mbi ligjin. Dhe çdo heshtje përballë këtij realiteti është bashkëfajësi

    Përgjigjjuni
    1. K
      KLGJ foleja e qelbit qe helmon gjithe Shqiperine

      KLGJ qe duhet te merret me problemet shume te drejta qe ngre autori dhe qe jane bere gangrene per njerezit eshte e qelbezuar dhe mblidhet vetem per te prodhuar trakte komuniste dhe mbrojtur gjyqtaret mafioz. Mjafton te shikosh tenderat qe ben KLGJ qe jane edhe me te korruptuar se tenderat katran qe ben Qeveria. Reforma ne Drejtesi, nje zhgenjim qe po shkon drejt deshtimit.

      Përgjigjjuni
    2. s
      st udent

      PER QOKA KENI GJYKATAT E RRETHEVE QE E CONE TE DREJTEN NGA KULETA. Gjella gatuhet nga prokuroi , hahet nga gjygjetari nen kujdesin e avokatit. Klienti LESHTE E HAMAMIT

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        O patronazhist...tani e kuptove? Drejtesia ishte me mire para Reformes. Minimumi njerezit e thjeshte mire keq morning verdict shpejt. .sot shko provoje.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Pordhe me rigon. Drejtesia jone eshte qelbur nga fundi ne maje, ndaj ligjin vazhdojne ta bejne banditet e kufomes non grata, te cilet nuk I kap asnje ligj.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Po vërtet nëpër gjykatat e rretheve jepet vetëm padrejtësi.Me një fjalë asgjë nuk ka ndryshuar.Pra reforma në drejtësi la në distemi e drejtësisë po ata prokurorë e gjykatës të korruptuar të lidhur me krimin dhe me paratë e pista.Po u jap një shëmbull.Dritan Dajti i dënuar me burgim të përjetshëm sepse vrau 4 oficerë të lartë policie në Durrës disa vite më parë iu bë një gjyq tjetër dhe tre pisa gjyqtarë e dënuan me 10 vjet burg.Ky është kulmi ….!!!!Nga një kontroll që ju bë në banesë një gjyqtari ju gjetën 27 mij euro kesh dhe KLGJ e famëshme nuk mori asnjë masë për tre gjyqtarët e korruptuar.Po vranë 4 djem nënash,4 prindër e bashkshort që lanë jetim fëmijë e gra të veja or ju qifsha nënat,motrat e gratë or monstra të sali malikut.Edhe pse reforma përjashtoi shumë nga këta plehra për mua edhe ata që kanë mbetur janë gjirizet e drejtësisë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje