“Vatra” nga panshqiptare në aneks i Partisë së Rithemelimit

6 Janar 2025, 11:53Blog Nga Minella Aleksi

 

 

“Vatra” nga panshqiptare në aneks i Partisë së

Para pak ditësh Kryetari i Shoqatës patriotike “Vatra” u gjënd në Top Story për një bisedë me gazetaren Grida Duma. Kryetari, Z. Elmi Berisha pas pyetjes nga gazetarja shpjegoi se jeta e tij politike është e lidhur me dy personalitete që vazhdojnë të jenë idhujt e tij. Nga Kosova Ibrahim Rugova dhe nga Shqipëria Sali Berisha sipas tij janë dy nga personalitetet historike intelektuale kombëtrare që meritojnë vlerësimet më të larta. Kështu e tha fjalë për fjalë. Për mua ishte befasim i pakëndshëm ky vlerësim. Mendoj se mbas vitete 90-të Rugova dhe Berisha në krye të Kosovës dhe të Shqipërisë janë 2 ekstreme sjelljeje politke dhe sociale. Po sjell vetëm një shëmbul nga një shumicë syresh. Rugova e shpalli të padëshiruar Berishën dhe i ndaloi hyrjen në Kosovë. Sikur vetën m këtë të kujtonte Kryetari, mbase nuk do ishte kaq ezber ne përgjigje. Veprimet e Berishës në krye të shtetit, kontrabanda e naftës, etj, etj, etj por edhe në Opozitë i shtynë autoritetet e shtetit amerikan që ta shpallin Berishën familjarisht të padëshiruar në shtetin amerikan. Mendoj se ka mungesë të theksuar koherence në arsyetimin e Z. Elmi. Nga njëra anë thotë se Rugova fitoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me shtetin amerikan e BE-në ndërkohë që Berisha u ndalua të hyjë në Kosovë nga Rugova vet dhe “Non Grata” nga departamenti i shtetit. D.m.th sot udhëheq me lavdi një grupim politik shqiptar antiamerikan.Te shqiptarët arma e tyre e heshtur vetvrasëse më e suksesëshme është “Harresa”. Shqiptarët këtej e andej Drinit harruan që Sali Berisha President ishte shprehur fuqishëm, sië ai dinte, kundër Pavarësisë së Kosovës.

Unë nuk mendoj se kjo ishte një lajthitje e Z. Elmi. Madje mendoj se atë opinion ka edhe kryesia e Vatrës dhe degët e saj. Këtë e mendoj sepse ka kaluar më shumë se një javë dhe nuk ka asnjë reagim as nga kryesia dhe as nga degët. Besoj se duhej t'i bënin së paku një pyetje Z. Elmi: Kur flisni për këto figura shprehni mendimin tuaj personal apo e thoni në emër të Vatrës Panshqiptare? “Vatra” e Nolit dhe e Konicës përfaqësohet me flamurin kombëtar, as me siglën e PD-së dhe as me flamurin e PS-së. Nuk është në shërbim të Drejtuesve të partive politike shqiptare. Duke mos njohur veten dhe mospasur mendim të vetin risjell në bisedë jo mëndjen e tij, por atë të të tjerëve.

Nuk është lajthitje, por bindje e Z. Elmi sepse në të kundërt do kishte reaguar menjëherë duke sqaruar vatranët se kishte shprehur opinionin e tij personal. Arsyeja më thotë se këtë sqarim vatranëve ua kishte borxh dje dhe ua ka borxh edhe sot. Mendoj se Z. Elmi beson se Dep. Shtetit ka gabuar rëndë ndaj Berishës dhe shpreson në korigjimin e këtij gabimi. Nga mënyra sesi arsyeton të lë përshtypjen se për fat të keq nuk ka arritur të njohë veten sipas konceptit të Sokratit . Nuk flet me zërin e tij. Ngjan sikur flet Flamur Noka, dhe të tjerët përreth tij, apostujt Gjekmarkaj, Tabaku, Baçi etj,. që kërcejnë nga karriget sapo fillon kënga e atij që e thërrasin Legjenda historike. Andej nga vjen Z. Elmi thonë: “Të njohësh veten është urti, të qeverisësh veten është trimëri”. Me keqardhje them se nuk e gjej të përputhshëm integritetin moral të Z. Elmi me këtë Urtësi të banorëve të Malësisë. I mungon respekti për veten, e në këto raste thuhet që nuk di kush është. Duket që brënda tij bashkëjetojnë dy identitete, ai i besnikut ndaj “Idhulit Sali Berisha” dhe identiteti vatran në shërbim të Idhulit. I pa përgjegjshëm për rëndësinë e funksionit Z. Elmi e ka më të lehtë që t'u devijojë principeve të statutit të Vatrës, trashëgimisë së Nolit dhe Konicës, por nuk mund të presë në besë të parin e Bajrakut, të parin e Tribusë, Ndoshta është antar i grupimit politik që drejton Dr. Berisha dhe në këtë rast prioritet është Partia e Rithemelimit, jo “Vatra” dhe trashëgimia e saj atdhetare. Këtë linjë të vatrës si aneks i guzhinës partiake e ndhmoi me zhdërvjelltësi “hirushja egërshane” Grida Duma. Mendoj se nuk bëri gazetaren, bashkëpunuesen në faj po. “Hirushja egërshane” dhe grupi i Rithemelimit ku përfshihet edhe Kryesia e Vatrës mendojnë ose bëjnë sikur po t'i hiqet “Non Grata” Berishës atëhere automatikisht ai amnistohet nga gjithë mali me akuza në historinë e tij si politikan. Siç ka ndodhur realisht me të ashtuquajturin shtet shqiptar në një shekull jetë të tij.

Ndoshta Z. Elmi nuk e di që Vatra e Nolit dhe Konicës ishte frymë atdhetarie panshqiptare. Sot është kthyer në një shoqatë krahinore. Ku manifestohen të gjitha betejat me komunistët në Tiranë, sipas mentalitetit krahinore, që betejat politike i shikon si beteja për marrje kështjellash dhe vdekjesh me gas në istikamin e SHQUP-it. Ndoshta Vatranët janë lodhur, nga sharjet akuzat, ndarjet, protestat etj, por një gjë është e sigurtë, ata janë pronarë të Logos dhe Vulës së Vatrës. Edhe pse bashkëkombësit e tyre në heshtje po i braktisin.Të tjerat janë punë shqiptarësh.

21 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Vatres prej kohesh i eshte fikur zjarri patriotik dhe i ka mbetur vetem hiri i ftohte politik.Zjarri qe ndezen Fan Noli,Faik Konica,Koste Çekrezi,Kosta Vasili,Elia Tromara,Kristo Floqi,Paskal Aleksi,Naum Care dhe shume te tjere u fik nga mbeturinat e komunizmit ne Tirane dhe nga zullumqare te migrates ne Amerike.Tashme kjo Vater nxjerr vetem tym qe demton syte dhe frymemarrjen e shqiptarve te Amerikes qe zemren e kane lene Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vatra nuk ekziston prej kohesh...

      Vatra eshte mpakur e tkurur ne nje grusht idiotesh trullan kosovaresh qe nuk e duan Shqiperine. Ata qe e njohin personalisht Elmiun, thone se eshte nje cope mishi qe kot ban hije mbi dhe. Ai e qet buken e gojes me lloj lloj menyrash. Paska mbet pa pune tash. Ai mund te vdese per Saliun, por per Rugoven genjen sepse kur Kosova drejtohej nga Hashim Thaqi, ky Elmi mashtruesi ishte si nje i derguar special i Kosoves ne Amerike, jo e e pirdhte kush atje. Pyesni Vlora Citakun, ish ambasadoren e nderuar te Kosoves ne USA, tju tregon per Elmiun.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ALEKSANDER

        Tani, ti zoteri autor i shkrimit, qe jeton ne SHBA, duhet ta dish shume mire se " Vatra " e sotme nuk ka asgje te perbashket me " VATREN " e Nolit dhe Konices, as nga pikepamja intelektuale dhe as ajo atdhetare. Atje jane mbledhur nje grup njerezish te cilet e perdorin kete shoqate per te organizuar disa mbremje ( party ), per te mbledhur para, nje pjese e mire e te cilave shkon ne xhepat e tyre. Per te ditur nivelin kulturor dhe intelektual te Vatres, mjafton tekujtojme se drejtues te disa degeve te saj ne disa shtete amerikane jane njerez me 8 klase shkolle dhe qe ne Shqiperi kane qene te denuar per vjedhje. Kaq do te mjaftonte per cdo mendje normale.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rena

          Jam dakord me komentin!

          Përgjigjjuni
        2. l
          llazi usa

          Mos u merzit z.Aleksi, se njofim kete plehre se e shikojme perdite se c’fare politike bene ketu ne NY YORK, ky eshte nje fashist qe bene propogande kunder Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. k
            ka cof shqiptari

            Por cfare pret me, kur mbi tre dekada, ne kete vend, anormalja ekstreme, eshte kthyer ne normalitet, ahere si mos te pushtohesh dhe perdhosesh ndyre dhe ne Amerike Vatra e Nolit, ky simbol i madh i atdhetarise shqiptare, nga mbeturina te hordhise shpellare, qe kane infektuar ndyre dhe Ameriken vet. Ketej rama me ismail beun, andej ambasadori i tij dhe i saliut, berishuci, shiheni dhe nga surrati, qe shuajti Vatren

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tavuri

              Kurrrrrr ska qene vater.Ka qene e eshte haleeee e Serbit.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kukesi

                Keta nuk kane asnje lidhje me Fan Nolin dhe Konicen.

                Përgjigjjuni
                1. ~
                  ~}

                  K..... vazhdoi Besiani, — dhe ata, porsa hynë dhe e pane mikun te vatra, e njohën që ai ishte gjakësi. Besiani ktheu fytyrën nga ajo për të pare efektin e fjalëve të tij. — Mos u tremb, — tha ai. — Nuk ndodhi asgjë. — Si?! — Po, asgjë. Në fillim, në vrull të zemërimit, vëllezërit nxorën armët, por u desh vetëm një fjalë e plakut, që ata të urtësoheshin në çast. Besoj... [...] Mbenë . Pa në mos nuk do bërë më si t'onën . Ë ! ? E të mbetet , ata në vatra , e në nuk kanë ç't'harrojnë shtarën e aromën e të steret , zi m'a do ~ konak . KONAKU ~

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Stermbesa e Nik Dishnica USA

                    Stergjyshi im (Nik Dishnica) ka qene drejtor i policise se pare te Vatres i themeluar rreth viteve 1906 ne Boston Mass. Une kontaktova shume here, sepse kam dhe dokumentacione qe vertetonin veprimtarine dhe kontributin e Nik Dishnice ne shoqerine Vatra, dhe ne menyre harbute dhe denigruese, kontaktimi im u nderpre. Sot antare te saj jane nje group njerezish qe nuk kane asnje lidhje me Vatren dhe asnje qellim patriotk por marring fonde te bejne turne ne bote dhe shpenzojne fondet per hesap te vet. Me qesharak eshte antaresia e deges te Florida, njerez qe duhet te vesh duart ne koke kur e mendon kush e drejton Vatren sot. Fatkeqesi dhe Turp!

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      IDEALI

                      POR SIC DUKET NGA EMI BERISHA QE KA IDHULL SALI KRIMINELIN DO KETE EDHE KY ATO CILESI KRIMINALE SI TE SALI BERISHES.NUK E KUPTOJ QE KY PERSON QE PERFAQESON VATREN E THEMELUAR NGA FAN NOLI I MADH TE JETE I TILLEKUR VETE KJO AMERIKE KU JETON EDHE KY ZOTERI E KANE SHPALLUR NONGRATA SALI BERISHEN.SKAFAJ SE SIC DUKET DO KETE GELLTITUR NJE LUGE CORBE TE PRISHUR DHE E VJELL TERE JETEN.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Leko

                        Ku ky cari Bislim dhe ku Noli i madh. Cte lidh ty mer tull njeri me Vatren . Te dali nje vatrist dhe ti tregoje shqiptareve ne mbare boten si u be ky njeri koti kryetar i Vatres se nuk ka nje informacion

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Haka Tekizoti

                          Me këtë Elmiun vatrës do t' mbetet vetëm hiri. Kjo do jetë më mirë se të ekzistojë kështu siç është, duke ndyrë mbi "Vatrën" e vërtetë të kollosëve të shqiptarisë.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nip vatranesh

                            Vatra prej vitesh eshte kthyer ne dege te PD dhe Sali Berishes. Nuk keni perse cuditeni sot. Askush nuk ngriti zerin kur Vatren e terhoqen zvarre nga Bostoni dhe e cuan ne NY. Prej vitesh Vatra ben zgjedhje te manipuluara dhe vendosin ke duan ne krye. Kockat e Nolit, Konices, Panit, perpelitet ne varre nga keta karagjoze qe kane zaptuar Vatren. Askush nuk i shkon nga pas, pervec ndonje takemi bajgash si ata vete.

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              e po...

                              Noli i madh kombtar dhe nderkombtar ishte sfide shqiptare dhe "Vatra" ishte vater shqiptare, ndersa sot ajo shoqate eshte kthyer ne shprehjen: te kam bere mutin ne vater! Nuk ikij me tutje se mund te bej dhe ndonje gje tjeter. Le ta mbajne per shoqate ata qe e kane sot, mire do ishte ta ndryshonin emrin, megjithate s'ka shume rendesi: te kam bere mutin ne vater !

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ben

                                Kush e pjerdh Vatren ne SHBA. Ne jemi me qindra dhe mijra te tjere qe jemi edhe me te sukseshem ne SHBA dhe te pavarur nga politika kurve e Shqiperise.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Ringjallja pellazge

                                  Sa shume e mallkuam ate "helaqin" nga gjirokastra, aq shume te verteta i kan dal. Per " Vatren" e ka cilesuar prej viteve te hershme '70, se e drejton agjentura serbe. E verteta eshte qe vatra eshte nga shoqatat "patriotike" qe i fryn urrejtjes panderprer. Salizmi i Fazllicit eshte i vetmi flamur qe tundin pjellat antishqiptare qe kan ven nder kemb nje emer te enderruar per respekt.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Salikoqepetulla

                                    Po cfare Vater thuaj ,keta jane halera.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Labi

                                      Keni harruar edhe protesten me 10 veta qe beri surrati I ketij kunder Edi Rames. Shihni emrin el-miu

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Turp, Vatra ne dore te soiunit serb Elmi Berisha

                                        Shqiperia duhet ta shpalle Vatren e sotme organizate nongrata.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Agimi

                                          Mos komentoni per kete malok sharlatan, se eshte kohe e humbur dhe turp ti kthesh pergjigje. Lereni ne delirin e vet.Budallait I hapet ruga te bie nga ura. Vatren shqiptaret e kane ne Shqiperi, ku eshte Atedheu yne. Ato sofra bosh (vater me lekure dhie) le ti mbajne keto analbabetet ,qe padashje jetojne ne USA, per te treguar perralla para gjumit........ Mos u lodhni te shkruani, lerini budallenjte ne agonine e tyre me syte nga qielli....... Dhe themi .....nuk ka gomere ne USA....!!!!!?????

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje