Tre dështimet e amerikanëve me Sali Berishën

29 Prill 2022, 18:29Blog Skënder Minxhozi

Tre dështimet e amerikanëve me Sali Berishën

Kanë dështuar ta bindin që e kanë seriozisht skedimin e tij non grata. Kanë dështuar ta bindin që nuk janë “shegertë” të Xhorxh Sorosit. Kanë dështuar ta bindin se qëndrimi ndaj tij përbën një pozicion unik dhe të dakordësuar të të gjitha hallkave dhe niveleve të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto janë dështimet e amerikanëve me Sali Berishën në tre fjali. Vetëm se tre frazat e mësipërme kanë nevojë për një asteriks të vogël në fund: Në fakt Amerika nuk ka dështuar në thelb ta bindë vetë Berishën se e ka seriozisht kur e fut në listë të zezë, apo se ambasadorja Kim në Tiranë përfaqëson pozicionin zyrtar të Uashingtonit, e jo një lajthitje pranverore të një diplomateje amatore.

Dështimi i vërtetë amerikan me të djathtën opozitare të Foltores, është se ajo e ka bindur totalisht shefin e saj se shpallja non grata nuk është një rrufë dimri që kalon me një çaj, por ka dështuar ta ndajë votuesin fanatik demokrat dhe grigjën e opozitarëve të fortë nga ky zhvillim në thelb çlirues për PD dhe të ardhmen e saj si forcë politike. Dhe 6 marsi na tha se ky grupim nuk i paktë në numër brenda PD-së së sotme. Berisha e di sa seriozisht e kanë matanë Atlantikut, por “demokratët e Mamurrasit” e dinë ndryshe!

Nga e gjithë ajo masë laramane që sot lufton të rimarrë PD, pasi përdori shkallët e zjarrfikëseve në 8 janar, i vetmi që i ka të qarta gjërat në lidhje me amerikanët është Sali Berisha. Të tjerët duken të topitur realisht nga rikthimi i frymës radikale e mitingjeve plot piskama të Doktorit, ose janë thjesht të kënaqur që më në fund hoqën qafe Lulzim Bashën.

Shakaxhinjtë në lagjen e zhurmshme të Foltores kanë publikuar këto ditë një peticion online për të goditur ambasadoren Juri Kim. Rrjeti social është, dihet, një pazar pa inventar dhe pa filtra, kësisoj kushdo mund ta shpalosë aty i papenguar ethen a marrëzinë e tij kundër Amerikës dhe njerëzve të saj në Shqipëri. Kjo ethe kolektive ka bërë që shumë prej iniciatorëve të atij peticioni qesharak ta shpjegojnë arsyen e nismës së tyre nëpër media me arsyetime të tipit “Biden është i korruptuar, dmth jo ai por djali i tij ka dosje në Ukrainë, Departamentin e kontrollon Soros, po jo atë pjesë të godinës që harton raportet për Shqipërinë duke i rënë Ramës sa i ha krahu, Kim është vegël e kryeministrit, por bën teatër kur gëzohet e nxit SPAK që të fusë në burg Bllakon e Kokën, sa të vijë Trumpi do e shihni, megjithëse burrë i keq është dhe ai se i doli krah Ramës për Çadrën dhe mandatet dhe deshi të ndryshonte kufinjtë mes Kosovës e Serbisë etjetj”.

Përdredhjet logjike të këtij soji opozitarësh do ta konkuronin më së miri frazën e famshme të Don Kishotit të Servantesit “Arsyeja e mosarsyes, që i bëhet arsyes sime, ma dobëson aq shumë arsyen, sa me arsye vajtoj për bukurinë tënde.” Por nuk është këtu problemi i vërtetë i opozitës që identifikohet brenda strehës së Foltores.

Për të ardhur tek titulli i shkrimit, ky disponim negativ i këtij grupi shumëngjyrësh është në fakt një dështim real i Amerikës në Shqipëri. I cili qëndron tek fakti se sot partia më e madhe e opozitës ra në dorë të një reparti inatçor personash të kryesuar nga një hallexhi i vjetër i politikës shqiptare, të cilët recitojnë nga mëngjesi në darkë se Juri Kim flet nga xhepi, ose sipas recetave që i fut në xhep Elisa Spiropali, se Biden e Blinken janë kamarierë të plakut Soros dhe se problemi i Doktorit do të rregullohet për punë javësh nga gjykata e Parisit!

Krijimi i një mase kritike brenda opozitës, e cila është antiamerikane në thelb (kryesisht për inat të Edi Ramës), shënon një prapakthehu jo të vogël në nivelin e mbështetjes që Amerika ka në Shqipëri, në imazhin dhe përkrahjen historike që ajo ka mes shqiptarëve. Ky përjetim thellësisht partizan dhe emotiv i kësaj pjese të opozitës shqiptare, e shtyn militantin e sotëm të PD në skutat më të thella të këtij vendi të urrejë thellësisht (dhe sinqerisht) edhe persona të cilët si ka njohur e dëgjuar kurrë në jetën e vet, si fjala vjen Blinken e Soros.

Në kushte të tjera fenomeni në fjalë do të kishte nota të hareshme humori e shakaje, sikur ky disponim i heshtur antiamerikan të mos vendosej në një kontekst shumë të turbullt brenda e jashtë Shqipërisë. Kauza private e një politikani të vjetër ka qenë vetëm origjina ose shkëndija e mllefit të maisur ngadalë brenda të djathtës shqiptare, për qëndrimin amerikan të dekadës së fundit, që nis me reformën në drejtësi, vazhdon me Çadrën e mbaron me djegien e mandateve e zgjedhjet e bojkotuara lokale e 25 prillin e vitit të shkuar.

Berisha ka ndezur qiririn e tij në këtë magazinë me arka baruti dhe rrezikon ta çojë në kurs të plotë përplasjeje opozitën me SHBA në muajt e ardhshëm, nëse do të marrë realisht pushtetin që po përgatit. E ky realitet i ri politik, zanafillën reale e ka tek akti i shpalljes non grata të Berishës në 19 maj të vitit të shkuar. Antiamerikanizëm tribal dhe i verbër, i vënë në lëvizje nga interesa private të një njeriu. Gjithsesi antiamerikanizëm i ngritur mbi tre “mosarsyet” e mësipërme dhe në shtratin e një mërie të verbër e të vjetër, që përbën realisht një dështim sot e gjithë ditën.

22 Komente

  1. c
    cika

    O Skender, ti thua kanë dështuar per 1, 2, 3. Nuk jam dakort me ty. Nje psikopat si Sali Muti nuk mund te bindet, eshte i semur psiqik, skizofren, dhe armik i Shqiperise. Por do shkoje ne burg. Aty do bindet me hir apo pahir. Ketu misioni amerikan, bashke me urimin e shqiptareve bashkohen. Tung

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeti

      Nuk ka deshtu berisha, o njerz ka deshtu gazetaria qe ja kane ngroh zemren sa here kane dale neper studio. Kane deshtu te gjith pervec sali trapi qe ka vjedh dhe ka vra si ka desh(enver)

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aris

        Zoteri ju jeni I sakte shqiptaret kane deshtuar perballe Saliut!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bureto

        @Cika, me dashamiresi te rekomandoj ta lexosh edhe nje here me vemendje shkrimin. Minxhozi nuk po thote qe Amerika ka deshtuar ngaqe nuk i ka mbushur dot mendjen Saliut se pse e meriton shpalljen 'non grata' te tij (Saliu eshte me i qarte se kushdo per kete gje), porse Amerika ka deshtuar të mbushe mendjen e "demokratiksave të Mamursit". A nuk ka thene vete Salehu, para ca vitesh se ai po te donte e rrezonte qeverine dhe me 300 mamursa?! E pra ky eshte probleme tek tufa e turmave që i shkojne mbrapa dhe që ai me mjeshteri i manipulon dhe i vertit si t'i doje mideja. Ate hall ka Amerika, ndoshta heperhe dhe drejtesia. Francezet kane një shprehje: "Le foule c'est terrible!"-Turma eshte e tmerrshme!

        Përgjigjjuni
      3. S
        Sqepari

        "majekrahi" beson se vijne republikanet dhe ja heqin nongraten.

        Përgjigjjuni
        1. c
          cika

          Skender, Edhe dicka tjeter. Ti e paraqet sikur bindja e Sali Shurres eshte qellim ne vetvete i Amerikes. Jo, thelbi eshte qe Amerika ka nje plan te cilit Saliu, per lidhjet e tij antishqiptare me serbet dhe ruset, i ka dale rruges. Plani do behet, Saliu ka dy zgjedhje: 1) Po te kishte tru do ikte vete. Ky opsion nuk ekziston me, sepse eshte trashur zullimi. 2) Saliu do i thote burgut hapu. Aty do bindet. Duhet ta kuptojme Sali Shurren. E ka lufte per jete a vdekje dhe cdo lloj veprimi mund te beje.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetar

            Or Minxhoz ! Ka deshtuar populli jo Amerika. Amerika te thote si mik. Ky njeri qe ju jeni gati te vdisni per te mua nuk me pelqen. N.q.s. Populli dhe bashke me te dhe Ti Minxhos e duam. ... ....epo na befte mire. ..or Minxhos.

            Përgjigjjuni
            1. q
              qytetar

              Eh mor Minxhoz ! Ti dhe te gjithe gazetaret nuk arrini te beni nje pyetje te thjeshte Berishes . Pse shkaterroj djeresen e nje brezi te tere dhe futi popullin ne vellavrasje. Sepse jeni pordhace jo burra. Pervec Andushit sepse ay e ka per detyre.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Buda

                Saki Berisha-nje kryekriminel dhe kryehajdut milioner 30-vjecar duhet te ekstradohet e te gjykohet ne SHBA, sepse ne Shqiperi korrupton, kercenon dhe eliminon cdo gjyqtar dhe deshmitar.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skifteri

                  Sali Berishë i rrofshi tajaret hahaha

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Saleh

                    Po se berisha eshte ne axhenden e Amerikes nuk ka pune te tjera. Popull me vk kujtojme se bota te ne i ka syt

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      socialisti i terbuar

                      Je i modh o shoku. Minxhozi, si te gjith shqiptaret, kujtojne se USA e ka mendjen tek ne. Megjithe mend jemi vi Respekte

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Ben

                      Cfare na the or mik! Deshtoi Amerika thote. Po Shqiperia nuk eshte shtet I amerikes o rrote. SHBA thote I fusni ne burg prokuroria dhe gjykatesit nuk bejne asgje.dhe fajin e ka Amerika! Eshte shume e cuditshme qe Shqiptaret gjjthemome ia vene fajin te huajve. Keshtu duan te mbulojne korrupsionin e.tyre. Ne ne SHBA jemi dhe votojme pet kete qeveri dhe nuk mendojme se ka deshtuar SHBaja. Ti e ke zbuluar! Shume ia zoti paske qene.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zana

                        Sali Berisha vazhdimisht kete rol ka lojtur me situatat qe i jane krijuar .Deshtimi eshte i shtetit Shqiptar qe e ka lene te shije si ka dashur dhe si ka hyre asnje gjemb ne kembe.Dhe nga situata e sotme duket qarte qe jane dy kategori qe e ndjekin pas : 1-ata qe kane lidhur interesat e tyre me të 2- pjesa tjeter jane ata qe e ndjekin qorrazi nga injoranca dhe padituria.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Km

                          Jo,Z.Minxhozi.SHaBa nuk Ka deshtuar.ShaBa Ka vepruar sipas skenarit te saj ,qe Edhe mishi te piqet Edhe helli te mos digjet.Mish gjen sa te duash.Nese ngordhi kau PD,kopeja eshte e madhe.Jane 200 qe ne shqiperi,te rinj dhe te vjeter.Por helli,helli,kjo Ka rendesi,Pra Saliu i madherishwm.Lexoj Ca' shkrimet...*SHa Ba do ta djegim,do ta burgose ,do ta ekstradohet do ta..."Asgje nuk do ndodhej.Si deri me sot-krime te pandeshkuara,Saliu "ekstradohet te SHaBa,pleqeron me te fituar e te ardhurat dhe ,si bashkepuntore e tij varroset atje.Dhe gjithecka sipas lanit "ASI nen menge".Pra ,nuk Ka deshtim,sepse Edhe po' mbeti te vdese ketu,do varroset me ceremoni shteterore.

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zyber

                            Dakord 100% me komentusin 'qytetar' , e vertete, Amerika te thote si Mik, nqs ti e voton ,nuk do jemi më shokë (ndihma etj.)

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dhe vjen nje dite...

                              Po Berisha, thone ata qe e kane njohur nga afer, eshte person ordiner dhe me nje ego te pamateshme dhe te pakthyeshme. Inferior ne moshe feminore, sapo erdhi ne Tirane, me intelektin qe formoi, dhe intelegjence te shkaterruar, sot eshte simbol i njeriut me vese morale nga me negative. Konformist, mashtrues, pa ndjese per jeten e njerezve, i pameshirshemm, eshte sot nga me ordineret e ketij vendi. Mos te ra te te keshe pune me te. Si derr e di se cfare ka bere! Amerikanet dje se behet fjale per korrupsion dhe vepra te tjera te denueshme politikishte dhe juridikishte qe ka prova, ne kohen kur ishte KM dhe me pare. Ne na mashtron dhe na thote se " kam 8 vjet qe s'jam ne pushtet". Kohe do te tregoi dhe ka filluar qe si nuk duhet te jete nje politikan. Mjere bythecat e Rithemelimit! Keta duhet te kuptojne se po te ishte ne rregull ky tip, Bush-t do e kishin thene nje fjale. Por jo! We i kane pare provat ne DSH Rithemeluesit.....Njerez te njelloj te me kete tip, pa moral. Bejne gjasme sikur s'kuptojne ose se vene Nongraten., se sa e thelle dhe e zeze eshte historia e ketij njeriu, se gjasme problemet e PD ku ky person eshte pergjegjesi kryesor i deshtimit, i fenomenit te vjefhjes se votes fhe manipulimi, se gjasme Amerika do e fali, gjasme nje dite do e kerkoj, etc., duke mashtruar militantet, popullin, etc. Per shkak te egos per te bere karrier. ShBA jane si Muhamedi dhe Krishti per shqiptaret. Peticionin dhe Kongresi qe po bejne dot jane Kate skandaloze mashtrimi, jane Kate qe turperon me Shqiperine, popullin shqiptar,demtojne marredhiniet e shendetashme me USA dhe perendemin ne teresi. Shqiptaret duhet te mbajne mire shenim kete grupim mashtruesish qe duan to hapin perseri ne kurriz.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ard

                                O Minxhoz , ne Pd i din me mire se amerikanet bemat e Saliut dhe Saliu asgje nuk e ka ber vetem por me bashkepunetor qe jan ndar ne pro dhe kunder Saliut dhe ketu ka gabuar rend amerika qe shpalli non grata vetem ideatorin e bemave ndersa bashkepuntoret ekzekutues i fton ne Amerike , kjo shkaterroj Pd.Fatkeqesi.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Ethem Lalaj

                                  OK.S.Minxhozi.Amerika ka thënë që në 1991(Xh.B).".Ne do ju mësojmë si të zini peshkun por Atë do e zini vet.." Në 19 maj 2021 Sb u shpall non grata dhe Lulit ju tha..Sb të përjashtohet nga PD.Luli u vonua dhe nuk foli hapte kush janë krimet e Sb dhe Ato që bëri me urdhërin e tij..Si 21 janarin,Lobimin Rus Shitjen e Detit,etj,etj..Dhe duhet ta denonconte në SPAK.Këtë Luli nuk e bëri,ndaj u la në baltë nga DASH. -Përgjegjësia për mos arrestimin e Sb për 101 krimet e tij 1991-2021 është e SPAK ..që kërkon akoma PROVA NGA DASH. Nëse DASH do e lërë Sb të destabilizoi vëndin..Populli nuk ka më punë me Sb por me SPAK DASH që drejton DREJTËSINË.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Emri

                                    A do te mundet Berisha ta perserise 97 apo jo? Kjo eshte pyetja ime.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Klodiana Lala Gazetare investigative

                                      Loja bëhet e ndyrë në kurriz të këtij populli. treshja e bermudës S.R.M. janë bashkë dhe asnjë ska leverdi të dënojnë asnjë megjithë dërdëllitjet që bëjnë ndaj njëri tjetrit. Asnjë akuzë pres dukujt prej tyre për vjedhjen e thesarit të shtetit në kohën e Fullanit , asnjë fjalë për vjedhjen e thesarit të Krabës. asnjë fjalë për vjedhjet 120 miliardë euro në 30 vjet që kjo treshe si trekëndësh *ber mute* i ka ka vjedh këtij populli e këtij vendi. Asnjë fjalë për shkatërimin Kombëtar të organizuar ... Normal pse vetes do ja fusin këta?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sandri

                                        Duhesh te jesh idiot apo maskara te mos kuptosh se SHBA qe ka agjenturen me te forte ne bote zbuloi pas 30vjetesh korrupsionin e madh ne Shqipëri.Amerika po te ishte e ndershme dhe e drejte e luftonte korrupsionin e madh qysh ne 5vitet e para te demokracise .Te konstatosh se SHBA zbuloi korrupsionin e madh pas 30vjetesh në Shqipëri tregon veç se SHBA eshte disa here më shumë fajtore se liderat shqiptare te djathte dhe te majte. SHBA fsheh ne menyre pabese dhe te poshter pas dënimit te liderave shqiptare(te vjeter) qëllimin e saj kolonial dhe diktatorial ndaj vendit tone te vogel dhe te varfer .SHBA sot pas 30vjetesh fshehtesi dhe maskim ka dale hapur se eshte pro nje Shqipërie diktatoriale-koloniale dhe kundra nje Shqipërie pluraliste-demokratike. Sot po vertetohet se superfuqia e SHBA nuk ndryshon ne thelb nga superfuqia tjetër Rusia e cila dikur vite me pare BS sot Rusia kërkonte skllavërinë e Shqipërisë. Prandaj poshte çdo aleance me SHBA , e cila ne bashkëpunim me nje grup deputetesh tradhëtarë kerkojne zhdukjen e pavarsise apo sovranitetit te shpallur nga patrioti i madh në 1912 Ismail Qemali. Rrofte populli shqiptar patriot dhe i lire .Vdekje armiqve dhe tradhetareve .

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje