Armiku i mikut tim, armiku im ose kush nuk është me mua është kundër meje!

3 Janar 2025, 09:31Blog Nga Ardi Stefa

Armiku i mikut tim, armiku im ose kush nuk është me mua

Pse armiku i armikut tënd është miku yt?

Dhe pse kush nuk është me mua është kundër meje?

Nga ana semantike: “armiku i një armiku është një mik, një mik i një miku është një mik, një mik i një armiku është një armik dhe në fund një armik i një miku është një armik” - çojnë marrëdhëniet në ekuilibër.

Në fakt, si njëra shprehje në titull ashtu edhe tjetra dëshmojnë për miopi dhe dritëshkurtësi sociale e, sidomos, politike.

Si njëra shprehje ashtu edhe tjetra bëjnë që njerëzit të mos mendojnë, flasin e veprojnë me kokën e tyre, por të tjetrit që e kanë mbi krye, e kanë “mik” apo “armik”.

Si njëra, si tjetra shprehje tregojnë dritëshkurtësinë, mungesën e vizionit, origjinalitetit dhe të menduarit në perspektivë.

Shpesh herë dëshmojnë edhe mungesë karakteri dhe vërtetojnë aksiomos, se kush të nervozon- të kontrollon.

Dhe, në qoftë se shprehja e parë është një proverb arab, shprehja e dytë është materializim i një koncepti komunist, që glorifikon konfliktin e përhershëm, lufton paqen sociale dhe mban ndezur përherë konfliktin politik.

Ky është një koncept negativ dhe kryesisht aventurier që jo pak njerëz kanë për politikën në vendin tonë. Para së gjithash, në politikë nuk ka armiq, ka kundërshtarë dhe mosmarrëveshje, të cilat duhet t'i zgjidhë ose me dialog ose duke u mbushur mendjen njerëzve që njëra palë ka të drejtë e tjetra jo. Dhe, nëse këto përpjekje dështojnë, ai gjen një modus vivendi dhe jeta vazhdon pavarësisht dallimeve. Koncepti "armik" i referohet një atmosfere lufte dhe një shoqërie në luftë, diçka që nuk e karakterizon pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare.

Megjithatë, pamundësia e forcave politike dhe e një pjese të shoqërisë, për t’u reformuar, duket sikur nuk na lë shumë hapësirë për të shpresuar.

Shikoni se çfarë ndodh me partitë kryesore në vend, të cilat kanë humbur plotësisht moralin politik. Parti, të cilat nuk përgatitën asnjë lidership trashëgimtar pas liderëve tradicionalë. Dhe kështu flasim për parti të vdekura politikisht pas ikjes së tyre.

Por le të kthehemi tek shprehjet e fillimit.

Të dyja shprehjet janë shprehje, të cilat përjashtojnë moralin, shpresën, përgjegjshmërinë.

Sepse, nëse armiku i mikut tim është armiku im vlen atëherë mbahet gjallë atmosfera e luftës, armiqësore dhe konflikti i përhershëm.

Dikush, në rrethana të caktuara mund të jetë armik ose mik, por çdo aleancë e tillë në politikë është e brishtë, jo e qëndrueshme, pasi nuk ka baza ideologjike; fshihet pas moralit, por lë të hapur shtegun që miku i sotëm të jetë armiku i nesërm. E ka vërtetuar historia në mbarë botën!

E njëjta gjë me shprehjen e dytë “kush nuk është me mua është kundër meje!”

Është një shprehje arrogante, përjashtuese, konfliktuale!

Lindi në komunizëm, kur mjeshtërisht Enver Hoxha vuri në konflikt e luftë gjysmën kundër gjysmës.

Vazhdon po kaq mjeshtërisht edhe sot nga liderët ish- komunistë, që ndërsejnë në rastin më të keq gjysmën e shoqërisë kundër tjetrës dhe, në rastin më të “mirë” gjysmën e partisë kundër tjetrës. Ngaqë duan dominimin e përjetshëm politik.

Është shprehje e pazarxhinjve dhe e atyre që ngrenë kulte individi, idhuj të rremë e përdredhin belin nën tingujt e këngëve kushtuar idhujtarit dhe që nuk pranojnë asnjë mendim ndryshe.

Është shprehje e atyre që nuk dine të mendojnë me kokën e tyre, por me kokën e kryetarit, ose, edhe kur dinë të mendojnë me kokën e tyre, e fshehin në pritje të kockës së radhës, të cilën po nuk e morën, s’ka gjë, e kapërcejnë përsëri ylberin, pa pyetur për koston e tyre njerëzore dhe as për koston që do të paguajnë shqiptarët.

Është shprehje e atyre që “K’cimin e kryetarit” e kanë kolonën zanore të jetës së tyre politike dhe pranojnë të përçudnohen prej njëshit, por anatemojnë ata që u dalin kundër logjikisht e politikisht!

Është shprehje e atyre që në jetën e tyre, ndoshta, nuk kanë asnjë ditë punë të ndershme!

Dhe të dyja shprehjet përjashtuese çojnë në regres!

6 Komente

  1. q
    qenefistan

    E ke tjerur gjate z.Stefa! Kisinger, emer qe rreshtohet, ne majat me te larta te historise se politikes boterore, ne vepren e tij: ``Rendi boteror`` citon fjalet e lordit anglez te shek 18 Palmerston qe thote: ``Ne nuk kemi aleanca te perjetshme dhe nuk kemi as armiq te perjetshem, vec interesat tona, jane te perjeteshme dhe eshte detyra jone, qed tu sherbejme atyre``. Mirpo ne rastin tone, ne ndodhemi , brenda nje ´´atdhetarizmi tallava: Jane goxha qeniet ketu, ne kete truall europian, qe si pasoj e mutacionit gjenetik, qe kane pesuar nga shekuj pushtimi osman, njohin per fe dhe atdhe ate te dushmanit turk dhe per Babe Erdoganin, duke filluar me pikturistin medioker, me sindromin e manise se madheshtise, i cili vazhdon te sundoje si nje produkt sulltani kete vend, te sakatosur keq nga historia.Keshtu jemi nje hibrid shtet, ku sunduesit sali, ramiu, qe vazhdojne ta denatyrojne kete vend, duan ti hane buken Kaurit(Perendimit) dhe te vazhdojne ti falen deri ne toke turko-arabit. Ne dhe fjalen teper domethense Lirim, ne fjalor ne e kemi te bastarduar: e kemi zevendesuar me te kunderten e saj:Clirim. Si ta liroj une atdheun tim, qe vazhdon te mbahet i pushtuar, nga bastardet e races time?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Druni

      Pa e politizuar, siç bëni ju, besoj se keni një gabim në shpjegimin tuaj, zoti analist. Problemi është se ju i lexoni fjalë për fjalë thëniet, edhe kur kanë një kuptim figurativ. Në këtë rast, "armiku i mikut tim është miku im", etj., - është mendësi, qëndrim, këndshikim, paralajmërim ose këshillë edhe në diplomaci, edhe në aleanca, edhe në të kuptuarit e arsyeve dhe logjikës së tjetrit. Nuk është të rrimë me gishtin në këmbëzë, se përballë kemi "mikun e armikut", por natyrisht të mos harrojmë, të dimë sì të reagojmë në çdo rast, si të mbrojmë interesat tona etj. Në politikën e sotme: nëse harrojmë kush është Saliu (ose Rama), ka shumë mundësi të devijojmë/harrojmë përvojat dhe strategjinë e forcës politike, objektivin e saj primar. Pra, shtëpi figurative, jo konkrete.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesi

        Fjalët lirim dhe çlirim në dukje të ngjajshne, në përdorim marrin kuptim sipas kontekstit të përdorur. Lirim ka më shumë kuptimin e lehtësimit. Psh m'u lirua dhimbja e kokës. Lirova ripin se hëngra shumë, lirova vidhën, u lirua pengu, nga burgu etj. shembuj. Ndërsa fjala çlirim zakonisht përdoret kur zhduket shkaku që e ka zënë, bllokuar, pushtuar, mbërthyer etj. Psh, çlirohem nga ankthi, nga pushtimi, nga ngërçi etj. Gjithsesi është fjalori i Gjuhës Shqipe ai që i ka shpjeguar më mirë këto raste.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O tempora o mores

          Dmth ” mesuesr” , pushtimi eshte liri-m, kurse kur ai largohet, quhet clirim.

          Përgjigjjuni
        2. "
          "..."

          Lidhja e shprehjes arabe me konceptin komunist dhe shprehja e shpikur, o me, o kundra nesh është abuzive dhe vjen jo nga studimi i kundërshtarit tënd politik, por nga ç'të kanë mësuar dhe krijuar ty ai "kundra nesh". Shprehjet janë krijuar në rrethana të caktuara historike dhe nuk përdoren në çdo rrast, siç përpiqesh t'i përdorësh ti. Në rrethana të caktuara që ka kaluar shoqëria njerëzore, sipas "materializimin të përhershëm komunist"(!), kontradiktat antagoniste dhe jo antagoniste kanë ekzistuar qysh hetët, do apo nuk do ti, dhe janë vënë në dukje edhe nga filozofë të kohës para Marksiste (shih edhe biblën, madje), o shkencëtar, që na del sa për klikime dhe konfuzohesh e sforcohemi se koti; aq më shumë, që ti nuk e ke jetuar fare kohën e komunizmit dhe e ke vetëm me të dëgjuar, pa le të kesh lexuar literaturë të kohës. Konkretisht, psh. "Armiku i klasës", një term shumë i përdorur në atë kohë, ka kuptimin real dhe faktik të një armiku që sistemi e kishte në programin që ta asgjesonte; ai nuk ishte kundërshtar, me të cilin mund të bëhej ndonjë kompromise. Nga ana tjetër një mik i sotëm mund të bëhet armik i nesërm, nëse përpiqet të të mohojë integritetin tënd: shtetëror, tokësor, politik etj. Pra vetë fjalët "armik", "mik", "kundra", "pro", dhe shprehjet "me ne", "kundra nesh", marin kuptime të ndryshme në rrethana e kontekste të ndryshme dhe i gjen jo vetëm në literaturën dhe kontekstin botkuptimor komunist, por edhe në atë të literaturës kundërshtare jo komuniste, apo të djathtës ekstreme. Më përgjithësi, për politesë në diplomaci përdoret kundërshtar, apo për një ndeshje futbolli, ku nuk ka viktima dhe lojtarët ruajnë statukuotë sociale e integritetin e përgjithshëm, përdoret kundërshtar, kurse në përplasjet ideologjike dhe shoqërore, ku grupe të caktuara njerëzish përplasen për jetë a vdekje, që lënë pas përmbysje dhe viktima njerëzore, natyrshëm termi ashpërsohet nga të dyja krahët, qoftë ajo komuniste (ku autori s'është dakord), qoftë nga ajo kapitaliste, apo imperialiste (me leje të autorit, që s'e sheh si krah që i takojnë të njëjtat shprehje, se kështu e kanë mësuar të mendojë). Të dyja shprehjet përdoren në të dyja kahjet e demokracive (diktaturave) dhe nuk është se i takojë njërit krah, madje, bota është në luftë të vazhdueshme edhe kur duket se po paqëton. Lëreni kominizmin dhe Enverin që shfrytëzoi këto shprehje për të hedhur gjysmën kundër gjysmës dhe ka 40 vjet që ka shkuar nga kjo botë, se nuk i ha njeri këto, por merruni me politikën e sotme botërore se si lidhet a zgjidhet me këto shprehje, të buta, apo të ashpra. Shihni si superfuqitë i trajtojnë shtetet e botës saj këtyre shprehjeve, tani, që fajin nuk e ka materializimi komunist, por ai imperialist.

          Përgjigjjuni
          1. 2
            2025/3

            Ka një qark te shurtër midis fjalësh - politi/kë/s dhe shoqëri/së ; kur duhet dhe janë zë/rat e saj ; nëse thellohen pa kurë në civilizim/e . Do gjendur ky farmak .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje