Vota historike e Diasporës - hapi i parë qytetar për të kontribuar për vendin

10 Janar 2025, 11:19Blog TEMA

Vota historike e Diasporës - hapi i parë qytetar për të

Nga Lavdrim Krashi

Natyrisht ka emocione, si çdo gjë që ndodh për herë të parë. Ndihesh papritur faktor dhe nis të shohësh me vëmendje programet e partive dhe kandidatëve me seriozitet të plotë, merr pjesë në diskutime me shokë e familjarë dhe ndjehesh më i rritur e maturuar. Për ne shqiptarët që votuam të lirshëm pas vitit 1990, kjo ishte edhe më emocionuese se kurrë.

Është ndjenja për herë të parë e përgjegjësisë së vendimmarrjes jo vetëm për vete, po për familjen, fëmijët, qytetin, komunitetin dhe mbi të gjitha Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.


Në votimet e 11 majit, do kemi një numër të madh qytetarësh që votojnë për herë të parë ashtu siç do kemi edhe më shumë syresh që do të votojnë përsëri pas shumë dekadash kur e kishin të pamundur pjesëmarrjen. Jo vetëm ata që mbushin 18 vjeç nga zgjedhjet e fundit deri në të radhës, por mbi të gjitha ata që kanë jetuar jashtë prej kohësh dhe tani për herë të parë do kenë mundësi të ndihen vërtet pjesë si aksionerë të vërtetë të Atdheut të tyre jo vetëm me investime, por edhe në vendimarrje.

Fjala e atyre që deri dje kanë kontribuar nga larg për familjen, e qytetin, më në fund u dëgjua pas shumë përpjekjesh e lutjesh, dhe premtimi për t'u dhënë shqiptarëve të drejtën e votës, kudo që ndodhen, u përmbush.

Kam bindjen e plotë se Shqipëria do jetë më e fortë sepse bijtë e bijat e saj që do kujdesen për të edhe politikisht, tashmë janë shumëfishuar. Pjekuria jonë kolektive dhe përvoja ndërkombëtare që diaspora do sjellë, jam i bindur do kontribojë në zgjedhjen e duhur edhe këtë herë duke vendosur krahas gjithë votuesve në Shqipëri ç'është më e mira për të gjithë ne.

 

9 Komente

  1. 0
    007

    Sa fytyre zi doli ky ish refugjati i Anglise...o pleh sa e pagove mandatin e deputetit pse nuk thua....?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!@@@@@@.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuvendi

      Pse duhet te kete paguar? Ne fakt ky ka provuar se eshte nje deputet dinjitoz dhe me integritet, sidomos ne relacion me voten e Diasporës. Por ti 007 mbaj mendimin tend se te shkon!!!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomi

        Po ti edhe 007 edhe shkruan si analfabet?!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dibrani

        E thene shkurt, ky deputeti qe erdhi nga Anglia ka qene vetvetja keto 4 vite. Dibra nuk ka patur ndonjehere deputet kaq te mireartikuluar dhe qendrimet e tij (aqsa eshte lejuar te shpreh), kane qene te sinqerta dhe te drejtperdrejta. Kjo nuk funksionon shume ne Shqiper, se te duan te jesh dallkauk, pa moral politik dhe abuzues me pushtetin karakteristika qe ky nuk I ka shfaqur. Kur e solli, Rama qelloi ne 10 dhe tregoj se eshte vizionar e para te tjereve edhe per diasporen. Nuk e di a do e rikandidoj prap, megjithese ky e meriton

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dibrani

          E thene shkurt, ky deputeti qe erdhi nga Anglia ka qene vetvetja keto 4 vite. Dibra nuk ka patur ndonjehere deputet kaq te mireartikuluar dhe qendrimet e tij (aqsa eshte lejuar te shpreh), kane qene te sinqerta dhe te drejtperdrejta. Kjo nuk funksionon shume ne Shqiper, se te duan te jesh dallkauk, pa moral politik dhe abuzues me pushtetin karakteristika qe ky nuk I ka shfaqur. Kur e solli, Rama qelloi ne 10 dhe tregoj se eshte vizionar e para te tjereve edhe per diasporen. Nuk e di a do e rikandidoj prap, megjithese ky e meriton

          Përgjigjjuni
          1. B
            Brooklyn

            Nje hap shume i rendesishem per ne qe jemi ne diaspore te kemi mundesi te japim kontributin tone per fatet e vendit. Suksese Deputet!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turdof

              Nga deputetet me te mire te parlamentit, aktiv dhe i artikuluar ne media, shume i lidhur me zonen e tij. Suksese deputet!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sarande

                Ky eshte deputet me dinjitet dhe personalitet te forte, pavarsisht se ne vendin tone te bukur nuk ndihet e kuptohet zeri i tij! Suksese dhe uroj te realizohen idete dhe projektet e tua!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Permet

                  Dinjiteti dhe personaliteti i tij eshte veshtire te pershatet ne vendin tone. Uroj te realizohet ndonje projekt i tij.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje