
Andej nga përtej lagjes së Brrakës sot nisi të përhapej lajmi që në mëngjes se ‘një i burgosur është paraqitur në sportelin e takimeve, por askush nuk i erdhi’.
Kurrë nuk ka ndodhur kjo më parë. Vetë Ilir Meta, ish president i Republikës, tani banor i burgut 313, e mohoi lajmin duke shkruar se ‘nuk është e vërtetë, nuk kam dalë ende, do të dal në ora 10.00 ‘
As në ora 10.00 nuk u duk njeri te porta.
Megjithëse tani Ilir Meta nuk ka as portë. Nuk quhen porta hyrja dhe dalja e tunelit. Djaloshi nga Skrapari tani ruhet si hipopotami në Afrikë, kafsha e egër që sulmon edhe luanët. Kur ishte mbi tunel, Ilir Meta pat deklaruar se ‘i bie të fortit’, bash si hipopotami. Sot, për shkak të rreziqeve që paraqet, u detyrua të bëjë rrugën në tunel nga burgu për në SPAK.
Por prapë nuk mund të thuash se ka një derë. Ndryshe dikush do ta kishte parë, aq më tepër pse qindra sy ishin shqyer drejt tij. Vetë sytë e Saliut, në radhë të parë. Dje Saliu u shfaq në SPAK bashkë me nja njëzet militantë shqyes. Budallenjtë nuk kuptuan se shefi i tyre nuk kishte mendje politike as mendje për ta, ai po hulumtonte ku ndodhet tuneli.
Sigurisht as te Meta nuk kishte pikë mendjeje. Ish presidenti ka të vetmin avantazh që e provoi tunelin para Sali Berishës.
As Monika, gruaja e pathyeshme, nuk pyeti nëse ka apo nuk ka Metë.
Gjithë dita sot, një ditë si tavan plumbi ku varej shiu pa shi, dha sinjalet e ‘të burgosurit jetim’.
Djali pa askënd. Gjithçka pa një gjë: Shiu pa shi; Saliu pa interes politik por vetëm tunelik; burgu pa derë; tuneli pa dalje; Monika pa burrë dhe Iliri pa grua…, pa babë e pa nënë.
Më parë i kishte thënë vetes se gjithë jetën do të pinte dy nëna.
Ishte një kohë e begatë kur vërtet ‘pinte’ dy nëna:
Sa Monikën aq edhe Fatimen. Jo me ndonjë të keq pezhorativ, por vërtet. Presidenti dilte nga zyra- një godinë me dy nëna, fillimisht Rusia e pastaj Kina. Me makina të rënda i drejtohej dy shtëpive, fillimisht në Bllok e pastaj në Kodra e Diellit nga iu ngulit edhe asosacioni ‘Kodra e Kuqe e Vojos’. Edhe po nuk ishte Monika, me patjetër ndodhej Fatimja si zonjë madhe e shtëpisë që i mëkonte Ilirit edhe qumësht blete.
Deri te nënat fizike kishte bërë rrugë të gjatë bashkë me dy nënat virtuale. Që djalosh mjekër padirsur mori në dorë politikë në dy parti: Njëra PS dhe tjetra PD. Mes tyre që atëherë ndërtoi një tunel virtual: Nga PS merrte e çonte informacione fshehur për Berishën. Derisa burgosën Fatos Nanon dhe morën pushtetin në vitin 2005.
Sot nuk kishte asnjërën nga të dyja.
As popullin e 2 Marsit nuk e ka më; as shqiponjën me dy krerë që valëviste nëpër duar mes bulevardit. Popullin e PD ia kishte huajtur Saliu, ndërsa titullin ‘2 marsi’ i Kuvendit të Lezhës ia kishte gjetur vetë si sinjal se Lezhën po e gllabëronte bashkë me Monikën. Tani u ndanë me gjithsej.
Asnjë sorrë nuk u duk andej nga gryka e tunelit.
As dronët në Malin me Gropa nuk u ulën. Të paktën të ishin ata, edhe aq larg, mjafton që ‘dëshmori i Amerikës’ të thërriste për therrorizëm.
As vetë Partia e Lirisë nuk u duk gjëkundi. Të paktën njëri ose njëra prej tyre të kishte dalë për trenin ‘në grykën e tunelit’. Por nuk ishte tren, ishte vetëm një i burgosur që tani nuk u duhet më. Vetëm një tip, me mbiemrin Blush, vërtitet rreth lëmit ku digjen shanse dhe mjekra.
I burgosuri ka mbetur vetëm.
Për të qarë me llahinga.
Dy vizitorë të përhershëm në SPAK do të kthehen shpesh në skenën e krimit: Monika e Saliu. Saliu nuk vjen për Metën, nuk vjen as për politikë; Saliu vjen për të parë tunelin nga ku hyn e del Meta.
Domethënë Saliu nesër.
edhe hajdute shkrimesh, edhe ndryshoni oren e lajmit. Meron eshkrete ce ka gjet me ju idiotet qe punoni te tema
Nuk ja vlen te merresh me Ilir Meten, ai tani eshte objekt i SPAKut. Ata i japin supen, ata i caktojne orarin kur te dali ne ajrim. Ne kemi gjera te tjera perpara, koha e Ilir metes ka perenduar. E njete eshte situata edhe per Sali Berishen, eshte nje i vdekur, i pakallur.
Midis Berishës dhe Metaj qëndron i përbashkët avokati. Berisha ka privilegjin të mësoj se për çfarë u pyet Metaj në SPAK, por me sa duken bathët, kur të ngrihet podiumi...
"...per shkak te rreziqeve qe paraqet kaloi nga tuneli.. "????? Cfare rreziku mor Amanda, jini me transparent me publikun...
Zoti Çupi, kujdes! Po i terbon zagaret e Sahalese, qe ekzaltohen me fejtonet bajate te Gjekmarkajt, me keto shkrime brilante. Kujdes, ruaju nga "demokratet" qe numurohen me gishta, qe mbase ka edhe te shkolluar, por prap se prap sillen si analfabete.
Po ti mer spiun i peshtire , nuk e hoqe zanatin e komunizmit me u masturbu nga fatkeqesia e tjereve. Mendimi i poshterimit te kundershtareve te ngazellen . Ptu rrace muti. I thua vetes edhe intelektual. Nese ka bere faje do denohet ashtu siç e meriton çdo keqberes , ne nje shoqeri demokratike me gjykim te drejte dhe DINJITOZ. Kur do hiqni dore nga poshterimet publike per te ushqyer vulgun barbar prokomunist.
Sa mire mire Frrok te bind me cdo fjale qe shkruan , vetem ti spiunet Nuk je , shkruaj ke te lehin qent e rrugeve.
E paske nrrue llagapin? Nga "M.B" i paske nrrue veni germavet i paske bo "B.M". Ene boke ironi t thekun njiqin her ma t mpreft se ironija e Gon Gjekmarkes
Po ai “artisti i madh” (alias gazetor ) Bujar Kapexhiu, nuk u duk andej pari?!
Ku ka me...as Sale,as,Mete,as Lirie,...iken per lesh dhie...fuck bastardeve te kombit...
pa, pa, pa, pa, pa cfare artikullit i dobte.
Une jam merak te di se ku ndodhet Ambasadori Agim Leshko
E ke qare fare o Smart Brain, bravo Frrok, exelent. Vetem nje gje se ke vene re se je i zene, sot u shfaq papritur tek mjekercjapicimpordha,qenefi,nazi, tv sharebajga me shkolle te mesme shalepiprra, kembeshtrembeta, veshllapushja Kejdi dhembcakallja e cila si hijene ka filluar te behet e gjalle here pas here pas renjes nga kali te Nafije dybekut te leshelise. E mbani mend besoj kete dhembcakalle qe spiuni Agush 50lekesh e futi ne parlament pa mbushur akoma 18 vjece me shkolle te mesme per te vetmin cv qe kishte si aktiviste e madhe ne haremin erotiko naziskin te Jales.Dhe kjo sharebajge e neveritur na cante trapin cdo nate tek studio tip Cim pordha duke kakarisur per zhvillimin e arsimit kur vete eshte me shkolle te mesme, kishte nje cip te futur ne tru nga Nafija qysh ne haremin e Jales dhe cdo nate vinte ne pune cipin elektronik dhe na cante trapin.Sot i doli ne mbrojtje spiunit Agush 50 lekesh por harroi te shpegoje cfare donte spiuni Agush ne resortin Golden te kryebanditit te leshelise pas 2017 Altin Hajrit qe eshte ne kerkim nderkombetar per zhdukjen e kufomes se Jani Prenges. Ky banditi Altin Hajri bleu votat per lesheline ne 2017 ne Shijak Hardhisht, Pjeze dhe e nxorri lesheline force e dyte. Cfare e lidh spiunin me kete hajdut votash me banditin Altin Hajri duke drekuar disa here ne resortin e tij te ndertuar me paret e droges dhe te Nafije dybekut. Te na sqaronte sot kjo Kejdi dhembcakallja pse sot leshelija ne Shijak, Pjeze ,Hardhishte ka vdekur nga force e dyte qe ishte ne 2017. Dhe kjo sygerdoqja Kejdi dhembcakallja ka pare enderr se mos ndoshta spiuni Agush 50 lekesh kapercen ylberin dhe vjen ne pushtet ne 2025 dhe Kejdi po behet ministre arsimi me shkolle te mesme. Fundi i botes sa poshte ka rene leshelija me monstra si Tedi Bibiloshi me mish ne hunde kokboshi, hundpalloshi dhe me Petraq gjytrymsin me karizem zero, nuk lidh dot dy fjale pa lexuar ne leter dhe tani dhe me leter para ngaterron fjalet. Kush i ka dhene titull prof. kesaj monstre ne politike nje guak qylaxhi qe shfrytezoi lesheline dikur dhe hyri dhe ne banke, nje cope mishi me dy sy.Dhe duan pushtet keta horra qe nuk kane fituar ne asnje bashki te vendit dhe kane grabitur pabesisht ca keshilltare te foltores se vicidolit. Po populli i 2 marsit ku ishte sot. Ju kujtohet si u gerguf spiuni ate dite me popullin e 2 marsit te importuar me dhune nga kosova nga Bojken abaz mustaqemuti me ndihmen e Albin kurt kundrapedalit duke sjelle gjithe vetfundosjen ne Tirane per ti mbushur sheshin spiunit Agush.Mendoi nje here spiuni te zbriste nga tribuna dhe ne krye te popullit te 2 marsit ti turresh deres se kryeministrise dhe ta nxirrte Edi Ramen nga zyra ashtu sic beri shoku i tij i luftes dhe punes perbindeshi i vicidolit ne grushtin e deshtuar te shtetit ne 1998. Por spiuni ne cast u terhoq se e kuoptoi se ky do te ishte dhe fundi i tij si vojokush.
sali krimineli. duhet denuar me burk. cojani. likes. se eshte. merzitur. se me monen. ben sikur. po ndahen. po jane pallavra. te metes dhe. baxhelles
Doli ky rropqiri ky miu kanaleve.
Ky shkrim eshtë satirë e fortë politike, si zhaner ka hup sepse do penë. Vleresimi i parë shkon për satiren e holle politike,e të tjera fakte që duhen ti ngjiten në shpinë kellirave njerez, mqs mendojne, se harrojmë shpejt. Flm Prof.Çupi.
T qift profesor cupi moj rita