
Nga Lorenc Vangjeli
Mjeshtër i sëpatës, por jo bisturisë, artist i kazmës dhe mjeshtër i ekstremit si mjet e armë, gërmues i pashoq në puset më të thella të zhargonit të shqipes apolitike, doktor Berisha tha krejt të kundërtën e asaj për të cilën betohej një vit më parë. “Nuk paraqitem në SPAK, do të shkoj të paraqitem!”. Herën e parë e konsideroi sipas kutit të vet kushtetues një masë antikushtetuese, kësaj here e pranoi si vendim gjykate. Peng i mentalitetit ballkanas që e sheh forcën vetëm tek demonstrimi i saj, Berisha u çlirua më së fundi nga iluzioni se kursi i përplasjes me sistemin e drejtësisë mund t’i sjellë ndonjë qarr atij që zgjedh të përplaset. Se ky variant origjinal shqiptar i “mosbindjes civile” e ka një cak dhe bllofi doli bllof.
Nuk ka gjë më dëshpëruese sesa të gjykosh veprimet e të shkuarës duke shmangur kontekstin kohor në të cilën ato kanë ndodhur dhe duke u nisur vetëm nga rezultatet që ajo ka shkaktuar në të ardhmen. Kjo është është edhe e dëmshme, edhe jo fort e dobishme. Më shumë është zhgënjyese, sidomos kur pësimet e saj nuk ja vlejnë mësimin e panxjerrë. Në politikë, veprimet e të shkuarës shpesh kanë çmimin që ndryshojnë më shumë se vetëm fatin e ca pak individëve në të ardhme; ato ndryshojnë edhe fatin e gjithë shoqërisë në ndonjë rast. Siç ishte, fjala vjen, akti kriminal i djegies të mandateve të deputetëve të PD-së në dimrin e 2019-ës apo bojktoti i tyre në zgjedhjet lokale të verës së të njëjtit vit.
Vendimi i gjykatës së apelit ndaj zotit Berisha është qartazi e njëjta gjë. Në një vit kalendarik të plotë, ende pa nisur hetimi gjyqësor, mbas dhjetëra vendimeve në të gjithë piramidën e sistemit, zoti Berisha ka pothuaj të njëjtin status juridik përballë akuzës si në dimrin e vitit të shkuar. Askush përveç tij, nuk ka paguar në këtë hark kohor sa ai dhe si ai, sakrificën epike për të kundërshtuar sistemin me mjete jashtë sistemit. Pothuaj një vit arrest shtëpie, me një grusht besnikësh që prisnin t’u zbriste “zoti nga qielli” si në teatrin antik, sot ngjan si një shëtitje vanitoze në unazën e vogël të Tiranës, për të arritur po në të njëjtin stacion ku u nisën. Një humbje fenomenale dhe tërësisht e kotë energjie, një orientim e llogari e gabuar me shumë vuajtje njerëzore, ka dëmtuar jo vetëm Berishën e partinë e tij. Me të gjitha gjasat kjo është një gafë që do të paguhet në maj të 2025-ës, si faturë e gjykimit të gabuar politik, njëlloj si djegia e mandateve dhe bojktoti i zgjedhjeve të 2019-ës.
Askush nuk e di më mirë se Berisha, por dhe ca pak njerës rreth tij, se gjithçka që ndodhi, do të ishte dashur të shmangej që në krye të herës. Berisha thjesht duhet ta kishte zbatuar dhe më pas ta kundërshtonte atë me mjetet e vetë sistemit. Edhe gjykata kushtetuese ishte kundër pretendimit të tij se duhej kërkuar leja e Kuvendit për ta detyruar të paraqitej tek oficeri i policisë gjyqësore. Edhe logjika minimale e thotë se “defektet” e sistemit, zgjidhen vetëm brenda për brenda sistemit. Dhe siç vetë Berisha e ka për zemër ta pranojë, “Kur të dhunon kadiu, mund t’i ankohesh vetëm kadiut!”.
Duke pranuar se kësaj here do të zbatojë vendimin e gjykatës së apelit për masën e sigurisë ndaj tij, Berisha ka pranuar në heshtje gafën fatale që bëri një vit më parë. Por ky nuk është problem për askënd nga ata që e ndjekin verbërisht dhe i besojnë verbërisht në çfarë thotë e në çfarë bën apo dhe bëjnë sikur i besojnë, por nuk kanë këllqe ta kundërshtojnë, njëlloj siç bëjnë dhe socialistët përballë me Edi Ramën. Në fund të fundit, edhe kur sëpata pret gjithë pyllin, dikush duhet ta kujtojë se bishtin e ka pasur prej druri. Dhe e ka marrë po nga pylli.
O pika që nuk ju kazanit që shkruani 5 faqe r Berishën e shani e nuk i lini gjë pa thënë, ato që i meriton po dhe ndonjë që nuk e meriton, dhe në fund të gjithë shkruani një fjali e shani Edi Ramën. Po çfarë lidhje ka Edi Rama këtu, se kjo fjalia jote është thënë vetëm që ti të jesh si të gjithë kazanxhinjtë, demek i ekuilibruar. Ekuilibrin do tjua tregoj Saliu po fitoj, se ai nuk është Edi Rama që ju thoni çtë doni e sju prek njeri një qime, atëhere do të kujtoheni se Saliu qimen e ndërron po jo lëkurën.
Kur Berisha ka kundershtuar vendimin e pare nuk kishte vendim te Gjykates Kushtetuese dhe precedenti i parlamentit ishte ne linje me qendrimin e tij. Sot Gjykata Kushtetuese ka vendim dhe po ashtu dhe parlamenti ka ulur breket. Keshtu qe Berisha nuk ka me aresye te sakrifikohet per te drejtat kushtetuese te Parlamentit kur vete parlamenti ja zgjedhur mos t’ja fale ato SPAK. Qendresa e Berishes deri ne lirimin e tij njelloj si dhe masa e re e vene nga nipi i Bujar Himcit ne konflikt interesi tregojne perdorimin politik te SPAK. Beteja e Berishes me SPAK ka sherbyer per te ndergjegjesuar popullin opozitar per perdorimin politik te nje institucioni te kapur nga Rama dhe Soros.
Ja ky rropqiri partise qe jep mend per cdo teme. Juve esht tju qish lloj e sorrollop tju shkulesh llapen e ta shifni pastaj moterqira. Ptu kurv e socialisteve
hidhini. hekurat. kriminelit. sali. sa nuk eshte. von. ku I numerohet. krimet keti. krimineli. te denohet. me burgun te. perjetshem. te denohet. dhe flamur muti noka. qe u gjuan policeve
Cfare po na predikon gazetari ? Qe te gjithe te ulin koken para padrejtesise, sepse e paguajne shtrejte rebelimin, sepse gjithecka kthehet ne piken zero nga fuqia e me te fortit, sepse perpjekjet dhe sakrificat shkojne kot? Atehere sipas kesaj logjike do te ishim akoma ne rendin skllavopronar sepse askush nuk duhej te atakonte sistemin skllavopronar, askush nuk duhej te rebelohej sepse do e paguante shtrejte sic e pagoi Spartaku dhe gladiatoret qe u rebeluan kunder Romes. Sipas kesaj logjike Xhordano Bruno ishte idiot qe pranoi te digjej ne turren e druve per te mbrojtur te verteten , sipas kesaj logjike Adem Jashari ishte i cmendur qe sakrifikoi 65 anetare te familjes per lirine e Kosoves apo po ti referohemi mitologjise greke Prometeu ishte i marre qe mori zjarrin dhe dijet nga perendite dhe ua dha njerzve edhe pse e dinte se do te gozhdohej ne nje mal ne Kaukaz ku shqiponja do tia gjakoste gjoksin cdo dite? A nuk ishin me dhjetera mijera shqiptare qe e kundershtuan me vetdije diktaturen komuniste edhe pse ishin te bindur se do burgoseshin, do torturoheshin, do internoheshin dhe shume prej tyre do pushkatoheshin? E gjithe historia e njerzimit eshte e mbushur me perpjekje deri ne vetmohim per liri dhe drejtesi shoqerore edhe pse shpeshhere keto perpjekje kane deshtuar dhe gjithecka eshte dashur te filloj nga e para. A duhet qe per shkak te ketyre deshtimeve dhe fillimit nga e para njerzit ti dorezohen padrejtesise, a duhet qe njerzit te kthehen ne dele te bindura te sistemit edhe kur sistemi eshte nje thertore e te drejtave dhe lirive te tyre?
Ti komentuesi "unë" , ngatërron "sistemet " . Gazetari nuk flet për sistemin shoqëror , në rastin e Shqipërisë , sistemin demokratik . Sistemin shoqëror e politik , mund t'a kundërshtosh sa të duash , me të gjitha mjetet demokratike , deri edhe me mos bindje civile . Por , këtu gazetari , kur flet për zgjidhje brënda sistemit , e ka , me të drejtë fjalën për sistemin gjyqësor . Sistemin gjyqësor mund t'a kundërshtosh me rregullat e tij brenda këtij sistemi , që do të thotë duke e kërkuar të drejtën në instancat më të larta gjyqësore , në apel , në gjykatën e lartë , në atë kushtetuese , madje deri në gjykatën e Strasburgut . Po jo të mos zbatosh vendimet e gjykatave , se po të ishte me dëshirë , çdo fajtor nuk e pranon vendimin dhe nuk e zbaton atë , madje vendos të mos shkojë në burg . Po pse kështu funksionon drejtësia ? Prandaj , mos e bëj lëmsh dhe ngatërron sistemin politik me sistemin gjyqësor , vendimet e të cilin zbatohen pa asnjë kundërshtim dhe ankimohen në gjykatat e shkallëve më të larta . Kështu funksionon drejtësia e gjyqësori në çdo vënd demokratik .
Po c’fare pune me Edi Ramen mor koqe e kaluar koqes….te thuash gazetar nuk e meriton te quhesh i tille….O koqe gazetaruc…!!!!
Z. Komentues Dashi. Besoj ndajme te njejten bindje sebashku se demokracia amerikane eshte demokracia me e konsoliduar ne bote dhe po ashtu edhe sistemi i drejtesise amerikane. Por ne jemi te njohur me faktin se dy presidentet e fundit, Presidenti i zgjedhur dhe ai ne detyre e vune ne dyshim dhenien e drejtesise nga gjykata dhe gjykates te vecante. A nuk e fali Presidenti Biden te birin e tij me argumentin se gjykatat kishin marre vendime te padrejta? A nuk e sulmaoi z.Tramp gjykatesit dhe prokuroret qe e akuzuan dhe e denuan ate, me fjalorin me te ashper madje duke i kercenuar me burg kur te merrte mandatin. Dhe jo vetem kaq por a nuk ishte vete populli amerikan, zgjedhesit amerikan qe votuan masivisht per nje kandidat te denuar per 34 akuza penale nga gjykatat e vendit te tyre. A nuk shprehen shumica e zgjedhesve amerikane me voten e tyre mosbesimin tek drejtesia e vendimeve gjyqesore qe e shpallnin z. Trump fajtor. A mendon zoteri se nese populli amerikan do te ishte i bindur se z.Trump eshte fajtor per 34 akuza do ti jepte atij voten dhe besimin qe te drejtonte fatet e tyre, te Amerikes dhe te botes? As dy presidentet as populli amerikan nuk kontestuan sistemin e drejtesise amerikane por kontestuan gjykata te vecanta dhe prokurore e gjykates te vecanta per raste te vecanta. Gjykatat dhe prokurorite perbehen nga gjykates dhe prokurore te cilet jo vetem nuk jane te pagabueshem dhe te gjitheditur, por si qenie njerzore jane te ndikueshem , nga bindjet dhe perkatesia politike fetare e krahinore, nga interesat ekonomike, nga shantazhet dhe presionet dhe po ashtu nga joshjet korruptive. Prandaj mos mendo se prokurotret apo gjykatesit e drejtesise se re jane shejtore apo profete te derguar te perendise per te vendosur drejtesine hyjnore ne Shqiperine tone te dominuar nga korrupsioni , krimi dhe padrejtesia . dhe se askush nuk duhet te vere ne dyshim apo te komentoje vendimet e tyre edhe kur ato jane haptas te pdrejta, dhe te motivuara politikisht.