Urgjenca e Genc Fugës dhe një zgjidhje për ne të tjerët

2 Gusht 2023, 09:53Blog TEMA
Urgjenca e Genc Fugës dhe një zgjidhje për ne të tjerët

Nga Emirjon Senja

Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpetimit te Spitali Amerikan dhe jo ne QSUT per shembull, mund te vleje si nje ngjarje qe te nxise debatin per menyren se si menaxhohen taksat tona!

Shteti yne i dashur, per dekada te tera merr taksat tona dhe nuk na i kthen ne sherbime baze, si shendetesia apo arsimi.

Ti paguan taksa si legen, madje edhe tatim te dyfishte, nese ke oreks apo nevoje per me shume se nje page (se keta tatojne me shume punen se oligarkine), pastaj per shkak se s’ka infrastrukture ne shkolla apo spitale publike detyrohesh qe te kurohesh ne spitale private dhe te shkollosh femijet ne shkolla jopublike.

Kjo nuk eshte zgjedhje, por detyrim per mijera familje ne Shqiperi, te cilet ne fakt shemben ne taksa gjate gjithe vitit dhe rrjedhimisht duhet t’u jepet mundesia ne shkolla dhe spitale publike cilesore.

Problemi nuk eshte pse nje shkolle private ofron ambiente me te mira apo pse nje spital privat ka nje aparature qe nuk e ka shteti.

Problemi eshte pse shteti nuk respekton qytetarin e tij per te mos ta detyruar te shpetoje koken apo te ardhmen e femijes te privati!

Zgjidhja?

Per cdo qytetar qe zgjedh privatin te subvencionohet kostoja e njevlefshme e sherbimit qe do te merrte ne shtet. Diferencen le ta paguaje vete. E njejta gje dhe per shkollat. Ndryshe s’ka kuptim kjo pune: Paguan taksa si legen per shtetin, pastaj kur te bie halli lutesh “Do Zoti ka privati krevate apo banka te lira!

Po na duket vetja si budallenjte me te medhenj ne bote se s’duan te japin zgjidhje lehtesisht te realizueshme.

Qe djersen tone te mos e haje ujku!

3 Komente

  1. L
    Lavdosh

    Idiotesi si shkrim dhe ide. Sherbimet paguhen nga xhepi i atij qe do dhe taksat jane per sherbimet publike, i perdor apo jo. Njerezit duhet te kerkojne me shume nga qeverite. Ka ardhur koha qe qeverite te japin llogari dhe jo te fshihen pas pergjegjesive personale

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elton

      Shqiperia nje vend qe qeveriset pa asnje lloj sensi qeverises .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaqo

        Qe qenke legen kuptohet nga menyra si shprehesh. Por ta shkaterrosh shkollen e spitalet per 30 vjet e t'i ndreqesh per 10 vjet, eshte e pamundur. Nuk ta di moshen, por cdo gje, pra e shkaterruar, ka qene e QELLIMTE, qe cdokush te shkoje tek privati, qe nga nxenesi, qe e ble noten tek privati, e del bylmez ne fund, e deri tek mjekesia, qe mjeket e shtetit te cojne tek privati, pra i njejti mjek qe s'te sherben ne shtet, te sherben tek privati, duke te hequr skalpin e kokes. 30000 maturante perfundojne arsimin e nesem, po 30000 shkojne ne fakultete, po aq dalin me diploma, dhe pastaj punojne kamarjere e shitesa, ky eshte sistemi, kush ka leke arsimohet jashte e kurohet tek privati, shtresa me e madhe e popullsiseve ha sa krahu, dhe kjo nga degradimi i gjithe sistemit, se i tille duhej, qe te pashkolluarit te pasuroheshin, ata qe djersitnin per te marre nje dipllome, te ngeleshin rrugeve. Ti flet vetem sot per sot, pa bere analize, se dukesh se kaq e ke horizontin, sipas shkolles private qe ke mbaruar, me mure e banka te bukura, por pa nivel mesimor, me mburrje se ke mbaruar tek privati, ku ke blere cdo gje, bile edhe cilesine e notes. Tek privati, te gjithe jane te nje niveli, nuk ka diferenca, gje qe eshte e pamundur, midis nxenesve e studenteve. Te gjithe BYLMEZA

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje