Pse na duhen gjykatat?

21 Tetor 2025, 07:50Blog TEMA
Pse na duhen gjykatat?

Nga Lutfi Dervishi

Në një vend normal, loja luhet me tre role të qarta. Në sallën e gjyqit, Zoti quhet gjykatës, jo prokuror. Prokurori ka po aq të drejta sa avokati, as më shumë, as më pak. Njëri akuzon, tjetri mbron, ndërsa gjykatësi vendos, jo sipas humorit të ditës, por sipas provave dhe ligjit.

Kur gjykatësi nuk bën dot punën e tij, nuk është e thënë që vendin e tij ta marrë në dorë prokurori, ministri, apo "juristët popullorë”.

Koha kur "partia" vendoste se kush ishte armik dhe kush ishte fajtor, ka mbaruar. Të paktën kështu shkruhet në letër.

Edhe pyetjet e tipit "Po pse ligjet tona do të na pengojnë për të dënuar armiqtë?” duhen varrosur bashkë me retorikën e viteve '50!

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ato të Gjykatës së Lartë dhe çdo akt normativ, nuk janë as sugjerime, as opinion miqësor në kafene.

Janë për t’u zbatuar!

Janë për t'u zbatuar, jo për t’u debatuar,

jo për t’u dërguar në Venecia për konsultim,

e aq më pak për t’u hedhur në kosh!

Pse na duhen ligjet dhe gjykatat?

Mos jemi më mirë pa ligj e gjykata? Jo!

Sepse në mungesë të tyre, ligjin e bën më i forti.

Mund të vijë dita që një mëngjes një polic të ndalon monopatinën dhe të thotë: "Do ta marr përkohësisht, se s'ke dokument që provon se është e jotja. Ligji? Do ta bëjmë pas 30 ditësh." Mos e quani fantazi! Mund të vij kjo ditë!

Ose Kryeministri del një ditë dhe shpall: "Nuk më pëlqejnë verandat e lokaleve. Hiqini të gjitha! Pastaj do bëjmë një rregullore që ta keni të qartë si duhet bërë." Dhe kjo mund t'ju duket fantazi, por mund të ndodhë.

Ose mund të ndodhë që Prokurori, i irrituar nga mbrojtja e fortë, të kërkojë në sallën e gjyqit arrestimin e avokatit! Kjo do të thoni ju nuk ndodh as në filmat e Netflix. Nuk ndodh në filma, por mund të ndodhë në realitet!

Ndaj na duhen ligjet, gjykatat dhe mbi të gjitha, njerëzit që nuk i bëjnë temena pushtetit.

4 Komente

  1. M
    Munika

    Drejt e ke ti Luto, por vemjet e drejtesise se ketij vendi jane here lepuj here arinj. Pa e bere te gjate I vune hekurat avokatit, kurse kufomes non grata qe I ben mut cdo here wqe flet, I rrine si lepuj

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Dakord. Ne t'i kemi ato, ato le të na kenë neve për të na përdorur në vend të topit. Thonë (populli) se kur të qi kadiu s'ka kush ta bën davanë.Megjithatë më mirë se të fortët mund të jenë ndonjëherë. Le t'i kemi, le të na kenë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mumjet e Saliut

        E kruajne me te gjithe vec Saliut..Ai I vret cdo dite ne media po I vret dhe ne sallen e gjyqit. E dine qe s duhet prekur.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po cfare gjykatash bre Lutfi....

          O analist Dervishi vemje nga Permeti. Thuaj troc qe gjykatat na duhen per te na vjedhur keto 35 vite.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje