
Nga Eduard Zaloshnja
Gjatë sezonit veror, lajmet e çdo fundjave njoftojnë për radhë kilometrike në segmentin rrugor jugperëndimor: Vlorë-Orikum-Palasë-Himarë-Sarandë. Dhe çdo të hënë, diskutohet nëpër kafene për udhëtimet në plazhet jugperëndore, si destinacion kryesor i turizmit vendas përgjatë sezonit veror.
Por në vitet e fundit, me kalimin e verës, lajmet e çdo fundjave njoftojnë për radhë kilometrike në segmentin rrugor juglindor: Elbasan-Lin-Pogradec-Korçë. Hotelet dhe bujtinat në zonën nga Lini deri në Voskopojë mbushen plot gjatë fundjavave jo-verore. Dhe me fillimin e projekteve të “Lungogjolit” (nga Pogradeci në Tushemisht) dhe të pistave të skive në Dardhë e Voskopojë, pritet që trafiku drejt Juglindjes të rëndohet edhe më tepër në vitet në vijim.
Po ama, infrastuktura aktuale rrugore nuk mund t’i përgjigjet dot fluksit në rritje drejt Juglindjes – sidomos segmenti Bradashesh-Elbasan. Në udhëtimin tim të fundit drejt Juglindjes mu desh 1 orë ta kaloja këtë segment (që vite më parë përshkohej brenda 10 minutash…).
Fillimi sa më i shpejtë i punimeve për bypass-in e Elbasanit (që anashkalon segmentin tejet të rënduar aktualisht Bradashesh-Elbasan), do t’i jepte frymëmarrje turizmit vendor në gjithë zonën juglindore. Ndërsa për rritjen e turizmit të huaj drejt kësaj zone, duhet menduar për lidhje më moderne rrugore mes Ohrit/Manatstirit me Pogradecin/Korçën.
Lungogjoli, puu, çfarë gjuhe është,? Italisht dhe turqisht? Buzëliqenit, gjatë liqenit, anësliqenit, apo anësgjolit po deshe, shëtitorja buzë liqenit, shëtitorja buzëgjolit.
Shqiperia eshte e bukur gjithandej por infrastruktura rrugore mungon, Jugu ka thithur investime rrugore shuma ma teper se Veriu keshtu qe po i mer fitimet e takspaguesve shqiptare te veriut per vete pa dhene asgje veriut. Nje diskriminim skandaloz!
Lere fare se e ke kapur nga bishti...E para veriu s eshte as 15% e popullsise....E dyta te mendosh se kuksi paguan taksa te vjen per te vjelle...dmth vetem ndihma sociale qe merr eshte shumefishi I taksave qe paguan....ku eshte diskriminimi????