Gjer më sot, nga kjo shtëpi nuk ka dalë mysafir pa drekë

16 Korrik 2024, 12:11Blog TEMA
Gjer më sot, nga kjo shtëpi nuk ka dalë mysafir pa drekë

Nga Çapajev Gjokutaj

Më mbeti në mendje një ngjarje që e ndesha këto ditë, s’di se ku.

Nipi vejn me pushime në Shqipëri dhe shkon të vizitojë gjyshen në një fshat gjysëm të shkretë.

Iu dhimbs e ëmta, që mezi merrte frymë nga vapa, ndaj zbriti në qytet, bleu një kondicioner, mori me vete dy teknikë dhe u kthye ta instalonin.

Gjyshja, megjithse vuante nga tensioni dhe kishte probleme ekuilibri, u ngrit rraka zhdraka, shkoi në kotec, kapi një pulë, e theri, e ropi dhe u vu ta gatuante.

Herë pas here plakës së gjorë i merreshin këmbët dhe mbahej nga orenditë. Teknikët më se një herë e lutën të mos shqetësohej se instalimi nuk do zgjaste shumë dhe dreka do i zinte në qytet.

I nipi, kur një çast mbeti vetëm me të ëmtën, i tha se kohët kishin ndryshuar, dikur ustallarëve u shërbehej dreka, por tani kjo përfshihet tek çmimi.

Gjer më sot, ia ktheu gjyshja, nga kjo shtëpi nuk ka dalë mysafir pa drekë.

Kur e lexova ndodhinë e mësipërme, shpejt e shpejt e pa menduar gjatë gjykova: robinjë e zakonit, si shumica e të moshurve.

Por më pas, kur s’di pse ndodhia m’u kujtua sërish, e shpjegova sforcon e plakës me gëzimin nga ardhja e nipit, me përkëdheljen që ka ndjerë në sedër kur pa se djaloshi harxhoi kohë e pare që ajo të kishte fresk.

Ashtu e vlerësuar, mes dashurisë dhe përkujdesjes mori fuqi që të bënte drekën, të kënaqte miqtë e të nderonte nipin.

Po ku ta dish që thellë thellë e moshuara nuk po bënte një përpjekje për t’i dëshmuar vetes se s’qe aq plakë sa të dergjej në krevat dhe tani, me freskinë e kondicionerit do të bëhej mirë e do gëzonte sa të mundej.

Por mund ta kenë shtyrë edhe motive të tjera, që mbase edhe ajo vetë nuk i shquante.

Më erdhi dhe një herë në mendje përcaktimi ‘robinjë e zakonit’ dhe për t’u hakmarrë ia ktheva vetes: rob i klisheve pseudo intelektuale.

21 Komente

  1. Moral nga skerkat e demokracise Sorosiane.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhelozia.nuk.njeh.kufinj

      Shyqyr qe ke telefon dhe te ka ardh dita ge besh filozofin

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jorgo

      po pa dhiere kish dale njeri?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca-Bajram

        Te dhier si puna jote, po...

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Shkrim i bukur Capajev, mos u ver veshin injoranteve.

        Përgjigjjuni
        1. J
          John

          "Shqiptari", bukurine e shikon tek cilesia e Gjokutajt apo tek plaka qe nuk ka nevoje per shume zbukurime letrare.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkembi

          Sa njerezor je o professor! Por keta derra s’kane nevoje per kulture se u mjafton nje cellular me te cilin mund te gjykojne gjithe boten Urime!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sara

            Shkembo.... aman ma shuaj kureshtjen ... ne c'lemi eshte profesor ky mongoli me emer rus - ne foto?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Sara. Zotëria është profesor i asociuar dhe doktor i shkencave filologjike, publicist dhe lektor në universitetin europian. Por ti zor se i kupton këto tituj si i zbritur nga shpella që je. Të drejtohem në gjininë mashkullore se nuk dua të besoj që je femër. Nëse je vërtet atëhere je femër shterpë.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sara

                besoj se je zoteria ne fjale vete qe shkruan me identitete te nndryshme si burrec qe je.... sa per merakun tend per shendetin tim riprodhues rri i qete se i kam bere natyralisht dy kalamaj...(mund te bej dhe te tjere, po me deshi qejfi mua dhe tim shoqi) sa per Prof. Asoc dhe DR ka aq shume edhe me anal-fabete se ty!!! Kjo s'do te thote t'ju degjojme te zini faqet e shtypit duke ndyre gjuhen e bukur shqipe me ofiqet tuaja te pamerituara

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xheJ.eN.Bi

                  Saraaaaa...të këshillojë mos bësh më fëmijë se boll janë dy që do marin këtë edukatë nga nëna.

                  Përgjigjjuni
          2. S
            Sako

            Une njoh nje shtepi qe pret e percjell mbi 100 veta ne jave, dhe askush nuk iken pa dreke . Ajo eshte teqeja e Baba Deros, ne Dorez. Kadri Dervishi nuk ka lene njeri pa ushqim ne ate sofer

            Përgjigjjuni
            1. F
              F

              Bukur!!! Me bukur s’ka! Rob i klisheve pseudo intelektuale…lottt Me bere te mendoj se sido qofte, rob se rob ngelemi.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kirurg

                Qesha me fjalinë e fundit, por u hidhërova me disa komente. "Injoranca nuk është argument", ka thënë një njeri i shquar. Mbajeni për vete të paktën, se qelbët dynjanë!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marinela

                  Sa paguan ky matufi te botoje keto hartimet e veta qe s'ka pas mundesi t'i beje ne fillore?!!!1

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zhahil Bilbili

                    Mos u merzit Capo,jetojme ne kulmin e shkelqimit te analfabeteve funksionale dhe gjithollogeve hazerzhevap.Ky eshte gjysemshekulli i tyre.Nuk do kene epoke tjeter te tyre ,e kane kuptuar,prandaj dhe nxitojne kaq shume qe te shprehen.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dauti

                      Bobooo. Edhe ky Capajevi si Agron Gjekmarkaj. Me sa shkrime....Obobooo.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zeniu

                        Kush e njeh Capajev Gjokutajn e di qe ai eshte nhe cope gomari fakt qe provohet edga shkrime te tilla.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andi,FLORIDA

                          O zot po pse keshtu more te uruar, lexon njeriu dicka njerezore...e kujton...po kush nuk e ka patur nje gjyshe apo nene te tille...?? Po me mire 5 min nje shkrim i tille apo ato lajmet u vra ky,u shqye ky? Dhe per mè teper me vjen keq si mund te shprehet ndonje femèr si me lart ne koment, per nje ca reshta dashurie per gjyshen... nuk e kuptoj dot? O Zot na jep mendjen te kuptojme cfare po ndodh me kaq shume vrere pèrreth...!

                          Përgjigjjuni
                          1. x
                            xheJ.eN.Bi

                            O Zeniiiuuu...kur e njeh kaq mirë Çapajevin na thuaj diçka më tepër.Nga është,ç' arsim ka ,ku jeton ??? Sa për ty nuk ka nevojë të të njohim se na u prezantove vet sa injorantë je....

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ermali

                              Po iken koha njerezillkut,po vjen koha e maskarallekut!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje