Nga Baton Haxhiu
Intervista në “Rrjedha” më shumë i ngjante një takimi të rastësishëm mes tre shokësh që diskutojnë hallet dhe qejfet e tyre në një kafene, sesa një platforme serioze për t’iu adresuar problemeve të qytetarëve.
Njëri fliste si i shqetësuar për gjumin e Kryeministrit, tjetri si kurioz, ndërsa kryeministri dukej sikur po lexonte nga një fletore plot justifikime dhe fraza të thata për ta mbajtur bisedën gjallë. Në këtë “mbledhje miqsh,” publiku nuk dëgjoi zgjidhje, plane apo përgjegjësi – dëgjoi vetëm një recital të pafund arsyetimesh që ngjanin më shumë me një komedi absurde, se sa një intervistë serioze.
Kosova pret zgjidhje, por mori një shfaqje pa kuptim.
Një kryeministër që pranon hapur se nuk ka plan për katër vitet e ardhshme, që nuk mund të përballojë krizën energjetike dhe që nuk arrin të trajtojë sistemin e drejtësisë përveçse me përçmim, duket më shumë si një personazh me sjellje nga një përrallë e absurditetit politik. Për t’u bërë më i kuptueshëm, mund ta krahasojmë me mbretin e zhveshur nga përralla: një lider që shëtit me vetëbesim përpara popullit të tij, ndërsa të gjithë mund të shohin se ai është lakuriq.
Në intervistë, Kurti e portretizoi veten si një lider që rron nga konflikti – “Po nuk më sulmuan, unë rrëzohem,” deklaroi ai, duke përmbledhur gjithë filozofinë e tij politike.
Ai e di se qeverisja reale, me plane konkrete dhe përgjegjësi, është tepër e ndërlikuar për të, ndaj mbështetet tek krijimi i armiqve imagjinarë. Herë është Serbia, herë janë institucionet e drejtësisë në Kosovë, e herë është Edi Rama, një “tradhtar” që, sipas tij, po ia prish rrjedhën e historisë kombëtare.
Në mungesë të projekteve apo arritjeve, ai zgjedh të krijojë skena dramatike, ku mund të luajë rolin e heroit të vetëm kundër gjithë botës. Një retorikë e tillë nuk është vetëm e kotë, por edhe komike kur merret në kontekstin e një vendi aq të vogël që mezi garanton furnizim me energji elektrike për qytetarët e tij.
Kur e dëgjon të thotë se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit janë “të vjetëruara,” sepse BE-ja nuk ka bërë asgjë për t’i zbatuar, nuk mund të mos mendosh për Don Kishotin, që luftonte me mullinjtë e erës duke besuar se ishin gjigantë. Por, ndryshe nga Don Kishoti, i cili ishte një idealist i sinqertë, Kurti duket më shumë si një lider që e di se mullinjtë nuk janë gjigantë, por gjithsesi zgjedh t’i sulmojë për të krijuar një spektakël. Ai përpiqet të bindë publikun se fuqia e tij është e madhe, edhe pse është e qartë se ai është një lider i brishtë, i cili rron nga tensionet dhe përplasjet.
Deklaratat e tij për sistemin e drejtësisë janë një përzierje përçmimi dhe injorance. Ai sulmon prokurorët si “kërmij” që nuk veprojnë, por njëkohësisht shfaqet i paaftë për të propozuar reforma të qëndrueshme. Në një mënyrë ironike, ai duket se po i thotë qytetarëve: “Unë nuk mund t’i fus hajnat në burg, por më votoni prapë dhe mos më bëni pyetje”.
Kjo është politika e tij në një fjali: një kombinim i ndjekjes së pushtetit absolut dhe mungesës së përgjegjësisë. Madje, ai guxon të krahasojë Kosovën me Gjermaninë për të justifikuar dështimet, duke harruar se qytetarët nuk jetojnë me metafora, por me faturat e energjisë që nuk mund të paguajnë.
Kur të gjitha këto kombinohen, Kurti shfaqet si një personazh grotesk i një rrëfimi të pafund, ku arroganca është zëvendësuese për rezultatet. Si mbreti i zhveshur, ai mund të bindë disa njerëz se ka veshur rrobat më të bukura, por në fund të fundit, çdo qytetar i Kosovës e di të vërtetën: në këtë moment, vendi ka më shumë nevojë për një lider me rroba pune, se sa për një mbret që shëtit lakuriq në rrugë, duke shpresuar se askush nuk do të guxojë ta thotë me zë të lartë.
As vetë Blerim Isufaj si kryeprokuror…
Problemi është se edhe vetë Albin Kurti duket se e di se po i mbaron koha politike, prandaj shpreson që sulmet dhe konfliktet do ta mbajnë në këmbë. Por, realiteti është i pamëshirshëm: qytetarët me 9 shkurt do të kërkojnë më shumë se sa fjalë dhe premtime boshe, dhe atëherë, rrëfimi i tij nuk do të jetë më as qesharak. Do të jetë thjesht tragjik. Dhe komik, për nga fjalori që ka lënë në trashëgimi.
Dhe sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte për të nxjerrë në pah absurditetin e liderit që mburret me mungesën e përqendrimit, Albin Kurti deklaroi se gjatë mbledhjes së dy kuvendeve – një ngjarje historike që duhej të mishëronte unitetin dhe vizionin e kombit – ai nuk kishte mendjen fare tek ajo që po diskutohej, por ishte i zhytur në mendime për një marrëveshje për lojërat olimpike.
Kjo nuk është vetëm tragjike; është një tallje me pritjet e qytetarëve dhe seriozitetin e përgjegjësisë që ai mban.
Një kryeministër që e pranon se nuk i intereson se çfarë ndodh në forumet më të larta të kombit, për të mbetur i zhytur në margjinalitete, nuk është lider.
Është thjesht një protagonist i një komedie tragjike, ku roli i tij i vetëm është të tregojë se sa larg realitetit mund të qëndrojë një njeri me pushtet.
Ik ere Byth@ir ti, se na çave K@rin, e dredh si Kurvat, njiher anej njiher knej, shko qiu me Qimin e Pekarit.
Baton pse nuk thua se: 1. Kurti dhe tan VV jane aksidenti ma i rande qe i ka ndodh Kosoves oas luftes dyte botnore (ldb), aksident qe e shkatun vet dardanet qe me shumice jane trullane. 2. Kosova po e hup prrfundimisht pavaresine, dhe meqe nuk don me Shqipnine, eshte fati i saj qe ka Serbine, e si bjese e saj do mundet me hi ne BE, nese don me hy Serbia. 3. Qe dardanet e pas ldb dhe shqiptaret nuk kane kremt te njajten ADN, ket e din ti ma mire se ne te Shqipnis, por ne ndjejme urrejtjen e dardaneve te VV per na vllaznit e tyne me babe tjeter, se ata praktikish me veprime qujn per babe Serbine. Per hajer u kjofte dardaneve rimartesa me Serbine. Ne shqiptaret do vazhdojme ti thrasim vllazen me nane tjeter.
Ti me siper po çka te duhet ty o vllau Vuqiqit, çka bon Kosova me shtetin e vet? Shif punët e tuja o qafir. Punët tona me shkaun i kena zgjidh vet këtu e 100 vjet. Ska çka të hin hiç në hesap ty. Ta qiftë China nonën.
Punet tuja ju klysht e Kurtit ne VV i keni zgjidh tuj u kryqezue me serbt more farre e perzime qelbesirash. Fati juej ashte Serbia. Djemte, burrat, grate dhebtan familjet e UCK jane gjak i paster shqiptar, ata di o bashkohen Shqipnise, ndersa ju do pastroni qenefet e Serbise more maskarenj. Ju na turperuat me krejt Perendimin, o klyshe te serbve.
Të qiftë DERRI E GOMARI, mamanë, babanë, gjyshërit, motren, gruan, tezen, hallon, e gjithë çke e çnuk ke. Rrnoftë Albin Kurti.
Ne ferr po shkoni me Albinin ne kry more gjak serb.
He mo shki do me na perca te qr
Cka nese "aksidenti" perseritet?
Aksidenti eshte vdekje per Dardanine.
Ty shoku keto peralla ske kujt ja shet,opinnjoni shume mire e dine kush eshte ky far Batoni njeri i Serbis se bashku me Thacin e Edi Ramovicin deshen ta ndajne kosoven ,kosoven ti ja japin Serbis ,po edhe ty qe po ban blla blla blla ketu qenke dora e djatht e tyre ... Posht Tradhetaret..........RROFTE I MADHI ALBIN KURTI qe ua then hunt juve
Ta gezoni kthimin nen zgjedhen serbe ju gjakprishurit e VV. U kry puna juj me Kurtin n'kry e ne burg ne Hage.
Ti baton je spiun e zedhenes i oligarkeve, ndaj jep nje here llogari per pislleqet tuaja, pastaj te zesh ne goje Albin Kurtin. Ne emer gjoja te bashkepunimit ne Rajon, e me SHBA ju luftoni patriotizmin dhe ndershmerine e kryeministrit Kurti
Kujt do I japi llogari.Ciles drejtesi,asaj ku shurron Albin kurvi.Shko debil kosovar voto ate qe reformon drejtesine.Fshi menderen me patriotizmin fallc te kurtoviçit qe e ka zbrit kosoven ne vendin e fundit ne bote si me te varferin.Lirine ia Ruan bota kurse vete eshte bere vegel e viçicit.
Al...bini....eshte bastard,me asnje nga sheet qe rrethojne kosoven nuk e ka mire...Shqiperi.Maqedoni,Mal te zi
Shkrim shumë i saktë i Batonit! Ka qenë intervistë ma e dobët e një Kryeministrit hajvan dhe i paaftë.
Vilen vilen ne qerret shih ti o shkerdho qe u zhduke nga kosova se te doli boja dhe erdhe ne vendin e hajnisë së madhe me bo goxha pare. Do japesh llogari per pislliqet me Like Florinin vllaznin devollite dhe vilen me letra tfalcifikume ne qerret.
Kjo edhe pritej prej Batonit.Ai si agjent i Serbisë nuk mund të përkrah jo se jo një qeveri shqiptare të Kosovës por as edhe të Shqipërisë veq nëse këtë të fundit e ka kumbaruar me Vuçiqin.Vertet është shumë i deshpruar Batoni që si shpiun i Serbisë nuk po arrin në asnjë formë të futet brenda institucioneve shtetërore të Kosovës siq ishte fut më par si këshilltar i Thaçit e tani këshilltar i Ramës .Serbia e ka paguar shtrejt për punën e bërë në dobi të saj andaj jo rastësisht Batoni është nder pasanikët e mëdhenjë shqiptar.Një gjë është pozitive në kohë të fundit:në çarjet intelektuale në Shqipëri po rritet shqiptsrizmi dhe kanë kuptuar kush është Baton Stanishiqi dhe jo vetëm ai por të till e kishte edhe babajn.Tani shtohet pyetja nëse Edi Rama është shqiptar apo jo.
Baton Haxhiu asht e nderon Kosoven more qelbesira te Kurtit dhe Saliut. Sot Batoni ben detyren e tij patriotike qe duhet ta benit te gjithe ju te klonuarit e sodid ne VV. E keni kthy VV ne ushtri anti-dardane te Vucicit. Ju nuk mund te kuptoni se e kini vra perfundimisht vedin more qorra, te paditun, te palare, te pa kenduar e qe jetoni pe fryme vetem me mish te kalbur qe ua hedh Kurti e Vucic ta hani perdite.
Ky spijun i serbish duhet te shpallet non grata ne vendin tone,nje hajdut qe SPAK duhet ta rrethoj dhe ta plasi ne burg dhe ti konfiskohet pasuria,ku i ka marre leket
I vetmi kryeminister qe ka ba Edvinin dhe Vuciqin me u P'SHURRE asht Albin Kurti. Prandaj e mbaroi te plote mandatin 4vjecar dhe besoj,do te fitoje edhe te dytin. Pirdh or Bato pirdh tek QENEFI i Ymer Boles.
Prandaj po shko ne burg Albini aaaaaa?!
Doli edhe njo klysh zombi i klonuar nga Sali krimineli.
Doli prap ky Baton kari?
Pajdhi i Haxhicës tënde ka plan për katër vjet dhe për të dalë nga kriza energjetike
Butoni I pantallonave ndonjehere laget nga shurra
Nuk me intereson fare se cfare perfaqeson Batoni. Le te shajne sa te duan idhtaret fanatike te Kurtit me fjalorin e tyre te neveritshem e tejet te piste, le t'i thurin ditirambe sa te duan liderit te tyre "te madh", se vetem ate pune dine ta bejne mire militantet e VV. Por fakti eshte qe Kurti u tregua krejt i paafte per te bere dicka te mire per Kosoven, i coi ne nivelin zero marredheniet me Shqiperine dhe, kryesorja, nuk mbajti marredhenie te mira, perkundrazi, nuk ia vuri veshin fare aleateve te medhenj te Kosoves, SHBA e BE, pa te cilet Kosova nuk do te fitonte pavaresine, derisa ata u detyruan t'i vinin sanksione. Ai qe do ta bashkonte kombin, vetem sa percau faktorin shqiptar ne Maqedonine e Veriut e Malin e Zi, madje tentoi te fuste hundet edhe ne zgjedhjet ne Shqiperi, ku deshtoi me sukses te plote. Eshte per te ardhur keq, por sot Kurti nuk eshte thjesht nje aksident ne historine e Kosoves, por nje shaka qe askush ne bote nuk e merr seriozisht.
Por Kurti po e merr me vedi Kosoven ne ferr.
Nje analize e sakte , perfekte ! Shkrimi me i mire qe kam lexuar nga B. Haxhiu . E ka pershkruar Albin Kurtin siç eshte ne te vertete . Budallenjte qe i shkojne mbrapa Albinit jane njesoj si idiotet berishistë !
Tamam, ata te VV jane ....nje kult gjysem serb.
Baton he thjesht nhe vemje si te gjithe vemjet e tjera rama, berisha, meta ... te uroj me ahpirt qe be 2025 te dalin incizinet e tua me udb ne nenyre qe i gjithe populli te njohi te verteten
Miri je thjeshte nje analfabet te uroje te mesoshe gjuhen shqipe
Pitkini vetfundosjes eshte injorant por ne ate krahine Pitkini eshte me intelegjenti ........ Pitkini genjeu per bashkim kombetar dhe kjo genjeshter dha suksese , tani ngelet e verteta bashkim me néné Serbin dhe te gjithe do jene te kenaqur , sic ka deklaruar anti shqiptari Matoshi , Spahiu , Dibran Hoxha , Roni Pipironi , apo filozofi serbe Veton Surugato. Kete hère me te verteten Kurtovitç do fitoje. I uroje suksese bashkim vllazerim nderzim...