Nga Pëllumb Kulla
Nëse ndodh një revolucion në Shqipëri, historia e kësaj bote do të shënojë të parin revolucion të udhëhequr nga miliarderë. (Viti i Ri, Miami FL, 2018)
* * *
Kur la detyrën presidenti i fundit, u vu re se Shqipëria kishte më shumë Ndere Kombi, se shqiptarë të vaksinuar! (TemA, 2022)
* * *
Më shumë se sa burrë shteti, Enver Hoxha ngjante me një grua, që vit për vit mbetej me barrë. Gjersa mbylli sytë, kjo lloj gruaje, nuk pushoi që nuk pushoi së pjelli tradhtarët e vet! (Debat, 2021).
* * *
Fatos Nano në pleqërinë e tij në Austri, po boton veprat e plota. Njëra nga veprat, që po zgjon interes, është një libër i trashë me të gjitha faqet e bardha, boshe!... Nuk është difekt teknik i shtypshkronjës, por një publikim i plotë, dhe i hollësishëm i heshtjes së z. Nano në gjyq, kur akuzohej për vjedhjen e ndihmave italiane. Heshtja, botohet për herë të parë. (Shënime, 2020)
* * *
Një katundar zbriti në kryeqytet dhe pyeti se si mund të bëhej milioner edhe ai. Bëhesh, i thanë, po të merresh me politikë. Katundari pyeti se çfarë ishte kjo, politika. Ia shpjeguan, që është një zanat që ushtrohet duke u kujdesur për fatet e kombit. U bënë njëzet vjet tani, që ai, katundari, kujdeset vetëm për fatet e kombit! (Shou në Hartford CT, 2007)
* * *
President, në fund të fundit, janë të tjerët që të bëjnë. Ish-President, duhet të bëhesh vetë. Dhe nuk është aspak e lehtë! Presidentët shënohen që të gjithë në libra. Por ish presidentët, janë shumë të paktë ata, që mbeten në kujtesën njerëzore. (Bisedë me Mustafa Nanon, 2023)
* * *
Kur grave shtatzëna u vete mendja për limona, shegë, apo kumblla të tharta, plakat posepo, por edhe shkenca këshillon që duhet nxituar, t‘u plotësohet dëshira… Kësaj komshies shtatzënë, që kemi përballë, këto ditë i ka vajtur mendja për …qeveri teknike! (Bisedë me miq, 2024)
Njera me e bukur se tjetra, por kjo e fundi ishte beterr fare. Mos vdeksh kurre o Pellumb Kulla!
Nuk ben me per te qeshur Pellumb. We kur u bere anmmbasador pa lidhje me diplomatic e ngele ne usa.
Edhe xixellonja nuk pame kete behar...!!!!
Nice!
Me kete te fundit i ke thene te Tera Lali,,,,,,
Kishte kohe pa shkruar,te pakten nuk e kisha pare ne shtyp.Ky nuk di te plaket edhe kur merr nga te tjeret ka nje qellim,di ti rrjeshtoje dhe patjeter me shume nota humori
Me shume se me nje burre shteti, Enver Hoxha ngjante me nje grua-kurve qe mbarsej per vit me barre e pillte e abortonte tradhetare - kjo eshte krejt e vertete/ Enverin e bene Kryetar te Partise Komuniste ata qe e krijuan Dushan Mugosha e Miladin Popovici (per te cilin ne ato KUJTIME te tij Enveri ka shkruar "..me Miladinin (Popovicin) gjate lufte flinim ne nje krevat e shtregnoheshim me nje batanie..." / Enveri ishte Kurvica e Jugosllavise der ne 1948, pastaj Rrospija e Rusise der ne 1960 per ta mbyll si Lavirja e Kines der ne 1978. Kur nuk kishte me se kujt ti kurverohej e te pillte tradhetare, u ngunjua ne Kulle te Izolimit deri sa ngordhi.
kshu lloj shprehjesh i bejme dhe ne ashtu si dash shehi kur pi na nji teke, u ftofshi ne bythe
Shqipetari dhe Kulla : Enveri ka 40 vjet qe ka vdekur cfar bete ju per ta ndrequr kete vende ??? Apo ja late Sali kriminelit dhe pijanecit Nano ???
Pellumbi gjithnje eshte me pushtetin. Kete kam kontatuar.
Injoranca dhe padija nuk Kane brire.Ato shfaqen ne komentin e shqiptarit ,me budallallekun e kelyshit te Saliut,bythlepiresit Pullumb Kulla.
Nuk ngjisim me" shakate e kripura" te Kulles qe shkruan i lodhur nga pleqeria e pervers me veset e tija. Shqiperia me nje palo shtet sot, pa elite, pa artiste e pa sportiste duan ti mohojne edhe ato pak gjera pozitive qe kish ne kohen e Enverit. O Kulle moj Kulle, pa byth e pa mulle, mjafte hodhe balte mbi shqipetarin e shekullit Enverin nuk e mbuloni dot!
Pellumb sorra dhe spiuni i luftar bythes
Te gjitha jana perla
kot fare
NJE KAMELEON NJE NJERI PA BYTHE LEKUREN NDERRON E NJOHIM TE GJITHE LE TE LLAP DHE CA CFARE VJELL VETE E HA