(Vetë)vrasja e elitave

9 Janar 2025, 12:02Blog TEMA
(Vetë)vrasja e elitave

Nga Ilir Yzeiri

Fatkeqësia më e madhe e një shoqërie është mungesa e atyre shqisave që hetojnë sëmundjen kolektive që pllakos një vend në një moment të caktuar. Sot, duke qenë një shoqëri e organizuar më shumë sipas konfliktit apo opozicionit ideologjik vulgar, ne e riprodhojmë veten tonë përmes debateve pa asnjë ide, përmes retorikave që vijnë nga shtabet e partive poltike, të cilat, duke qenë autoriteti suprem i këtij vendi, i kanë zënë frymën hapësirës publike dhe askush nuk shqetësohet përse po vriten apo vetëvriten elitat shqiptare. Nëse duam të kuptojmë se nga na vjen kriza e thellë e elitave në kohën tonë, është mirë të kthehemi pas në kohë e të shohim si u ngjizëm ne si shtet.

Mes shumë librave që i kushtohen viteve 1910-1914, këto ditë, po lexoj një libër të një historiani gjerman, Hanns Christian Löhr me titull « Themelimi i Shqipërisë – Wilhelm Widi dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha në Ballkan 1912-1914 » (Botim i Skanderbeg Book, Tiranë 2019, përkthyer nga Elda Gjana-Boriçi). Aty ti mund të shohësh me trishtim se, ndërsa fqinjët tanë nisën Luftën Ballkanike dhe pastaj gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër negocionin me Fuqitë e Mëdha apo « Koncertin » siç quhej, vendime për ta copëtuar Shqipërinë, ne shqiptarët nuk kishim as ushtri, as institucione që t’i tregonim botës se cilët ishim.

Sikur vetëm historia e Shkodrës të tregohej siç duhej dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i Bertoldit, ministrit të jashtëm austriak, që u bë gati gati një luftëtar për të mbrojtur territoret dhe për të krijuar Shqipërinë, do të mjaftonte të kuptohej se ne erdhëm në agim të shekullit të shkuar vetëm me heroizmin e malësorëve dhe luftëtarëve shqiptarë që copëtoheshin e vriteshin me fqinjët, por pa elita, pa asnjë institucion mendimi. Nuk po flas për traditën e institucioneve shoviniste të fqinjëve që niste me megaliidhenë e vazhdonte me pansllavizmin, por e kam fjalën për një territor që nuk kishte as edhe një institucion të spikatur mendimi.

Nuk harroj në këtë rast punën titanike të klerikëve të mëdhenj katolikë shqiptarë apo atyre ortodoksë që përpiqeshin të mbanin gjallë shqiptarizmën. Nuk kam harruar as edhe punën e patriotëve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë, në Misir, Aleksandri, Stamboll apo Bukuresht dhe në Amerikë më pas. Të gjithë këta, bashkë me elitat që ndodheshin në Italinë e Jugut, pra arbëreshët, janë një shenjë që tregojnë se përse edhe sot Shqipëria nuk arrin të krijojë elitat brenda vendit, por ose i vret ose vetëvriten dhe vetëm nëse ikin nga ky vend, ato elita shkëlqejnë. Njësoj si sot. Nëse do të bëjmë një vështrim të shpejtë do të vërejmë se, pasi Fuqitë e Mëdha dhe sidomos Austria, na dhanë këtë Shqipëri që kemi sot, ne, deri në vitet ’20, ishim në një kaos total, njësoj si pas vitit 1990, apo pas vitit 1997.

Pas vitit 1920 shteti nis të konsolidohet dhe Shqipëria bën hapa përpara. Për herë të parë studentë shqiptarë që studionin jashtë, e sidomos në Austri e Itali, ktheheshin në vend dhe ndihmonin të konsolidohej ekonomia e dija. Por edhe gjatë Mbretësisë nuk u arrit të ndërtohej një institucion mendimi. Lufta mes shtetit laik dhe arsimit fetar zotëroi një pjesë të debatit dhe konfliktit ideologjik derisa erdhi pushtimi fashist dhe italianët ngritën Institurin e Studimeve Shqiptare që dha një ndihmesë të qenësishme në studimin e historisë shqiptare që ishte varrosur në arkivat e huaja. Vjen komunizmi dhe nën frymën e Bashkimit Sovjetik dhe të ideologjisë marksiste të huazuar që andej, komunistët nisën të ndërtojnë institucionet arsimore e kulturore sepse besonin që projekti i tyre mund të realizohej vetëm përmes dijes. Është një debat tjetër se çfarë natyre patën ato institucione, por është fakt se Shqipëria, për herë të parë ndërtoi një sistem të plotë të institucioneve shqiptare, rrjet universitetesh e qëndrash kërkimore, të cilat, në kushtet e izolimit të plotë, kishin mangësitë e tyre. Pas vitit 1990 Shqipëria u zhyt në krizën ciklike që e ka si natyrë të sajën. I shkatërroi të gjitha dhe tani nuk di çfarë të ndërtojë. Epoka e tranzicionit shqiptar mund të quhet pa frikë eksperimenti për të ndërtuar një fshat të madh me njerëz që u është shpëlarë truri, për të cilët kuptimi i jetës është paraja, fitimi dhe pasurimi.

Të gjitha qeveritë, pa asnjë përjashtim, kanë punuar që të vrasin elitat ose t’i lënë të vetëvriten. Përse ? Sistemi universitar shqiptar është dhjetë herë më keq për nga niveli se ç’ishte para vitit ’90. Elitat më të mira të atij institucioni kanë ikur jashtë dhe sot me ligjin për arsimin e lartë dhe me « pavarësinë » e universiteteve, këto të fundit, janë kthyer në shoqëri anonime që administrohen nga disa drejtues të stërvitur që ta rregullojnë rekrutimin përmes kriterit të tarafit, mikut dhe parave. Porvojeni të konkuroni në një fakultet apo departament dhe do ta shihni. Ndaj studentët më të mirë tanët ikin nga sytë këmbët se këtu institucionet shkencore nuk i qasin, sepse këtu meritokracia është zëvendësuar me partitokracinë dhe eurokracinë. Ne sot nuk kemi Bibliotekë Kombëtare. Jemi i vetmi shtet në botë që nuk ka një të tillë. Biblioteka Kombëtare është në një godinë të amortizuar dhe librat rrinë në arka bananesh për mungesë të vendit. Problemi është se vend nuk e ndien nevojën e një Biblioteke.

Shqipëria nuk krijon sot modelin e një vendi që ka nevojë për elitat, për ata qindra e qindra studiues apo studentë që jetojnë jashtë e duan të kthehen apo që mbarojnë këtu e duan të rrijnë e të sistemohen këtu. Sistemi nuk i përthith ata sepse elitat janë tepër në këtë vend. Lajmërimet për vende të lira pune në administratë janë për aparatçikë partiakë, por asnjëherë për profesionistë të dijes. Partitokracia është shtrirë në të gjitha poret e shoqërisë dhe vendi kështu po degradon në një shkretëtirë pa ide, pa asnjë projekt madhor, por vetëm në spektakle folklorike që mburrin një kastë të caktuar me krenarinë e një kombi që nuk di të bëjë gjë tjetër po vetëm shenjën e shqiponjës me dy duar. Spitalet, universitetet apo edhe hapësira publike po mbahen ende në këmbë nga ndihmesa e një brezi qe vjen nga shkollimi i para tridhjetë vjetëve. Në spitalet shqiptare sidomos pas pak kohësh do të vërehet kriza e rëndë dhe e thellë e personelit atëherë kur brezi i 50-vjeçarëve të dalë në pension. Kush do t’i zëvendësojë ata ? Le të na tregojë dikush me një studim të mirëfilltë se çfarë do të ndodhë me institucionet e arsimit apo me shërbimet në këtë vend pas 20 vjetësh.  Për fat të keq, në vend të vetëdijes së thellë kombëtare për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar edhe me arsim e shëndetësi, ne po jepemi me mish e me shpirt pas transformimit të këtij vendi në një fshat të madh turistik që do të jetë prona e zengjinëve të këtij vendi. Sikur vetëm modelin e zhvillimit të Turqisë të kishim ndjekur do të kishte qenë ndryshe. Turqia moderne u mbështet mbi tri shtylla : universitet- shëndetësi- kinematografi dhe pastaj turizëm. Mirëpo kjo mund të ndodhë nëse vetëdija e një kombi buron nga ideja se je një vend i madh dhe u jep shansin të gjithëve që të konkurojnë në këtë vend dhe harton një projekt që elitat brenda e jashtë vendit të mos (vetë)vriten.

14 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Këta që rahin gjoksin sot se na shpëtuan nga diktatura le të na thonë çfarë është bërë më mirë nga koha e Enverit:Arsimi,shëndetësia,trasporti,rendi,tregëtia,familja,punësimi etj etj si këto?Shqipëria sot është më keq sesa kur nuk ishte fare Shqipëri.Vriten çdo ditë,drogë për ditë,vjedhje nga të gjithë pa përjashtim femra lakuriq mbushur rrugët,armë ka cili do.....Kudo ka të tilla por unë them se si në Shqipëri ska asgjëkundi.E dini kush don të jetojë kështu?Vetëm njerzit e krimit të cilët na kanë mbyllyr brenda dhe kemi frikë të dali,,,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arma Vlora.

      E sakte.Bravo.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lajmëtari

        Shkrim shumë i mirë. Dhe që trajton një temë të parrahur deri më sot. Gjatë këtyre 30 viteve nuk kemi pasur kryeministra për të qënê. Ata e kuptuan demokracinë si mundësi për të vjedhur dhe për tu pasuruar. Rama është diçka më i mirë se të tjerët, por as ai nuk e ka "stofin" e burrit të shtetit. Është tejet i "lehtë" si kryeministër, me një lloj bagazhi të artist/sportistit. Jepet shumë pas formës dhe pamjes së jashtme, por nuk ka thellësi. Ekonominë ua ka lënë në dorë oligarkëve dhe ka eleminuar krejtësisht rolin e shtetit në të. Thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton. Dhe me këtë nivel kulture dhe qytetërimi që ka populli shqiptar sot, ai megjithatë mbetet kryeministri më i mirë që shqiptarët meritojnë. Ajka intelektuale e vendit është larguar. Ka mbetur vetëm ansambli "babëzia" që nuk njeh moral, por ëndërron vetëm të pasurohet me maskaralliqe dhe pislliqe. Siç shkruan edhe Xhorxhi më sipër Shqipërinë e ka pushtuar korrupsioni, imoraliteti, hajdutlliku, i forti i lagjes, krimi etj etj.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Elitat Shqiptare tip Yzeiri dmth....puthadore te pushtetit gjithnje...rroga te eci....elita nuk duron skllaveri...elita ka emigruar...ti Ilir gjithnje je me pushtetin.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lef kot

            Se cdo ndodhe me arsimin mbas 20 vjetesh le ta thote shefi jot Rama se per ate pune paguhet ai dhe mijera te tjere.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teo

              Iliri ta kete bere kete shkrim? Nuk ka mundesi. Pra po ben me pergjegjedi Ramen qe premtoi shtet por e beri me keq. Do te heqin nga puna Liro.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zot na ndihmo!

                Ky eshte nje shkrim i vertete prej intelektuali, qe i paraqet me nje sy te ftohte problemet madhore dhe te gjithaneshme, qe kane kaplluar keq kete vend, duke vazhduar ta rrenojne ne menyre integrale cilesore dhe sasiore, njeriun shqiptar dhe vendin e tij. Eshte per te pershendetur autori, qe ka bere nje tentative te lavderueshme, per te shkuar ne gjenezen e kesaj gjendje te mjerueshme. Dhe thote te verteten, qe liria me 12-ten, na erdhi dhurate nga fuqite e medha, por nuk e shtrine me tej analizen, qe bejleret vendas qe sundonin ketu, vazhdonin ta donin turqine, me shume se sa dhe vet turku e donte ate. Dhe natyrshem, kjo lloj pavaresie u perkthye, nga keta lloj bejleresh e nje race bastarde, si nje liri, per te krijuar turqine e vogel ketu se bashku me bujkroberine orientale qe shoqeronte ate:Injorance talibanesh dhe varferine e skajshme. Me parat e gjakut te bujkrobeve, bejleret e eger tukoshak dhe injorant, shkonin ne periudha emigrimi qejfesh, ne kryeqytetet e europes kristiane(pak a shume, po ai lloj truri i mykur oriental, shkon dhe tani dhe ben ate lloj qejfi). Nje arsye e madhe, kjo qe shpjegon ate, qe perse ngjiti kaq forte komunizmi ketu. Dhe ky i fundit, doli qe ish nje regjim monstruoz, por qe nuk krahasohet, me erresiren e dendur te egersise dhe injorances mbytese, te bejlereve turkoshak vendas.Keshtu viti 90, me parullen ``E duam Shqiperine si gjithe europa``,ish nje deshire, por qe dilte, nga nje tru i gjymtuar keq nga shekujt, sunduar nga frika dhe injoranca. Dhe natyrshem, mbi kete tru te coroditur, do te dilte dhe te perfitonte, nje qenie e eger diabolike psikopate, qe mbartete si nje vrime e zeze, te koncetruara islamizmin oriental me komunizmin tribal.Dhe ndodhi ajo qe po ndodh, ku ai pasohet, nga nje piktor medioker, qe pandeh se i di te gjitha kur di vec trubull, dhe mbi te gjitha, ai mer cdo fe dhe atdhe, dhe ben cdo kompromis pervers, vecse kjo ti shebeje vazhdimesise se sundimit te tij. Dhe fasadat here mbas here, qe ai mundohet tja jape ketij sundimi pa substance, vijne dhe rrenohen pa rreshtur gjithmone dhe me thelle.Me tragjikja eshte se Perendimi vet tani ka problemet e veta te brendeshme kruciale dhe nuk ka vemendje te merret me te semuret e Ballkanit, sic jemi ne dhe Kosova.Por dhe kur eshte marre ne tere keto vite, perseri nuk ja ka dale te pastroje metastazat malinje orientale-komuniste, nga trupi i semure shqiptar, perhapur gjithandej.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Din-Paku

                  O Zoti na ndihmoftë, që zoti të ndihmoftë! E ke kuptuar thelbin e shkrimit? Bëhet fjalë për elitat, jo për sistemin monstruoz komunist, ajo merret për krahasim, si me thënë në kohën e Zogut. E ke me të dëgjuar apo me të studiuar; edhe krishterimi, kristianizmi perëndimor, orientale e ka origjinën. Madje vetë islamizmi e ka origjinën nga fetë e mëparshme, po orientale, madje është më e re si besim, dhe se i pranon të dyja ungjijë: të vjetrin dhe të riun. Bota u ndriçuar kur njerzit fillon të heqin dorë nga fetë. U ndiçua dhe kuptoi se bota mund të qeverisej ndryshe, jo nga etërit fetarë. Siç ka fanatikë islamikë, ka edhe fanatikë hebre, fanatikë të krishterë etj. Po komunizmi tribal, që e përdor, a e di ç'do të thotë dhe kur ka ekzistuar? E që ta dish, nëse jo, nëse bën sikur, më keq për ty, ka ekzistuar para shfaqjes së feve politeiste apo monoteiste, në fillimet e shoqërisë njerëzore që organizimi ishte tribal, farefisnore, të grupit që jetonin, kur nuk ekzistonte as shteti, as familja, as klasat (të pasur, të varfër) etj dhe njerëzit nuk ishin aq të dijshëm sa ta dinin se në ç'rend "monstruoz" punonin dhe jetonin të barabartë. Fetë monoteiste revokuan të shkuarën në atë të të drejtësisë hyjnore, pasi nuk e kuptonin se drejtësia ishte natyrore. Komunizmi nuk është ideologji orjentale, si fetë, por një mënyrë organizimi ekonomiko shoqëror i zbuluar në Evropën Perëndimore, fillimisht nga iluministët e mëdhenj të kohës dhe u përpunua shkencërisht nga marksistët, që patën dhe përkrahësit e tyre, por gjithsesi nuk ka të bëjë fare, po fare me fetë orientale si katolike, si ortodokse, si myslimane etj, përkundrazi është armiku më i madh dhe serioz i tyre. E perëndimi, as ka pasur, as ka vëmendje ndaj nesh (shprehje gjeografike thoshte Bizmarku) e këta pasardhësit e tij janë, që na katandisen një grusht atëhere, e që na përkrahin tani nga zori, jo për sataka, kur janë shfaqur interesa të tjera gjeopolitike dhe orekse të tjera imperialiste.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DIN-RIU

                    Bravo Din-Plaku

                    Përgjigjjuni
                2. u
                  une

                  Jam kurioz te di ku e fut veten artikullshkruesi tek elitat apo tek puthadoret e pushtetit.

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "..."

                    ---------- Dridhe e përdridhe i thonë kësaj pse-së. U bë si pse-ja e Stetjos, që dhe pse shkrojti një libër, nuk e gjeti, se e shkrojti atëhere, në kohë të Zogut, kur ajo është shumë e thjeshtë: se kështu na do bota; skllevër, krahë të lirë pune, qoftë dhe elitare, jo këtu, në Shqipëri, por atje jashtë, gjetkë, apo s'jemi rracë e mënçur, por të këqinjtë e vetes. Jam i njëmendtë me xhoxhin në këtë pikë: le të na e thonë ata që sot rrahin gjoksin se na shpëtuan nga diktatura, se si do të jetë edhe, ndoshta, shkruesi i artikullit që bën më të lehtën, dhe gjithnjë konstaton, por, unë mendoj se, do të jetë si dikur, në kohën e Zogut. Elitat që do të numërohen me kokrra dhe aq sa duhen mund të përgatiten dhe jashtë. Tash nuk ka nevojë as për gjeologë, as për inxhinierë, naftëtarë, as për kimistë, etj. Na duhet ndonjëherë, ndonjë, hop tender dhe e sjellim nga jashtë. Pasuritë natyrore, na i shfrytëzojnë të tjerët, nuk ka nevojë për specialistë vendas. Industri përpunuese thuajse nuk ekziston, me përjashtim të ndonjë punishteje. Eksportojmë fuqi puntore që punon jashtë dhe na financon familjet, dhe ne kokrrave, që kemi mbetur brenda e ço-ku kacitemi me pako-gjë. Mbeti bujqësia djerë, u shojt edhe blegtoria se edhe çobenjtë vllehë, të traditës, tash shohin qytetin dhe edhe buletin e sjellim nga jashtë; punojnë skllevërit e kënaqur atje, përtej kufijve, kurrsesi këtej (kanë bërë def edhe djerrat e këtejshme) dhe mburren me patriotizmin e të afërmve të tyre këndej, që i mbajnë me ndonjë dërgatë. Kurse atëhere, Shqipëria e "mbyllur", që nuk e linin të notonte si donte, u desh të zhvillohej vetë, për të ruajtur sovranitetin, aq shumë të lëshuar sot, dhe iu desh të kishte të sajët edhe gjeolog, edhe inxhinierët të ç'do lloji dege, mjekët etj, pra të kishte edhe elitat e saj. Ishte e mbyllur se donte vetzhvillim, ishte e mbyllur se nuk donte emigrim, ishte e mbyllur, që shqiptari të kontribuonte në vend, e jo të ropatej rrugëve të mërgimit. Që shqiptari të ishte për vehten. Socializmi, nuk u sillte parajsën, por u gjet si regjimi më i përshtatshëm për vetëzhvillim në atë kohë të luftës së ftohtë dhe si e tillë, ishte dhe i dhunshëm, se të dhunshme ishin dhe forcat anti-socialiste apo anti-shqiptare (shih sot), pa lëre monstruozitetin e regjimit, pse e si, është tjetër gjë. Thjesht, jashtë politizimeve, kishte elita sepse Shqipëria donte të vetzhvillohej gjithanshëm për vete, jo për të tjerët: në ekonomi, kulturë dhe popullatë. Kurse sot, ne eksportojmë fuqi të lirë puntore, bashkë me elitat (që tek ne kushtojnë lirë) dhe importojmë turizëm, pa patur nevojë thuajse fare për elita. Dhe është vendosur, duket paradoksialisht, një ekuivalent zhvillimi 2 milion të emigruar (nga këta, rreth 1,5 milion krahë pune), me 10 milion turistë; ky është Prokursi që jetojmë dhe që bota, deri tani, na do.

                    Përgjigjjuni
                    1. |
                      |} @.~

                      |} @.~ E keni shtjerë të leshtën , ju mbetet të e mblidhni lëmshenj por do jo duartharë gjendur , një dor'artë të , ju a e j'u thurrë . E në mos u gjendtë nuk kalben leshtë si e pambukëta siç ju sipërshkruani e natyroheni skllavërisht i djeshëm ; e denatyroni si t'sormit , e atyshmit , të mbetur në numromë - me qënë konçiz - qën stanesh ; skllevër livadhisjes : [...] Mbeti bujqësia djerë, u shojt edhe blegtoria se edhe çobenjtë vllehë, të traditës, tash shohin qytetin dhe edhe buletin e sjellim nga jashtë; punojnë skllevërit e kënaqur atje, përtej kufijve, kurrsesi këtej (kanë bërë def edhe djerrat e këtejshme) dhe mburren me patriotizmin e të afërmve të tyre këndej, që i mbajnë me ndonjë dërgatë. Kurse atëhere, Shqipëria [...] |} @.~ T'jet ! S'lindem t'jesh ! Më n'mënd t'shkojë , Arëmën , s'bënesh . Jo ! Ti , bëiju skllav - të jesh , është e pa mundshme e , dhe t'them ; n'absolute !

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pano Mballomatari

                      ILIRI do ketë kërkuar që Rama ta caktojë kandidat për deputet në listën e sigurt, por nuk e kanë vënë as "prapa listës". Megjithatë, akademik me libra të mykur ai ja doli të bëhej. Dhe tani që ndihet si intelektual i skaduar elite, po i qanë hallin vetes në dilemën tragjike: të ikë, të rrijë apo të virtet e vetëvritet!

                      Përgjigjjuni
                      1. Myslim Pasha

                        Shqetesimet e tua intelektuale ashtusi edhe shkrime te tjera…

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje