Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon

19 Tetor 2025, 12:16Blog TEMA
Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon

Nga Adrian Thano

Janusz Bugajski është nga ato raste që të kujtojnë se ndonjëherë Shqipëria ka më shumë miq jashtë, sesa brenda saj.

Edhe pse jetonte larg, ai u dha interesave shqiptare vëmendjen që shpesh mungon në Perëndim. Me pasionin e një miku, u bë në tri dekadat e fundit një mbrojtës i zëshëm i këtyre interesave në rajon. Nuk kishte nevojë të përfitonte prej Shqipërisë tej e këtej kufijve, thjesht besonte në të. Si i tillë ishte më i dobishëm se “patriotizmi” i atyre që e përdorin këtë vend si flamur interesash vocake.

Ndihem mirë që në vitet e fundit të jetës ai gjeti hapësirë edhe në DITA për të ndarë mendimet e tij. E bënte jo për protagonizëm (kishte boll tribuna të tjera më të mëdha) por nga bindja se Shqipëria meriton më shumë dinjitet.

Fjalët e tij do të mbeten, e bashkë me to, edhe miqësia për shqiptarët.

Humbja e Bugajski-t personalisht më rikthen te mungesat e tjera që kjo gazetë ka përjetuar gjatë këtyre viteve. Miq dhe bashkëpunëtorë të çmuar, që me penën dhe mendimin  kanë lënë gjurmë të pashlyeshme: Arben Duka me vargun therës, Shaban Murati me mendimin diplomatik, Andrea Stefani me kurajën publike, Nasho Jorgaqi me elegancën e fjalës dhe kujtesën historike, Moikom Zeqo me mendjen enciklopedike.

Jeta është një udhë pa kthim, ku të gjithë ecim me hapa që zbehen me kohën. Jemi udhëtarë të përkohshëm në një stacion të përbashkët, ku disa ndalen më herët, të tjerët më vonë. Askush nuk mbërrin në fund me gjithëçfarë deshi të bënte apo të donte. Ndaj është mirë të jetohet me kujdesin për fjalën dhe njerëzoren. Ne sot shkruajmë, ata nesër lexojnë. Pastaj vendet ndërrohen.

Çdo jetë që ka prekur një tjetër, nuk është shuar kurrë. Jo vetëm në media.

7 Komente

  1. M
    Merita

    Ndoshta Bugajski duhet te renditet ne patterning e "shqiptareve" te huaj si Chajll Harold, Edit Dyrham, .... si dhe te disa arkeologeve te fa.shem Austria e gjerman..... bdoshta se fundi edhe te Angela Markel we kane arritur te kuptojne shpirtin dhe kuint essence shqiptare. Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosoves duhet te pozicionohen, te vleresojne kete analist te madh nderkombetar qe ndershmerishte interpretoi situaten ballkanike dhe pozivitetin e shqiptareve ne kete Rajon.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      Shumica dermuese e shqiptareve , kane te njenjtin mendim, them per shqiptaret qe ua kane degjuat a lexuar emrat

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Bravo Merita !

        Përgjigjjuni
      2. P
        PARTIA e PUNKËS

        ISHTE NË ANËN E TË SHTYPURVE, NË ANËN E TË PËRCMUARVE, NË ANËN E DREJTËSISË HISTORIKE SHQIPTARE. I NDRISTË SHPIRTI SA JETA!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Qysh nga fillimi i viteve 80 të shekullit të kaluar kam qënë një dëgjues i rregullt i Zërit të Amerikës në valë të shkurtëra.Ruhesha se mos e merrte vesh ndonjë fqinj apo i njohur sepse nuk kish shaka me diktaturën.Dënoheshe për agjitacion e propagandë nga neni 55 gjer në 10 vjet burg e më shumë.E dëgjoja me zë të ulët.Njëherë më pyti ime shoqe çfarë dëgjon ?Radio Prishtinën i thashë dhe ajo e besoi gënjeshtrën time,ndonëse në qytetin tim valët e Radio Prishtinës nuk vinin,përveçëse në disa fshatra në lartësi.Bëra këtë hyrje për të treguar se e kam ndjekur Z Bugajski me shumë vëmëndje në analizat e tij brilante për Shqipërinë dhe situatën e shqiptarëve në Kosovë dhe më gjërë.Ai ishte një mik i madh i kombit tonë në Amerikë.Respekt e nderim për figurën e tij !

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            O Dita. Beni mire qe e kujtoni dhe nderoni kete mik te shqiptareve por kur e krahasoni me disa figura ekstremistesh te majte ju padashje i ulni vlerat analistit te shquar.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marengleni

              Merita. Chail Harold nuk eshte person por personazh i poemes me te njejten titull i krijuar nga shkrimtari anglez Lord Bajron i cili vizitoi Shqiperine gjate udhetimeve te tij te shumta.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje