Një armik i Shqipërisë fluturon i lirë në tokë e mbi tokën e saj

15 Korrik 2024, 11:32Blog Nga Frrok Çupi

Një armik i Shqipërisë fluturon i lirë në tokë e

Fredi Beleri, tashmë i njohuri mbarë e mbrapsht, është një armik i vërtetë i Shqipërisë. Sot që në mëngjes ai doli nga porta e burgut, hipi në makinën luksoze të ambasadorit të Greqisë, u bëri karshillëk gazetarëve shqiptarë dhe foli vetëm me gazetarë grekë. Eci përtokë e fluturoi për qiej, i lirë si një zog. Edhe pse Fred Beleri vepron, urren, dashuron e merr frymë si një armik i Shqipërisë.

A quhet armik i një vendi ai tipi që shërben shtetin tjetër për të pushtuar tokat tona?. Flitet shqip përpara armikut.

Në mijëra herë, kur është thënë nocioni ‘armik i Shqipërisë’, besimi ka mbetur i varur: Është apo nuk është armik? Sepse ata që akuzoheshin nuk ishin kapur me vepra në duar, ose nganjëherë ishin ‘më miq të Shqipërisë’ se sa akuzuesit.

Por Fredi Beleri është vërtet armik i këtij vendi, armik i dinjitetit dhe atdheut të dashur të shqiptarëve. Në se quhet armik një shkelës i kufirit shtetëror të vendit; nëse ky njeri hyn në komandon greke; nëse natën e 10 prillit 1994, në orën 02.30 po kjo  komando greke e veshur me uniformën e ushtrisë së këtij shteti sulmoi në befasi Postën Kufitare të Peshkëpisë, në Rrethin e Gjirokastrës dhe vrau dy ushtarakë, kapitenin e parë Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini… Aty mes tyre ishte vetë Beleri. Beleri është akuzuar, dënuar, akuzuar, ndaluar… për vrasjen e ushtarakëve.

Fredi Beleri u dënua me 3 vjet burg për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare dhe poshtërim të Republikës së Shqipërisë e simboleve të saj’.

Në pranverën e vitit 2023, Beleri shfaqet nga një ishull nën një flamur të Vorio- Epirit dhe bën thirrje ‘të helenizojmë Himarën!’. ( Vorio Epiri është organizata famëkeqe që ka për qëllim pushtimin e Jugut të Shqipërisë). Në Himarë e presin dy grupime politike dhe e kurorëzojnë si kandidat për kryetar Bashkie. Në rrugën drejt idesë së pushtimit të Shqipërisë blen vota me paratë e Greqisë. Burgoset, por Greqia i del në mbrojtje e bën luftë të madhe. Greqia, në emër të Belerit, kërcënon dinjitetin e Shqipërisë, si të ishte vendi ynë një send pa vlerë.

Sot Beleri doli nga burgu i Fierit për të fluturuar drejt Athinës e pastaj drejt Strasburgut për t’u betuar si anëtar i Parlamentit Europian.

A është ky armiku?. Ky është.

A e ke pranë armikun? Mes gazetarësh, as iu përgjigjet.

A po i jep të drejta më shumë se të gjithëve? Fluturon si një zog mbi kokat tona.

Mbi të gjitha shtrohet pyetja: Vallë jemi të dobët apo të fortë që e lëmë armikun të losë mes fushave si fëmijët pas shkolle?

Po të ishim të dobët, do të kishim ulur kokën, siç ulën kokën udhëheqësit tanë para terroristëve në Peshkëpi, 1994.

Po të ishim të dobët, do të kishim bërë si politika greke, që në turfullim zbulon se është nervoze, e padrejtë, me shpresa pushtuese ndaj vendit fqinj. Akoma sot e kësaj dite, në shekullin 21.

Po vemë re se nuk po dëshmojmë dobësi, por qytetërimin e kohës.

Nuk di si do të bëjë Parlamenti Europian që ka brenda një blerës votash dhe një diversant të një shteti anëtar i BE kundër shtetit fqinj!? Cili do të jetë autoriteti i PE që nga dita kur Beleri i MAVI bëhet ‘Beler i PE’.  Të presim e shikojmë zhvillimet e kësaj bote të trazuar më shumë se kurrë.

Çudira po ndodhin.

40 Komente

  1. N
    NO PASION

    PENE PER TU ADMIRUAR FRROK....POR JO PER CDO GJE QE SHKRUAN TY KE TE DREJTE,,,MADJE MUA ME DUKET ME SHUME NJE SFORCIM TUAJIN PER TE ZHBERE NJE GAFE TE TURPSHME TE EDI RAMES SE SA NJE DESHIRE PER TE THENE TE VERTETEN....TE THUASH QE FRED BELERI DO HELENIZOJE JUGUN ...DUHET TE JESHE JO MIRE MENDERISHT MADJE I VESH RROBAT E SUPERMENIT NJE INJORANTI FUNKSIONAL....TE THUASH QE GREQIA PO PERGATIT PUSHTIMIN E SHQIPERISE DUHET TE KESH FJETUR 40 DITE TE VARRI I SHOKUT ENVER QE TA BESOSH FRROK...POR PSE I FSHIHESH TE VERTETES E PSE NUK THUA DOT TY QE JE DHE IFLUENCUS ME SHKRIMET E TUA QE ISHTE EDI RAMA QE BERI NJE PROBLEM GREK ATY KU NUK KA PROBLEM GREK PASI JETOJNE VETEM 5 FAMILJE GREKE ....FODULLEKU I TIJ POLIKTIK KRIJOI IDENE NE GJITHE BOTEN SE HIMARRA BANOHET NGA MINORITARE GREK...E PERSE PER NJE HIDRAULIK QE PER HIRETE SE VERTETES ESHTE I KUALIFIKUAR NE SHKALLEN SUPERIORE...UNE JAM I SIGURT QE NUK E KA DASHTE EDI RAMA KETE ZALLAMAHI..POR KARAKTERI I TIJ AUTORITAR EDHE EGOIZMI I PA FRE SOLLI KETE BUDALLALLEK NE MES TE EVROPES...KJO NDDH SEPSE EDI RAMA NUK PYET DHE NUK KA NE REFENE AS NJE SHQIPTAR DHE BESON VETE QE AI ESHTE ME I DITURI E ME I MENCURI NE BOTEN SHQIPTARE SE JASHTE SAJ ESHTE NJE FRIKACAK ..KY ESHTE TIPAR I AUTOKRATEVE ..TRIM ME ME TE DOBETIT DHE SERVIL ME ME TE FORTIN..FRROK.. PER NE KESHTU SHKRUAJ ARMIK KUDO NE CDO GJE QE NUK VETE MIRE NE TALLAVA DUAM..POR PER SHQIPTARINE FOLI FRROK I THUAJ .....PASURRO SHQIPTARET ....SE VETEM KESHTU NUK DO KEMI ARMIQ TE BRENDSHEM E TE JASHTEM...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Ne ngjarjet e 97 ky Froçka quhej agjent grek. Dhe ishte. Sot ky sulmon Belerin. Arsyeja?! Beleri i ka marre punen.

      Përgjigjjuni
      1. N
        NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

        Paske qene delirant i pa pare zoti "Pasioni" ! Gjithecka e fillon dhe e mbaron vetem me Edi Ramen .Se kush eshte Edi Rama , tashme e njohin mire shqiptaret brenda e jashte vendit , por si nuk the nje fjale te vetme per kryebanditin e ketij vendi qe eshte kthyer ne tmerr te vertete te shqiptareve ( arsyeja e vertet perse votohet e do te votohet Edi Rama) dhe eshte mbere njesh , edhe me grek se greket ? ! Si nuk paske degjuar asnje here per bajraktarin mesjetar te Vicidolit dhe Sanco Pancon e tij nga malesia e Skraparit ? ! Jini ju e sera juaj shkaketaret e vertete qe "fitoi ne Himare diversanti Frederiqis Bejleriqis dhe me finese nxitoni te paret per t`i dale ne krah . Tuuurp , . . . 100 here turp , ne se iu ka mbetur ndonje damar shqiptari !

        Përgjigjjuni
        1. N
          NO PASION

          UNE E KAM QUAJTUR DHE E QUAJ EDI RAMEN SHPRESEN E FUNDIT TE SHQIPERISE....POR NUK JAM DRU ME PRE E TI JAP TE DREJTE EDHE KUR NUK KA....SA PER BABE SALEN DHE HEJ HEJ-IN E SELLTIKUT LAJE GOJEN KUR TI ZESH NE GOJE SE ATA JANE PASURI KOMBETARE... DHE DO SHERBEJNE SI MUZE PER BREZAT E ARDHSHEM PER TU TREGUAR SE SI KATANDISET NJERIU QE NUK NGOPET ME PUSHTET E PARA...

          Përgjigjjuni
          1. N
            NO PASION

            NUK BESOJ SE KOMENTI IM ESHTE AQ INFLUENCUS SAQE DO NDIKOJ NE FITOREN E BELERIT....RROFSH QE ME VLERESON MEGJITHSE ME QUAN DELIRANT SKA GJE..NUK PRISH PUNE ...UNE KOMENTOJ SIC E MENDOJ DHE NUK KAM NJE QELLIM TE CAKTUAR KUNDER EDI RAMES ..BILES EDHE NE SY JA THEM ATIJ E KUJDO SIC E MENDOJ SEPSE PO KTHEHEMI SI POPULL PA NERV E PA GJAK..TJETER MENDOJME E TJETER THEMI NGA FRIKA E KULTIVUAR QE NE KOHEN E SHOKUT SHPATI... ...SEPSE UNE QE KUR U ARRESTUA BELERI E QUAJTA NE KOMENTET E MIA AVENTURE ME PASOJA PER ATDHEUN TONE.....KOHA ME DHA E DO ME JAP TE DREJTE....UNE NUK NDJEHEM I LUMTUR PER KETO PASOJA..POR E KUPTOVA UNE ME ORIGJINE NGA FSHATI ..DHE NUK I KUPTOI PASOJAT KRYEMINISTRI QE KA NJE USHTRI DIGITALE ME INFO NGA GJITHE BOTA.....LOJERA TE TILLA TE RREZIKSHME PER NE SI POPULLI SHQIPTAR JANE TE RENDA PER SHPATULLAT TONA TE VOGLA DHE NUK DUHET LEJUAR ASNJE BIR KURVE (sipas terminilogjise RAMA) TE BEJ EKSPERIMENT....

            Përgjigjjuni
            1. u
              u shofshi si rrace

              no passion = Vampiri i vicidolit

              Përgjigjjuni
            2. A
              Analog

              Sakte!

              Përgjigjjuni
            3. p
              prokuroia me SPAK e gjykata te izolojne krimin po

              NO PASION; duke sikur ke pak mend nga leximi i faqes se shkrimit, por pyetja e pare eshte: pse shkruan me pasion te neveritshem dhe germa te medha te shqipes?! Si duket ketu, pavaresisht se nuk shprehesh, si i maskuar njesoj si struci se te tradhetojne fjalet, te preket kryekrimineli shqiptar, hajduti dhe tradhetari i atij kombi, Sali Berisha. Ti ja hedh fajin Edi Rames qe edhe sikur te kete ai faj ne trajtimin e kesaj çeshtje, nje njeri qe eshte shqiptar i vertete duhet ta filloje fjalen nga porta e hyrjes: kush e vendosi dhe e votoi kandidat, nje hidraulik tradhetare injorant shqiptar nga Progonati ? Kush po e vendos kandidat e dhe e perkrah ne votim ne Himare ndihmesin e Nikolla Gejxh qe ka ndertuar platformen e pushtimit te jugut te Shqiperise? Ai eshte Sali Berisha dhe ne televizion Ilir Meta u shpreh se do ta mbeshtese kete kandidature! Ne qoftese e keni koken mbi shpatulla dhe jo ne bythe, duhet te ngrihi mbi veten tuaj te interesave mediokre dhe tradhetare qe te ngeleni shqiptar, ndryshe tradhetia vazhdimisht e katanndisur Shqiperine kjo qe eshte. Secili edhe nga politikanet e sotem ka pjesen e pergjegjesise se tij, por kjo nuk falet qe Beleri apo ai dhermiqoti bastard te shkelin ne Shqiperine e shqiptareve fare. Beleri, sa te kthehet ne burgun e Fierit, duhet te filloje procesi per shkelje te ligjit ne kodin penal nr 323. Dhe te denohet me vite burg. Kjo do te jete drejtesia!

              Përgjigjjuni
            4. C
              Car me syze

              Katholik rrot cari.....

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lazer

                Te hyfte ne bythe i frrokut dhe i imi

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K O R C A

                  Ore idjot , nuk eshte as turp e as mekat te jesh katolik , ortodoks , mysliman , apo ateist , sikurse eshte realisht populli yne . Turpi me i madh qe kalon deri ne faj te rende eshte te jesh hajvan e fanatik i verber , mercenar i paguar kunder vendit tend , sikurse ke zgjedhur te jesh zotrote nje cope "Car. . . "

                  Përgjigjjuni
                2. x
                  xhoxhi

                  Shqipëria duhet të ngrerë zërin fort në BE e cila ligjëron një hajdut e vrasës si deputet të PE-së.Ska më turp për të.Shqipëria bëri shumë gabim që i dha lejë dhe luftoi kot më kot edhe drejtësia ku në fund e la të lirë...

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labeati

                    Ky funderrine nuk do te kthehet me.Do te nxjerre pretekste dhe do te mbeshtetet nga shteti armik grek

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dhermiu

                      Funderrina vrastre Bejler jashteqitja do te hyj e te kthehet sa her te doj, sepse kete e lejojne buthqiret e Laberise qe nuk u organizuan deri me sot e tia tregojne vendin Bejlerve, Bollanve, Dhulve, Ramovicge, Berishovicve… Laberia e Shqiperia mbrohen me vepra e jo me fjale boshe.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        K O R C A

                        " Dhermiu " , ke shuuume te drejte . Duke filluar me luften ANCL , deri ne fund te viteve `80 leberit jane mbajtur si me atdhetaret e me te perkedhelurit ne ato vite . Ndoshta edhe per srsye se kishin derdhur me shume gjak kunder pushtuesve te huaj dhe kuislingeve , aq sa ironizoheshin sikur e kishin bere gjoksin grope nga te goditurit e mburrjet . Te ben pershtypje fakti se pas viteve `90 kane ardhur gjithenje ne renie , aq sa me pasivitetin e tyre po perfiton hijena e ligesia e trashur greke dhe Shqiperia nuk po degjon me per krahinen e Laberise , per trimerine e mencurine qe ata kane treguar nder shekuj e tashme jane katandisur ti vene tritolin njeri tjetrit dhe gjithe Shqiperise !

                        Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shkembi

                      Nuk eshte Beleri armiku me I madh, perpara Saliut e Metes, Beleri eshte nje qime bythe. Rrofte Dumdumani qe Po u ledhaton koqet armiqve me te eger te ketij vendi.

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        gaspër

                        SKANDAL,SKANDAL,SKANDAL....lirohet një ndyrësira.....

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bregdeti

                          Armiq kudo armiq kjo eshte teoria e Enverit o me partin o armik. Dobicet politik qe linden pas Enverit jane nga e njejta sperm . Vjedhin vet nate e dite e pastaj zun nje hajdut te vogel te votave dhe e shpun Shqiperin akoma me large evropes.Kush politikan e deputet shqipar nuk vjedh vota!!!!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PO , PO

                            Zoti Bregdeti , i mbyll syte vete per te mos pare gjarperinjte e Athines dhe te Beogradit qe te levrijne para syve cdo dite . Te kane erresuar pamjen 300 eurot qyl qe mbush plencin dhe zbraz koken .

                            Përgjigjjuni
                          2. a
                            american23al

                            Lejimi nga burgu i ketij krimineli sikur dhe per kafe per ne Bruksel tregon se qeveria shqipetare eshte nje patruese e salloneve te Athines dhe Beogradit, e paimagjinueshme cilado qofte aresyeja eshte nje ofendim i dinjitetit kombetar….Rama dhe qeveria mos na dali ne TV dhe gazeta se si dhe opozita jane bere te veshtire dhe krimbat qe zvarriten ne lluce dhe jane ushqim per shpendet grabitqare, disgusting ???? ….

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Avni Rustemi

                              Labi nuk shitet e nuk blihet kur eshte puna per Vatanin. Do e kuptoni ne 4 Gusht. Himara eshte shqiptare. Sala e Meta ne te s'emes. Poshte tradhetaret e Kombit.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Roçka pe korçe

                                Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Roçka pe korçe

                                  Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Roçka pe korçe

                                    Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Roçka pe korçe

                                      Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Roçka pe korçe

                                        Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Roçka pe korçe

                                          Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Roçka pe korçe

                                            Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Roçka pe korçe

                                              Oo frok bejler bajga dhe v.dule jane vetem nje mut I thate, armiqte me te medhenj te shqiperise jane salih gerdeci dhe agush hajdut like kari

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nastradini.

                                                Bregdeti, qenke gjakprishur. Yt soji i qelbur.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. b
                                                  ben

                                                  Plumbin ballit e meriton ai bashk me ate qe e propozong

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sokrati

                                                    Analizë jo e plotë e një gazetari me vlera të padiskutueshme shqiptare. I nderuar z. Frrok! Për Fredi Belerin flasin të gjithë shqiptarët, që është një ndyrësirë antishqiptare. Si ky pis ka plot të tjerë, që paguhen nga buxheti i shtetit grek, drejtues të të cilit janë po aq të ndyrë dhe ia kalojnë Belerit, si miçtaqi, gazetarë grekë, ministra të kabinetit etj. Më të mëdhenj se këta armiq janë sali berisha dhe ilir meta, që e vunë Belerin përfaqësues të së "djathtës" shwiptare. Këta dy armiq janë më të rrezikshmit, më të ndyrët, shto këtu edhe janullatosin e "kishës orthodokse". Greqia është në një linjë me serbët dhe rusët kundër shqiptarëve dhe synon të realizojë "megaloidhenë", duke "zgjeruar" hapësirën tokësore në dëm të shtetit shqiptar. Për këtë arësye të dokumentuar, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë që nga kryeministri, ministrat, gazetarë dhe turma nga Greqia me autobusë gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri, është detyrë urgjente e qeverisë, t'ia bëjë të qartë situatën BE përmes një note proteste. Nëse BE pranon në Parlamentin e saj burgaxhinj si Beleri, hajdutë votash dhe spiunë për destabilizimin e rajonit, atëhere për çfarë na duhet ne Brukseli?! Beleri të kryejë dënimin, që i ka dhënl Gjykata e Shtetit Shqiptar, pastaj t'i hiqet shtetësia shqiptare dhe të shkojë në Athinë. Ata ta bëjnë edhe mbret, po të duan. Qarqet greke 80 vjet më parë masakruan dhe dëbuan nga trojet e tyre popullsinë e Çamërisë. Çfarë bëjnë autoritetet shtetërore për këtë fakt historik? Nëse ecet kështu, Ballkani do të ketë trazira.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Landi

                                                      Or Bregdeti:Per rrespekt per shkrimin tend,Pir:Ai Hajduti Vogel Beleri,eshte Denuar nga vete Shteti Meme Greqia me 3 vite Burg,ku per Sjellje te mire beri vetem 1,5.E ke me Dokunent te firmosur.Nga vete Sali Kerrma Berisha,Beleri ne mungese u denua me 3 vite Burg si pjesmarres ne Vrasjen e Peshkepise,nuk beri Burg asnje dite se u Arratis nga Greqia ne Qipro.U Rikthye ne Shqipni mbasi Sali Kerrma ja kishte Pastruar Biografine,dhe mbas Zullumesh si Diegie Flamuri Shqiptar dhe Himara eshte Greke,ky Nheri po nga Saliu dhe Likja u vu per Kryetar Bashkie,ku dihet se Punon Haptas per Greqine,qe ne Fakt eshte Shteti qe ka bere me shume Krime ne Histori ndaj Shqiptareve.Tani Sipas teje or Bregdeti:Fredi eshte Hajdut i Vogel apo i Madh?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Q
                                                        Qiforti

                                                        Sikur 1% e ketij shkrimi te qe e vertet ,cdo shtet ne kete bot sot Belerin nuk e lenin the lie per te betuar ne evrop Por kure ndertohen akuza me genjeshtra, dhe duke ju dorezuar pathusit anti grek qe ju keni, vjen momenti qe hani turit me realitetin Dhe sot eshte fillimi ,do ju duhet shum durim,do ta pini helmin qe ju hodhet tek populli,deri tek pika e fundit.......Frrok katoliku per anijet qe mbyten pipinot ne valor nje shkrim do ta beni,apo per 200 memetia sjia vlen

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. I
                                                          I tille je , sa here qe hap gojen

                                                          Qiforti nje islamik ekstremist , terrorist i rezikshem qe kerkon te zhvendose vemendjen nga problemi qe diskutohet . Me siguri matematike qe eshte nga molotovistet e Foltores !

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. n
                                                          nje tjeter shtetas kanadez

                                                          Kam nje mik te mire qe aktualisht jeton ne Kanada. Eshte me origjine nga Himara. Megjithese ne pension, ai vazhdon te thirret te punoje per nje kompani multinacionale, jo vetem ne Ameriken e Veriut, porse edhe ne disa vende te Europes Perendimore. Flet mjaft mire disa gjuhe, ndermjet tyre edhe greqishten. Nje here, duke qene ne udhetim e siper me makinen e tij po degjonte ne radio nje emision ne greqisht. Ne ate emision greket filluan te flisnin keq per Shqiperine dhe shqiptaret. Menjehere, miku im i telefonoi Komisionit Kanadez te Radio Difuzionit per kete emision. Nuk e di me saktesi, nje dite me vone, apo dy dite me vone, autoret e emisionit i telefonuan dhe megjithese u munduan te justfikonin çdo gje, ne fund i kerkuan falje me perulje, se ne te kunderten masat do te ishin teper drastike. Po keshtu ky mik, gjate periudhes '91-'96 ka jetuar ne Greqi familjarisht dhe me ka treguar nje histori, qe ngriti ne kembe gjithe qeverine dhe median greke. Ne ate kohe kishte nje perplasje midis Turqise dhe Greqise per nje ishull miniscule, qe ishte vetem nje shkëmb. Greket e kishin rrethuar me luftanije dhe e ruanin. Nje nate nje komando e vogek turke, e kaloi ne nje fare menyre kete rrethim dhe e mori ishullin. Aty, komandoja ngriti flamurin turk. U be nami nga ana e grekeve qe nuk guxonin t'u pergjigjeshin turqve. Ne nje emision televiziv, nje admiral grek, qe u akuzua leshoi pak a shume kete deklarate: Mos me ngacmoni shume, se po fillova te flas, shume koka kane per te rene mbas meje". Ate "nenen Greqi" , po mos te ishte "nena "Angli dhe nje pjese e kurves Europe, do ta kishin blere kinezet dhe tani greket do te ishin duke pastruar b.... e mandarineve kineze. Edhe diçka tjeter. Nqs greku i mbajti shqiparet ne fillim te viteve '90, nuk i mbajti se donte t'i shpetonte, porse Europa i pagoi Greqise disa miliarda USD, qe te mos i largonte. Ne kete menyre Greqia u ndihmua fuqimisht nga Europa per te ngritur ekonomine e saj.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                                                            Doli dhe Frrocko langaraqi qe u thinj duke dashur te tregoje besnikeri ndaj pushtetit rradhes ashtu si nga 1991 der sot.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              P S E ?

                                                              Mire more zoti " F ...." , u lehetsove me te vjellen tende , shko tani dhe ha mut me dore , se me keto pak fjale e tregove vete se cfar idjoti je .

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. b
                                                              bashkimi per drejtesi

                                                              Ata shqipfolës që deklarohen grekë janë bastard dhe nuk ia vlen të flitet për tradhtar dhe armiq të Shqipërisë por gjithsesi duhet të flitet veprohet për dëmin që po i bëjnë Shqipërisë. Bejleri duhet përgjigjen para drejtësisë sepse të gjithë e dimë se ishte në ekipin vrastareve të rojeve të kufirit dhe në vazhdimësi shkel ligjet e vendit dhe blen vota për ta tjetërsua Himarën shqiptare. Kjo nuk duhet të anashkalohet dhe kjo fatkeqësisht po mungon prandaj po mbesin pa dënuar shpirte shitës.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Labo Gega.

                                                                Baca Frrok. Përgatisni një Letër informacioni për Parlamentin Europian me të dhënat kriminale të "parlamentarit grek Beleri". Në emrin Tuaj dhe të organizatave të ndryshme të Shqipërisë. Këto dokumenta kanë vlerë. Jo ato që shkruhen në rrjetet sociale. Duhen bërë sa më shpejt dhe sa më shumë Letra Proteste. Kjo është arma e demokracisë. Unë e respektoj Dijen Tuaj. E di që je dhe trim. Trim në kuptimin e vërtetë të Fjalës. Fjala, argumenti, protesta intelektuale, është trimëria që duhet bërë sot. Në rrjetet soci(h)ale ka shumë njerëz që shkruajnë sepse janë të paguar (e të gatuar) për pisllëqe. Mos u merr me ta, por përdor Penën si armën më të mirë e më efikase për të Thënë protestën intelektuale. E ke për detyrë, sepse je, Frrok Çupi. Punë të mbarë. Faleminderit.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje