Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

19 Korrik 2024, 18:36Blog TEMA
Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e

Nga Namir Lapardhaja

Zbardhja e vendimit të Apelit lidhur me vulën dhe logon e PD-së, nxori edhe një herë në pah se sa lehtësisht i intimiduar është sistemi i drejtësisë në vend, pavarësisht Reformës në Drejtësi dhe asistimit ndërkombëtar në segmente të caktuara të tij, siç është SPAK dhe GJKKO.

Pjesa tjetër është lehtësisht e shantazhueshme dhe lehtësisht nën presionin e politikës.

Gjykata e Apelit nëpërmjet zbardhjes së vendimit të saj tregoi se nuk ka bërë asgjë më shumë se sa Zhukri, i cili njohu si kryetar të PD-së Sali Berishën.

Nëse Zhukri ishte pjesë e enturazhit dhe oborrit familjar të Berishës, duke qenë se gjithçka e kishte pasur si rezultat i shërbimeve, trupa e re gjyqësore, dy prej të cilëve ishin linçuar, akuzuar dhe trysnuar nga Ballkoni i katit të 8-të si të lidhur me pushtetin, më së paku, i kanë rënë për shkurt dhe nuk e kanë marrë fare në shqyrtim ankesën e PD-së së Bashës, duke nxjerr si justifikim parregullësinë e autorizimit.

Më së pakti, e kanë bërë për të “shpëtuar” nga Berisha, ndërsa, nëse do të besojmë akuzat e Berishës ndaj tyre, i janë bindur pushtetit për të mbajtur në lojë pikërisht Berishën, si kundërshtar më tepër se komod për këtë qeveri.

Mbi të gjitha, trupa e Apelit nuk ka marrë në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë që i kërkonte Apelit trajtimin e çështjes së PD në themel.

Ndaj pas kësaj zbardhje, rekursi në Gjykatën e Lartë është rruga e vetme.

Jo se ai vendim do ta zhbëjë dëmin e madh që i është bërë frymës opozitare në vend, por për të vendosur drejtësi dhe për të zhbërë një mënyrë të padrejtë të bërjes së punëve në këtë vend.

4 Komente

  1. R
    Realisti

    Namir o bir! E mban mend kur Sliu priste me shpate majtas e djathtas kur ishte ne pushtet? Ju te gjithe vecse e duartokritnit. Kete beri ky popull 45 vjet me radhe me Laverin. Tani ju u katandiset qe te merreni me vulen. Edhe PPSHse i humbi vula. Tani eshte radha juaj. Ngelet duke u mare me gjykata se nga do shkoje vula. Ceshtja eshte se kur vendimi i fundit te merret atehere ju vertet nuk do dini se a keni vule me.... Debila!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Eshte nje loje per ta shkatrruar plotsisht opoziten. Shihni po nuk ia riktheu gjykata e Larte vulen bashes. E keshtu ata qe iken tek Berisha do te vrapojne prap tek Basha, e Berisha me berishistet do te ulurase dhe te gjeje alibine e humbjes se sigurte ne zgjedhejt e 2025.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Namir, rruga e rekursit 9e bashes), eshte rruga per ne askund!. Që gjykata e Apelit pas shume muajsh zvarritje dha ate vendim, mendoj se ka qene nje strategji amerikane në ate lloj zgjidhjeje. Ata, në prapaskenë, mund të kene patur dy alternative, juridike dhe politika. me siguri u ka konvenuar ajo e dyta.. Po të lexosh me vëmendje argumentimin e gjykatës, kjo e dyta, pra zgjidhja juridike, nuk është fare aty. Askund nuk flitet aty për vendimin e Zhukrit, që është dhe thelbi i problemit dhe ankimimit të PD zyrtare, që do të thotë se shqyrtimi do duhej të bëhej në themel (për mua ashtu duhej). Nuk u zgjodh kjo rrugë, pikërisht se u duhej e dyta zgjidhja politike (arti i te mundshmes!). Dhe kjo për tre arsye. Amerikanët, me shpalljen "non grata" të "lexhendës": Së pari ndihmuan shqiptarët nga 'minuesi i demokracise'; Së dyti Partine Dempokratike qe kishte dhe ka nevojen urgjente per reformim radikal, dhe; Së treti ndihmuan "yllin e tyre në ngjitje", sipas ambasadorit te tyre Arvizu, por që ishte deshtaku "nuk ngjiti" gjëkundi. Pritën shumë që me mundësinë që i dhanë të tregonte se e vlente mbështetjen e tyre, por ai nën presionin e Berishës, si peng i tij, për dy vjet u soll vërdalle si pordha në brekë, ndaj dhe kur ne Tirane erdhi Blinken, ai që e shpalli Sa-lehun "non grata", nuk ia vërshëlleu fare, edhe pse ishte kryetar de facto dhe de jure i PD-së, që ata e donin dhe e duan të reformuar dhe alternativë rotacioni. Po atëhere, sipas strategjise se tyre, Berisha ishte zgjidhja?!?! Jooo! Duke qenë se zgjedhjet po afronin, një situatë konfliktuoze as vendit, por më shumë anerikanëve nuk i konvenonte. Ata nuk e janë fshehur asnjëherë se, hëpërhë, ju intereson stabiliteti. Të sigurt se në prill-maj 2025 Sa-lehu humb rëndshëm, do jenë po ata që e mbëshresin, ose ende besojnë se ai do i sjellë në pushtet (!), qe do ta largojnë. Mos harrojmë dhe faktin se ai tashmë është në duart e Drejtësisë. Përfundimisht, pas zgjedhjeve, në një situatë të re, duhet të fillojë riorganizimi i PD, tashmë pa Bashën e Berishën, berishistët dhe berishizmin, si alternativë rotacioni politik. Sigurisht kjo do ndodhë po qene te zote, te fitojne besimin e ekektoratit shqiptar. Kjo pra mund te kete qene strategjia e tyre, gjithsesi rezultati i saj mbetet për t'u parë. Ata ua pastruan e ua hapën rrugën demokratëve reformatorë të vërtetë, kudo që ata janë, anë e mbanë vendit dhe jashtë tij. me shprese se ky do jete fundi i tranzicionit te lodhshem katovician.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora

          Buteto , analiza jote eshte interesante , rracionale , ne menyre fragmentare edhe bindese , Vec nje mangesi te Vogel e ke . Berishen , berishizmin , modelin me vrasetar mbas atij enverist ti e shikoni simetrik me Bashen , te barabarte ... Sikur s' ka logjike ketu , Bureto . Berisha kaq do , ta barazosh me Bashen , te tjerat I rregullojne plackitesit e tipit noka . Namir , je ne rregull . Nenshtrimi perpara padrejtesise , eshte skllaveri . E dyta dhe me e rendesishmja , pranimi I se tilles do te thote te legjitimosh Berishen , stereotipin e tij kriminal .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje