10.4% më pak të vdekur nga aksidentet rrugore më 2024, krahasuar me një vit më parë

3 Janar 2025, 19:30Blog TEMA

10.4% më pak të vdekur nga aksidentet rrugore më 2024, krahasuar

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë vitit 2024 humbën jeten në aksidente rrugore 172 shtetas. Ndërsa në vitin 2023 numri i viktimave rrugore ishte 192.

Pra patëm një ulje prej 10.4% të vdekjeve nga aksidentet rrugore, nderkohë që u regjistrua një rritje pothuaj prej 10% të automjeteve aktive në regjistrin e mjeteve me targa shqiptare (për të mos folur per automjetet me targa kosovare e targa të tjera të huaja që qarkullojnë në rrugët tona gjatë sezonit turistik dhe festave).

Duke ndërthurur statistikisht uljen e vdekjeve rrugore me rritjen e automjeteve në qarkullim, mund të konkludohet se indeksi i vdekjeve për 100 mije automjete në qarkullim është ulur afërsisht 20%.

Faktori kryesor i uljes së këtij indeksi është pakësimi më 2024 i vdekjeve të këmbësorëve dhe çiklistëve/motoçiklistëve, krahasuar me 2023.

Siç duket, fushata e sensibilizimit dhe rastet dramatike të viktimave më 2023 ndër kalimtarët, çiklistët dhe motoçiklistët, kanë ndikuar që këta të fundit të kenë qenë më të kujdesshëm gjatë viti 2024

3 Komente

  1. E
    Epirioti II

    O shkenctar, tek fjalia e fundit ja ke futur kot. Kur shtohen makinat me 10% dhe ulet njekohesisht popullsia, ulet dhe numri i kembesoreve dhe ciklisteve buze rruges.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Byrektore Shqupi

      Epiroti ll, o boja e vëllait ose mëso gjuhën shqipe ose lexoje deri në fund lajmin.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Samri

      Kokra e.GOMARIT idijot.paske qen.o Zaloshe !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje