Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!

17 Korrik 2024, 15:51Blog TEMA

Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!

Nga Naser Pajaziti

Gjithmonë kur nis sezoni turistik veror, fillon një fushatë e koordinuar për të nxirë bregdetin shqiptar, keq e më keq!

Dikur që në mëngjes mediat na bombardonin me kryetituj terrorizues “vritet”, “dhunohet”, “shpërthen bombola”…etj.

Kur sot turizmi shqiptar çdo ditë me hapa galopant po rrit standartet, lufta hibride tani kapet te çmimet, duke na servuar përralla të ndryshme!

Jo shtrenjtë, jo shezlloni, jo hoteli kështu ashtu, kapen për një fije kashte…

Isha në Sarandë dhe Ksamil, gjithë riviera e mbushur me turistë gjithandej, nga skajet e ndryshme të botës, por edhe nga trevat tona. Kisha rastin të flas me turistë të vendeve të ndryshme, që me plotë bindje dëshmonin se bregdeti shqiptar është bukuri e rrallë dhe shumë më i lirë se Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Italia, Spanja. Në raport me këto të fundit mbi 60 % më lirë.

Në Shqipëri ka turizëm edhe për ata që me pak lekë mund ta shijojnë detin me kushte deri diku të kënaqshme, me kafenë e mëngjesit 1 euro, që s’mund ta shijosh as në sheshet e Prishtinës e sidomos Shkupit, me pijet me çmimet thuajse normale në një zonë turistike, shtëpi apo apartamente me dhoma nga 20, 25 euro e më lartë, por sigurisht se është edhe oferta tjetër për një turizëm luksi me kushte superstandarte.

Risi sivjet janë edhe plazhet publike, që mund ti kërkosh në çdo zonë turistike dhe s’paguan asgjë. Sigurisht duhet ta bartësh një çadër me vete ashtu si disa që të njejtën gjë e bëjnë në Greqi apo Mal të Zi.

Pra Shqipëria të ofron të gjitha mundësitë, varësisht sa e ki xhepin dhe sa dëshiron të harxhosh.

Propaganda e ditëve të fundit shihet qartë se është e sponsorizuar, por siç thonë kjo nuk i bën përshtypje askujt meqë jemi mësuar çdo ditë e më tepër të shijojmë dhe zbulojmë bukuri të rralla dhe të papara të bregdetit tonë!

Një fjalë e urtë popullore thotë: Qentë lehin, karvani ecën!

 

17 Komente

  1. K
    Koqevar sot koqevar mot koqevare gjithe jeten.

    Plazhet Shqiptare jane mbushur plot por propoganda antishqiptare e organizates terroriste Vetefundosje e dirigjuar nga antishqiptari Kurtovitç ka derguar rrugaçet e vehte qe ne oret e para te mengjezit kur pushuesit flejne me telefone filmojne dhe ne mbremje i vendosin ne rrjetet sociale. . - Jane disa grupe Kurde te fshehur ne malet e Syrie qe perdorin portale dhe hedhin balte mbi turizmin Turke , asnje efekt lodhen kot mjeranet turizmi Turke po shkone shume mire , identike edhe ne Shqiperi disa portale te financuara nga nje organizate antishqiptare Vetefundosje po bene te njejte por pa sukses . Cfare po bene shteti dhe sherbimi sektkret ? .

    Përgjigjjuni
    1. N
      NewYorku

      Mashtrues! Plazhet jane 90% private, ato pak publike jane te stermbushura, kurse privati hajduti zaptues pothuajse gjate javes i ka bosh! Ligji shqiptar si ne gjithe boten nuk njeh plazhe privat ! Gjykata e larte duhet re shprehet e mer fund kjo meseleja e hajduteve te plazheve!

      Përgjigjjuni
      1. N
        New leshi

        Ti i shikone plazhet nga new yorku , shko laje pjatat dhe lyp mje cop buke nga kishat e anerikes

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari i Partisë

          New York Si ore qenkan plazhet private qeveria ka bërë ligj pas 7 të darkës nuk paguhet shezlloni ( se kush ben plazh pas 7 orës 7 të darkës) atë e din qeveria por teknikisht është publik

          Përgjigjjuni
      2. E
        Esafailed

        Kulmi,kosovari rilindas????

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Kulmi! Ja si po del hapur si hafije e UDB! Hasmi nuk ka brirë.

          Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Babezitjen per para e gjen ne çdo cep te bregut te bukur ( dikur) shqiptar. Shyqyr qe kemi rreth70% male ku kemi mundesi te relaksohemi.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje turist i indinjuar

            Po mire mo ti cuno ,edhe une isha ne Sarande Ksamil Butrint dhe nuk eshte ashtu si thua ti ??? Duhet te gjeje plazhin publik qe ishte pa lek se pjesa tjeter ishte e kripur , varionin shezllonat nga 15 - 30 euro . Ne Butrint sherbehej mire dhe me cmon te arsyshem .Ishte nje restorante gjithe gjelberim me Peme te larta qe krijonin hije dhe freski ndersa Ksamili mu duk si vende dhe popuj restoranti bosh me siguri nga cmimet nje kafe plus nje shishe uji kostonte 350 lek te reja pale te haje ? Mendo nje pensionist ??? Edhe. Ksamili pa gjelberim po keshtu edhe Saranda komplet e betonuar pa ajer sepse mungonte gjelberimi .Keqardhje per ata ndertusa cdo gje ndertuar pa nje plan regullus pa kriter te merrej fryma nga mungesa e ajrit sepse mungonte gjelberimi .Kane bere krim ,Saranda nje vend I bukur bregdetar me njeres te mire dhe tradite i ka humbur komplet shija per ta shfrytezuar .??? Saranda buken e kishte shume te mire dhe cmimet e ushqimeve njelloj si me Tirane .Sarandes vetem i mungon ajri I paster e pengonte dyndja e ndertesave ???

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje turist qe nuk di cfare eshte turizmi

              Turist i pa indinjuar haaaa . E para duhet te kuptoshe çfare jane pushime ne plazhe pasi nje pjese mendojne se jane obligatore haaaa Te shkoshe ne plazh do te thote te harxhoshe mbi tepericat e kursimeve ,pushimet jane simbole i borgjezise . Ne France pushimet filluan ne vitin 1971 ( kuptohet masa popullore ) . Çfare pushime kerkoni ju kur nuk keni pare ? Çfare eshte kjo llogjike çmimet e larta ? . Mos valle resortet restaurantet jane vende ku shkojne te vobektit ?. Nese i thua restaurantit uli çmimet , atehere beje te njejten gje me pronarin tende thoje te uli rrogen ? . Dhe humori eshte pensioneret nuk xhkojne dot ne plazhe se kane pensionin e ulet haaaa kjo eshte perla e dites pk a ka pensioner qe ka pension te larte ? Ne France nje secrtetare médicale del ne pensione dhe mer 900 euro kur qerra e shtepise eshte mbi 1200 euro. Shoku po te pati xhepi lek shko me pushime nese nuk ke ha domare dhe ri urte Koqevari turist ne plazhe haaaa qe ha fasule ne korrike qe nuk kane buke te hane i kane breket me mut Turizmi eshte per te pasurit

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                Ne nje fare menyre ke te drejte. Turizmi eshte per ato putanat qe ke ne shtepi dhe gjithe gjinine femerore te rraces tende te ndyre. Ato ne kete kohe kane mundesine te shkerdhehen dhe te mbyahin verrat e thara me sperme borgjeze, se ti dhe meshtlkujt e rraces tende jeni impotent.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  paemer

                  hiq shezllonat nga plazhet ,mos i lejo ti zaptojne ,pjesen tjeter e zgjidhin vete njerezit sipas xhepit or mik.....kaq e thjeshte eshte.

                  Përgjigjjuni
              2. P
                Patriot

                Po mirë kush ka qënë në Greqi sivjet të më thotë si ishte, ishte falas çdo gjë? Futjani kot. Shwipërinë e kemi lule por duhet të mos e ndotim, vërtet pak më shtrenjt se vitin e kaluar po jo ndonjë ububu. Janë inatcinjt që nuk ju duket e bukur Shwipëria, ikni pra në Greqi, në Spanjë etj etj.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Genti

                  Ne te semes ty dje albanistanit.

                  Përgjigjjuni
                2. J
                  Jugu

                  Ja ke futur kot fare o shkrimtar. Ke bere nje mbrojtje te qeverise por ne menyren me diletante dhe byth lepirese te mundur. Sa u kthyem nga pushimet ne Jug dhe Very ti Shqiperise. Cmime qe konkurrojne me vendin perendimor ku jetojme. Ne e perballojme, por te afermit tane ne Shqiperi kurrsesi. Per te ardhur keq sum lepirja juaj dhe kesaj gazete ndaj Rames. Ka vuajtur dhe do vuaj shume populli jone qe ka mbetur akom ne vend.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vilma

                    Ka ik koha kur njerzia lahej në det e rrezitej deri në pjekje. Pushime ne bregdet, do të thotë paketë e plotë relaksimi. Shpengim, bollek, cilesi, kulturë pritje dhe percjedhje. Pronaret shohin edhe 2 lekeshin, sepse janë 2 leksha.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      D.Didani

                      Bukur : Ne Turqi Kurdet ....ne Shqiperi Kurtet!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Diktatura nuk ka brire!

                        Komentues te dashur! Filozofia e Rames se Shqiperine do t'a zhvilloje turizmi yne fshataresk 3 mujor eshte cmenduri! Eshte Rama qe krekoset se ne qenkemi Maldivet e Europes etj,por ngaterron natyren me sherbimin mesjetar dhe harbut te personelit amator! Plazhet tona u jane grabitur qytetareve,prandaj shqiptaret e ndjejne veten sikur jetojne ne nje vend te pushtuar armik! Nje popull i varfer nuk paguan kurre zhezlongun 20 euro,ndersa qeveria kerkon te nxjerre dhjam nga pleshti! Kam pare ne Michigan(SHBA), shtet me 12 milion banore,qe i ka te gjitha plazhet prej mijra km perballe Kanadase,PUBLIKE,pra FALAS,kur dihet qe qytetaret kanadeze kane te ardhura nga me te te lartat ne bote dhe megjithate pushtetaret i kane plazhet FALAS! DOEMOS NE SHQIPERI KEMI NJE QEVERI QE NUK I DHIMBSET POPULLI I VET ,prandaj nuk le asgje pa privatizuar duke i krijuar shpenzime te medha qytetareve!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje