Nga Aranit Muraçi
Më 12 maj të këtij viti që sapo nisi, kur PS të shpallë fitoren e katërt radhazi, historike kjo për një parti të majtë në Europën post-komuniste, po aq i sigurt dhe i pritshëm do të jetë edhe reagimi i opozitës një ditë pas zgjedhjeve. Si ndryshim nga herët e tjera harta e “vjedhjes” së votave pritet të shtrihet përtej kufijve shtetërorë, deri në diasporë.
“Arbitri” ndërkombëtar të vërtetën e peshores që tregon se nga anon ‘shumica e popullit’ do ta bazojë te institucionet shqiptare që do të monitorojnë zgjedhjet, dhe fjalën e fundit në rastin e kontestimeve, do ta thotë sistemi i ri drejtësisë që u ngrit me mbështetjen e tij. Sistem që duhet themsuar se vetëm katër muaj para zgjedhjeve është në konflikt të hapur me opozitën ose më saktë me atë pjesë që sot përfaqësohet nga shumica e deputetëve në Kuvend.
Rikthimi i Donald Trump pritet të ketë ndikim në rolin vendimtar që ka politika e jashtme amerikane kudo në botë. Nga konflikti në Gaza, gjetja e një kompromisi me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, deri te barrierat tregtare SHBA-BE-Kinë, premtime që u dhanë gjatë fushatës së Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, janë të gjitha këto çështje që kërkojnë punë dhe fokus të veçantë, jo vetëm në një vit, por edhe një mandat i plotë mund të mos mjaftojë.
Për të çuar përpara projektet e saj në politikën e jashtme, SHBA-ve nën qeverisjen e Trump i duhet mbështetja e sa më shumë vendeve dhe qeverive të tjera në botë. Qeveria aktuale e Tiranës, në pritje të mandatit të saj të katërt i ka siguruar Trump-it mbështetje pa kushte, që në qeverisjen e parë. Sikurse pranoi në çështjet e brendshme kërkesën për të miratuar dhe zbatuar Reformën në Drejtësi.
Atëherë kujt i duhet një opozitë e tillë, përveçse një grushti njerëzish që kanë zaptuar fushën e lojës dhe duket sikur po iu kërkojnë tifozëve të shkojnë në stadium e të ndjekin humbjet e saj.
Logjikshëm kjo opozitë i duhet më tepër kundërshtarit që, përmes dobësive të saj, jo vetëm e gjen të sigurt fitoren por arrin edhe rezultatin që dëshiron. Pavarësisht numrit të tifozëve apo mungesës së spektaklit! Spektakli siç ndodh në stadium kur ndeshen dy ekipe, duke e thjeshtësuar ekuacionin, për të mos larguar tifozët shpesh sajohet nga drejtuesit e ekipit dhe lojtarët që e kanë fiksuar rezultatin, përmes sherreve bajate.
Nuk është parë dhe as është dëgjuar një opozitë tjetër në botë, e provuar dy herë në pushtet, por që njeh pesë humbje parlamentare në 33 vite pluralizëm dhe që në këto kushte ka të garantuar një të gjashtë, e cila, pa ndryshuar thuajse asgjë në qasjen e saj me pushtetin, tashmë më e tkurrur, e përçarë dhe e dobësuar si asnjëherë tjetër, pret “radhën” për t’u rikthyer në pushtet.
Duke pritur radhën, sipas këtij premtimi, e thënë me gojën e lidershipit të saj, opozita që premton të fitojë e pranon se nuk paraqitet si një alternativë, por me kokëfortësi nuk e lëshon radhën, pa u kujdesur dhe pa u shqetësuar se me marifete shpesh anti-demokratike iu ka mohuar të drejtën e garës alternativave të tjera të djathta dhe shumë më të mundshme qeverisëse. Përderisa kjo opozitë nuk do t’ja dijë nëse e ka manipuluar dhe e ka deformuar vullnetin e mbështetësve të saj, as ata të cilët ajo nuk i bind dhe që nuk e votojnë dhe as bota mbarë nuk kanë arsye pse duhet t’i japin të drejtë kur pretendon se fuqi me mjete dhe forca më të mëdha se ajo e pengojnë të vijë në pushtet.
E provuar dy herë dhe, sërish në pritje të radhës, opozita shqiptare ngjan me një opozitë që punon, mendon dhe kërkon të mbetet faktor për interesin personal të lidershipit të saj, pavarësisht çdo lloj kostoje në të ardhmen e vendit. Nëse e kundërta do të ishte e vërtetë, si e djathtë që pretendon se është, ajo duhet të kishte sot qoftë edhe një partner të besueshëm në Perëndim. Nuk e gjen një të tillë as në Greqi dhe Itali, dy vendet fqinje që janë aktualisht nën qeverisjet e djathta. Nuk gjen partnerë dhe nuk është e besueshme as në Francë, Gjermani, Austri, Suedi, Holandë etj. Pra, prej kohësh nuk i ka punët mirë askund në botën perëndimore. Kurse në Britani dhe ShBA, siç dihet, orientimi i saj është shpallur zyrtarisht i papranueshëm.
Një opozitë që pret në radhë për t’u rikthyer në pushtet, nuk bën gjë tjetër veçse i gëzohet pushtetit të saj, me aq sa ka dhe pengon të tjerët t’i zënë radhën. Në situatën e krijuar, opozita e sotme e përfaqësuar nga Partia Demokratike ka mbetur ende konkuruese sepse mbështetet nga një numër progresistësh, të cilët në pamundësi për të luajtur siç do të mund të jepnin maksimumin në një fushë tjetër ku trajneri humbjet nuk i ngatërron me fitoret, sigurisht jo për fajin e tyre, kanë zgjedhur të mbeten lojtarë te fusha e “zaptimit”, duke pritur momentin “e çlirimit”. Është njësoj si të fajësohet vetë kreu i saj sot se përse nuk e themeloi Partinë Demokratike në vitin 1980?
Opozita e sotme që pret në radhë dhe që do të konkurojë më 11 maj 2025 po mbijeton në kurriz të shumë prej votuesve të saj, ndonëse të rraskapitur nga “ushqimi jeshil” që një diplomate e huaj i paralajmëroi kohë më parë, dhe që presin ende me shpresë më kot prej saj. Ajo për të mbijetuar deri në këto zgjedhje, veç përmbajtjes së disa marrëveshjeve historike, ia doli të mbetet në skenë falë taktikës që ndoqi përmes interesit politik të ditës duke krijuar një harmoni mes pushtetit që gëzon me pushtetin që e konkuron.
E ndërsa opozita pas zgjedhjeve premton të mbetet e vetme në radhë, koha do të imponojë një opozitë tjetër, të re në frymë, që do të ringrihet në vendin e saj dhe do ta kërkojë fitoren në zgjedhjet e tjera pa pritur në radhë. Opozita që premton të japë rezultatin e parë, atë të ringritjes në zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ka arsye dhe asnjë gjasë që të përplaset me SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë. Përkundrazi, opozita që premton të fitojë në zgjedhje si një alternativë e mundshme kërkohet t’i mbështesë institucionet e reja e të pavarura kushtetuese, jo nga halli, por si e vetmja zgjidhje duke treguar edhe skemën që do të ndjekë sesi ato të mund të bëhen sa më të pavarura dhe më të pranueshme. Është ndoshta e vetmja rrugë e opozitës që nuk pret radhën, për të tërhequr pas vetes votuesit dhe partnerët ndërkombëtarë.
Gabueshëm kjo tendencë për emërtesën "opozitë" . Edhe s'bind po , edhe pse një refren pa nuancë pa shije pa ritmikë pa gusto që stonon ligjërohet . Opozitë parlamentare , që , do duhej të pyeste zgjedhësit - A t'a marrim rrogën sot ? Ligshëm do opten për të nesërmet e atyre që i bënë të zëshëm , prijësa . Të prish - për ato të drejta . Sahat që kurdiset që s'ka zemberek që nuk merr më rrotulla .
O IDIOTA QE NUK BEHENI KURRE NJERES DHE TALLET BOTA ME JU PREJ 34 VITESH. BOTA E NJIHTE SHQIPERINE VETEM KUR SHQIPERIA KISHTE PASURI PER TI ZHVATUR, SI FUQI PUNETORE, FLORI, NAFTE, HIDROCENTRALE DHE PASURI TE TJERA TE MJAFTUSHME PER TE JETUAR MIRE GJITH POPULLI SHQIPTAR SA DO E KISHTE ZILI EDHE KUVAJTI. SHQIPERIA EKZISTON PER BOTEN TANI VETEM PER GROP PLEHRASH. SA PER DYZET PARTIT NE SHQIPERI NUK I NJEH AS POPULLI NE SHQIPERI. NDONJE DIPLOMAT I HUAJ SHTIRET SIKUR NJEH NDONJE PARTI VETEM PASI SIGUROHET SE DO BEHET MILIONER NE SHQIPERI. KETO JANE NORMALE NE SISTEMIN E KAPITALIT.
Po cfare opozite eshte kjo aman o njerez. Kjo opozite ka nisur deri tani prej 3 vitesh qysh nga sulmi mbi shqup 12 revolucione qe jane shuar pa nisur akoma. Po a mund te shkohet ne zgjedhje me 11 maj 2025 me nje grup deputetesh te urryer masivisht ne elektorat saqe nderrojme kanalin ne tv sapo shfaqen ne ekran se nuk frymezojne askend perkundrazi bejne cdo njeri bile vete demokratet dhe sidomos elektoratin gri te mendoje vetem majtas. Po si kaloi ne ekstazi perbindeshi i vicidolit kur SPAK thirri Erjon Veliajn per disa shpifje te bera kunder tij nga dora e humbesit te madh pa shkolle te mesme me diplome te shkolles se larte te blere ne Amerike Belo krricit, ne forme letre anonime me emer te rreme. Ne kete rast ai quhej SPAK. Kurse kur u vendos nga gjykata se perbindeshi i vicidolit do paraqitet si i pandehur 2 here ne muaj para prokurorit qe ta pyese per emrin e nenes ai quhet Skap apo organizate kriminale dhe mer urdher nga Edi Rama. Ketu shikohet se ne cfare gjendje ndodhet banda e vicidolit para 11 majit e corjentuar komplet pa asnje alternative bindese por akoma perfaqesohet ne ekran me gangsterin Flamut Geringu qe ka luajtur shkelqyeshem ne skenen politike rolin e mareshallit nazist Herman Gerngut te Rajhut te Trete qe dogji Rajshtagun ne Berlin ne 1933 dhe solli ne pushtet Fyrherin. Ky Flamut Geringu ka imitur ne sjellje kete bandit nazist me pordhestat rreth kryeministrise, me djeg'jen disa here te deres se saj nen zgedhirjet e Muli molotovit, ne sulmet barbare ndaj deres se Bashkise deri ne djeg'jen e flamurit te saj nga banditi i krujes njeriu parahistorik qe perfaqeson foltoren Sokol Bushkola. Shikoni deklaratat qe ben cdo dy dite mjerani servil Gon gjekmut lafshgjel flokkacarupsi se gjoja Edi Rama nuk ka bere asgje gjate qeverisjes se tij dhe ne 11 maj e kemi te sigurte rrotacionin se kemi radhen. Po si ka mundesi qe Gon Gjekmuti nuk foli asnje fjale per perurimin e vepres infrastrukturore me te madhe ne 113 vjet shtet per Tiranen, unazen e madhe ,me e madheshtorja ne Ballkan qe u perurua pa buje vetem me 3, 4 vete nga Edi Rama. Imagjinojeni o njerez sikur larg qofte te kishte ndodhur qe ta inaguronte perbindeshi i vicidolit kete kryeveper si do binin daullet per jave te tera si do mblidhesh gjithe shkollat e Tiranes ne miting me urdher te xhozit si dikur nxirrte ne rruge dhe femijet e klases dyte per te pritur perbindeshin kur inagurohesh nje rruge fshati ne Paskuqan. E ky eshte ndryshimi i madh ne imazh midis gjigandit Edi Rama qe pret me qetesi olimpike 11 majin 2025 i sigurte ne fitoren spektakolare te mandatit te 4t dhe te mbi 86 deouteteve.Kurse perbindeshi i vicidolit e mori paraprakisht rezultatin tmerrues qe e pret ne 11 maj 2025 me 23 dhjetor ne pordhesten me te dobet e qesharake te foltores (qe do ishte me e madhja sipas perbindeshit) qe e la te dhjere ne rruge ne krah me tallagjaren e Tiranes qe kaloi 5 here ne orgazme nga prania e perbindeshit. Nje njeri qe qendron 333 dite ne izolim dhe organizon takimin e pare me elektoratin ne rruge duhej te ishte pritur me entusiazem te madh nga elektorati bile me tufa me lule dhe jo te braktisej ne menyre shembullore nga populli i Tiranes dhe te lihej me 200 trushplare te mbledhur ane e anes barinj delesh, kokmedhenj, qe ju vinte era cjap 3 m larg dhe qelben Tiranen sa i vinte era dele, derr , dhi rrugeve dhe 3 dite prapa. Prandaj opozita e re dale nga pastrimi i foltores nga njerzit e urryer si Ina zhaba cukamanja, vokshi sygerdoqja me 11 funksione ne foltore a thua se vetem kjo eshte gjalle, Muli molotovi, Paloqja , krrici i faros me dy gishta lart, Gerdalla Adriana nockederrja, qypi me mut , Dorjan telit barkderri e sa e sa te tjere do hapte rrugen per nje opozite me te besueshme nen drejtimin e Alibeaj ,Kullurit, Bashes, qe mund te pretendonte ne 2037 per pushtet.
Popull halabak,po kush u përqeu ju o pis milet:Ismail Qemalin që u solli Pavarsin e përzut nga vendi,e shajtët e e vrasjet.Pastaj u erdhi Princ Vidi shet ta bënit synet dhe e përzunët.Erdhi Zogu,iku e shajtet dhe e shpallët tradhtar.Luftuan partizanet për çlirimin e Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën u bëri shtet të mitëfillt për herë të parë në histori e shani e shpallët tradhtar dhe në kundërshtim me çdo rregull tradicional shqiptar e nderkombtar ia demoluat varrin.Të themi se këta pak a shumë ishin të imponuar nuk u zgjodhën në mënyrën më demokratike se kështu ishin kohrat,por Salihun Ramën e të tjerë që i zgjidhet vet me votën e lirë,ç'keni me ta.Po Salihu iu priu proceseve demokratike ishte Kryeministër e President,të themi se ishte tradhtar po kush e zgjodhi ,kopeja e tradhtarëve.Si duket ua ka shpërlar trurin Serbia e Greqia dhe komplet si popull jeni que pesh e po ua bëni çelin armiqve të shqiptarëve.Së shpejti do e kryeni kryet për këto prapsira,por von do jetë.Ndoshta po mendoni se Serbia do u jep gjithmonë bukë të bardh e raki jo o milet Serbia don dalje në Durrës,don të iu nënshtrua e çfaros siq ka çfsros miljona shqiptarë gjerë sot që nga Nishi,Toplica,Sanxhaku,Kosova,Maqedonia.Aq thell është fut në vetëdijen shqiptare tradhtia sa nuk po dal asnjë forcë e re politike të udhëheq shqiptaret drejt shqiptarisë.Nuk po e kontestoi pikëpamjen tuaj se Salihu çenka tradhtar,po ç'është Rama që zgërdhihet më Vuçiqin,ia mban zhagun,e shan Kosovën dhe lyp mirëkuptim për Serbinë.
Jam i djathtë ne bindjet e mija. Kam mbi 25 vjet qe jetoj i lumtur bashkë me familjen time jashtë shqiperisë. E vizitoj vendim tim minimumi dy herë ne vit dhe sinçerisht me dhimbset kur e gjej perherë e me te zbrazur me te varfer me te korruptuar me te vjedhur me te inkriminuar me te pashpresë. Nqs ka akoma shqiptarë te ndershëm qe e duan vendin e tyre dhe e votojnë perseri kete qeveri qe do te thotë te vazhdojne te jenë te vjedhur e te drejtuar nga njerëz te nkriminuar e te korruptuar ta gezonnë edhe per 30 vite te tjera. Per mua dhe familjen time problemi zero
Ik o pwtrit ik. Do votojme dullen sali, po ik
Petrit, vetem propozimin se cilin duhet votuar nuk e the gje. Se dryshe ngelet Saliu, e kamuflove veten. Kur nuk jep zgjidhje mos merr pjese ne muhabet apo do ta ngulesh nje gozhde se ste rrihet. Kur pashe ne tv inagurimin e baipassit Tiranes, vetem urat e varura ne kine kisha pare. Ndertimi Shqiperise veper madhore dhe e pazevendesueshme e Edi Rames dhe partise socialiste. I paperseritshem. Veç te tjerave , mori ne dorezim nje Shqiperi te shkaterruar aq sa pastroi dhe breket e grave ne kryeministri, e ke pare videon atehere? Jashte jam dhe une 32 vjet , por nuk i theme dores kembe. Veç halleve qe smbarohen kurre, shikoje me dron ne 2013 dhe sot. Leri dengelat !
Bota e nje dy opozite alfred moisiu dhe lega zogu berishe jo