Nga Ylli Pata
Ka disa ditë që deputetë, kolumnistë dhe mbështetës mediatikë të fraksionit berishjan të opozitës, kanë nisur një narracion, ku mbizotëron përfundimi: ”plazhet janë bosh”.
Kjo shikohet qartë në videot e shpërndara në faqet e deputeteve të Partisë Demokratike, reel-et e blogerëve antiqeveritarë, apo kolumnet që botohen në mediat pranë Berishës.
Duket e çuditshme ngritja e një kauze për çadrat e plazheve në këtë lloj mënyrë. Megjithëse, krejt normalisht qarqet opozitare, duke marrë frymën dhe vibrimet nga shqetësimet e publikut, mund të hapnin realisht të gjitha problemet që ekzistojnë në këtë lëmi të jetës, që më shumë po kthehet në ekonomi, për t’u bërë industri, siç është bërë prej vitesh në vende të afërta e të përafërta me ne si për shembull Mali i Zi apo Kroacia.
Mekanizmat opozitarë janë aty, që nga qëndrimet publike, interpelancat, investigimet në vend ngjarje për problemet që ekzistojnë në sektorin e turizmit. Që nga çmimet deri te shërbimet, që nga evazioni, e deri te siguria ushqimore. Që nga sjellja ndaj turistëve të huaj e deri te trajtimi i tyre.
Duke i dhënë publikut një material të freskët që mediat audiovizive dhe ato online nuk jua furizojnë dot për mungesë të kapaciteteve.
Apo edhe duke u marrë me aspektin social të pushimeve për qytetarët shqiptarë, të cilët që nga 1990 nuk i bëjnë dot nëse nuk kanë të ardhurat e mjaftueshme. Sepse sot nuk ka fletë kampi apo kabina plazhi që u jepen punëtorëve dhe nëpunësve me çmime në marzhin e të arsyeshëm.
Naracioni është viral dhe i bie fyellit në një vrimë: nuk ka turista, plazhet janë bosh!
Nga ana tjetër, mazhoranca, duke nisur nga Edi Rama, i janë kundërvënë këtij narracioni, duke mbështetur idenë se plazhet janë plot. Madje kolumnistë pranë mazhorancës akuzojnë opozitën se po nxijnë turizmin, e po mbajnë qëndrime antishqiptare. Një deputet pyeti kreun e SPAK në Parlament, se a ka informacion se në këtë mision kanë hyrë edhe agjentura të huaja. Se ç’punë ka SPAK me turizmin e agjenturat e huaja, askush se mori vesh.
Gjithsesi, ky sherr politik i nivelit të lartë, edhe pse nuk gjen sens në logjikën e tij, po mban thuajse gjithë korrikun si axhendë kryesore debati.
Arsyet, duket se gjejnë një lidhje, e këto lidhje vijnë nga viti i kaluar, kur të ardhurat e turizmit sollën një bum të vërtetë në të ardhurat publike, jo aq shumë sa në fuqinë blerëse, gjithsesi patën një korrektim edhe në të dhënat e punësimit.
Nëse vijmë në vitin e ardhshëm me thuajse të njëjtën performancë të të ardhurave publike, kur 2025 është një vit elektoral, atëherë opozita e shikon si problem të madh, pasi mazhoranca mund të ketë mundësi të hapë thesin sërish për rroga, pensione apo korrektime të ngjashme, e ndoshta edhe investime publike.
Edhe mund të ndodhë kjo, por opozita, uron e po mundohet që me një viraliet propagandistik ta pengojë sadopak përsëritjen e një performance të 2023. Po mirë çfarë i prish opozitës, nëse rriten të ardhurat nga turizmi? Kur i ka të gjitha mundësitë, që të bëjë betejë, madje për ”jetë a vdekje” edhe në Parlament edhe në rrugë, për të shtyrë një përdorim më ndryshe të të ardhurave publike?
I mbani mend vjet seancat për buxhetin e shtetit? Kuvendi u dogj sepse pritej dosja ”Partizani”, e askush nuk e çau kokën si do të ndahen të ardhurat, ku do të shkojnë shpenzimet, e si do të rriten rrogat e pensionet.
Ose, nëse në fund nuk ja del të imponojë propozimet e saj, të dalë në fushatë elektorale me një platformë krejt ndryshe e alternative për administrimin e këtyre të ardhurave. Që t’i bindë shqiptarët, se do t’i menaxhojë lekët e ardhura nga turizmi, më mirë, me ide më të reja, e më eficente.
Kështu ndodh në çdo vend. Në Malin e Zi fqinj, Milo Gjukanoviç, i cili qeverisi për mbi 25 vjet, turizmin e kishte kal beteje, e ishte mjaft i suksesshëm pasi e ktheu në industri.
Një nga opozitarët më të fortë të tij, Dritan Abazoviç, i cili më pas u bë kryeministër, e sfidoi pikërisht me ide që të nxisë rritjen edhe më të madhe të turizmit. Vetë Abazoviç mori mbështetjen dhe madje edhe u financua nga një lob i rëndësishëm i industrisë turistike. Kur u bë kryeministër, e bëri kalë beteje turizmin, duke publikuar të dhëna se ja ka dalë të rrisë të ardhurat, me anë të ideve të reja dhe investimeve. E këtë e bëri që nga Ulqini, e cila ishte një zonë margjinale për turizmin e madh të Malit të Zi, ku nisi investime të rëndësishme. E në fund arriti të fitojë edhe komunën, megjithëse është një parti e vogël si në rang kombëtar e aq më pak në rang lokal.
Po ku synon të dalë opozita me narracionin e çadrave bosh? Kur një pjesë e mirë e parlamentarëve të apo politikanëve të PD-së ose zotërojnë struktura turistike nga veriu në jug, ose lobojnë për to. Tek e vetmja logjikë që kanë zbatuar që nga 2013, ku e kanë ndarë vendin në dysh: ka një Shqipëri të sukseshshme sipas mazhorancës e një Shqipëri të mjerë që ka boshatisur vendin e ku nuk mund të jetohet sipas opozitës. Megjithëse të dyja palët, plazhin e bëjnë në 15 ditëshin e tangërllëkut në Dhërmi e Palasë, ku takohen së bashku në shezllone, në restorante luksoze apo club-e ku këndon Tajna.
Opozita e do cdo gje te djegur vetem te krijohet mundesia te vine ne pushtet
Qe sivjet eshte viti me i keq i turizmit kjo eshte e qarte si drita e diellit. Mund te fajsoni opoziten, cia, kgb, udb albin kurtin e ke te doni , por sivjet nuk jane zhdukur vetem kosovaret ,ne jug ata nuk kane qene asnjehere shumice. Sivjet jane zhdukur italianet , spanjollet dhe shqiptaret. Dhe italianet spanjollet dhe gjithe te huajt nuk dine shqip e aq me pak te lexojne shtypin opozitar shqiptar.Arsyeja nuk eshte as te cmimet , se nuk jane ritur aq shume krahasuar me vjet, per me teper qe nje numer shume i larte shqiptaresh e kosovarsh shkojne ne greqi , turqi e kroaci ku cmimet me.rastin me te mire jane 1.5 here me shtrenjte se ne shqiperi. Arsyeja eshte KÇK e shtetit shqiptar ne turizem. Nuk ka asnje vend ne mesdhe po absolutisht asnje qe 80% te plazheve e ze me cadra me pagese. Ne greqi eshte 80% e plazhit i lire dhe vetem 20% e zene dhe hapsira midis cadrave nuk eshte si ne shqiperi , qe kur te kruhet kurizi eshte me afer shezlloni i cadres ngjitur se shezlloni i te njejtes cader. Kjo lloj babezie rilindase eshte nje nga bezdite me te medha per pushuesin qe i heq qetesine. Parkimet jane problemi i dyte i madh i KÇK rilindase. Te gjithe shqiptaret dhe te huajt qe duan te shkojne ne jug duhet me patjeter te shkojne me makinat e tyre sepse transporti publik thjesht nuk egziston. Parkimi i makinave eshte bere mision i pamundur dhe stres i papare me shume se ne tirane. E treta qe ka te beje dhe me shqiptarin ne pergjithesi eshte niveli i zhurmave . Borite e makinave, muzika ne plazhe qe nuk e besoj ta gjesh ne asnje vend tjeter ne bote dhe pasthirmat njerezore qe ju ngjajne me shume kafsheve e bejne diten e pushimit lufte. Nese ne borsh , qeparo , himare 1 kafe eshte vetem 1 mije leke te vjetra ,me lire se ne tirane tregon se nuk eshte cmimi ai qe i le plazhet bosh ,por eshte se strategjia rilindase qe pushuesve ju heq mundesine e qetesise dhe te kontaktit me detin. Ndarja e plazheve cdo patronazhisti 5 cadra dhe cdo patronazhisti qe tepron 5 vende parkimi , shkaterimi i cdo hapsire publike buze detit ose per beton ose parkim e ben te pamundur qe pushuesi te bej pushim ne kete lloj burdelloje rilindase. Me mire 2 leke me shume dhe shkon ne greqi e turqi se sa me leket e tu te stresosh veten. Babezia e delenxhinjve te rilindjes nuk mund ti kuptoje keto dhe patjeter qe si shoku enver dhe pata do e gjeje shkakun te grupet armiqesore.
Shume drejt dhe qart , Ben Kështu është. Duhet rishikuar të gjitha gjërat që janë bërë me hajdutëri. Nuk ka më turizëm vetëm për ujin e detit... t fala
O ben te pershendes nga Qeparoi...jam me motren tende ne nje shezllong se jemi ngushte ketu
Vllazer dhe motra kosovare ju lutem bojkotoni pushimet ne Shqiperi, jo per shkak te vllazerve e motravr shqiptare, po per shkak te narko qeverise se Pashiqit shqipfoles Edvin Kristacoviq Rama.
Po pse moj Egla ben thirje te ikin turistet kosovare, kjo nuk i sherben zhvillimit te vendit, nuk i sherben bisnesmeneve shqiptare apo bqashkive qe jane ne krye te puneve per krijimin e te gjitha kushteve. Ke ndegjuar gje ti qe ndonje grek ose ne shtet tjeter t'u beje thirje turisteve te huaj qe te ikin vetem se nuk do qeverine. Me kete thirrje ti tregon vetem nivelin tend shume te ulet. Opozita nuk vjen kurre ne pushtet me thirje te tilla. Ajo ka nevoje te rinovohet dhe te dale me alternativa ekonomike me te mira se te PS. Pastaj njerezit gjykojne vete.
Nard Noka po pret qè tia qethesh ...
Ne vdesim nga vapa e në plazh nuk shkojmë sa të jetë Edvini...... . Saaa?... . Nja 30 vjet? Ooo, jo...
ik mi buce....
Gospodjica brezovica, gaqet poshte, velika guzica. Edvin bushtra i lepihet cdokujt, per te cilin mendon se do ta mbaje ne pushtet, qofte edhe me grushtet. Jebemti mater djubro serbsko.
Opozita e ka filluar karrieren me shkaterrimin e 500 uzinave ne Shqiperi ne vitin 1992. Te njeten strategji po perdor edhe per Turizmin e sotem, i cili po merr nderthurje strategjike, e ndihmuar nga Qeverija me infrastrukture. Tani shkon ne Tamare per 2 ore, shkon ne Sarande per 2 ore e gjysem, shkon ne Permet per 2 ore e gjysem, shkon ne Berat per 1 ore e gjysem. Rinasi eshte bere i dashur me cmimet fantastike qe ofron. Si mund ti lejoje kaq gjate opozita keto pune? Sapo te vije ne pushtet, do shkaterroje cfare eshte ndertuar, e pate si e hodhi ne ere nenkalimin tek Zogu i Zi?
O prroji boles 4 ore deri ne Sarande nga Tirana. Se di si e boke ti per 2 ore e 30 min.
qellimi i keture eshte te heshin cdogje ne ere…rendesi ka te mos egzistoje shqiperia…plan afatgjate qe eshte vene ne zbat qe midis viteve 70-80
Unë s'jam opozitarë por ajo që qëndron duhet thënë. Nuk është aq keq fare por që ka pak as që diskutohet. Unë personalisht jam me pushime në Qeparo dhe nuk shoh as gjysmën e pushuesve që ishin vjet në këtë kohë. Realiteti është që nuk ka shumë dhe duhet thënë. Çmimet janë rritur shumë dhe është një nga arsyet pse ka kaq pak.
Fakti që nje deputet s'kam dijeni cilës partibPS-PD i përket, pyet kreun e SPAK -ut per shërbime sekrete të huaja që minojnë turizmin?! Tregon mjerimin ku ka rënë ai vend
O Pate ne Shqiperi ndryshe nga tere vendet kemi Sali mut Bisha ne uppdhite qe nuk lene hale pa futur gjuhen vetem e vetem per te prishur se mjafton qe Rama re deshtoje e nuk pyesin per vendin fare .
Politika NON GRATA vetëm plera nxjerr nga goja por vetëm shpellarët i besojnë.
prroj i fshatit- mu ashtu si thua ti nuk qëndron. Mbase ti e sheh ashtu. Kam ndëgjuar shpeshë nga militantet socialist , dikush 500 e dikush 1000 uzina. Të shkatërrosh kurrë nuk është mirë. Ama të ken qenë këto uzina me fuqi komkurruese është komike. Kështu që kjo është vetëm propagandë socialiste. Nuk kemi nevojë të flasim për industrializëm shqipëtarë sepse ai nuk ka ekzistuar në vitet e 90-ta. E as në të 80-tat. Shqipëria mbase nuk ka pas popullsi si Kina ku 2 veta mjelnin lopën e 20 të tjerë shikonin. Ka qenë vështirë edhe të gjindet edhe vetëm një lopë për ta mjelur. Ti thua se u ndërtua infrastruktura rrugore. E vërtetë . Po ta shohësh nga jashtë është një mrekulli në veti. Por nga erdhën këto lekë. Mi trego në cilat degë ekonomike investoi qeveria dhe në Shqipëri u futen lekët. Ti akoma nuk ke industri ushqimore sot e kësaj dite. Sipas llogaris time burimi më i madhë është diaspora shqipëtare. Dërgesat tek familjarët dhe investime të tyre aty këtu. Tjetri burim që mund të cekësh është turizmi ndërshqipëtarë. Ku është infrastruktura sociale. shëndetsore, e shërbimeve . ushtria. policia etj e parasegjithashë infr. energjetike ku kryesisht mvaret nga faktoret natyror. Pra është mbuluar sektori i betonit. Asgjë tjetër. Por në anën tjetër për cdo nënë fëmija i saj është më i miri. Andaj rdhe për ty PS është më e mira me të gjitha të metat e saj. Unë nuk them që PD është më e mirë apo më e keqe se nuk i njohë aspakë. Por e di që ka udhëhequr për një kohë të shkurtë dhe nuk mund të vlerësohet. Pasi që në vitet e para ka qenë parti hakmarrëse dhe e pakënaqsis ( cfarë pret ti që do dal mga sistemi totalitar ) por asesi ta krahasoshë me Partin Komuniste. Kështu që përgjegjësia për gjendjen në Shqipëri kryekëputë i mbetet socialistëve njëherit dhe trashigimtarë të komunistëve. Problemi qëndron më tepër tek pozita që nuk don as edhe të ketë më të voglin kundërshtarë sepse nuk di të luajë lojë tjetër përveq se në fushë me një port, të jen vetëm ata ( këtë e dinin amerikanët dhe ja mundësuan socialistëve një lojë të tillë se ju konvenon atyre dhe jo pse i ndajnë botëkuptimet , jo me socialistë, jo të lutëm, s'është ashtu ). E gjithë kjo është një stagnim për një pluralizëm të një shoqërie. Sepse po përjashton pothuajse gjysmën e popullsis. E Shqipëria me kërë numër të banorëve? vështirë se do jketë sukses. Pa lëndu të tjerët. E të tjerët janë - shqipëtarët jashtë kufijëve të saj dhe ata që ikën këto 30 - 35 vjetët e fundit. Prapë po përseriten gabimet e mëhershme dhe asesi të mësojmë nga e kaluara.
Asnje nuk esht shqiptar nga kete qe komentojne vetem vrer per vendin tone kurse keto te opozites vari hebet se jane te lindur te gjithe ne Jugosllavi…e rendesishme eshte ti behet dem shqiperise…nuk eshte mundesia me ngarku foto ne keto forume sepse kam edhe une foto te durresit ne ore 12 te dites e te nates qe flaain komplet te kunderten…thjesht mirembajtja e faqes se internetit na krijo mundesine te ngarkojme foto reale qe pergenjeshtrojne cdogje te ketyre mashteuesve
Ti qenke mje rrote k..ri qe nuk ben.analize por propgande! Nuk eehte ceshtja qe plazhet jane bosh port eshte zaptimi I reres dhe detit! Kush ua la la me tapi oligrarkeve te zaptojne reren? Hajde shiko ne SHBA o shkerdhate dhe ta kupr9hs se cfare po theni ne.
Tani po ,tani qe shkrove ketë artikull na kandise.. Vaftë në p* të së ëmës Opozita e Berishës megjithë debilët që e pasojnë o gazetar,por çmimet e plazheve janë komplet të çmendura ore. Kush u dha të drejtën atyre moterqirëve të pushtojnë plazhet ore!? Ku i gjetën ? Ik ore gazetar legen që mbulon maskarallëkun e maskarenjve!
Që të zihet rëra e plazhit nga privati, ky është skandal! Vetëm për kaq plazhi duhet bojkotuar nga të gjithë. Të paguash para për të vendosur çadrën tënde në plazh?! Kush ua fali plazhin banditëve që sot quhen biznesmenë?! Po qeveria e mutit ku është?! Pse nuk nxjerr një ligj që 100 metra nga deti rëra është e të gjithëve?! Në Perëndimin "kapitalist" privati nuk ka të drejtë të pushtojë plazhin. 100 - 200 metra në thellësi plazhi është i të gjithëve. Ku janë fadromat?! Pa u liruar plazhi, pa u bërë ai publik si më parë, asnjë të mos shkojë për pushime. Ngrini kokën. Mos e lëni veten të ju marrin nëpër këmbë shalëgjati me oligarkët e tij banditë.
Jam 100% me komentin e @Ben..dhe skam ç'ti shtoj.. Artikullshkruesi më neevozon,një mënyrë e të parit shumë të politizuar ,kur e vërteta nuk ëahtë ashtu. Nëse zihen dy deputet të kaheve të kundërta,nuk është nevoja t'a përgjithsosh,sepse janë këndvështrime individuale që për arsye politizimi bëhen të cekta dhe nuk përfaqësojnë pipullin dhe interesat e tij. Ndodh shpesh siç po e shohim kohët e fundit që çdo qëndrim kritik ndaj qeverisë e ka emrin 'opozitë' apo dhe 'non-grada' dhe kjo është më e shëmtuar se çdo gjë tjetër nga ata që duan të justifikojnë paaftësinë e tyre,mediokritetin dhe mënyrën e të bërit tallava të gjërave. A e dini more qeveritarë se kritikët tuaj më të mëdhenj janë ata që ju kanë dhënë votën dhe duke ndjerë keqardhje dhe zhgënjim për çfar ndodh çdo ditë në performancën tuaj,reagojnë natyrshëm dhe nuk janë 'nokat' me kompani që rrinë posht dritares dhe 'armatosen' me molotovë,që ju o të paaftë etiketoni,janë ata që ju kanë mbajtur çdo ditë me buk e pushtet si e keqja më e vogël. Ju nuk dini të reagoni edhe kur të gjithë po ju themi se po e largoni ju turizmin dhe faktet më të sakta e zezë në të bardhë,ju s'dini ti lexoni,por vini përapara patronazhistët sufllaqexhi dhe n'a përzini me 'salirat'. Plasi sytë qeveri,nuk ka pse bën mbledhje të gjata për të punuar,përpara ka ghithsekush ligjin e duhet të mbështetet mbi të. Zbato ligjet dhe për këtë të mjafton të lexosh një @Ben ..,i cili është zëri i qytetarëve të ndershëm dhe atëhere do të shikosh dhe ndryshimin. -Pra hiq shezllonet kudo ku janë përveç atyre që menaxhojnë hotelet. -Vendos kufirin e çmimit për shezllon sipas qyteteve.Kontrollo çmimet e shezlloneve që qëndrojnë. -Stopo prishjet dhe punimet në vijën bregdetare ,të hapjes kanaleve a punime të ndryshme,për qëllime të caktuara. -Kufizo zhurmën që shkakto muzika e lartë dhe limitet e përdorimit. -Kontrollo dhe menaxho parkingjet publike. -Vendos tabela orientimi turistike në çdo hyrje qyteti..etj etj Këto janë disa masa të përgjithshme të shpejta dhe të realizueshme.