Nga Denis Dyrnjaja
Demokratët kanë data të shpeshta historike kujtesash, sidomos çdo fund dhjetori dhe fillim viti, në muajt anar, shkurt e deri në mars. Psh dhjetorin e lidhin me ditët e lëvizjes studentore ’90, që prodhoi pluralizmin politik në Shqipëri, për rrjedhojë edhe krijimi e Partisë Demokratike, pastaj në janar e shkurt ka disa data të tjera simbolike, të cilat lidhen me zhvillime të ndryshme sikurse është psh 5 janari i vitit ’91, që shenjon krijimin e Rilindjes Demokratike, organit zyrtar të PD si gazetë e shtypit të shkruar.
20 shkurti i po atij viti i thërret kujtesës së demokratëve për rrëzimin e shtatores së ish diktatorit Enver Hoxha në qendër të Sheshit Skënderbej në Tiranë, ndërsa 22 marsi1992 kujton fitoren e parë ndoshta dhe më bindëse e më të vërtetë të të gjitha zgjedhjeve të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, kur PD erdhi për herë të parë në pushtet. Në fakt për një forcë politike kronika historike me të tilla ngjarje është jetike, pasi mbi historinë e së shkuarës projekton motivimin politik të së ardhmes. Por palmaresin e datave të bukura e simbolike e thyen dhe shëmton 8 janari i vitit 2022.
Kjo datë, është një nga ditët më të errëta për të mos thënë më të rëndat e të turpshmet për PD. Dhe për ironi atë e prodhuan vetë demokratët në luftën për pushtet mes tyre, për karrige, për vulë, për seli. 8 janari ishte dita e kulmimit të të gjithë lumit të vrerit, akuzave, denoncimeve dhe fakteve që demokratët i përplasën publikisht njëri tjetrit për aferat dhe dallaveret e tyre gjatë kohës që ishim me pushtet e pa pushtet. PD e mbetur nga gjithë ajo parti gjigante e ’92-it ishte tkurrur tashmë në dy grupime që akuzonin njëri tjetrin për flirte me Edi Ramën.
Çfarë komoditeti për këtë të fundit që ndiqte me kërshëri nga selia e tij në qeveri, sesi partia që duhet të rrëzonte atë nga pushteti, po rrëzonte e rrënonte vetveten. Dhe kjo ndodhi thjeshtë dhe vetëm për një shkak, sepse Lulzim Basha preu në besë Sali Berishën. Pra ishte kulmi i karmës. Basha preu në besë njeriun më besprerë në PD, vetë Sali Berishën. Ai që dominoi për vite e vite me radhë PD, u përjashtua, papritur pikërisht nga Lulzim Basha, njeriu më i besuar i tij, njeriu për të cilin kishte prerë koka bashkëpunëtorësh e bashkëudhëtarësh në parti, njeriu për të cilin Berisha nuk mori parasysh as kontribute e as sakrifica, por shkeli me këmbë e largoi qoftë dhe përmes pseudopadijes, shurdhërisë e heshtjes, çdo kënd që prishte rrugëtimin e beniamit të tij, me të cilin kishte menduar se kishim një pakt të përjetshëm të bashkëdrejtonin PD, njëri duke marrë vendime e tjetri duke i mbështetur ato hapur apo në prapavijë.
Kështu gjatë dekadës me bashkëkryesimin Basha-Berisha, PD pësoi një nga hemorragjitë më të mëdha në trupin e saj politik, duke shpallur “non grata” nënkryetarë e sekretarë, pjesën kryesore të kryesisë e këshillit kombëtar, shumica me akuzat se ishin shkaktarë të degradimit që prodhoi humbjen e vitit 2013 dhe largimi i tyre u bë në emër të rifreskimi të PD. Basha mblodhi në parti “bishtajorët” e tij, Berisha miratonte në heshtje me bindjen e thellë se 9 shtatori i përjashtimit të tij nuk do ishte kurrë një realitet, një akt, një përjashtim i vërtetë. Nga 9 shtatori i 2021 e deri më 8 janar të 2022, nuk mbeti gjë pa u thënë akuza e pazare nga më të fëlliqurat. Ishte një depersonalizim i dyanshëm i grupeve që u rreshtuan kundër njëri tjetrit, Berisha me një shpurë të besuarish e pjesa tjetër e atyre që Basha kishte sjellë në parti për t’i patur nën hyqmin e tij.
Berisha kishte mbetur vetëm me Tritan Shehun, Flamur Nokën, Albana Vokshin e ndonjë tjetër. Ndërsa Basha kishte marrë me vete karrieristët e rinj, që menduan se doktori kishte marrë fund e se gjithçka për të kishte perënduar politikisht. Por këto llogari Basha, Alibeaj, Bardhi, Tabaku, Duma, Salianji, Gjekmarkaj, Alizoti e shumë të tjerë syresh prej tyre që nuk lanë kusur pa i thënë Berishës personalisht e familjarisht, i kishim bërë gabim. Pasi të gjithë së bashku ata ishin në fakt njerëz të paprovuar si të votuar, madje ata të gjithë bashkë nuk mbledhin vota as sa gjysma e votave që Berisha mbledh individualisht në elektoratin opozitar. Dhe këtë ai e dinte mirë, ndaj me shpejtësi organizoi kundërsulmin me aksion politike e juridike për të rimarrë kontrollin e PD, aksion që kulmoi më 8 janar me tentativën për të marrë selinë e SHQUP-it.
Basha me të tijtë që kishin ende në duar vulën legale të partisë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe njohjen e tyre si opozitë nga ana e qeverisë, blinduan selinë me dyer hekuri, ndërsa Berisha me të tijtë morën leva, hunj e drunj e mësynë. U rrahën, u shanë e degjeneruan deri në të qarë burra e gra, të tmerruar e lebetitur me njëri tjetrin, si të ishin armiq lufte e jo anëtare, qoftë dhe kundërshtarë të një partie politike. Pas asaj që ndodhi e që shqiptarët panë, 8 janari nuk ishte dhe në fakt nuk mund të jetë dhe sot thjeshtë një datë dhe ditë e errët, por është një vulë turpi për ata që sot bëjnë sikur kjo shëmti nuk ka ndodhur. Ishte një turp i cili u pasua nga të tjera paturpësi, pasi ato që kishin thënë e bërë ndaj njëri tjetrit, palët kundërshtare të përbetuara publikisht se nuk do bashkërrugëtonin më kurrë, i përtypiën e lepinë sikur të mos kishin ndodhur.
Të gjithë deshën s’deshën ulën kokën dhe u rreshtuan përsëri si dele poshtë këmbëve të Berishës, pasi kuptuan se pa të do ishin thjeshtë të dhjerë, ndërsa më të, të paktën janë të dhjerë, por krenarë, jo vetëm çdo 8 janar!
Dhe kane pafytyresine keto qelbesira mesjetare, te kerkojne votbesim per te qeverisur prape Shqiperine. U lumte bytha kur drejtesia fle gjume.
Kjo foto ashte marre duke dalun Grida Suma prej bordelos qi aso koh quej PD.Kam kenur i pranishm dhe me kujtohe si tani,perleshja e toksse xanun. ;
26 MAJI 1996 NUK DUHET TË HARROHET Faqe nga ditari i gazetarit 26 maji 1996, vjedhja masive e votës, dhuna me përgjakje si të kishin përballë serbin e jo vëllain, motrën, komshiun, do të shtronin rrugën e një diktature të panjohur në Shqipëri, diktaturën e komunistëve dhe bijve të tyre të kthyer në demokratë. Sot u hodha një sy faqeve të ditarit, shënimeve shkurt, disa prej ë cilëve asokohe i kisha përcjellë si lajme publike… Kanë kaluar 21 vjet që atëherë, njëzet e një vjet ende larg, fizikisht dhe shpirtërisht. Më dhemb shumë. Nuk ka ilaç që e pushon… E premte, 24 maj 1996 Një grup njerëzish me Azem Hajdarin në krye kanë goditur për vdekje Muharrem Kolën (kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Bulqizës) dhe e kanë hedhur në një përrua në Ostren. E kanë gjetur fshatarët dhe e kanë dërguar në shtëpi nga ora 12.30 e natës. Në orën 2 ka ardhur policia të hyjë në shtëpi. Në orën 7 e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në burg. Ferit Dukën, kryetar i konfederatës së minatorëve, e kanë rrahur barbarisht në mes të Bulqizës. E diele, 26 maj 1996 Votova i dyti pas Abas Kacës. Votova për Partinë Socialiste kundër diktaturës berishiane, për demokracinë, për popullin, për të ardhmen e fëmijëve, për buzëqeshjen e njerëzve, për gjithçka të mirë e të bukur që hap demokracia e vërtetë, demokracia e njohur e grekëve të lashtë, ëndrra e tyre. Qendra e votimit nr. 3 pa çati, e shkatërruar. Terror masiv. Në Bllice votime hapur. B. Krrashi arrestohet. M. K. me trimat ka bllokuar hyrjen e Q.V 3. Një trim i tij (shih foton) më kërcënon e më shanë. Në Brezhdan terror. PD-ja në sulm për votë terrori Terrorit, Partia Socialiste dhe partitë e tjera i përgjigjen me bojkotim zgjedhjesh 4 orë para hapjes së kutive të votimit. Opozita nuk pranon diktaturën e PD-së. E hënë, 27 maj 1996 Ditë e egër, eufori e egërsuar, atavike. Partia Socialiste po grumbullon faktet e dhunës me shpejtësi breshke. Xhelil Cibaku e Kadri Rapi kanë shkuar në Tiranë. Mësohet se 6 parti opozitare nuk pranojnë votimet. PR nuk i pranon në disa zona. Pasdite, nën krisma revolesh e automatikësh, PD feston fitoren në sheshin “Nazmi Rushiti”. Zhulali bën thirrje për krisma armësh !!! S. H. paska ardhur i shqetësuar tek e mbesa, bashkëshortja ime Natasha. Tek pinte kafe me një soj rrugaçësh njeri paska qesh me mua dhe më paska kërcënuar duke thirre “gazetari…”. Nuk ia kam borxh këto lloj shqetësimesh në familje, Natasha ishte alarmuar. E martë, 28 maj 1996 Sot është paralajmëruar demonstrata masive e opozitës në sheshin “Skënderbej”. Policia ka paralajmëruar dhunë. Dhunë dhe gjak në sheshin “Skënderbej”. PD-ja e maskon. BBC- e zbulon. Edhe të huajt. Ditë shiu e ngarkuar me tensione të forta. Një kafe shoqëruar me konjak me disa shokë të vjetër. Në mbrëmje një kafe me Xhavit Kalecin, 76 vjeç, i freskët, vazhdimisht në këmbë. I kanë arrestuar djalin. E kanë torturuar dhe e nxorën edhe në televizor. Partia Socialiste me veprimin e saj shpëtoi popullin nga gjakderdhja. Ato 79 plumba në ajër në mitingun e djeshëm (dhe qindra e mijëra të tjerë) ishin përgatitur për të shpuar mish njeriu. Ndoshta edhe unë do e kisha me siguri një plumb në kokë. E mërkurë, 29 maj 1996 Shtypi i sotëm pasqyron me shkrime e fotografi dhunën e egër në sheshin “Skënderbej”. Mësova se sulmuesi me gurë ndaj meje në ditën e 26 majit është jurist në gjykatë, G. K. nga Dohoshishti. E enjte, 30 maj 1996 Lajmi i hapur se Muharrem Kola ka vdekur nuk është i vërtetë. Është vrarë djali i Maksut Kullollit, i biri i Dashe Stojkut, 24 vjeç, Eduard Kullolli, eurosocialist. Është varrosur në Petrelë. E premte, 31 maj 1996 N. D. nga Pollozhani, më del përpara klubit nën shtëpinë e Sul Hoxhës dhe më kërcënon se po pashë nga klubi do të të thyejmë kokën. Tha se ai është klubi “26 maji”. Në tavolinë qeshnin me të madhe një grup ”hitlerjugenësh”… Fola me Vladimir Demën. Muharrem Kola ende nuk është kthyer në shtëpi. E shoqja qenka në Tiranë. E shtunë, 1 qershor 1996 N. D. i Pollozhanit bën një veprim tjetër publik. U rrëmben shitësve gazetat “Zëri i popullit” dhe ”Koha jonë” dhe nën vëzhgimin qesëndisës të policëve i djeg publikisht. Këtë njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me huliganizmin, dikush e nxit, e shtyn në aventura, në krim. Muharrem Kola, kryetar i Partisë Socialiste të Bulqizës, ka lënë qelitë e burgut dhe është kthyer në shtëpi. E mora në telefon Shupenzën por nuk doli njeri. Mbase është në Strikcan. E martë, 4 qershor 1996 Xh. C. doli nga “zgafella”. Për sot PS nuk mendon të bëjë gjë në orën 18.00. Baza pret udhëheqës. Liderët janë në gjumë, në tërheqje drejt zgafellave. Bulevardi i Peshkopisë është i pushtuar nga policia. Makina të shumta policore me “uniforma kafe”, policë me shkopinj gome, civilë me “gunga metalike” në duar, policë me shkopinj gome, SHIK-as, SHUK-as, militantë të PD-së. Peshkopia përjeton dhunë të egër psikologjike. Pasdite me Agron Nelin shëtitëm mes bulevardit nën kornizën policore dhe pimë një kafe. Televizioni shqiptar e cilëson Peshkopinë si “qytet me kulturë” pse nuk dolën në demonstratë! E mërkurë 5 qershor 1996 Ditë e ngarkuar me tensione nervore. E shqetësuar, e lodhshme, vetmi. Partia Socialiste në Dibër në kufirin e shuarjes. Krerët janë zhdukur, janë futur “nën dhe”, heshtin…. Dy policë kanë vënë bast me një SHIK-as në se do ta hiqte apo jo portretin e Fatos Nanos tek dera e zyrave të Partisë Socialiste. O Zot! Deri ku arrin poshtërsia e këtyre kriminelëve? “Zëri i Popullit” boton shkrimin mbi kërcënimin tim… E premte 7 qershor 1996 Në Tiranë tek gazeta “Zëri i Popullit”, punonjës i së cilës jam. Turrë shkrimesh mbi tavolinën e Albertit. Edhe redaktorëve të “Zëri të popullit” u ka hy frika në palcë. Ne shkruajmë ata dridhen… Në gazetën “Dita informacion” në faqen 6 nën titullin “Kërcënohet gazetari i “Zërit të popullit” pasi flitet për Luan Shmilin thuhet: “Ndërsa në Peshkopi, për të disatën herë rresht, korrespondenti i “Zërit” është kërcënuar madje edhe rrahur. Atij i është ndaluar të futet edhe në një ndër kafenetë e këtij qyteti, vetëm se është korrespondent i “Zërit”. Madje në sytë e tij janë djegur një numër gazetash “Zëri i popullit”. Nënshkrimi është O Bog (Bogdani). Një ditë më parë është arrestuar Bektash Zeneli. Është liruar pas pesë orësh. E shtunë, 15 qershor 1996 Sot Natasha mbushi 48 vjet jetë. Nga këto, 28 vjet, që nga gushti 1968 janë jetë së bashku. Shoqe jete. Besnike, e urtë, e dashur me njerëzit, nënë e përkryer, mësuese si ajo. Shoqe më të mirë për jetën vështirë se mund të gjesh. Blemë birrë dhe e uruam “Gëzuar !” bashkë me Ditin. Në mbrëmje folëm në telefon me Blinën… Me Altinin në Greqi nuk u lidhëm dot… E enjte, 18 korrik 1996 Përgatitje për ikje, për kthesë të fortë në jetë. Kur përgatisja plaçkat, Natasha me kujdesin që të prekë gjithçka me dorë iu përgjigj me ikje në ballkon nën një dush lotësh. reagimit tim nervor. E ndjej se ajo vuan më shumë nga të gjithë. Vuan se i ikën djali i vogël, burri, mbetet vetëm. Sa e dhimbshme vetmia. Natën erdhi dhe u mbështet në gjoksin tim, deri në nisje. I ngjante një qengji…. Sa më dhemb kjo ikje. Ikje e detyruar, e dhunshme… E premte 19 korrik 1996 Në orën tre të mëngjesit u nisa për në Tiranë. Ika natën… 21 korrik 1996 Në orën gjashtë të mëngjesit së bashku me Indritin, djalin 14 vjeç. Lamë Tiranën. Në mbrëmje lamë Kakavinë dhe morëm tatëpjetave të rrugës drejt Athinës. Na priste djali, Altini. Na priste një tjetër jetë. E vështirë por e sigurt për jetën. Në Shqipëri lamë shpirtin e familjes, Natashën dhe Erblinën… Abdurahim Ashiku Gazetar, dëshmitar okular
Eshte me mire [ qelbaniku Ashik ] Qelbaniku i vonuar na folka dhe na kujton terrorin e ish qelbesireve komuniste te kthyer ne demokrate duke terrorizuar komunistet e [ Zerit te bythes i quajtur Zeri i popullit ] te kthyer ne socialiste !!!! Qelbaniku Ashik ,,,,,nga nje race degjeneratash e ndare me dysh nuk mund te presesh gje tjeter ,pervec c nderimit te familjes se tij ,,,ku ti je pjesa e kesaj familjeje te c nderuar ne shekuj.Familje e c nderuar ne shekuj ,qe ju dha detyra ne 1944 per te c nderuar nje popull te tere qe me sakrifica kishte filluar te ngritesh si te gjithe gjitonet e tij . Qelbaniku Ashik ,ose me mire i C nderuari Ashik eshte me mire te heshtesh se sa te gamanisesh ,per ti shtuar fares tuaj te krimbur me teper pisllek .
Shum i qut ti "Tartufi". I paske gja babs tat Salmut Brrishes se ene ai ka ni huq per njres qe nuk i shkojn pas valles: nqofse anmiku i Salmutit ka bisht, ai ja pret, nqofse anmiku po i Salmutit sun ka bisht, ai ja njit. Kshu mor "Tartufi" i demokracijes, qoke tamam si "Tartufi" qylaxhi, hipokrit i te madhit MOLIER.
Shumë qelb paske në gojë. Nxirre e hidhe se të bën mirë.
Shikojeni terroristin islamiko komunist si eshte katandis me k/gaz me nocke si elefant duke luftuar per pushtimin e kalase qe blindoi gaz beqiri me gjekmutin dhe sot keta plehra i lepihen kryekriminelit sali
Skemi pare gje akoma.Para zgjedhjeve do te pelcase sherri per zgjedhjen e deputetit dhe me e keqja ne raste fitore sherri do te jete me i madh per marrje postesh Sa te rrojme do te shikojme.
Ky perbindeshi i vicidolit dhe badigardet i ka me pamje te frikeshme taman si vrases me pagese, gjithe hundemedhenj, mjekrroshe, te frikshem , shpifarake sikur vijne nga shteti islamik ISIS.