Nga Namir Lapardhaja
"Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm..."
Këto versete kuranore m’u kujtuan kur pashë gjuhën bullizuese ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi fill pas vendimit të sotëm.
Të ofendosh dhe të bullizosh tjetrin për shkak të pamjes fizike, jo vetëm që nuk është njerëzore, por është edhe e dënueshme.
Janë të njëjtët që i shan e i pështyn, i telendis e veç sa nuk i rreh Rama sa herë që u shkon në Kuvend dhe ata para tij bëjnë atë që Berisha ua ka mësur më mirë se gjithçka tjetër, të rrinë sus-majmun para tij.
Është e kuptueshme arsyeja pse reagojnë në atë mënyrë, sepse sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese, mirëpo askush nuk i ndihmon dot në ankthet dhe paranojat e tyre, që vijnë si pasojë e frikës së humbjes së pasurisë dhe pushtetit.
Frikërat e tilla i kanë vetëm ata që e dinë se si e kanë vënë pasurinë dhe se si e marrin lekun dhe shpresojnë se do të jenë të përjetshëm.
Saliu ka vdekur per shqiptaret. Ai jeton si zombi per kelyshet e tij te klonuar nga sigurimi i shtetit dhe UDB e Millosheviqit. Kaq, thjesh, pa shprese shpejt do kallet nen dhe Sali nongrata.
Respekt per Gjyqtar Pellumbin. Etalon i ndershmerise.
Dmth lali fiku paska hall të madh që përdor fjalorin me banal të shqipes "kërmë pleh kufomë e pakallur"
Fiko, varet se për kë i thotë ato Erioni: Salehu aq i ka pak, sepse janë sa 1/1.000.000 e atyre që ai ua ka thënë kundërshrarlve të tij për 34 vjet rrjesht. Dhe të kishin qenë të vërteta po ia bëjmë kabull, por të gjitha shpifje, mashtrime dhe trillime, që po t'i mbledhësh mund t'ia kalojnë dhe frazave e fjalëve të tilla, që ka përfshirë Fjalori i Gjuhës Shqipe, i Akademisë së Shkencave, që pritet të dalë së shpejti në treg.