Zbutja e “kryeneçit” - Të gjithë në rresht në SPAK

3 Janar 2025, 17:40Blog TEMA
Zbutja e “kryeneçit” - Të gjithë në rresht

Nga Desada Metaj

Sali Berisha dhe avokatët e tij qartas kanë mbetur të surprizuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme të Apelit që e riktheu përballjen e tij me SPAK në ditën kur Gjykata e Posaçme, në 26 tetor 2023 vendosi “masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për ish kryeministrin, Sali Berisha, në lidhje me aferën e sportklub ‘Parizani’”. Asokohe, me kryeneçësinë e tij kryetari demokrat refuzoi të paraqitej në zyrat e SPAK dy herë në muaj e për pasojë të këtij refuzimi kaloi një vit në katin e tetë të pallatit ku jeton. Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe më tej segmentet e tij në Gjykatën Kushtetuese i dhanë paksa oksigjen “rebelimit” të Sali Berishës ndaj institucioneve të drejtësisë, duke i dhënë ndoshta dhe optimizëm se me mënyrën e preferuar të përdorimit të shkopit dhe karrotës do të mund të triumfojë në betejën me Prokurorinë e Posaçme. Flakët e kësaj shprese i shoi sot pa kthim gjyqtari Engert Pëllumbi, që me vendimin e tij e detyroi Sali Berishën të paraqitet siç çdo i akuzuar tjetër nga SPAK në zyrat e “skapit të partisë” – siç i pëlqen atij ta etiketojë Prokurorinë e Posaçme.

Me fjalë të zvrritura në fjali të gjata dhe përsëritëse, Sali Berisha ka pranuar sot se do  të zbatojë vendimin e GJKKO-së për t’u paraqitur dy herë në muaj para SPAK-ut. Justifikimi i tij se “çështja tashmë është në Gjykatën e Strasburgut” duket se nuk ka asnjë lidhje me motivin e vërtetë. Vendimi për të respektuar vendimin e prokurorëve të SPAK-ut këtë herë tregon një dorëzim të plotë ndaj ligjit nga ana e Sali Berishës, duke e ruajtur mosbindjen civile për ndonjë ditë më të zezë se kjo e sotmja.

Në fakt, justifikimi i Gjykatës së Strasburgut nga ana e Berishës nuk qëndron për disa arsye kryesore:

1- Çështja në Strasburg nuk lidhet me vendimin aktual të GJKKO-së. Dosja “Berisha” është referuar në Strasburg që prej më shumë se një viti dhe ka të bëjë me masat e mëparshme si “detyrimi për paraqitje” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ndaj nuk lidhet me vendimin e sotëm të Apelit. Për më tepër, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se këto masa, përveç arrestimit, zbatohen direkt, pa pasur nevojë për miratim nga Kuvendi.

2-Strasburgu nuk ka vepruar me urgjencë në favor të tij. Nëse do të kishte ndonjë shkelje flagrante të të drejtave të tij, Strasburgu mund të kishte ndërhyrë urgjentisht, siç ka bërë në raste të tjera (p.sh., rasti i portalit “Lapsi” dhe të dhënat personale të patronazhistëve). Në rastin e Berishës, Strasburgu nuk ka marrë asnjë vendim urgjent dhe çështja do të vazhdojë normalisht rrjedhën e saj, pa ndikuar në zbatimin e masave aktuale nga institucionet e drejtësisë.

Përtej realitetit juridik dhe artificave që politikanët që përballen me akuza përdorin në të tilla raste, dorëzimi pa kushte përpara drejtësisë e çon politikën shqiptare në një dimension të ri: dorëzimin përballë ligjit pa kushte dhe revolucione kryesisht imagjinare. Nëse Berisha besonte në drejtësinë e kauzës së tij, sot ai nuk do të pranonte të zbatonte vendimin për paraqitje, siç bëri gati dy vjet më parë për të njëjtin vendim. Sali Berisha e di ndoshta më mirë dhe se avokatët e tij që Gjykata e Strasburgut zakonisht mbron të drejtat e individëve, dhe fakti që ai po e zbaton vendimin e sotëm të Apelit tregon se e kupton që edhe Strasburgu nuk e ndihmon dot në këtë rast. Fjalët e pakta dhe heshtja shurdhuese e “revolucionit” për vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit reflektojnë në fakt informacionin dhe intuitën e Sali Berishës se drejtësia shqiptare ka qenë e kujdesshme në raport me të dhe vendimet e marra ndaj tij.

Ndoshta për herë të parë, kryetari i PD-së ka reflektuar (duke folur shkurt në shkallët e selisë) dhe një farë frike nga përshkallëzimi i veprimeve të SPAK-ut: Berisha ka kuptuar se SPAK dhe GJKKO nuk po bëjnë diferencime politike, siç dëshmohet edhe nga fillimi i procedimeve ndaj figurave të larta të majta, përfshirë dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, Erion Velinë. Retorika e tij politike nuk e mbyt dot faktin se publiku po bindet çdo ditë e më shumë se drejtësia po godet korrupsionin pa dallim. Ndaj, në këtë realitet të ri, moszbatimi i vendimeve gjyqësore nuk është më një opsion. Revolucioni dhe mosbindja civile që nisi për kryeneçësinë e Berishës dështuan me sukses të plotë, pa asnjë shans rikthimi si aksion politik opozitar. E aq më pak popullor.

Tashmë mund të thuhet pa frikë se më në fund Sali Berisha po bën mirë që zbaton vendimin e gjykatës, duke kursyer veten nga lodhja dhe simbolika e kotë e një revolucioni të  pashpresë. Për  pjesën e opozitës së drejtuar prej tij, ky mund të jetë një lajm i keq sepse nuk do merren më me fushatën por me hallet që ka familja Berisha me drejtësine. Ndërsa për shqiptarët, ky është një sinjal i rëndësishëm: askush nuk është mbi ligjin, dhe të gjithë janë të detyruar t’i nënshtrohen drejtësisë.

19 Komente

  1. B
    Bali

    Doli madame Chaterley, kjo qe e ka shtepine bordello per politikanet.Nga kjo presin analize shqiptaret.Kjo eshte nje mantenute me audience.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      Si ka mundesi qe kjo buce para 20 viteve te vriste po te thojshe nonje gje kunder Saliut,,dhe shiko sot.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agime Malltezi

        Buçja është në afshĺ!! Po ndjell Ymerin, Taon, dhe Lulqimin...për treshe . Dhe për ndonje dhuratë në zarf për vit të ri, që e fsheh ke gjeli I detit qe ka ne mes te shalëve.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jugu

        Shko bej ndonje treshe me Bashen dhe Ballen te apartamenti jot o loqke. Se dyshen me ate ministrin e jashtem te Berishes , Besnik Mustafajn, e beje ne zyren e tij. Per Erjonken nuk shkruan se paguhesh nga pushteti, apo jo?

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zaho

          Sa shume gjera qe di ti?

          Përgjigjjuni
        2. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Ky pis malok komunist duhet te jete ne burg dhe jo detyrim paraqitje,akuza per kete kriminel eshte si akuza per nexhmijen dhe kafet e saj,ky duhet te denohet per genocid

          Përgjigjjuni
          1. n
            niku

            Saliu duhet te hetohet dhe denohet per vrasjen e protestuetuesve te pafajshem socialiste ne 21 janar dhe shperthimin e gerdecit.Keto presim nga drejtesia per saliun,çedhtjet e tjera jane por@he me rigon.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ermir

              Niku, do presesh gjate!

              Përgjigjjuni
              1. v
                vari l***t

                Absolutisht e vertete. Por nuk do te mjaftoje vetem me jetegjatesine Nikut por as me jetegjtasine e niperve te vet deri sa gerdallen Sali ta marri vete natyra dhe ta bej ushqim per krimba. Se te jette per SHBA si sherbetor te devotshem qe e kane pas ai duhet te jetonte perjetesisht.

                Përgjigjjuni
              2. O
                Oficeri dulles

                Do ti bejne pak nxemje Sales qe ti dali frika se mund te ngordhi nga frika dhe na ngelet pa denuar pastej

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lexues

                  Jeni fisnike dhe e sakte Desada!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    L = v2

                    Drejt , e lig , të ishte ; e drejta , t'i gjegjet dhe nënështrim , jo , veç , gjëndja , t'a përballë , përgjegjësisht . Ligjësi , që pa të lig , s'e shkrova për autorët e ligjëruar , apo ligj e zbatues përshtatur të ligjshëm . Dhe ka ndryshim si mbartet ligji jo si do të mbarsë frika jetën . Ka një dhe një të vetëm , kah .

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Henk

                      Desada. Ju lutem mos përktheni fjalë për fjalë në shqip proverbat e një gjuhe të huaj sepse në shumicën e rasteve del një shprehje që nuk ka fare kuptim në shqip. Në rastin konkret, "shkopi dhe karrota" (nga italishtja "il bastone e la carota") nuk ka asnjë kuptim në gjuhën shqipe, mund ta kuptojnë vetëm ata që njohin gjuhën italiane. Në shqip ne kemi shprehjen përkatëse "kulaçi dhe kerbaçi". Mundohuni të bëheni pak më serioze me gjuhën shqipe, është e vetmja pasuri që na ka ngelur.

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        1

                        Eshte Anglisht oooo Henk,,, (The Stick and the Carrot) Çdo me thene kjo qe e kuptojne vetem ata te cilet dine Italisht. Italishtja eshte gjuhe Dead End, kurse anglishtja eshte gjuha qe komunikon gjithe bota, qofte bisnes qofte social

                        Përgjigjjuni
                      2. E
                        Emigranti

                        Bëj atë që di të bësh, dhe mos na trego Strasburgun, se nuk merr vesh nga ajo punë. Shko bëj ndonjë gojore, lërua Strasburgun atyre që i njohin procedurat dhe rregullat e asaj Gjykate. Maloku është me procedurë të përshpejtuar, dhe është gjykim në themel, nuk është masë sekuestrimi preventiv sic ishte Lapsi. Ata që nuk dalin dot me ze e fytyrë për të diskutuar për këtë çështje, të zgjodhën Ty, eskortë e ish ministrit të jashtëm në të gjitha udhëtimet e tij jashtë shteti, kur nuk ishte me Familjen e tij. Nuk thonë kot o Mero, paç fatin e Romeos.....

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          luli me pantallona te shkurta

                          gazetare e tipit komunist thjesht nje shkrim pa kuptim

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            luli

                            sali krimineli. duhet te denohet. per. kriminel. ky eshte krimineli me i math i shqiperis. po ku I nemerohen keti krimineli sa krime ka ber. dhe mundohet te bej. i urojm shum. shendet spakut dhe altin dumanit. i japim dite nga ditet tona vetem. arestojeni kriminelin sali halene. dhe flamur nok malok qe behet trim dhe gjuan policin e shtetit

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbeni

                              sali maloku do shkoj tek vëndi i qenit.Pavarësisht se disa militabtëve të malokut nuk u pëlqen ajo çfarë ka shkruar Desada,ajo ka thënë një të vërtetë për atë kriminel,gjaksor e të korruptuar familjarisht.Ai gjiriz haleje ka mbi shpinën e tij të shtrëmbër shumë gjynahe dhe për ato ai qelbësirë shpellar duhet të përgjigjet.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Agimi

                                Ku eshte kjo drejtesia e mumguar????!!@ Denohen njerzit me burg per nji ndrim dritarje ,dhe keto monstra te hajnise dhe krimeve qe kane dosjet e mbushura plot nuk I gjen asgje ,a thua se nuk kane asnji baze ligjore, kur bemat e ketyre I di gjithe mileti ne shqiperi dhe jashte saje. Dhe theme se drejtesia (s) funksionon. Dhe theme perse ĺargohen shqiptaret....!!! Dhe theme se kemi miliona turiste ( me canta shpine dhe 1000 euro me vete) dhe ne vetem numurojme , ......sikur jane dele per te mbushur tufen e shperndare we nuk I mjel askush, dhe theme ja lumturia shqiptare lulezon ,edhe me tunele ,eche me shpiragun, edhe me aeroportet ,edhe me makina, edhe me cmimin e naftes ,ushqimeve, ndertimit ,( te uzinave dhe fabrikave ) per afganet e gjadrit te melon sykrokodiles. Si lum ne.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje