
Nga Marko Caka, Nju Jork
Që sot në mengjes ish Kryeminstri grek Kostas Simitis nuk jeton më, por që do mbahet mend tek shqiptarët e Greqisë, në historinë e emigrimit të tyrë masiv në shtetin fqinj. Pra karriera e ish kryeministrit grek, Simitis përkoi në kulmin e emigracionit shqiptar atëherë kur shqiptarët kishin nisur ta quanin shtetin fqinjë si atdheu i dytë. Pikërisht atëherë kur shqiptarët luftonin për të fituar identitetin e tyrë në shtetin helen nga ku ishte poshtëruar në mënyrën më të keqe që në gjenezën e emigracionit masiv me operacionin famëkeq "Fshesa" të qeverisë së Kostandinos Micotaqis ardhja e Simitis hapi dritën jeshile për njohjen e drejtave të emigrantëve shqiptarë. Duhet thënë se menjeherë pas ardhjes së Kostas Simitis si kryetar i Pasok dhe Kryemistër i vendit duke pasuar liderin shpirtëror të tyre, Andreas Papandreu, ai nisi përveç reformave të brendshme të zhvillimit ekonomik dhe arsimor të vendit, ajo që do mbahet mend tek shqiptarët është reforma e politikës emigruese në vitin 1998 në legalizimin për herë të parë të emigrantëve shqiptarë duke i pajisur që në fillim me lejen e punës, duke u dhënë mundësinë e punësimit të rregullt dhe të udhëtimit të tyrë të parë të ligjshëm për të vizituar familjet e tyre në Shqipëri. Ajo që do mbahet mend gjatë, madje për të mos u harruar kurrë, periudha e Simitis për Shqiptarët është se gjatë qeverisjes së tij, krijoi hapësira të mëdha punë, siç ishte punësimi me i madh i tyre në sektorin e ndërtimit në veprat më të mëdha të historisë moderne greke, si ndërtimi i Qendrave të Lojërave Olimpike "Athens 2004", Aeroporti i madh i Athinës, "Eleftherios Venizelos", Ura e Riu-Antiriu në lehtësimin e transportit tregtar dhe udhëtimit me fqinjët verior, metroja e Athinës, autostrada Atiki Odhos e sa sa të tjera ku shqiptarët duke qenë forca kryesore ndërtuese në vend, me remitancat e tyre ndihmuan familjet e tyre në vendlindje si një frymarrje e thellë duke mbajtur gjallë ekonominë e shkatërruar të vendit tonë nga qeverisjet e këqija të politikanëve shqiptarë.
Qeveria me drejtimin e Simitis do mbahet mend si qeverisja më harmonike ndonjëherë me qeveritë shqiptare, i cili ndërtoi ura lidhëse të marrëdhenjes së Shqipërisë me Bashkimin Europian. Një marrëdhënie që nisi që në fillim të drejtimit të tij në 96-ën duke arritur një marrëveshje të rëndësishme të fqinjësisë, atë marrëdhenjes së miqësisë me qeverinë më kontraverse të Shqipërisë post komuniste ku dë fakto drejtohej nga Sali Berisha, por që u firmos nga ministri Sërreqi. Pastaj ajo që arriti kulmin e marrëdhënie ishte me qeverinë e socialistëve shqiptarë duke u bërë promotorja kryesore investuese në zhvillimin e ekonomisë shqiptare të dalë pas luftës së 97-tës. Ishte po vetë iniciativa e Simitis i cili kontriboi në ndërtimin falas të spitalit shqiptar si dhe me përgatitjen specialistëve të fushave të ndryshme, si dhe të përgatitjes së studentëve të parë oficerë ushtarak në akademitë ushtarake greke. Me Simitis si kryeministër ishte qeverisja e parë greke që injoroi tonet nacionaliste që vinin nga të dyja vendet, por që prodhonin destabilitet nga çerdhja nacionaliste e disa himarjotëve shqiptarë por që kusuret i vuanin emigrantët shqiptarë në Greqi.
Me Simitis në krye qeveria greke ishte promotorja e vetme që me presidencën e saj të BE- ftoi në tryezat e saj të rëndësishme delegacionet qeveritare të Kosovës duke e ulur për herë të parë palën serbe me atë të Kosovës në samitin rajonal të 2003.
Kostas Simitis ishte një kryeministër teknokrat dhe moderator që futi Greqinë në eurozonë në njësimin e monedhës si dhe i dha një hop zhvillimit ekonomik për të balancuar difiçitin buxhetor të krijuar nga qeverisjet e mëparshme. Sadoqë u përballë me fraksionet e brendshmë të partisë të linjës Andrea Papandreu të cilët me anë të shpërdorimeve dhe korruspisionit të zyrtarëve të lartë shtetëror kishin krijuar një grop të madhe të deficitit dhe ulje të prodhimit të brendshëm. Për shkak të këtyre fraksioneve të brendshme të cilët kontrollonin balancën qeverjes së Pasok, qeveria e Simitis pësoj disa skandale të kryera nga anëtarët e kabinetit të tij, por që asnjëherë nuk është vënë në diskutim pastërtia e tij të lidhur me grupet korruptive të interesit. Ajo që vlen të përmendet ështe se rivali i tij politik që kishte betejat më të ashpra politike, i ndjeri Akis Xohaxopulos u dënua me 20 vjet burg për korrupsion dhe që vdiq në 2021. Xohaxopullos alla Meta ishtë politikani më i lartë në shtetin fqinjë që u dënua nga një gjykatë greke për krrupsion gjatë ushtrimit të postit zv Kryeminstriit, dhe të ministrit të mbrojtjes me tenderin e blerjeve të nëndetëseve luftarake greke. Dhe së fundi qeveria Simitis do mbahet mend në shpartallimin e grupit të fuqishëm terrorist "17 Nëntori" i cili me sulmet dhe vrasjet e tyre politike kishte tronditur shtetin fqinj për më se dy dekada.
Dhe per kete zemergjersi te Simitit per ligjerim te tyre keta njethundrake arabe bukeshkale e shprehin sot ketu me vrere ne diten e vdekjes se tij..... plehra arabe!
giannoulatos sto dhjavolo
Mos i zbukuroni ngjarjet , eshte tjeter legalizimi i shqiptereve ne vitet 97 dhe tjeter gje mardheniet e mira me Shqiperine …..legalizimin ja detyroj EUja …po te ishin kaq pozitive perse nuk hoqen ligjin e luftes me ne ?? Keshtu qe kur flitet per mardhenie te mira duhet te tregohemi shume te mprehte me helenet ….thjesht nuk i zihet bese grekut bese me ta kurre …..duhesh te kesh sy edhe mbas shpine kur takonesh ose lidh nje marveshje …..thjesht jane te pabese ….
Kryeministri qe trajtoi shqiptaret si njerez ne shoqerine e mykur greke. Kryeministri qe mbajti balancen ne policine e shtetit dhe ne Asfalia ndaj emigranteve. U prehte ne paqe.
Perse gjithe kjo zhurme pe vdekjen e njekryeministri Grek, i past lene uraten femijeve i ndjeri, por cna duhet ne sa kryeminstra ka bota… nuk u shkruajten kaq artikuj per Karter ish president i USA qe me te vertete ka qene nje personalitet i respektuar ne mbare boten me contributin e tij human e paqesor dhe na jepni pacavure per cdo person qe vdes ne Greqi, who cares finely….!!! Duket se ne shqiperi cdo gje filtrohet nga greku dhe Rama eshte kukulla e tyre se bashku me te tjere..
NJEREZ SI KOSTAS SIMITIS E KANE TE GARANTUAR PERJETESINE SI NE PARAJS EDHE NE ZEMRAT E NJREZVE. NGUSHELLIME FAMILJAREVE TE TIJ.
Kosta Simiti ishte ne rradhe te pare nje njeri i ndershem,me kulture, shume njerzor,familjar i denje, dhe mbi te gjitha nje politikan i zgjuar dhe i zoti. U prefte ne paqe. I perjetshem kujtimi i tij. Ngushellime te perzemerta zonjes se tij Dafni SImiti dhe vajzave te shkelqyera,niprave dhe mbesave.