Nga Ylli Pata
Kimberly Cheatle, është shefja e Shërbimit Sekret të SHBA që nga 2022, trupës 7 mijë vetash që kanë për detyrë të mbrojnë Presidentin, Zv.Presidentin dhe Ish-Presidentët amerikanë dhe familjet e tyre.
Trupë, që është themeluar në vitin 1901, pasi një sërë atentatesh në vazhdë ndaj krerëve të Shtëpisë së Bardhë.
Kimberly Cheatle është gruaja e parë që drejton një trupë të armatosur federale, që zotëron mjetet më të sofistikuara në botë për ruajtjen e personaliteteve.
Prej ditës së djeshme ajo është personi më i përfolur në SHBA, por edhe më tej në mediat ndërkombëtare, si pasojë e atentatit ndaj ish-presidentit Trump. Shumë e akuzojnë trupën që ajo drejton dhe atë vetë, për neglizhencë në marrjen e masave të duhura për të mbrojtur Donald Trump.
Në fakt nuk është asgjë e re, të gjithë truprojat e presidentëve amerikanë janë akuzuar në vite e vite për neglizhencë, në të gjitha rastet e atentateve të ndodhura. Të cilat nuk kanë qenë pak. Dy kanë qenë fatale vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, ku u vra Presidenti John F. Kenedy në nëntorin e vitit 1963 në Dallas. Pesë vjet më pas, i vëllai i Presidentit, Roberti, u qëllua për vdekje në një hotel të Los Angelos-it, ndërsa po kandidonte për President i SHBA përballë Richard Niksonit.
Presidenti Gerard Ford u përball me dy atentate që nuk patën sukses, ndërsa në vitin 1981, Ronald Regan u qëllua para një hoteli në Uashington, e shpëtoi për fije si pasojë e një profesionalizmi të nivelit të lartë të kirurgëve të spitalit të kryeqytetit amerikan. Regan me shaka ju drejtua mjekut: a je Republikan? Dhe përgjigja që mori ishte: President, sot jemi të gjithë Republikanë! Në fakt, të dy kirurgët që operuan presidentin ishte demokratë të vendosur, por e bënë detyrën me një humanizëm të skajshëm.
Gjithsesi, mbrojtja e personaliteteve është një problem i madh i njerëzimit dhe ka rrënjë të thella që kur ka lindur pushteti e politika.
Vrasja më e bujshme, më e madhe, që konsiderohet kryekrimi botëror, i kthyer edhe në kryeveprën letrare të Shekspirit, është ajo ndaj Jul Çezarit.
Njeriun që konsiderohet si politikani më i fuqishëm, komunikatori më i zoti i të gjitha kohrave, shtetari më i shkathët dhe një nga mendjet më të zgjuara deri më sot.
Çezari, u vra më 15 mars në vitin 44 Para Krishtit, në ditët që romanët e lashtë i quanin “Idus Martiae”, festa që i detikohej Marsit një nga perënditë romake, por edhe që konsiderohej si koha kur ndërron gjaku e ndodhin gjëra të pazakonta.
Në kulmin e pushtetit të tij, pasi kishte pushtuar Galinë, mundur kundërshtarin e tij Pompeun në betejat e zhvilluar në tokat shqiptare, vendosi të ndryshojë Kushtetutën e të reformojë Republikën. Çezari u bë diktator, që ishte vetë zot e vetë shkop ku emëronte magjistratë, qeveritarë e madje senatorë.
Të tillë bëri një ditë të bukur, një nga legionarët e tij më të zotë e besnikë, Lucius Vorenus, një komandant i talentuar dhe besnik deri në vdekje. Çezari e emëroi Lucius si senator, për ta pasur në krah e ta mbronte për çdo rast. Siç thonë të gjithë burimet antike, gjenerali legjendar i tha se të dua pranë meje çdo moment kur të jem në Senat.
Më 15 mars, Çezari kishte zhvendosur edhe mbledhjen e Senatit në një vend tjetër, në Teatrin kushtuar Pompeut, që ndodhej në zonën e dedikuar me tempuj ndaj Perëndisë Mars.
Luciusit i ndodhi në tragjedi e tmerrshme familjare atë ditë, ku ju vra e bija e nuk shkoi dot në Senat. Çezari ishte vetëm e megjithatë ishte rrethuar mbi miqtë e tij: Bruti dhe Casiusi, që i ngulën kamën dhe e vranë në mes të aulës ku ishte mbledhur në mbledhje ceremoniale Senati Romak.
Që prej atëherë, nisi rrënjë Garda apo truprojat zyrtare të krerëve të shteteve. Në Romë kjo trupë quhej Gardë Pretoriane. E cila përbëhej prej ushtarakëve më të zotë e më besnikë. Por siç tregoi koha, shpesh ata u përdorën për vrasje të kundërshtarëve politikë, ndaj Perandori Kostandin e shkriu trupën.
E pikërisht ky definim i pretorianëve ka përbërë thelbin e natyrës së shtetit, konceptin e regjimit ku shërbejnë këta gardianë, të cilët janë të aftë dhe të stërvitur për të vrarë. E bëjnë për të ruajtur shefin, apo për të plotësuar tekat, dëshirat, apo marritë e tij?
E ja ku vijmë natyrishëm në një histori jo shumë të vjetër të Shqipërisë sonë. Kur një “pretorian” i quajtur Ndrea Prendi, u bë strumbullari i vrasjes së 4 njerëzve të pafajshëm që ndodheshin jashtë gardhit të Kryeministrisë. Shumë larg “objektit” që duhet të mbronin e që ishte Sali Berisha, kreu i qeverisë shqiptare. i cili ka thënë se ishte me snajper në sy, gati për të vrarë kundërshtarin e tij Edi Rama po të afrohej edhe më shumë.
Ndrea Prendi, i cili na është servirur edhe në panele televizive si një shpëtimtar i demokracisë vetëm pak vite më parë është shembulli më ekstrem, por jo i vetëm i përdorimit të Gardës, si një polici ndëshkimore. Jo vetëm nën pushtetin e Berishës, por fakt është se ai ka qenë më ekstremi.
Para 20 vitesh, presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ndodhej në një vizitë zyrtare në Itali, ku në një moment doli të shëtiste e të pinte kafe në një nga zonat më kult të Romës, Piazza di Spagna. I rrethuar me karabinierë që e ruanin, krijoi një ilaritet në një pjesë romanësh autoktonë që rrinin në bordura.
“Eh, nuk ka lidhje, ruaj sa të duash, kush ka ndarë mendjen për ta bërë zullumin e bën. A nuk ishte Aldo Moro apo Papa Gjon Pali i Dytë, prej zyrtarëve më të ruajtur në botë, e prap i bënë attentat. Veç mos të ndajnë mendjen”, i tha një mesoburrë presidentit Meidani, i cili u ndal të shkëmbente dy fjalë dhe miratoi atë çfarë tha. “Shumë e drejtë ajo që thua, por shteti duhet të marrë masat e tij”….
si gjithmone shkruan por nuk thua gje....
Kurse ti jorgo sdi te lexosh
po mo ..idhi po
O Jorgo. Nuk ishte per ty shkrimi. Ato shkrimet "rrotë Saliu e rrofte Rama", jane tek faqja tjeter.
Paralelizma idiote. Shesin e sherbimit Amerikan me fshatarin bari dhish. Nuk ke turp tē turpērohesh ?
Ky shoku Yildis Pata mire wikipedia-n se përtyp dot, po ky ka ngelur dhe në google translate. Shokë të Ripjerdhjes, çojeni me bursë tek kurset e Mamaqi-ut ose tek "academia" e ujit të Glinës si e ka ai me duket Harry Lena. Une e dija qe ky ishte pseudonimi nr5 i Ymerit por me thane qe ky frymori egziston dhe ka ngelur ne vitin e pare te WikiPedia University. Big time.
"Une e dija qe ky ishte pseudonimi nr5 i Ymerit por me thane qe ky frymori egziston dhe ka ngelur ne vitin e pare te WikiPedia University. Big time" Vdiqa je i madh
Quhen shqip "Idet e Marsit", o Idh Patoku.
Ke te drejte. Dhe nuk ishin nje feste kushtuar Marsit, por MESI i muajit mars. 15 marsi ne Rime i kishtohej Ana Perenes, hyjni qe personifikonte ciklin vjetor te kohes. Qezari (jo Çezari) nuk ndryshoi asnje Kushtetute, pasi ne Rome kishte ligje por jo kushtetute. Diktatori ishte nje magjistrature si konsulli, jo nje forme pushtetari. Kostandini shkriu garden pretoriane sepse thuajse te gjithe vdiqen ne beteje, nen urdherat e Massentit, kundershtarit te tij. Por i mderroi emrin gardes se vet "protectores" dhe i vendosi ne te njejten kazerme, me e vjetra ne bote, e mbetur gjithmone ne funksion qe eshe sot njihet me emrin Castro Pretorio dhe vijon te jete repart ushtarak. Sheshi i Spanjes nuk eshte vend kult, sepse nuk ekzistojne vendet kult. Dhe kryesorja Luc Voreni, (qe ky merhumi nuk di as T ia shkruaje emrin shqip, nuk ishte truproje e Qezarit. Sikur Ylli Pata te kishte lexuar nje material historik dhe jo sajesat televisive, do kishte mesuar per garden hispanike te Jul Qezarit. Apo per garden gjermanike te Kaligules. Po na shkruan broçkulla. P.s. Ne Rome askush nuk çuditet nga asgje, as nga shoqeruesit e Mejdanit. Ka plot vipa qe kalojne me 50 truoroja, e plot mbreter e krere shtetesh qe dalin me apo pa ceremoni. Vetem Ylli Pata provinciali mund te na harxhonte kohen me kesi trillimesh
Sikur ne te vertete kush ishte Ndrec Prendi si qenie njerezore … nuk do ti futeshit kesaj analize…Ndreca eshte thjesht nje cope mishi me pak kocka.. dhe kaq..!
Prej ditës së djeshme, Kimberly Cheatle është personi më i përfolur në SHBA, por edhe më tej në mediat ndërkombëtare, si pasojë e atentatit te deshtuar ndaj ish-presidentit vagabond dhe kriminel Trump.
Shkruajnë shumë por pak më mend... Lexoni TUTU me sipër. Nuk ke ti shtosh asnjë presje asaj që ka shkruar, aq mirë e ka thënë. Shkruan tjetri 10000 fjalë për të krahasuar të pakrahasushmit!??? Artikull kot
Vazhdon Pata ben analiza globale
Fakte, te verteta dhe letersi ne tentative. Nuk permblidhen dot shekujt ne nje pseudo artikull edhe pse kerkon te besh analogji. Kete here nuk ke qullosur gjë! Magazinoji më mire mendimet, perndryshe duken si hallakatje. Ulu, 6 me hatër!
Ça tha? Ajo pjesa e jul çezarit ishte e bukur se si sali mutaj edhe eddroga nuk i bëjn dëm njëri -tjetrit.
Ylli,para se te shkruash budallalleqe se ndrron gjaku,pyet ndonje doktor sepse gjaku nuk ndrron!
Ne historine e gardes rep, Ndrea Prendi do mbetet per TURP? Ketije maloku ju dha rasti te pasuronte cv e tije qe pa asnje merite ushtarake te merte detyren e kom gardes dhe graden gjeneral? Po ky cope mishi me dy sy, e perdhosi veten dhe detyren me veprimet qe beri. TURP. Vetem kete fjale ka hak ky cope maloku!
Aman, ju pergjerohem, hiqeni kete artikull se eshte turp. Ky budalli shkruan per Luc Vorenin qe u be senator. Nuk ka asnje Luc Voren senator ne historine e Romes. E perseris. Nuk ka asnje luc Voren senator. Eshte nje personazh imagjinar i serise TV Roma, i bazuar mbi nje ushtar te permendur nga Jul Qezari, por nuk ka asnje te dhene per te, perveç emrit. Nje individ qe nuk mund te dalloje nje person real nga nje personazh kinematografik e na e sjell si krahasim me shefen e sigurise presidenciale amerikane, nuk duhet te beje analiza ne shtyp. Te pakten te mesoje kuptimin e fjales Perfolur dhe dallimin nga Permendur.
Profesor lexo librin e cezarit lufta e Galise ku permend luco vorenon e mos bej si erudipidi i sto cazzo
E kam lexuar dhe e di permendesh. Nuk thuhet qe ishte gjeneral apo truproje por vetem nje kapter.vetem è permend bashke me Tit Pulin me nje episod. Qezari kishte garden hispanike, po ku merr vesh ti. Per vete te pakten shko lexo wikipedine ku thuhet tulle se mbi kete emer edhte ndertuar nje personazh film. Apo je vete Ylli Pata e te djeg.
nuk u kuptua mirë cili është mesazhi i shkrimit???