
Nga Marko Caka Nju Jork
Gjithmonë Big Brother- in në Top Chanel e kam parë të domosdoshëm për shqiptarët, sepse është një pasqyrë e tyre brenda një shtëpie të madhe ku përplasen të gjitha steriotipet që ka trashëguar vendi në vite.
Dhe një e më i veçanti që më ka ngacmuar gjithmonë por që u shfaq vetëm pak ditë para se ti jepnim lamtumirën e vitit të shkuar brenda shtëpisë më të famshme të shqiptarëve ku vëllai i madh i kontrollon të gjithë non stop. Dhe më çuditshmja, ky fenomen ishte fshehur brenda gjeneratës së re, por që ishte aq i freskët si dikur kur më ngacmonte atë adoleshencën time të viteve të fundit të monizmit.
Pra Livia e Jozi, dy banorët e këtij formati ishin dy dëshmitarët më të famshëm që zgjuan fenomenin se "Ti s’je shkodran, por je nga rrethinat". Pothuajse kjo ndodh vetëm në Shkodrën teme dhe në asnjë qytet tjetër, ngaqë është djepi i kulturës shqiptare. Pikërisht në Shkodër nuk qëndron kjo tek qytetarët dembabadem të saj, por luftë ndaj "qytetërimit" ka ardhur nga jabanxhinjtë i themi ne në Shkodër. Kjo ishte përbuzja më e madhe që i bëhej një banori në rrethinat e qytetit apo një banori të fshatrave që e kufizojnë qytetin. Pra dy të rinjtë e shtëpisë së Big Brother "luftonin" për qytetërimet që duhet të ishin medoemos brenda qytetit mundësisht në qendër të qytetit, që i bie diku nga Piaca apo teatri i Migjenit.
Madje edhe ky i fundit që ka emrin e teatrit më të madh të qytetit verior ku është trashëguar e ruajtur vlera e artit të Shkodrës, po ta dëgjonte nuk do ta zinte varri atje ku është. Sepse Millosh Gjergj Nikolla, shkurt Migjeni me prejardhje nga Reka e Dibrës është argumenti më i fortë se të jesh qytetar ku qyteti po bën një shekull që krenohet me veprat e tij, nuk është e thënë që të jesh brenda tij, por mund të jesh edhe nga rrethinat apo edhe nga fshatrat më të skajshëm që ka Shkodra si rreth, apo si njësi administrative, mjafton që me dijet i ke dhënë ndriçim shoqërisë ku jetojmë e punojmë. Këtë kanë bërë shkodranët e hershëm që me civilizimin e tyre të fituar nga natyra e tyre edukuese dhe nga shkollimi i tyre pothuajse jashtë vendit, i dhanë zhvillim mendjes së vonuar të shqiptarëve të tjerë, që ishin të prapambetur nga lufrat e skamjet feudale.
Për shembull emrin e mirë të qytetarit Shkodran, mund të ketë edhe një pukjan si pjesë e qarkut të tij, mjafton që me edukimin dhe formimin i jep kontribut Shkodrës. Ashtu si qytetar shkodran nuk të bën edhe sikur të jesh banor në qendër tek lulishtja e madhe nëse ti ke një jetë kriminale që vetëm i prish imazhin e mirë të qytetit mijëra vjeçar. Pra, njeriun e edukuar dhe me vlera nuk e karakterizon emri i një qyteti, por personaliteti i tij që është një vlerë e shtuar për Shkodrën si qytet dhe si qark. Të gjithë e dinë se Shkodra e ka thelbin e qytetërimit me fshatarët e saj përreth, të cilët u vendosën që në hershmërinë e qytetit duke mbajtur emrat e fshatrave të tyre si mbiemër.
Si përshembull, fshati Bushat me bushatlinjtë liderë të principatave, fshati Shirokë me doktor Frederikun, themeluesin e kirurgjisë shqiptare të fillimin e shekullit 19-të dhe me shestanët si kampionët më të mëdhenj të notit shqiptar, fshati Mjedë me poetin e tyre të famshëm Ndre Mjeda, fshati Mes me tregtarët më të medhenj mesianë që e zhvilluan qytetin, me fshatin Fishtë shumë pak kilometra nga qyteti që i dhanë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë Gjergj Fishtën e madh, e sa e sa të tjerë që Shkodra jonë krenohet me ata. Diskriminimi me anë të epiteteve se ti je rrethinor e s’je nga qyteti e kisha kujtuar se ishte lënë prapa nga shqiptarët por që flinte akoma brenda gjeneratës së re, dhe të vinte e të shpërthente brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tek banori i saj, Jozi e Livia për tu vetëmbrojtur kjo më ka befasuar. Dhe kjo meritë i takon këtij formati të Top Chanel që me anë të eksperimenteve të saj me banorët sjell një fenomen që ka vite që fle në mendjet e sëmura të disa brezave të shqiptarëve, por që duhet të ndalohet një herë e mirë, duke u kthyer në një debat publik që brezat që vijnë të kuptojnë se QYTETAR nuk të bën qyteti, por cilido që vjen e jeton e jep kontribute për komunitetin për ta zhvilluar atë që Shkodrën dhe çdo qytet tjetër ta ndjejnë si shtëpinë e tyre.
Kështu e kanë bërë qytetërimet e vendeve zhvilluese që jetën e shikojnë së bashku me fshatrat e tyre përreth sepse pa ata dhe produktet e tyre shoqëria dhe zhvillimi njerëzor nuk ka jetë.
Hahaha Shkruajne budallenjt e Amerikes. Shif ca hajvani esht ky qe merr pet baze ca thuhet ne Big Brother , kur ne cdo emision tv ne Shqiperi thuhet qe aty ne big brother jane me halabaket e Shqiperise per nga fjalori . Nderkaq ky gomari i Amerikes merr per baze fjalorin e Big Brother. Distanca sociale varet nga mireqenia e njerezve , jo nga keto karrlleqet qe flet ky hajvan, dhe njeriu kryesor qe po thellon distancen sociale eshte Rama hajduti qe po e varferon ne ekstrem popullin shqiptar duke pasuruar me metoda te vjedhjes nje pakice
Sylvinjo , të ofendoi gjë ty artikullshkruesi , që nuk i le gjë pa thënë ? Nuk mund t'ja thoshe të njëjtat gjëra pa e ofenduar ? Kur do të mësoheni ndonjëherë të komentoni me fjalë etike , apo meqë je i fshehur pas pseudonimin, mund të shkruash ç'të duash ?
Ka kohë që nuk më hiqet nga mendja ky "fenomen": pse komentuesit shqiptarë nuk komentojnë dot pa fyer? Fyhen edhe me njëri-tjetrin.
Megjithese tema e trajtuar nga autori eshte e drejte, te ben pershtypje mendjelehtesia me te cilen autori na thote se " Big Brother eshte shtepia me e famshme ne Shqiperi " dhe se " emisioni Big Brother na qenka i domosdoshem per shqiptaret ". Turp! 1000 here turp. Mire se kanalet televizive i organizojne keto lloj emisionesh banale dhe te turpshme per te shtuar fitimet e tyre financiare, po si munden njerezit ( si autori ) qe mbahen per gazetare ( mendjedhenes ) te keqedukojne shqiptaret me te tilla marrezi ?!
Pse keta shkodranet kujtojne se Dielli lind e perendon ne Shkoder?!!! Djepi i kultures?!!! Kur je Shkodran, t’tana i ban! Vellezer uleni pordhen i fie, se na mbytet. Ju eshte mbushur mendja sikur jeni qendra e botes, nderkohe qe prej shume e shume dekadash jeni thjesht periferi e vendit. 100 vjet me pare, vertet qe edhe Shkodra ka pasur disa zhvillime emancipuese, po njesoj sic i ka pasur edhe Elbasani, Korca, Durresi e me pas Tirana, Vlora, Fieri. Se Shqiperia ka ecur nderkohe. Vetem ju shkodraneve duket sikur ju ka ngelur ora nje shekull pas.
Ku e ka kulturen shkodra more hajvan ,shkodranet jane taleban kane 35 vjet qe votojne per nje shpellar qe dhe surratin e si shimpaze ,njeriu me shemtuar ne rruzull
Pordhe me rigon..... ndryshimi apo "lufta" mes shqipfolesve eshte midis dy besimeve fetare ,mes dy boteve.... kristiane paqsore tolerante nga njera ane dhe erresires ,injorances e makabre myslimone nga ana tjeter.Kjo nuk ka top qe e lun. Sado "qytetar "(tek sheshi i flamurit) te ket lindur apo rritur nje sunit nga Vlora,Shkodra,Tirona,Puka,Elbason mbetet bisht qeni.....e nuk mund te krahasohet me nje "fshatar" kristian lindur fshatrave te ketyre qyteteve..... eshte nje Mega e Vertete. Te gjitha te tjerat jane pordhe me rigon..... gezuar ramazonin.
Ma hongsh.
Marko mund te thuash cfare te duash , por koha ne komunizem megjithe perpjekjet qe beri ai sistem per 45 vjet ( fshatari e maloku po fshatar e malok ngel ) erdhi demokracia zbriten nga malet me mijra e erdhen ne Tirane ,kaluan 34 vjet po malok ngelen , nuk behen njerez sikur te kalojne edhe 334 vjet
Programi "Big Brother" nuk te ben qutetar, por kafshar!
Sa e ule nivelin o Marko....
Te marresh banoret e nje emisioni televiziv , madje medioker, si perfaqesues e nje realiteti Shoqeror te nje vendi nuk eshte fare e drejte dhe korrekte. Sepse masa e popullsise ka shume pak te perbashket me disa aktore qe bejne nje program televiziv argetues. Jeta eshte tjeter gje dhe krejt ndryshe nga cfare paraqitet ne keto programe. Besoj qe cdo njeri e sheh ne rrethin e vet shoqeror, se sa pak kane ngjashmeri me aktoret e ketyre programeve.
Fjala qyteterim do te thote nje shkalle e siperme e zhvillimet njerezor, eshte e domosdoshme te qendrojne dallimet midis qytetit e provinces sepse kjo u krijon mundesine individeve me mendje te "bukur" nga provinca te zgjedhin qytetin si e vetmja mundesi per te shpalosur vlerat e tyre, e qyteterimi rivleresohet e begadohet nga keto mendje te "bukura"
Ju që komentoni negativisht, më duket se e lexoni shkrimin me kok poshtë. Nëse e lexoni pa emocionet tuaja toksike, përpara kuptoni thelbin e shkrimit , gazetari Caka është kritik ndaj çdo fenomeni që e jetojmë gjithë ne shqiptarët, ky osht katnari, ky osht maloku, ky osht çeçeni,etj pra ne i vëjmë gishtin çdo gjëje qe mendojmë se jemi më superior se të tjerët. Një M që sthuhet jemi se ndryshe do kishin cilivizim me kohë e s'do jemi kaq mbrapa me botën perëndimore.
Shkodrani: "Me kenë shkodran, tana i ban!" Pejoni: "Me konë pejon, tona i bon!"
Edhe gjakovarët, pejonët, etj. nuk i marrin për bashkqytetarë katundarët e rrethinës.
KULTUREN E QYTETIT SHKODRES E TREGOJNE VRASJET E PA NUMURTA NGA MBAS SHPINE POR MA TEPER E TRGOJNE MURET E OBORREVE TE SHTEPIVE MA I PAKETI KATER METRA I NALT. NE RAST SE KETYRE U THOE KULTURE MA MIRE TE SHUHET KULTURA KUDO QOFT.
Po qe për kulturë , ka vetëm një qytet Shqipëria , Korçën = Parisi I vogël .