Kush nxin turizmin vendas, gjuan pas shpine shqiptarët që jetojnë falë tij

16 Korrik 2024, 15:53Blog Nga Endri Kajsiu

Diten e djeshme, nje deputet i Kuvendit te Shqiperise, i drejtoi nje pyetje ne dukje naive kreut te Spak. Teksa te gjithe ishin te perqendruar tek betejat ligjore me perfitim politik, deputeti ne fjale e pyeti zotin Dumani mbi mundesine e perfshirjes se shteteve te huaja ne fushaten e dizinformimit qe po ndodh prej javesh ne median shqiptare, ku ne shenjester eshte sezoni turistik.

Fatkeqesisht, pergjigja e kreut te Spak ishte negative. Them fatkeqesisht pasi do te kishte qene gjysma e se keqes nese ideatore, financues dhe implementues te kesaj fushate balte do te kishin qene shtete te huaja, armiq te Shqiperise, te bezdisur nga numri i shtuar i turisteve qe zgjedhin te vizitojne vendin tone dhe jo te tyrin. Por jo. Me sa duket, edhe ne kete rast, e keqja e madhe e jona, qenkemi po ne. Teksa sapo kemi hyre ne mesin e korrikut, kur kemi edhe te pakten dy muaj te plote, e mos me shume, per te shfrytezuar potencialin turistik te Shqiperise, portale e televizione, analiste, gazetare e influencues, jane angazhuar ne nje gare te pervitshme, se kush e nxin me shume turizmin vendas.

Disa flasin per plazhet bosh, te tjere per cmimet kacafiu, madje ka dhe nga ata qe lavderojne shqiptaret qe zgjedhin te pushojne ne vendet fqinje. Arrijne te shpikin cdo gje, vetem e vetem per te treguar se sezoni turistik ka deshtuar pa nisur ende mire.

Nderkohe, jane me qindra e mijera familje shqiptare qe jetojne fale turizmit. Njerez te thjeshte, qe punojne gjate gjithe vitit e investojne kursimet e tyre per te fituar para gjate muajve te veres. Dhe pikerisht per ta, cdo artikull, cdo postim, cdo status, cdo lajm qe sulmon sezonin turistik, eshte nje grusht nen brez, nje gjuajtje pas shpine.

Aeroporti i Tiranes ka shenuar ne dy vitet e fundit rritjen me te madhe te udhetareve ne Europe. Disa muaj me pare, Rinasi ia kaloi edhe Beogradit si aeroporti me volumin me te madh te pasagjereve ne Ballkan. Shifra e shtetasve te huaj qe hyjne ne pikat kufitare shqiptare po e thyen qe tani rekordin e arritur ne fundin e vitit te kaluar. Rradhet e gjata shihen jo vetem ne kalimet tokesore, por edhe ne ato detare. Televizionet dhe revistat me prestigjoze nderkombetare e promovojne Shqiperine si perlen e re te turizmit europian.


Blogeret me te famshem boterore postojne cdo dite foto e video jo vetem nga plazhet shqiptare, por edhe nga malet, lumenjte e liqenet. Disa e cilesojne vendin tone si Maldivet e Europes, te tjere si Tajlanden e Ballkanit. Por, kur vjen puna te ne, te keqinjte e vetes, po te hapesh portalet e televizionet shqiptare, turizmi vetem nxin.

Ndaj, pyetja qe deputeti Denis Deliu i drejtoi dje kreut te Spak mund te duket pak pa lidhje me debatin e zhvilluar ne seancen plenare, por sa mire do te kish qene sikur fushata per baltosjen e turizmit shqiptar te kishte patur per autore shtete dhe individe te huaj dhe jo shqiptare.

7 Komente

  1. A
    Andreas

    Nese mua elemente me perkrahje shteterore me kane vjedhur pronen, une çfare duhet te bej, tu bej edhe reklame qe te kene sa me shume kliente?

    Përgjigjjuni
    1. h
      hektor

      Kjo është një fatkeqësi e madhe por dirigjenti kryesor ka qenë dhe është Sali NON GRATA....tër këto 33 vite ai e ka nxirë Shqipërinë dhe shqiptarët sepse nga goja e tijë dalin vetëm fekale...

      Përgjigjjuni
      1. r
        ronny

        O Endri, mire ata qe dolen te paguar, inflituar, te korruptuar e shume e shume tuat te tjerat nga pas....po ti je gjoja neutral apo anon nga ndonje ane e peshires...se te themi te verteten dhe kete pa u anuar nga pjesa blu apo roze e anijes.....po sikur cmimet jane disi si tejet te fryra dhe ne si qytetare qe le te themi ne rastin Tim kam nja 40 vjet qe shkoj per pushime ne kete vend ashtu here sic ka qene me kabina tallashi dhe banjo publike e elme fornelle me vaj guri me vete, pasta me ato dhoma e apartamente te sajuara ne vitet e para te demomracise.. te konvertuara nga halli per buken e gojes ne ambjente per pushim me ca krevate perde e piktura ne mire sikur te ishe futur neper mozoleume te ish bllokut komunist, e pastaj ngadale ngadale deri ne ditet e sotme qe per hir te te vertetes gjerat kane ndryshuar per mire me hapa te medha...por kur vjen puna te kulets se edhe ata te huaja qe vine ketu dhe nuk lane qebaptore dhe kjoske byreku pa zbulusr..per ate drejqi leku po shkojbe aty..se nese kishim nje kulete te majme do I shohim ne restorante peshku bluze detit ne jug me shishe vere e peshku...hehehehe dream on ..pra ta mbyll...per nje njeri normal qe ka shkuar ne plazh deri dhe edhe me 2000 apo 3000 Leke te reja nata...sot kur kerkon per te njejten njesi me qera dhe shikon se Brenda nates eshte bere 100 apo 200 euro nata...di mendon ti shoku...si I vjen atij...apo edhe ty vete...besoj se e shtremberon future apo jo....se rroga jote nuk ka vajtur nga 300 euro ne muaj ne 3000 euro me muaj apo ka vajtur ..edhe nese ka vajtur per ty...po per popullin qe eshte diku 90 perqind nje miks I atyre pa pune atyre ne pension atyre me pune te paguara ne minimum etj etj...pra si ty edhe une Dua qe vertetes turizmi ne vendin tone te hece shume shume perpara...por jo te fryhemi gjeli mbi ple...se sjemi te te paret qe jemi fryre dhe pastaj na pret shfryrja....

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          Jo, demton nje grusht njerezish qe kane ndertuar ne toke falas nga qeverria ...toke e grabitur a e vjedhur...kaq.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropiani nga Shqipëria

            Patriot leshi. Kush qenkan këto bloggera me famë botërore. Jeni pjerdhur me superlativa. Kurvat i bëni VIPa, disa fotografë freelance i bëni me famë botërore. Nuk e shpëton turizmin as VIPi e as bloggeri. Dhe hiqni dore nga krahasimet me Maledivet e Tajlandën. Kthehuni me kokën ulur dhe luani me rregullat e tregut, jo me ëndrrat e Faraonit

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neser avazi

              Te huajt qe pushojne ne shqiperi nuk harxhojne sa shqipetaret qe pushojne jashte. Kjo eshte e vertete sikurse fakti qe reklama hiperbolike dhe realiteti do kthehet ne nje bumerang te pa rikuperushe me vite.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Diktatura nuk ka brire!

                Turizmin shqiptar e ka demtuar vetem qeveria dhe me shume Rama! Privatizimi i te gjithe reres se plazheve eshte poshtersi dhe grabitje qe u behet shqiptareve,se plazhet jane pasuri publike,ndersa tani shumica e shqiptareve ndjehen te perbuzur sikur jane nen pushtimin e huaj! Ka plazhe gjigande ne bote qe jane publike si Miami,Rio de Zhaneiro,Barcelona etj,ndersa ketu duan te nxjerrin dhjame nga pleshti! Qeveri ANTISHQIPTARE,ndersa Rama eshtw fatkeqesia e jone!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje