Në vend të kartolinës

1 Janar 2025, 16:03Blog TEMA
Në vend të kartolinës

Nga Luan Rama

Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndyshet.
Pranvera vjen edhe pa to. Por, i mungon shenja e parë, kënga e dallëndysheve.

Dhjetori ka qenë muaji i kartolinave.
Rendnim të gjenim më të bukurën. Mbase më të veçantën, më domethënësen.
Dhe bënim kujdes të shkruanim bukur.
Por, sido që ta kishim shkrimin, ai qe i veçantë. Se përmes shkrimit, i dërgonim njëri-tjetrit njeriun.

Urimi me shkrimin e dorës qe i vërtetë. Mbartëte vëmendjen, respektin. Edhe kushtimin. Vetë dashurinë për tjetrin.
Shkrimi ishim ne vetë.
Largësia bëhej afër. Respekti bëhej i prekshëm.
Dhe çfarë kënaqësie ndjenim kur merrnim në dorë kartolinat që na vinin. Postierëve nuk iu mjaftonte dita për të çuar njeriun tek njeriu.

Viti i Ri vjen edhe pa kartolinat. Por, pa kartolinat atij i mungon shenja e parë.

Tani nuk shkruajmë më. Tani dërgojmë sms. Njësoj, një për të gjithë.
Janë germa të thata, pa jetë. Pa bojë. Pa ngjyrë. Pa emocion.
Të gjitha njësoj.
Pa dorën e njeriut. Dhe pa vëmendjen. Pa kushtimin. Pa jetën që vinte përmes shkrimit.

I vramë kartolinat siç vramë këngën e dallëndysheve.

Ku është njeriu?…

12 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA !

    sa falls ....si Like floriri dhe dajoshja Monika

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Kartolinat ishin me te vertet te buura. Po hajd mbushi mendjen Rama hajdutit qe ishte kunder tyre dhe kunder cdo gjeje te kohes se Enverit, Qe atahere Rama hajduti e kishte mendjen si te vidhte , se thoshte kartolinat jane kot, Se natyrisht nuk vjedh gje

      Përgjigjjuni
      1. A
        Avni Rustemi

        Njeriun e vrau sistemi.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buzeplasuri

          O Luan, si e ke Liken, mo? Apo ke ikur nga LSI (sot PL)? Ike vete apo te debuan? Me ke je bere tani? E ke detyrim te na tregosh kete, se si ish deputet e ish minister, me taksat tona je paguar. Ah, po, harrove, dikur ke thene se ke ndermend t'i kthehesh profesionit te vjeter, gazetarise. Mos u lodh kot, se me keto shkrime nostalgjike, s'ke per te qullosur gje.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gaci

            Ky "sylvinjo" paska ik nga fiqiri i shkreti, i ka rene ndonje fizhekzjarr ne turi e ia ka perndrydh trute...'rama hajduti...., rama hajduti'..ia kane ngul gozhden ne koke.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Na ngrenc mune o pleh qe ngele duke lepire pidhin e Munike

              Përgjigjjuni
              1. e
                e po...

                O Luan Rama ! Ti je njeri inteligjente sado që shkove ca dite me Ilirin, por mbasi une shpesh te lexoj dhe me pelqejne shkrimet, por dhe ndonje emision qe drejton, kam nje pyetje; nuk e di se sa perqind por po ja fus kot rreth 90% e shqiptareve ankohen. Tri gjera me jane bere te padurueshme keto vite te demokracise mua: 1- zemra ne foto dhe video kudo dhe nga shkon eshte bere boze aq sa thua nuk e dua zemren fare, ta heq. Pse? Sepse eshte fallco e tera. Vertete dikur une mund te kem derguar ndonje zemer, kuptohet se kujt, por me gufonte kraharori, ndersa sot, u buuuu sa fallco. S'ka dashuri te vertete ! 2- Ankohen po thuaj te gjithe, edhe ata qe bejne faj, por nuk dihet kush e ka fajin dhe pse nuk ngrihet dhe i vdekuri nga varri qe ta rregulloj, kur te gjallet kane vetem ankesen?! Ja, dhe ti ankohesh, e kujt? Une kartolina u dergoj dhe sot njerzeve qe dua, s'me ka ndaluar njeri ! Ketyre te rinjeve te sotem qe s'e kane jetuar te djeshmen por e thone tere kompetence si mamie e deleve ?! 3- Keni prishur familjen, ka perfundur kjo bote nejrezore, eshte kthyer ne bote robotike. Puna juaj ! Keto duhen rregulluar, armen gjejeni ju qe jeni publike njerez, ose vazhdoni . Kalofshi mire !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adriatik

                  Silvinjos i ka rene damllaja ne koke.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kartolina

                    Luanit i eshte rikthyer perseri besimi pasi tashme Munika eshte jashte kontrollit te Likes qe eshte brenda e qe ska mundesi ta kontrolloje pasi eshte divorcuar.Ka vetem nje shprese tek Tedi Blushi ,por qe ky tani po shijon ate qe ka mbjelle dhe qe gjysmen e pasurise se Likes e ka fshehur ne fshat tek prinderit ne fshat. Ti gezoje Baftiari me raki skrapari.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lsi

                      O Lani na hengesh .utin ti bashke me Like e Munike e Tit Vasilin . Buthlepiresi i te gjithe ketyre qe permendem me larte na dashka kartolina Lani te mbaje korespodence me Liken , po nese te ka marre malli ik fli nje nate me te ne biruce .

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Sa here qe shkruan diçka ky Luani i leshohen dhe e bombardojnë te zakonshmit,qe dijne vetem te shajne.Une them dy gjera pozitive,bile tri bashke me grushtin qe i dha gazetarit,qe sot e meritojne te gjithe.Luani pas shume peripecish me Meten,jo vetem u largua nga ai,por nuk shkoi me asnje tjeter dhe e dyta gjate karrieres askush nuk e akuzoi per te korruptuar.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rezi

                          Po pse ore i hidheni sikur ju ka sharë juve? Ai ka shkruar për atë që na mungon të gjithëve, dashurinë për njeriun. Ju ç’keni që i jeni turrur? As ka fyer as ka sharë. Ju ka ikur truri, edhe këtë vit këtë gjuhë do përdorni? Faleminderit more djalë, nostalgji për kartolinat, i ruaj ca që ish nxënësit e mi më kanë dërguar ndër vite, dhe janë një thesar për mua. Gëzuar 2025-a!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje