Të sodisësh vërsuljen e tërbuar të Berishës mbi Altin Dumanin?

15 Korrik 2024, 17:31Blog Nga Desada Metaj

Në mënyrë krejt të palogjikshme dhe të jashtëligjshme për më shumë se 4 orë kreu i SPAK Dumani u përball me deklaratat politike të deputetëve të PD që në bazë të rregullores së Kuvendit duhet të pyesnin sot kreun e Prokurorisë së Posaçme për raportin e punës të vitit 2023.

Halli familjar i Sali Berishës dhe i disa deputetëve të PD që janë nën hetim pasuror nga SPAK, ishte sot dhe halli i PS, deputetëve dhe drejtueses së seancës plenare. Kjo u pa qartë kur katandisja e deputetëve të PD me pyetje banale, detaje hetimore dhe halle personale madje dhe kërcënuese ndaj shefit të SPAK gjeti hapësirën dhe miratimin në heshtje nga mazhoranca.

Kush deputet nuk e di që kreu i prokurorisë së çdo niveli nuk mund të japë përgjigje për një çështje nën hetim? Kush deputet nuk e ka kuptuar që çështjet e SPAK janë në proces që kërkon kohë dhe hapësirë për shkak të personave të përfshirë? Kush ligjvënës nuk e ka kuptuar që tashmë ish zv kryeministër, ish ministra apo kryetarë bashkie janë nën hetim apo pas hekurave? Jam e bindur që të gjithë edhe pse shumica me formim bazik e dinë këtë. Por interesi nuk ua do të sillen si deputet. Bullizim, denigrim dhe kërcënim, kjo ishte gjuha e deputetëve të opozitës me qeshjen nën zë të mazhorancës.

Në asnjë nen të rregullores nuk është shkruar që raportimi i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme duhet pasuar me pyetje disa orëshe të hallexhinjve të Kuvendit. Ermonela Felaj që drejtonte sot seancën si rrallëherë gjeti mirëkuptim me kolegët e PD dhe bashkë me ta shijoi gjatë deklarimet politike dhe karshillëkun me të bërtitura që Albana Vokshi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe të tjerë në kor dhe sinkron i bënë Altin Dumanit. Madje dhe gjuhën kërcënuese të Bujar Leskajt e kaloi pa vëmendje.

Altin Dumani ishte sot në parlament për të raportuar për veprimtarinë e SPAK në vitin 2023. As për të treguar sekrete hetimore, as për të folur për dosje të veçanta, madje as për të treguar ku ndodhen hetimet për Sali Berishën, familjen biologjike dhe politike të tij. Nuk ishte as për të shuar kuriozitetin për banalitetet dhe thashethemet që qarkullojnë brenda “elitës” politike dhe të biznesit.

Të lejosh që kreu i SPAK të përballet me demagogjinë e Sali Berishës, duke i dhënë hapësirë retorikës politikës përballë drejtesisë do të thotë që i trembesh SPAK po aq sa ata që sot me fjalimet e tyre treguan frikë dhe inat me Prokurorine e Posaçme. PS dhe PD nuk kanë nevojë të na tregojnë se njëra është më pak e keqe se tjetra, se njëra ka hajdutë më të sofistikuar e tjetra më banalë. Mjafton skena e sotme, ku fytyrat e majmura të deputetëve të PS ishin sinkron me hakërrimet e opozitarëve pazarxhinj.

Nje institucion ku beson mbi 70% e shqiptarëve, bullizohet, denigrohet dhe kërcënohet në shkelje të ligjit dhe me shkeljen e syrit nga mazhoranca. Sepse frika nga SPAK i ka bërë bashkë. Dhe kur frika bën bashkë një klasë të tërë politike, asgjë e mirë nuk e pret një vend të zhytur në korrupsion.

Për fat të keq të shqiptarëve sigurisht.

31 Komente

  1. L
    Ladi

    Shkrimi yt qendron teresisht, por sipas formimit qe ti zonja gazetare ke. I denigron te dyja palet ne parlament pikerisht duke e pare kete çfaqje te shemtuar teresisht nga llogorja tende. Çfare dua te them? Po ju them qe persa i perket turperimit te deputeteve te djathte (ne thonjza), ke shume te drejte. Ndersa per ata te majtet, eshte thjesht mosdashja, apo mospelqimi yt personal, qe i pershkruan si bashkepunetore te te djathteve... Nuk perjashtohen qe disa socialiste per hallin e tyre personal ishin dakord, por pjesa me e madhe e tyre lumturohen nga kjo çfaqje tmerruese e te djathteve, pasi ju kthehen ne vota. Jane me te rafinuar nga çfar ti i pandeh. Gjithsesi shkrimi eshte i mire

    Përgjigjjuni
    1. L
      LORA

      Po sikur te injoronim gjuhen dhe friken ordinere te deputeteve ndaj kreut te SPAK dhe si qytetare te pergjegjshem t'e kerkonim objektivat kohore per ndeshkueshmerine e mezipritur ,si do te ishte puna zonja j Desada?

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Qente le te lehin karvani ecen perpara! Delenxhijve te politikes shqiptare ju shtua dhe nje vize neverie.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ofensiva e korrupsionit dhe degradimit te degjeneruar kundēr ligjit, SHBA dhe aspiratēs popullore pēr drejtēsi.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kriminelat ne litar

            Zonje drei diku kane te drejte se kur vritet ndonje kriminel njeri me tjetrin i tere shteti ne kembe , Salmuti ka ne kurriz tere ato vrasje , Likja ka te pamten dy te akuzuar nga miku i ngushte Salmuti , e Dumani asnje hap , kane marre zemer te kriminelat e pd pordhes se u duket vehtja te paster e vetem sulme . Merri me radhe tere ata qe therrasin me shume , Bardha vru ne Elbasan meulin Xhuvanim , Flamut Noka ka tere ato akuza prap asgje , Tirtan loqja i kontrabandes ne ish Jugosllavi , shteti nem kebet e kriminelave te pd pordhes e Dumani thote nul ka denoncime nga instutucionet e ketej thote ka nje mal me dosje .

            Përgjigjjuni
            1. g
              goshi

              Nuk e kuptoj si nuk e fusin në burg ndyrësira....

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkërdheni

                As nivelin e Deputetit Rrahja nuk kanë, i cili pati kurajën dhe dinjitetin e u tërhoq, kurse këta të dhjamosurit skenë as dinjitet e as atdhe, thjesht kanë lekun dhe servilizmin. Spo flas për sali halerat se ata nuk kanë as mend për të menduar se janë të dhjerë deri në fyt, por për PSistat.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Shume sakte. Pyetja qe mbetet: Kush do ta ruaje Dumanin nga shushunjezat?

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zyber

                    Do ishte mire mamaja jote o Asd

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Atdhetar shqiptar

                    e saktë ,,Janë një grup i strukturuar të gjithë ata deputet , dhe i ka zënë frika nga SPAK të majtë dhe të djathtë Ku është parë që të meret në pyetje Drejtuaesi i një Prokurorie ? vetëm në Albanistan sepse janë të gjithë hajdutër por edhe frikacakë , Edhe rilindjes i vete për mbarë kjo skenë estrade , TURPPPP TURPPP ,Mjerë ky popull çfarë përfaqësues ka çfarë maskarenjësh e përfaqësojnë / imagjinoni se çfarë e pretë një qytetar të thjeshtë me këta mostra , Vetëm SPAK dhe Dumani po u bie kokës dhe ka mbështetjen e gjithë shqiptarëve përveç hajdutërve në Qeveri Opozitë ,Administratë dhe në qeverisjen vendore ,,

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptar i etur per drejtesin e munguar

                      Shume i drejte konkluzioni i gazetares.Edhe un qe ndoqa pyetjet e Nokes nga tv. dhe pergjigjet e z.Dumani e ndejva kete qe kjo ishte jasht kontekstit te ligjit per te dhene pergjigje institucioni SPAK per veprimtarin e tij per vitin 2023.Edhe Felhaj edhe Noka ,e pra qe drejtoi seancen dhe tjetri qe perfaqsonte SPAKUN nuk bene punen e duhur per ate qe jane ngarkuar.Kjo e ul performanceb e paraqitjes institucionit ne publik.Drejtusi seances te kerkoj te behen pyetjet qe eshte e vendosur me ligje per institucionin e hetimit dhe drejtusi i hetimit te pergjigjet vetem pyetjeve qe jane jashte karakterit sekret te tij.Ata deputete qe kerkojne te dijne hetimet qe jane bere per Sali Berishen dhe kerkojn nxjerjen e tij nga arresti shtepijak kerkoj te jene mbi organin e hetimit dhe sistemin e drejtesis.Ku eshte pare e degjuar kjo mund ta thoni.Felhaj e di mire kete se ka qene dhe prokurore dhe kjo nuk i lejohet.Taksapagusit qe me taksat e tyre paguajn rrogat e ketyre deputeteve dhe SPAKUT nuk presin kete situate nga puna tyre qe ende eshte larg asaj qe pritet.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FATMIRI

                        TE DY KRAHET JAN HAJDUTER DHE I BASHKON PARAJA

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Stardust

                          E ke tjerrur gjate hartimin o goce, vetem per te na treguar qe PD dhe PS jane njesoj. Teori e vjeter kjo ,por nuk je ne fushate elektorale,po shkruan per nje ngjarje konkrete. Referoju fakteve jo opinioneve. Pastaj pse sipas teje edhe kur Mul Noka sulmon Dumanin prape PS e paska fajin ?

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Heretiku

                            Pse duhet ti versulen kreut te SPAK-ut keta deputete, apo me mire ti quash pseudo deputete ? Para se te ulen ne ato karrike te parlamentit, ata dhe te tjere qe u ngjajne atyre, duhet te njohin rregullat dhe normat elementare te funksionimit te demokracise. Duhet te dine qe ne demokraci, gjyqesori eshte njeri nga istitucionet e pavarura, ashtu si ekzekutivi, parlamenti, shtypi. Askush nuk ka te drejte ti kerkoje llogari perfaqesuesve te gjyqesorit, pse eshte arrestuar ky apo ai person. Gjithshka behet ne driten e diellit, kur i arrestuari del ne gjyq, i vihen perpara provat e akuzes, ai ka te drejte te mbrohet ( me and te nje istitucioni tjeter te demokracise, avokatures ) duke paraqitur provat e tij. Ne baze te provave te paraqitura, akuza dhe mbrojtja, jepet edhe vendimi, i fajshem apo i pafajshem. Cdo lloj presioni jashte ketyre kornizave te funksionimit te shtetit ligjor, eshte i papranueshem, i ngjan formave te veprimit ne diktature, ka brenda mentalitetin e diktatures. SPAK-u ka te drejte te arrestoje cilindo, ne baze te provave qe ka ne dispozicion, qofte ky ish kryeminister, ish president, ish minister etj. Cdo presion qe u behet ketyre organeve, nga cilido, ngjall vecse perbuzje, urrejtje dhe neveri. Keto organe u krijuan disa vite me pare me konsensusin e te gjitha partive ne parlament, 100% e deputeteve. Duhet te ndihmohen nga te gjithe, te bejne punen e tyre sa me mire dhe jo te pengohen. Eshte nje nga kollonat e shtetit ligjor, te cilin e aspirojne dhe e deshirojne shumica e shqiptarve me mentalitet demokratik.

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fredi

                              Doli kjo madame Chaterley?

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                dule

                                Sa here qe bucat ngellehen therriten nga ymer gelbaza te hane fishekun e radhes

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sa te ndyre zagaret e vampirit

                                  cashtu oj dule cashtu

                                  Përgjigjjuni
                              2. L
                                Lexi

                                Shkrim i dobet shume. Mjere Mero ca boton

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gafurri

                                  Mero fshije pak kete shkrimin thote Rama. Sa me shpejt aq me mire. E fshine dhe te tjeret!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Duhet te veproje

                                    Ok çfare ju shkruani por ky njeri a ka familje qe duht ta mbroje nga shpifjet ofendimet ky funksioner i larte shteti e di shume mire qe ka nje status , pyetja ime eshte nese ky ofendohet si Duman dhe nuk e ka probleme pune e tij por nese ofendohet institution dhe perfaqsues ky duhet ti drejtohet gjykates , perse nuk e bene ka frike eshte bashkpuntor apo kerkone shkaterimin e drejtesise ? .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. j
                                      joel shkodra

                                      Po prokuroret, o zonje, a kishin ardhur aty vetem per pyetjet e opozites? Po,te pakten sa per sy e faqe, si nuk u be ndonje pyetje nga maxhoranca? Pastaj, o zonje, ndonjehere shfleto ndonje liber gramatike te shqipes sepse nuk thuhet (as shkruhet) "Kush deputet ...?", por "Cili deputet ..." sepse "Kush?" eshte PEREMER pyetes (dmth pa emer prapa). I vetmi ngushellim per ju eshte se nuk jeni e vetme, por keni mjaft shoke e shoqe nga te gjitha fushat e ne te gjitha nivelet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. z
                                        zot ju falte per urretjen brenda vehtes

                                        joel ! po CILI cfare eshte ! ? - emer ????!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. j
                                          joel shkodra

                                          "Cili" perdoret edhe si mbiemer (ne kete rast), pra i shoqeruar me emer prapa, ndersa "Kush" nuk mund te perdoret me emer prapa, pra perdoret vetem si peremer.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. L
                                          Leoj

                                          Joel Berisha! Ato miqt tuaj anti Shqiptarë të PDsë! Nuk kushin shkuar për pyetje po r për fjalime,në mbrojtje të kriminelit non grata Berysha. Deputetët Socialist duhet ta pyesnin Dumanin pse nuk arrestohet Berisha për vrasjet dhe shkatërrimin e Shqipërisë? Pse Socialistët nuk i bonë pyetje Domanit për vjedhjet 33 vjeçare të kryetarëve të Bashkis Shkodër ? Kjo dotë ishte pyetja e Socialistëve Joel.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. j
                                            joel shkodra

                                            Zoti "Leoj", perse nuk i bene ato pyetje deputetet e PS?

                                            Përgjigjjuni
                                        3. R
                                          Redaktori

                                          Gazetari duhet të dijë dhe pak gramatikë. Nuk thuhet kush deputet, po cili deputet. Përemri kush përdoret pa emër pas, kurse cili po.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Labi

                                            Desada , me perjashtim te gjeje " Te vockel " , gjithcka tjeter eshte perfekte . Ajo gjeja e vogel eshte ai bashkimin perpara drejtesise , Dumanit . Jo , ata ( ps , PD ) nuk u bashkuan perpara Dumanit , sepse ata bashke Kane lindur nga e njejta nene dhe me te njejtin mision , percudnimin e demokracise dhe mbreterimin e perjetshem ne pushtet . Per fatin e tyre te keq , KY eshte perceptimi dhe vleresimin I gabua I te djathtes per keto dy parti , te ngritura e selitura nga vete Ramiz Alia .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sokrati

                                              Aty pame se cfare eshte katandisur Shqiperia qe do Edi Rama. Mos u merzitni!Nuk keni pare gje akoma nga cfare po ndodh ne kete vend.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nga fshati titit

                                                Jam dakorde me shkrimin por duke ditur se ke njohje do ishte mire te theksoje se deputeti Bujar Leskaj qe beri Presion te hapur a po e heron SPAKU per hotelin MIRVANA ne mes te Tiranes dhe gjoja e shiti per tu bere kryetar I KLSH,a ka mare prape dhe ku I gjeti paret qe e ndertoi keto te thoshje per trimin LESKAJ,kurse pozita I futi ne Kurth ku shanin e bertisnin ata trimat e Sales nga Noka qe po hetohet dhe nga Paloma per pronat ne SPILLE por edhe VOKSHI PER FUSHEN E NAFTES QE JA PERFITUAR MIKU I SAJE I DASHUR KUR SALA ISHTE NE PUSHTET etc.etj.se ti DESADA I di por bene mire tu ja u permendesh.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Realisti

                                                  Zoti Dumani u mundua qe te ruaj ekuilibrin,por pergjigjjeve qe kerkonin keta horrat e PD-se qe i kane shk....nenen nenes Shqiperi,do te duhej injoruar tersisht.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Besimtari

                                                    Politika eshte e korruptuar..dhe cfare nuk ben qe te ckurajoje ato organe te drejtesise qe mendojne e veprojne ne kete linje per te dhene drejtesi..

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje