Kronika ka rënë në dëshpërim!! Ajo bash për këtë arsye kërkon dhembshuri e mirëkuptim për aq gëzime sa ju ka dhënë!
Tek rastësisht gjeta Arben Pellumbin në një qoshe të Tiranës, duke rrufitur mendueshëm një kafe, një sërë mendimesh më sulmuan!!
Të kishte lezet shpirti tek e shihje dikur në sallën e Kuvendit, sesi i lagej mjekra nga të qarët krenar pa zë për sukseset e qeverisë, apo kur i thyenim zemrën Babos nga dhimbja të detyronte të bije në admirim!
Lot të vuajtur, të fisëm, të ndjerë, të përjetuar!!!
Me kë ta zëvendësoj tani, askush nuk qan si ai! Me Zeqinenë?
Edhe pse ajo po bën hapa të ndrojtur në drejtim të Kronikës, me pasthirrmat, qeshjet plot kukurimë e fjalët “kukurec”, habinë, shikimet e gëzuara e të gjata mbi opozitën, dëshirën për të fituar statusin e personazhit ende kam shumë dilema!
Iku Laert Duro, ai profesionist xhymert i cili në katër vjet i mblidhte lotët dhe djersët si askush tjetër, në damixhanë, shishe, e pagure! Me një shikim i ndante në ishin të sinqerta, në ishin gëzimi, frike, hidhërimi a ambicieje!
Në tre kavanoza, si shenjë sqime për vuajtjen, ruante djersë nga sqetullat e Ismet Beqirit, Bujarit të Lushnjes, Baftos e Dilos, në ditën kur u detyruan të shkruanin CV-të për platformën e Borës dhe ajo zemërgurja, si ajo, nuk i merrte në dorëzim!!!
Madje në një lotore të veçantë, me nga një kordele në dorezë, ato të Pandi Majkos e Mimi di Puccinit, kur u ndanë të malluar me motrani e shoqen si xhevahir kujdesonte!
Ja la me inventar Damos gjithë këtë pasuri, po ai po tregohet i pavëmendshëm, në mos qoftë sabotim për kontributin e madh intelektual prej shtetarësh që po japin Tao, Toni dhe Niko për mbarëvajtjen e parlamentarizmit, të cilin duan ta mbledhim një herë në gjashtë muaj, me mot të mirë, se helbete janë lodhur!
Pritej të arkivonte edhe fjalimet e tyre si shërbim për brezat; jo vetëm që s’e ka bërë, por ka lënë që të bien glaca mbi broken e cila mban lotët e Tezës kur u bë ministre për të 15-ën herë! Tezja tek mezja!
Duhet shkarkuar, po me kë ta zëvendësosh Damo qafirin!
Më shkon mendja tek Tërmeti i uruari, po ende ai nuk po shfaq talente të mirëfillta dhe s’e di nëse e meriton gjithë këtë respekt ashtu badihava, të paktën t’ia marrë një vençeje me Tezen aty tek banaku!!
Askush nuk tregon nga është e nga vjen për një që rri ngjitur me Ogin. E pyeta dhe atë, po është sekret tha! Seç ka një zymtësi të admirueshme si Oliver Hardi kur i marrin petullat nga pjata!
Me kë ta zëvendësosh Blendi Klosin që sillet si ish-personazh, si i dorëhequr, i pakonsideruar, i vuvosur, le ta themi si humbameno, sa një ditë një deputete e re e pyeti: “Mos jeni zoti Musa Ulqini ju?” – Jo jam Petro Koçi ja ktheu gjithe vrer!
Me Pirrush Dengun që desh na e morën ushtar në Eladha, u ngrit të enjten si levend, hypi mbi karrige që t’i shihej koka, e na mbajti një fjalim të zjarrtë patriotizmi për Kosovën, sa dikush në mungesë të bombulave për të fikur prushi që po ndizte nga ajo pleudari, gati të lëshonte ujin e hollë qe!!!
Ah, Dash Sula, Dash Sula si na le jetimë! Kush na mëson si të vishemi e mbathemi, kush na jep modelin për thilet në xhaketë dhe rripin të kombinuar me çorapet? Katran paske qenë, veç për veten mendove!
Sajme Korreshi me triko leshi me rombe na erdhi në mexhlis!!!
Po Etilden që Babo xhahili e la jashtë Parlamentit, me atë pikëllim nazik si vjeshta në trazim, me Sarën nuk e mbush dot se kjo dreqe është sa e bëshme po aq e lumtur!!!??!!
Në vend të saj janë ulur ca ftujakë!! Më vjen t’u punoj qindin firaunëve.
Tek maisja darametet e mia, një britmë çau ajrin: “i paburrë, i paftë, kloun”!! Brofa! Ktheva kokën, ç’të shihja: Gaz Bardhi gjuante mbi Nikon e gjorë, edhe pse çorbën e kishte gatuar Tao, por qerratai kishte hedhur gurin e fshehur dorën!!!
Nikoqiri i tromaksur, disi i shushatur, ia kthente: “Të vijë rëndë a tu mbylltë, rixha të kam, dil jashtë, a tu bëfsha dil jashtë— po nuk tundej ky i paudhi!!
Tani, për t’i kthyer nderin në vend për ato tre fjalë, nga dhjetë ditë dënim për secilën – fiks 30 – të mira, tani ja ngjesh Ulsia nesër, i cili shquhet për pavarësinë e mendimit! I japin urdher ata , as pyet fare ai e hedh në kosh !!!
Na iku Klodi Pushka, na erdhi Ulsi Bushka!
Nuk qe aty as Jorushi i Tabakeve, zemra e se ciles është sa një pllajë që si Nënë Tereza do të thoshte për Nikon atje lart e në gojë të ujkut: “Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.”
Madje as Kryezevendes Lideri që i bën terbiet me dy sokellima! Enno Bozdo kruante koken nga një merzi ekzistenciale!!!
Bledion Nallbati nxirrte shkëndija e xixa nga sytë! Më drejtohej mua me një besim të tepruar tek “Kronika”… por edhe me pezëm e hakërrimë…
“Kthena Mamicen more, të plaçin sytë, bëj rixhara, lutu, kelthit se ty të ecën fjala, se ishtë më burrë se Tao e Niko bashkë, se do bëj hatanë, do bëj…”
“Mamica nuk është burrë, përkundrazi, ajo pas Trampit po shkon në Galile të qortoje atë piskuriqerit e Hamasit – fillova të mermeris –
por më vikati: “Lëri more denglat, po të them! Se ta ngjesha një dackë, por bëna derman se kanë ardhur ditë të këqija për syrin e dorën qe duhet ta vëmë në punë me keta jeziter”!
Bela nuk qe, ca pika shiu ranë mbi qelq e befas seç ndjeva mall!
Doli gjekmuti me humorin e tij me te qara,sepse ky vet qau per griden dhe shpalli boterisht veton kunder saliut dhe me pas i lepiu bythen e fishkur.... Imagjino kur te vdesi dr mortja si do qaj ky gjekmuti ashtu sic qante saliu per enverin...
hē hē hē mē gilico pak dikush se Ky bolja gjē e trashē gjekmutgjeka smē bēn fare tē qesh! Cope muti salihist
Satira bajate fshatare e këtij bufonit të oborrit non grata,është shumë herë më depresive se humori që mund të dëgjosh rrugëve të një qyteti me nivel mesatar kulture. Bëj servilin dhe sahanlëpirësin e shpellës se do kesh më shume sukses.
Epo, kur përdor satirën edhe ky bythëlëpirës i Sali Kriminelit. Gjithë sa shkruan për të tjerët i takojnë qind për qind atij vetë. Po tall veten lumëmadhi. Më lolo se ky nuk ka në stanin e Berishës dhe e bukura është se i pëlqen të hiqet si më intelektuali mes bythëlëpirësve, e si i tillë ky mendon se i takon të jetë bythëlëpirësi kryesor, kryebythëlëpirësi, arsye kjo që i takon të lëpijë më gjatë se të tjerët, sepse ai mendon që edhe "udhëheqësi" e shijon më shumë llapën e këtij.
A na ngrenc mune o Gone shpellari, qe ngele duke lehur si kone.
edhe ky lei feni. lei feni ishte nje i ri kinez qe mblidhte tulla hekura mbeturina i dergnte ne qendra per ndertimin e socializmit. mblidh mbeturina e pergatit keso veprash. e qeshni me zeqinene te pakten 45 deputete pd-ja ka qe eshte turp me perfaqesue shqiptaret e pd-ne midis tyre keni gjeku. belindi, albana, flamuti ina zhupi, paloqa balliu pordha, gazi bardh, saimir grosha. saimir a e gjheti shamine qurrave, a i jane zie groshet, albana me dy lagje bythe. rrofte lei feni i pd-se. dikush te shkruaje per lei feni e do e shifni si ngjae me gjek llesh preng kol bib koder kari
Booooooooo doli ky GOMARI I Gjekmuterve................ Po si nuk paska nje mik. Shok apo familiar qe ta doje kete MUT dhe ta ndaloje se pellituri kot.............. Po ik ore bythlepires i Salehut ik ruaj dhite nga i ke lene
Filloi ky Gjekmuti te ba çaje trapin me keto gomarlleqet e tija.
Ik ore malok muti, qe te vjen era cjap. Je servili me i dalluar i kriminelit. I pa fytyre dhe pa karakter. Ti o surrat shellire mos harro dhite ne Orosh.
KU JANE MBLEDHUR E BERE BASHKE KETA BY....Q....NE PD
Këti grafologu i pëlqen vetja!!!
Po k.r nga jashte e ko.e brenda ngele more goni i bufit. Je edhe mesues. Paske humor te holle, por humor prej budallai o koqe kanari. deri se kile peshon guri yt, i ka 80 gtr, Bravo je intekigjenet per konference me pulat e PD-se dhe jepi leksion alizotit , mulit dhe vokshit.
E ç'bela n'ishte se lanë kryqet që, me ç'ke e me palopathë n'ke e kanë e edhe ç'kishin për burr vetmi e mallpërzier e s'i la mardhjen si erdhën, pastër-pastër, dhe edhe pastrohet, se, edhe n'mes tradhtarëve vall do thuhet q'ai ka besë se besë vall i ka o dhënë do i kenë e n'gjenet fishtunçe gjegji ti e lëna asdrenovarëshen se, aq i çmuar i gjalli m'është sa q'i rrëni e s'u qe e dokrraru në, gjuhkryqe, dhe për burrë, një tjetër fitore e sipër infinit ~ pastrehë.
KY profesor muti ish e profesor purtha u katndis.